Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën

8 Mars 2023, 18:40Blog TEMA

Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur

Nga Carlo Bollino

Gazetari Blendi Fevziu i dedikoi të martën 45 minuta të programit të tij Opinion muzeut Bunk’Art2, të cilin unë e kam ideuar dhe realizuar në bunkerin antiatomik të Ministrisë së Brendshme. Një reportazh që me kërkesë të tij e autorizova dhe për të cilin vura në dispozicion një guidë të jashtëzakonshme, atë që ka qenë roja e bunkerit që nga kohët e ndërtimit të tij dhe që sot punon në muze si përgjegjës i mirëmbajtjes dhe i sigurisë. Mund të ishte një faqe interesante e gazetarisë historike, nëse Blendi Fevziu nuk do të kishte treguar gjatë gjithë kohës konfuzion, i paqartënëse do fliste për bunkerin apo për muzeun, gjithnjë aty aty, mes, të tregojë apo të mos tregojë. Duke filluar që nga emri i kuratorit të Bunk’Art: Emrin tim. Fevziu vendosi ta censurojë dhe është njësoj sikur vendos të prezantosh një libër, por pa cituar autorin. Jo se emri im është i rëndësishëm në krahasim me vlerën e muzeut, por është dinamika që gjendet brenda këtij akti banal censure që frikëson.

Eshtë e njohur që prej vitesh unë etiketohem nga Sali Berisha dhe nga klani i tij me çdo epitet të imagjinueshëm. Mes fajeve (politike) që më vihen në kurriz, është edhe ai i të qenit autor i dy muzeumeve Bunk’Art. Në shtator të 2015 muzeu, akoma në fazë ndërtimi, u sulmua dhe u dogj nga turma e berishianëve, me doktorin që ishte aty me dy gishta drejt qiellit ndërsa flakët përpinin kupolën prej cementoje. 

Ajo kupolë është i vetmi bunker fals i Shqipërisë, por është edhe i vetmi që pësoi një sulm të vërtetë të armatosur. Zjarri i ndezur me kopertona makinash, në realiteti hapi vetëm dy vrima të mëdha në strukturë, që unë vendosa të mos i riparoj, duke treguar me atë çarje një tjetër shenjë të memories. Pikërisht përballë atyre dy vrimave Fevziut nisi t’i mbahet goja, fillimisht duke i cilësuar si “hapje për të futur dritën” dhe më pas duke shmangur të qartësonte origjinën e tyre të vërtetë. Ja pra, edhe censura e emrit tim, është pjesë e të njëjtit siklet: Mos bezdisja e Sali Berishës. Mos sikletosja e kapos.

Të fshish emrin e autorit nga përshkrimi i një vepre është arti në të cilin janë përpjekur të gjithë diktatorët, kudo në botë dhe në çdo epokë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës fshiheshin nga fotot zyrtare të librave të historisë fytyrat e shokëve që ndërkohë ishin bërë armiq. Brenda Bunk’Art2 është një dhomë e dedikuar kësaj metode të propagandës enveriste, çuditërisht një nga të pakëtat që Fevziu e shmangu ta tregojë. Bashkë me atë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Por, nëse një akt censure merret me mend në kohët e regjimit, është totalisht i pakuptueshëm në mes të demokracisë. 

Fakti që një gazetar, edhe i njohur si Fevziu e ka ndjerë për detyrë të autocensurohet për të mos bezdisur (apo armiqësuar) Sali Berishën, e krijon fare qartë idenë se sa frikë akoma shkakton ai njeri dhe sa pushtet negativ ai lëshon ndaj kujt vërtitet rreth tij. Në një intervistë në Report TV të pak ditëve më parë, Bamir Topi (që e njeh shumë mirë ish-kryetarin e tij), përshkroi në mënyrë ekzemplare fenomenin: “Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa?”

Si kurator i muzeut (dhe si gazetar me eksperiencë të gjatë) do të kisha shumë kritika për të bërë për sipërfaqësinë dhe pasaktësinë me të cilën u përshkruan mjediset e bunkerit dhe instalacionet në të, por nuk kam qëllim të bëj polemikë për këtë gjë. Prej vitesh jam përballur me një gazetari që nuk i pëlqen detajet dhe me gazetarë që nuk përgatiten para se të dalin në transmetim. Është gazetaria moderne 3.0 e përbërë më shumë nga perceptime se nga substancë, e veshur me tituj bombastikë më shumë se nga fakte. Por ajo që më habit në fakt është se edhe përballë kësaj sipërfaqësie të nxituar, Blendi Fevziu e gjeti kohën të mendojë për censurën. 

Mesa duket është një mekanizëm që i ndizet automatikisht, i stërvitur në qindra emisione televizive në të cilat shpalos të njëjtën sjellje, në mes të asaj që thotë dhe nuk thotë. Ai neutralitet fals që demaskon militantin kur dëshiron të duket i pavarur, por në të vërtetë e di shumë mirë kë të godasë dhe kë jo. Gjithnjë i vëmendshëm për të mos bezdisur asnjëherë atë që mund ta dëmtojë, sidomos kur ka përballë ish-liderin tashmë të marrë fund, por që arrin akoma të frikësojë dhe të klonojë njerëz.

47 Komente

  1. T
    Tani

    Fol hajdut se dhe btreket e gruas nga rama i ke peshqesh.

    1. S
      Sali qeni

      Je nga të klonuarit e Salës o idiot i pa tru.

      1. A
        AX

        Ste ha mortja se behet pis mor debil i salos!

        1. G
          Gita

          Si duket edhe ti do kesh marre ndonje peshqesh per gruan nga dikush qe qenke kaq i sigurte per peshqeshin e gruas se ketij! Pse kaq vulgar mo Tani?! Aq i nxituar dhe i nxehur ke qene sa edhe fjalet gabim i ke shkruar!

          1. T
            Tirana

            Ky Tani e paska mbushur trurin nga produket e brekeve te grave, prandaj nuk e kupton dot shkrimin e Bolinos.

            1. l
              lehje, pa e marre ate qe i takon

              Fevziu,eshte pa dyshim,specia me negative dhe me e neveriteshme,ne median shqiptare: Zoteron nje elokuence te lindur,qe ne te vertete nuk e kane te tjeret,por nepermjet te se ciles,percillet nje dyfytyresi e skajshme: Servilizem dylberi,para diktatorit dhe interesit te semure vetjak,mendjemadhesi capaculi,midis popullit te thjeshte: Nje detaj i thjeshte,por qe tregon shume,per karakterin prej nje capaculi te neveritshem te tij,fevziu e tregon,kur shkon dhe viziton nje fabrike qumeshti moderne,kur ky kastravec,nuk respekton asnje kusht higjene kur prek produktin ushqimor,me mendesine se atij folku i thjeshte duhet ti toleroje gjithcka atij.

              1. b
                ben

                Tani-ke marre shume komente negative per ate qe ke shkruar, prandaj nuk po e zgjas me shume per te pridhur humorin tend, gjithsesi te prishur prej te tjereve. Hajt pra shendet e bythe te forta se po qe se je nga stani i Salihut, mundet te perfundosh edhe zotrote ne birruce, nese ke perfituar ndonje kacidhe nga ato qe ka vjedhur lideri yt.

                1. L
                  L.Xh

                  Hai scritto un miracolo, caro Bolino, che con il tuo giornalismo vero e oggettivo, hai creato rispetto e considerazione tra i lettori intellettuali di questo Paese. Ciao

                2. E
                  Elio

                  Caro Carlo ti nuk je gazetar por biznesmen. Ti ushqehesh me taksat e shqiptareve nga Rama permes tenderave dhe koncesioneve dhe per kete aresye je kthyer ne nje shpifes profesionist. Eshte e drejta jote per sa kohe ketu nuk ka drejtesi per te vene para pergjegjesise ata qe perdorin taksat tona per te ushqyer “gazetarine” tende, por te pakten mos na bej leksione morali se dukesh si nje baxhelle qe flet per vlerat e ndershmerise!

                  1. E
                    Elio trapi

                    Elio bufi eshte nje nga gazetaret me te mire dhe nuk paguhet nga taksat por paguan taksa o idiot . Na mbyten komunistet e nongrates

                    1. Z
                      Zysha e gjuhes shqipe

                      Me se fundi gjeta nje perkrahes te foltores qe njeh drejtshkrimin????

                    2. I
                      Ilir

                      Llashemet e cojne perpara ate vend Se kush eshte blendi besoj se te gjithe e njohin nuk ka bere nje here debat me dokktorr koleren Turp per blendi perfaqson interesa dhe jo info rmcionin leku eshte matja esuksesit per qerosin

                      1. M
                        Mal Cori

                        Ke faj, zoti Bolino ! ....... . Ke faj ! Nuk kishte gazetarë të tjerë për të përgatitur kronikë tek Bunk Art?.... Pse e lejove Fevziun..................................................................... Sa për sjelljen e Fevziut karshi Berishës, është ajo e një qeni, që lëpin këmbët e të zotit. Të më falin qentë që po i krahasoj me Fevzon.

                        1. P
                          Prec Ulaj

                          Kohet e fundit, mbas luftes ne Ukraine, ka shume qe do deshironin te kishin nje bunker ne bahce. Nuk frikesohen me ta thone, jane ca gjera qe duhen ne kohe te vecanta, nje prej tyre eshte nje bunker qe te shpeton koken.

                        2. D
                          Demokrati i orëve të para

                          Bravo Carlo Bollino. I meriton të gjitha spurdhjaku Fevzo që dhjet gjak nëse i nevrikoset padroni Sali kërma.

                          1. L
                            Lanabregsi

                            Asnje iluzion mos kini,Fejziu eshte klonimi me perfect i Sali qeni.Fejzi muti Mendon se ja u hedh shqiptareve me marifetet e tij se gjoja eshte gazetar i pa anshem,por nuk do shume ment per te kuptuar hilet e ketij berishisti.

                            1. D
                              Dakord

                              Lanabregsi te lutem mos e perdor më krahasimin qen per berishen se eshte turp. Nuk ka kafshe me besnike se qeni. Qeni eshte punetor dhe nuk ha qyl. Qeni nuk ja vjedh ushqimin te zotit por rri e pret me durim orarin e bukes. Qeni eshte dashuri. Perdor hiene, dhelper, neperke nese te duhet patjeter nje kafshe per krahasim, por sygjeroj te perdoresh fjale te tilla si: monster, gogol, kerme, zgjyre, funderrine, vrases etj etj. Eshte e pasur gjuha shqipe.

                            2. A
                              AX

                              Karlo ke bere gabim qe i ke dhene leje per xhirim pa pagese Tigrit Qeros por Pasanik te gazetarise evropiane.

                              1. E
                                Erzeni

                                Eh mor Carlo,Fejziu eshte me i ndyr nga gjithe kazanxinjet mediatik,sepse sforcohet shume per tu dukur asnjanes,por dhe budallai e kupton se ai eshte nje berishist me qen bir Qeni se vet Saliu.

                                1. Y
                                  Yxyxyx

                                  Carlo ke shumë të drejtë. Unë po prisja se kur do të thoshte Fevziu, që brimat në kupolë të bunkerit i hapi Saliu me të tijët gjatë një proteste, por nuk ndodhi. Në mënyrë që të sqarohet publiku që ka harruar, mundësisht jepeni njëherë në një emision televiziv, në mënyrë që tu kujtohet të gjithë atyre që u janë ndryshkur TRUTË.

                                  1. B
                                    Bojkotoni Fevziun

                                    Fevziu eshte keshilltar i Berrishes

                                    1. X
                                      Xoni

                                      Edhe mua me beri pershtypje qe Fevziu nuk permendi djegjen dhe sulmin idjot te bunkerit nga Berisha ! Fevziu eshte nga gazetaret me te mire ne vend...por nuk arrin ta kaperceje anesine e dukshme kur vjen puna tek Rama apo Berisha...dhe kjo anesi eshte nje mangesi shume e madhe per te qene gazetar I pavarur...shkurt muhabeti eshte I ndershem por eshte "nje çik me barre"

                                      1. P
                                        Poli

                                        Bunkern e prishi Bollua e hapi me shkalle nga siper...miliona Euro te shkuara dem...ne rast lufte si ne Ukraine te na rroje Bollua

                                      2. P
                                        Pelion

                                        I the Bolino,i the ,po kujt ja the,Fevzo është turpi i gazetarisë dhe simboli i hajdutrisë për këtë punë nongratën ka vëlla ,se për gazetar vetëm blla,blla,,,,

                                        1. d
                                          dionisi

                                          Zoti Bolino eshte e turpeshme qe Mediu (pastrusi i tunelit) te jete personi qe te spegoi aparaturat e teknikes operative ne ate muze a thua se nuk ka njerez te shkolluar dhe kopetent ne kete vend.

                                          1. X
                                            XHI BU

                                            Blendi Feiziu eshte nje sahanlepires qe cdo emision qe ben ka nje shperblim te majme ai eshte frikacak ,shitet si i forte por dhjet gjak nga Sali Berisha.Gazetar shpifarak e interesaxhi.

                                            1. T
                                              Tami

                                              Shkrim brilant. Mire qe ka ardhur nje gazetar Italian , qe eshte i sinqerte, i drejte, i pavarur, flet me fakte, kurajoz dhe ja u perplas dyfytyresine e palacove gazetare , si B. Fevziu, pis gazetare, ku i kishin te kultivuara gjithe keto toksinaper te na i servirur ne ekranet e televizoreve. Respekt Z,Bolino, ju jeni dhe silleni si nderi i kombit shqiptar.

                                              1. D
                                                Dani USA

                                                Po c,munde te presesh nga nipi i toptaneve per vece se anti kombetar te betuar.

                                                1. s
                                                  shqip

                                                  Dani, toptanet nuk kane patur vetem Esatin ne familjen e tyre. Ka patur edhe Toptane te tjere ajo familje qe kane luftuar per Shqiperine.

                                                2. G
                                                  Grim

                                                  Njoh me dhjetra qytetar, qe nderrojne stacionin e Opinion, kjo pasi B.Fevziu ju duket I neveritshem dhe I demshem per femijet. Djale I keq I ketij vendi, hipokrite dhe rrezik social.

                                                  1. B
                                                    Bostonian

                                                    Grim jam dakort me ju 100/100 Fevziu ka krijuar nje urrejtje popullore me qendrimin e tij si gazetar. Eshte jo gazetar normal por nje bastard gazetar.

                                                  2. u
                                                    uskania

                                                    Pse nuk bëni një emision në Raport tv, apo edhe aty të kanë mbuluar berishistët?

                                                    1. E
                                                      Eni

                                                      Bollino ti ke shkaterruar nje bunker atomik...I prishe funksionin...nuk e di cdo bejme nese plas lufta si ne Ukraine...fryma e shenjte do na ruaje? Ti po perfiton te ardhura te jashtezakonshme nga Djersa e baballareve tane ....

                                                      1. L
                                                        Loni

                                                        Edhe kesaj rradhe EXCELLENT Zoti Bollino, Fevziu eshte pa pesonalitet, si i quajme ndryshe pa shtylle kurrizore! Ne mishmashin demokratik shqiptar keto tipa gjenden ne cdo qoshe te shoqerise, medias, politikes, etj. Me vjen keq per skoten e "Taneve", i pari komentues. Mund te mos jesh ne nje mendje me autorin e nje shkrimi ... Por pse ne vend te argumentave te perdoresh gjuhe banale, e denje per rrugacet e droguar apo te alkoolizuar!!! Loni

                                                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                          Berisha ka skuadrën e " pushkatimit" në media. Sa të shkruash artikullin të sulmojnë me libër shtëpie,sot mjaft shkrime për replikë janë ofendime. Fevziu nuk ka folur asnjëherë për non gratën, nuk ka mbrojtje më të mirë mediatike për Berishën.

                                                          1. S
                                                            Soza

                                                            Sa për saktësi: bodrumet e ministrisë janë projektuar dhe ndërtuar pa u shpikur bomba atomike. Prandaj keni shfrytëzuar bodrumet dhe jo strehimin antiatomik.

                                                            1. T
                                                              Timi

                                                              O trap...bomba atomike edhte zbuliar ne 45....koqe

                                                            2. p
                                                              pokeristi

                                                              Është fat i madh që një gazetar i plotë me të gjitha cillsitë e një gazetari demokrat të sotshëm,ndodhet jeton dhe është i përkushtuar për Shqipërinë. Carlo duhet të jetë model për të gjithë gazetarucët liliputë ose më saktë pseudo gazetarët shqipëtarë ,që ndoshta përbëjnë përqindjen dominuse sot në Shqipëri.

                                                              1. B
                                                                Besniku

                                                                Z. Bollino, e keni gabim! Blendi Fevziu nuk eshte gazetar, eshte zagar, qen gjuetie, maskara dhe sharlatan, servil klasik dhe me nje fytyr e koke te neveritshme! Prandaj, mos u merzit!

                                                                1. D
                                                                  Dajti

                                                                  Carlo Bolino ke thene shume pak per Blendi Frvziun- ke thene se atocensuroi veten. Fevziu nuk eshte gazetar profesionist, ai eshte servile, shtirak, frikacake i poshter, i paturp. Te gjithe e njohin Fevziun si legen dhe qe i lepin kepucet sale kriminelit. Vazhdo me profesionalizmin tend Carlo Bolino

                                                                  1. A
                                                                    Arli

                                                                    Një mut jeni të gjithë! Politikanë perversë dhe media perverse. Çfarë e ka gjetur Shqipërinë, dhe thoni paskësaj se për se largohen shqiptarët, që të vijnë italianët, ashtu si Musolini parashikonte të sillte disa milionë italianë në Shqipëri!

                                                                    1. I
                                                                      Illo

                                                                      Bravo, Carlo, per shkrimin, po vete ke faj! Nuk kishte gazetare te denje Shqiperia t’i jepej kjo mundesi?! Fevziu eshte jo vetem klon, por dhe nje njeri i zi ne shpirt dhe totalisht antishqipetar, si ata te origjines se tij. Gjeni nuk shkon larg….

                                                                      1. B
                                                                        Brilant

                                                                        Ah, si eshte bere brilanti!!! Tashme vleresohet me shkrimet e Bole Lecianit!! Pikaaaaa, pika!!

                                                                        1. d
                                                                          durrsaku

                                                                          Tami,ke shume te drejte. Shyqyr qe na erdhi nje gazetar italian qe eshte i pavarur dhe ja perplas ne fytyre opozites dhe Berishes.Ky gazetar kaq i "sinqerte" ka vetem nje te mete,si nuk i ka gjetur asnjehere asnje te mete RAMES por edhe kur ja gjejne te tjeret ky mundohet te gjeje mijera arsye per ta justifikuar?!

                                                                          1. e
                                                                            edi

                                                                            Grim,paske filluar dhe ti te besh sondazhe si Zaloshnja !

                                                                            1. B
                                                                              Bunkeristi

                                                                              Carlo Bollino eshte mashtrues, jo se nuk eshte i tille Fevziu. Nuk ka patur bunker atomik te Ministria e Brendshme e kohes se komunizmit. Bollino mori 2 milione euro nga Rama per te sajuar nje bunkart te pavertete. Tani e kuron dhe fiton leke me lopate. Po ky Bollino mori miliona euro per te bere Bunkart 1, qe eshte nje mashtrim tjeter. Aty sajoi edhe dhoma per Enverin dhe Mehmetin, qe do flinin edhe me grateve tyre. Msshtrim i ndyre. Keta qe lavderojne Bollinon jane punonjesit e televizionit te tij. Ky Bollino gezon token shqiptare me 1 euro per meter katror. Ose mos pellase per Ramen?

                                                                              1. M
                                                                                Malsia

                                                                                Shume sakte Bolino. Por....personazhi i shkrimit eshte....TopeTan i adaptuar dhe gazetar i adaptuar... Thjeshte letyre...

                                                                                Lini një Përgjigje