Nga Namir Lapardhaja
Eugen Isaj, kryetari i PD-së zyrtare të Elbasanit i ka bërë thirrje Luçiano Boçit që të regjistrohet në siglën e Partisë Demokratike, jo vetëm për shkak të historikut të tij, por edhe sepse emri i tij ka qenë një ndër propozimet e kësaj force politike për zgjedhjet lokale.
Kjo ftesë vjen në vazhdën e deklaratave të Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit pak ditë më parë, të cilët, duke mos treguar asnjë shenjë triumfalizmi për vendimin e gjykatës, u kanë bërë thirrje kandidatëve të “Foltores” që të regjistrohen me siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur pak ditë më parë edhe një kandidat i “Foltores”, Igli Cara, një demokrat i vjetër dhe me kontribute në Partinë Demokratike. Duket se në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i komanduar i PD-së së Durrësit, i cili më parë ka artikuluar të njëjtën thirrje.
Nuk përjashtohet që të ketë edhe emra të tjerë në radhët e “Foltores”, të cilët e shohin të pamundur kandidimin me një sigël tjetër, përveç asaj të Partisë Demokratike zyrtare.
Në këto kohë ftesash dhe thirrjesh për bashkim dhe për të dalë vetëm me një kandidat në zgjedhjet vendore të majit, të vetmit që vijojnë ndaj palës tjetër retorikën e përçarjes dhe të akuzave si të shitur tek Rama, janë zoti Berisha dhe një grusht përsëritësish rreth tij, të cilët duket se as nuk mendojnë as nuk logjikojnë përtej artikulimit të shefit të tyre, duke i shndërruar ata të papagaj të rëndomtë.
Pra, nëse do besonim akuzat e tyre ndaj palës së PD-së zyrtare si të shitur dhe si pengje të Edi Ramës, do të kishim këtë panoramë: Pengjet e Edi Ramës: E. Alibeaj, G. Bardhi, E. Isaj... etj. i bëjnë thirrje kandidatëve të “Foltores”, të cilët edhe ata kanë dalë nga radhët e PD-së, që në zgjedhjet e 14 majit të dalin vetëm me një kandidat, të jenë të bashkuar dhe të mos e çojnë votën dëm, duke maksimalizuar mundësitë e fitores, për të mundur pikërisht pengmarrësin e tyre, Edi Ramën!
Kjo "logjikë" funksionon vetëm në përrallat që zotit Berisha i duhet të thur çdo ditë për të mbajtur gjallë frymën e konfliktit dhe të përçarjes në PD.
Jam i bindur që kandidatët që duan të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit janë të gatshëm dhe të hapur për të dalë me siglën e Partisë Demokratike.
Nëse do kenë guxim dhe kurajo për t’ia bërë të ditur dhe të qartë një gjë të tillë zotit Berisha, ngelet për t’u parë. Justifikim që Berisha na gënjeu, na tha që do heqim Lulzim Bashën dhe lejojmë garë të hapur dhe të ndershme në PD, nuk ka më. Edhe odieseja e vulës përfundoi.
Nëse do kapen me thonj pas Berishës dhe gënjeshtrave alucinante të tij, karrierat e tyre janë të djegura, ndërsa fati i zgjedhjeve lokale është i destinuar të jetë një humbje e madhe dhe katastrofale. Është momenti që ata duhet të vendosin: të zgjedhin Berishën dhe PD-ja të marrë fund apo të zgjedhin PD-në dhe Berisha të ikë në shtëpi.
Namir e ka kapur problemin nga bishti! Nese ketyre dhe ty te dhimbsej PD nuk e kerkonit vulen ne gjykaten e Rames por tek vullneti i demokrateve shumica e te cileve pa asnje dyshim mbeshtet Berishen. Ftesa juaj eshte qe mos provoni menderen sa vota keni realisht vete! Pra thene shkurt vulen e doni nga Rama ndersa votat nga Berisha. Mos u bej kaq qesharak.
Vazhdoni me Berishen se Eddrogen e keni jashte shtetit akoma per te ekspozuar pikturat e Pikturistit Basketbollist.
@Blendi shko urgent, bëj testin i idiotit. Dike vetem të lexosh, pra di shkrim e kendim, por jo dhe te kuptosh ato që ka shkruar Lapardhaja. Pa le pastaj të themi që je fare një fyçke në politikë. Nuk di ç'moshe ke, por besoj qe në s'ta kane mesuar, do e kesh degjuar ate shprehjen e famshme, se: "Bashkimi bën fuqinë!".
Po me ke te vazhdojme o Namir me Alibashen por me Gaz bythbardhen ?!?!?
Perbindeshi legjendar i Vicidolit ka dale ne mejdan dhe nuk kthehet me ne shtepi pa fituar zgjedhjet, ose pa lene koken ne beteje me Ramen!
Sec kam nje parandjenje qe ky Sali Berisha me 14 maj do i bjer damllaja (paralize) ne der te halese, nevo..tores!
BERISHA JO NE SHTEPI POR TE JAPI LLOGARI PARA DREJTESIS PER ÇFAR ESHTE AKUZUAR
Eshte per te vene kujen kur degjon dretues dhe sipatizante te kesaj cete e ashtu quajtur PD te cilet kacafytjen dhe zhgryerjen mes lloit ja faturojne Edi Rames.A more piktor ci ke bere te pa udheve, ja ndave ne dysh folene lakuriqeve te nates. Duke zhgyer deri ne var i pafshim
ik o noku ik..ate nje gjysem deputet qe nxjerr Berati si duhet as dreqit...
Halucinante jo Alucinante o Lapordhaja!
" Nje kopesht me zambak nje shtepi me torollak. "Kjo eshte panarama qe na del para syve cdo dite. Me mire mbeshtetni Berishen e vdekur politikisht por edhe ideollogjikish dhe PD cojeni ne grop te hales .Kulloheni o te humbur ,gjeni rrugen e vertete se jeni katandisur si mos me keq si bagetia pa bari. Nuk ju ka fajin kerkush por gjeni fajin mes vedit
Mos e dhente zoti qe te rregjistrohen nen siglen e PD ata te Foltores...se do ti binte infarkt Lapardhareve pas bythes Pushtetit.