Nga Carlo Bollino
Mbrëmë isha i ftuar në një debat televiziv me Oerd Bylykbashin, nga i cili dëgjova të ripërsëritet retorika e zakonshme e dëgjuar mijëra herë të tjera nga Sali Berisha. Sipas tyre, sot PD është e perçarë dhe për këtë arsye rrezikon të humbasë zgjedhjet, për faj të Edi Ramës. Sipas logjikës së tyre çarja fillon me futjen në lojë të agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili më parë denoncoi Lulzim Bashën për operacionet e lobimit me paratë ruse në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj ndihmoi Departamentin e Shtetit për te deklaruar Sali Berishën “non grata”.
Fabula që berishianët tregojnë është se falë asaj dosje ruse Edi Rama e futi në dorë Lulzim Bashën për ta shantazhuar. Po ku duket shantazhi, në momentin që dosja iu dorëzua menjëherë medias dhe drejtësisë amerikane? Ne fakt duket më shumë shantazh ai që mban të lidhur prej vitesh dhjetëra përfaqësues të PD-së me Sali Berishën, i cili dosjet e tyre (sekrete) nuk ja ka dorëzuar asnjë autoriteti, por i mban të mbyllura mirë në sirtar, pikërisht si mjet për t’i shantazhuar. Pretendimi i dytë për rolin e McGonigal në shpalljen “non grata” të Sali Berishës, është akoma më qesharak, pasi, kur Berisha u shpall non grata, McGonigal kishte 3 vite që ishte larguar nga FBI dhe nga cdo funksion tjetër zyrtar në SHBA.
E megjithë mospërputhjen e këtyre akuzave me logjke, Sali Berisha dhe klani i tij këmbëngulin të mbështësin se opozita u ca nga një ''plan i regjimit”. Por, nëse në të vërtetë i besojnë këtij komploti, përse nuk bëjnë asgjë për ta neutralizuar? Dje Enleked Alibeaj, të cilit vendimi i gjykatës së apelit i ka lejuar kontrollin e përkohshëm të PD-së zyrtare, i ofroi Sali Berishës të fusë në listat e PD-së të gjithë kandidatët e emëruar nga primaret e organizuara nga Foltorja.
Në këtë mënyrë, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë, mund të krijohet një koalicion unik opozitar për të shkuar të bashkuar në sfidën zgjedhore të 14 majit kundër Edi Ramës. Duket lëvizja perfekte për të neutralizuar “planin e regjimit” për të carë opozitën. Po si përgjigjet Sali Berisha komplotisti? Absolutisht jo!!! Pra Berisha preferon t’i kandidojë njerëzit e tij nën logon e Ilir Metës (një tjetër komplotist i lumtur me komplotin), dhe jo me logon e një PD-je te bashkuar por që nuk kontrollon. Atëherë, kushe e ka ndarë dhe vazhdon ta ndajë realisht opozitën?
E vërteta qëndron se Sali Berisha nuk lufton për të mundur Edi Ramën, por për të mundur Lulzim Bashën. Ai preferon të bëjë aleancë me Ilir Metën që në prill të 2013 tradhëtoi koalicionin e tij duke ndihmuar Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet, sesa të bëjë aleancë me PD-ne e kontrolluar nga dikush tjeter.
Është i gatshëm të mos garojë me logo e PD-së se Alibeajt, dhe të garojë me logon e Ilir Metës, edhe duke e ditur se në këtë mënyrë rrezikon të humbasë zgjedhjet e 14 majit. Madje shpreson (dhe do të bëjë gjithcka në ditët që vijnë) për të bllokuar edhe PD-në e Alibeajt të regjistrohet në KQZ dhe në këtë mënyrë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, duke pretenduar se as ai nuk e ka përfaqësinë ligjore të partisë. Sikur thotë që nëse PD-në nuk e kam unë, nuk duhet ta ketë askush!
Eshtë vetëm arroganca dhe egoizmi i sëmurë i Sali Berishes që e kanë ndarë opozitën, jo “regjimi”. Ai dëshiron pushtetin dhe kaq dhe është një pushtet që nuk ka për qëllim ta ndajë me askënd. Ja pse është një tjetër gënjeshtër edhe kërcënimi i shpalosur nga Foltorja, pra shuarja e pluralizmit vetëm se Berishës i hiqet kontrolli i PD-së.
Pluralizmi është i fortë në duart e 45 forcave politike të regjistruara deri tani në KQZ, në zërin e mijëra gazetarëve dhe mediave, në duart e miliona shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, të gatshëm për ta mbrojtur vendin nga cilido “regjim”. Për fat të keq Sali Berisha i ka akrepat e orës së tij të ndaluar në histori dhe pluralizmi që ëndërron është vetëm ai që bazohet në personin e tij, në PD-në e tij dhe në refuzimin e cdo kritike: pra në fund të fundit, ëndërron vetëm një tjetër monizëm.
Excellent!!! Nga te paktet gazetare racionale ne Shqiperi.
Fol Carlo.Nje toke e vjedhur nga shqiptaret qe mund te ish lulishte per femijet qe na ngelen brenda se ska ku te rrine jashte dhe dy koncesione te dhena nen dore nga Rama jane aresye shume e forte per brockullat e tua.
Me nje vrime i bini ju te Saliut. Kujtoni se gerdeci, 21 janari e 20 kullat e dhenderrit kokerrjepur do ti mbuloni si i thuakeni Carlos se paska bere nje studio televizive. Kujt ja hidhni kete ore shpellare se na e shpifni sa here qe hapni gojen. Carlo eshte nje gjigand i pakrahasueshem me gjithe racen tuaj. Lista juaj eshte aq e gjate sa briret qe ua kane vene ne koke me kohe shqiptaret edhe bishtin po te doni jeni kafshe fare kafshe
Pluralizmi vazhdon mjafton qe kollovari I Myzeqese, te paguhet nga inceneratoret, FSHZH, qeveria dhe gjobat qe vë në kurriz të individëve dhe institucione . Dhe jo vetem kaq. Kollovar Bolja te kaloje ne pronesi shkolla çerdhe fabrika dhe toka. Vërtet që ja vlen ky pluralism monochromatic. Se I bytha leçjanit bythgrisur.
Ik o Bole ik. Pasurohu sa te mundesh nga Rama se tu be rresk. Mjer vendasit qe jane akoma aty the hajdutosen me keq se ne kohen e Metes apo Berishes.
Ky i beri nenen ne Shqiperi.Ky ka gjetur parajsen ne vendin e budallenjve. Toke, koncesione ...respekt,Si vjedh mafia Lecese asnje nuk vjedh dot. Ka "klas" ne vjedhje.
Burre e grua te zhytur ne borxh te Rama.
Vidh Karlo se rrace debilash jemi ne.
Kemi filluar te importojme edhe hajdute se tanet i kishim pak.
Ky erdhi pa breke , gjeti njeriun qe mund te bente "pune" Ramen dhe eshte milioner soit. Po degjoni "moral" nga Karlo degjoni.
Nje mafioz i jugut ne shtypin " e pavarur" te Shqiperise.
Nje mafioz i jugut ne shtypin " e pavarur" te Shqiperise.
Makaronaxhiu qe u be i pasur fale korrupsionit te rraces sone.
Sa për gazetarët varja..... O Milet boni kujdes se thon se ka dal kërriçi i vogël nëpër Tiron.Po do duel me ate Skënderin e Gjat ( jo Gjergjin e Modh), don me fitu kundër tij. Kujdes rugvet se o nevrikos keq e mos t'jua qisi ju i inotin.hajt ju rujt zoti.
O taniiiii. Kujdes me fjalën rracë.
Kar lo është i huaj , erdhi gjeti parcelën bosh e mori punoi. Ta ruaje t'a punoje e s'kish si të ta punonte kar loja.