Dy muaj para se të më rrëmbenin me dhunë e pabesisht nga mesi i vitit të tretë në pedagogjiken e dashur “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër (duke më dërguar 3 vjet ushtar këmbësorie bashkë me Xhafon e urtë nga Buzi, 2 vjet), në konvikt lexuam një reportazh të bukur të Dritëroit për Nënë Pashakon e Pirgut të Korçës.
Disa copëza meditimi e dialogu i mësuam përmendësh. Nuk ishte as novelë e as roman. Shoku im më i afërt, Bashkimi nga Zhapokika, dëgjonte dhe më pyeste çiltër: -Hë, vëlla, do botosh ndonjëherë shkrime si ky, në gazetën “Pararoja” a gjetkë? Ky është gazetar i vërtetë, na rrëqethi të gjithëve. Ty të mbeti blloku me vjersha në xhep” …Vërsnikëve të mi pedagogjikas, nuk po u hynin hiç në sy ca shkrime informative të vogla në shtypin lokal dhe në faqen “Vullnetari” të aksioneve kombëtare në “Zërin e Rinisë”.
Por Nënë Pashakoja që i fali Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Atdheut 3 djemtë e saj (Tafili, Mehdiu e Dajlani) dhe mbeti me Naimin, djalin e katërt ulok nga torturat e fashistëve italianë, nuk iu dorëzua dhimbjes së madhe pa anë e fund. Figura e saj u bë shumë e dashur brenda e jashtë Shqipërisë, sidomos pas filmit artistik të mirënjohur “Yjet e netëve të gjata”, film që do të shikohet e nderohet në breza edhe nga interpretimi mjeshtëror i Tinka Kurtit. Ndërsa pena e Dritëroit e kish gdhendur bukur portretin e saj të ndritur. Realizëm drithërues e frymëzues. Pa lajka e lule artificiale. Pa patetizma e thirrje luftarake të çjerra.
Përndryshe nuk do të bëhej figurë e adhuruar për publikun e gjerë. Ja një episod fare pak i njohur nga të vjetrit e të rinjtë, te shtëpia e shkrimtarit të madh që sot po bëhet muze : -Uaa, Guri! Dritëro, hajde shpejt, ka ardhur Nënë Pashakoja!, -thirri Sadija, kur hapi derën dhe pa një djalë të ri që mbante në duar një grusht plakë thatime, veshur korb në të zeza e që kish lënë pas të tetëdhjetat. -S’donte që s’donte të kthehej në Korçë pa të takuar. Kushedi kur e shoh Ndritëronë, më tha, e dua ta takoj tani… U ulën të dy në kolltuk e nisën një kuvendim të paharruar. Ndoshta i fundit. Dritëroi i shërbente vetë, pa pritur Sadijen.
Që nga uji, kafeja dhe gota e rakisë. Nuk i lëshoi duart e vockla të saj nga duart e tij. “Mori një jastëk dhe ia vuri në shpinë,-rrëfejnë Xhuli e Artani.- I qëroi edhe një mollë. Xhexheja (nënë Hatixheja e Dritëroit) sikur po bëhej xheloze. Ajo plakë nga Pirgu nuk po komunikonte me të tjerët. Sy më sy, vetëm me Dritëronë. Kaluan mbi 2 orë kështu. “U çmalla o Ndriti, u çmalla, se kushedi kur do të të shoh”, i tha pak para se të ngriheshin për udhë. Guri nxitoi ta merrte hopa, por Dritëroi nuk e la.
E mori vetë Pashakon në duar dhe zbritën 3 katet e pallatit pa ashensor. Pashakoja qafoste poetin dhe mbështeste kokën mbi supin e tij . Kur u ngjitën, Xhexheja që po pëlciste nga marazi, tha: – C’ishte kjo plakë kështu, pse del nga shtëpia apo që ta marrin të tjerët hopa në duar…Mirëpo, pa mbaruar fjalën, Dritëroi u skuq e foli jo pa acarim: – Ajo është Nënë Pashako Selmani, xhexhee, dëgjon, ajo që i ka dhënë Luftës 3 djemtë e saj dhe tjetrin e ka të paralizuar nga torturat. Asnjë nënë tjetër nuk ka pasur dhimbjen e saj. Duhet t’i përulemi të gjithë… I kujtuam këto pardje, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ditë që simbolizon e nderon gjithë përpjekjet botërore për barazi, paqe, drejtësi, emancipim kulturor, ekonomik, social etj.
Përpjekje me rrënjët te Liria e fituar me aq gjak e sakrifica për themelet e Atdheut nga “lule djemtë e nënave”, që falën jetën në lule të jetës ! Përjetësisht populli do u flasë me përgjërim e mall : -”Ngrihi Dëshmorë një cikë!” apo “O trima, ç’është kështu/ Vitet tutje, ju tëhu !”…Këto vargje shumë të mirënjohura, i mërmërin shpesh miku im i mencur, Eqber Skëndaj, që hyri në “moshën e bardhë” mbi një çerek shekulli më parë. Botoi edhe libra e monografi historike. Por një “peng” e ka munduar në vite. Prandaj nuk harron të tregojë e të ritregojë shpesh për nënëmadhen Rako Hodaj nga Nivica e Kurveleshit me derte, motër e 4 vëllezërve. Në fund nxjerr një foto portret të asaj gruaje labe me kontribute jo të vogla në Luftë e në Punë.
Foto me ballin e vrenjtur plot tallaze dhe me vështrimin e thellë shpues, si Këndrevica me retë mbi kokë. E ruan si relike të çmuar Eqberi. Siç ruan kujtime të pamediatizuara ende. Që nga babai i saj Hadër Beqaj(Mevlani) e deri te bashkëshorti Fuat Hodaj nga Rexhini. Hadëri iku shpejt nga kjo botë jallane dhe “prehet në dheun e bregut më të bukur që ndan e bashkon dy fshatrat Nivicë e Rexhin”. Po kështu për bilbilin e Labërisë, Mustafa Matohiti, që nuk la kasolle e shtëpi pa hyrë e kuvenduar këmbëkryq për luftën kundër okupatorëve e sahanlëpirësve të tyre. Por nënëmadhja Rako, do të jetonte e shërbente në një familje me 18 vetë!
Dhe bashkë me Hatikën do ndihmonin edhe Çetën Partizane (nga të parat në Shqipëri) me ushqime e veshje, deri në qershor 1942 kur u çlirua Krahina. Mirëpo, hakmarrja e pushtetit fashisto-kolaboracionist nuk do vononte mbi Rexhinin e lidhur si mishi me kockën me fatet e Atdheut të zhuritur. Kur lulet dhe zogjtë e Prillit 1943 nuk po çelnin e as po ktheheshin me këngë, fshatin e mbyti papritur një kujë e gjëmë jo e vogël. Fashistët dhe kallauzët e tyre të poshtër kapën e lidhën me tela 14 djem e burra dhe i pushkatuan menjëherë pa gjyq. Gjaku i ngrohtë lumë. Dridhej guri, bari e druri. Nga këta, 5 ishin djem të vetëm! U shuan e u mbyllën 5 dyer jo dosido. Dhe fshati digjej e derdhte tymin e zi mizorisht nëpër qiellin e grisur të prillit.
Rakua e Hodajve mblodhi shoqet në pasdite vonë, lidhën fort mandilet e sterrosura në kokë dhe u nisën për te vendi i gjëmës. Asnjë burrë i pranishëm. Përmes lotëve, vajit e kujës ulërimë labe, i morën të vrarët mbi supe dhe i përcollën në një varrezë të gjithë… Pastaj morën pleqtë e fëmijët dhe i çuan në pyllin e Llufës në malin Kërbus. Pas ca ditësh e lajmërojnë të paraqitej në Shtabin e Zonës së Parë Operative, në Kuç. Ishte përzgjedhur e caktuar me detyrën e Përgjegjëses së Grave Antifashiste të Krahinës! Besim e vlerësim i madh. Kunata iu bë krah i fortë në punët e shtëpisë.
Bashkë me gratë dhe motrat e të rënëve, me Hatixhenë, Sefon, Metushen, Hatikën, Lejmonen, Hatijen nga Gusmari e të tjera nga Nivica, Progonati, Kuci. Partizanët duhej të furnizoheshin jo vetëm me ushqime e veshje, por edhe me municion. -Duke ecur për në Delvinë me municione, Rakua përfytyronte plot mall e ankth edhe takimin zemërpërvëluar me vëllain, Ganiun, që ishte në batalionin e Camërisë,-na rrëfen Eqberi i emocionuar. -Por nuk u poqën dot… Duhej zbatuar urdhri për t’u nisur në Frashër të Përmetit, pranë batalionit të Birce Sinematit (pseudonimin e tij “Gëzimi” e mban sot ish kolegu yt, nipi i Dëshmorit, komentator sportiv i njohur!).
Në hyrje të sallës së Kongresit Historik është shkrepur një fotot e rrallë e tij, 79 vite më parë… Ishte dashuruar marrëzisht me një partizane, vajzë çamë. Ceremoninë zyrtare e lanë për Pasçlirimit. Por… Birçja u vra në bjeshkët e Tropojës! Kohë më parë, të adhuruarën e tij e gjeta të martuar në Lushnje. Nuk e kam thënë kurrë publikisht. Nuk fliste, por vetëm derdhte lot dashurie të pamatë. Një ngashërim që nuk e tregoj dot me fjalë sot e kësaj dite… Gjurmët e Rakos së Hodajve me shoqe, i gjen edhe në Mallakastër. Por edhe brigjeve të Vjosës së egërsuar. Dimra Lufte. Erdhën pushtues të tjerë, nazistët gjermanë. Iu plagos rëndë Fuati, bashkëshorti. Nipi e djali (Bocua e Halili) e çuan në spitalin partizan të Kuçit.
Por Rakos gjëmat nuk iu ndanë: Ia vranë dy vëllezër, Ganiun si komandant Batalioni në Brigadën e 7 Sulmuese dhe poeti Ali në burgun e Selanikut. Vetëm zemra e motrës e di mirë dhimbjen njerëzore sa një mal…6 vite pas Çlirimit, gjatë një nate pa hënë në malin e Këndrevicës, ra një “rrufe” që do të hapte plagë të pamerituar gjer në trokitjen e Pluralizmit: Dy burra – maska e të armatosur i vjedhin trastën me bukë e djathë në stane. Dhe ikën si nata. Kur ra dita, Fuati informoi në zyrat e pushtetit. Por…i hodhën prangat, se hijet e zeza paskan qenë “diversantë”. U dënua edhe me 4 vite “punë korrektonjëse” në Kriporen e Vlorës (?). Hall mbi halle. Shpirti i “nënëmadhes Rako” digjej për Lirinë e Njerinë ! Fatin nuk e ka në dorë askush. Vite më vonë, djali Halil do të binte në krye të detyrës, Dëshmor i Atdheut. 44 vjeç! La 2 fëmijë të mitur… Minifurra e ngritur në avlli, jo gjithmonë i ngopte me bukë 15 frymë”.
Dhe gur të kishte qenë, do ish thyer nga fatkeqësitë rrokullimë”, thotë duke dihatur thellë, Eqberi. Ndërsa plagë mbi plagët, gjatë fillimviteve ’70 të shekullit që shkoi, në dyqanin e mishit në Tepelenë arrestohet Fadili, i biri i Rakos hallemadhe. Këtë episod të hidhur e kam përjetuar keq vetë, bashkë me babanë. Pyetja e vetme që ngulte e shkulte një drejtues dallkauk i rrethit, ishte tragjikomike: Përse vijnë në dyqan paçe pa kokë dhe kokë pa paçe?!… Vjershat e vëlla Veliut të talentuar, shok klase i ngushtë me Xh. Spahiun, nuk u dukën më në shtypin letrar !
Por në Pluralizëm djemtë e Rakos populli i zgjodhi për 3 legjislatura në krye të Komunës së Kurveleshit. Me faqe të bardhë. Poeti i ëmbël Veli i tha Vdekjes të presë…”Sa t’i gjejë vjershës dhe vargun e fundit/ Ti mjekojë krahun e thyer një pëllumbi…Sa të korr jonxhë me draprin e hënës/ Të qaj në heshtje mbi varrin e Nënës…/ Le të presë Vdekja edhe një shekull/ Vërtet (s’)qënkam gjallë, vërtet (s’) paskam vdekur ?!…”. Nuk thonë kot të mençurit nëpër Labëri: Po s’deshe të vritesh në luftë, mëso të luftosh në paqe! Sepse historikisht, trimi nderon trimin, i mençuri të menccurin dhe i ligu të ligun…
Dajlani mbeti gjalle dhe la ndrruar jete disa vite më pare!!
ore lere Pashakon e shoqet e saj se kane shkruar te tjere burra per to, po na rrefe, kur te rembyen "me dhune e pabesisht" nga konvikti i Pedagogjikes e te derguan ushtar kembesorie, t'i ulen breke e ta futen termometrin apo jo?
S’kishte ate dite termometer, se e kishte zene motra jote “Xha Beqo”. Ushtri hesapi, e ke vete parasysh ti.
Vetem nje termometer ishte dhe po e perdorte mamaja jote.
Shume bukur Kristo
O Kristo po lere kete pune te shkrimeve o i uruar,nostalgjia ka mbaruar,edhe ju te gazetes nese doni jepini pare te shkruaj nje liber kujtimesh,jo shkrime perdite.Enveri gjalle,hej bela.
Ky lapangjozi Xha Beqo nuk e dritherojne e nuk i ben pershtypje ngjarjet e padegjuara, kaq te renda, te nje jete me plot tallaze, qe vetem nenat shqiptare i perjetojne, por kerkon te dije sesi eshte SaliHu... Mos u deshpero nga shushunjat... Ate pune kane... Ndonese jam nga ato ane, me mesove shume gjera per ate nene te mrekullueshme, hallemadhe, por te pamposhtur... I kam te afert Hodajt e Rexhinit, Veliun, Asqeriun... Ndersa me te pa harruarin Heqber Skendi duhet te me takosh patjeter. Faleminderit.
Paske rrjedhur dhe ti o Kristo Mertiri qe te mbanim dikur rroçke me mend. Kujtuam se do shkruaje dy fjale te mira per shoqen tone Ruki Kondaj po ti zhgaravit letrat kot per Rako Hodaj te Kurveleshit. Sa gamor qe je mo Kristo? Dhe une kujt I them? Por doja te shprehja konsideraten time per shoqen e fëmijerise Rukije Kondaj, një komuniste e devotshme qe me pune e sakrifica jo dallavere të pa shembullta ka arritur rezultate te larta duke u bere edhe kryeministre e Kanadase. Ne vlonjatet ndihemi te privilegjuar me arritjet e shoqes sonë te kudondodhur dhe qejflleshe. Shoqja Rukije ka bere shume detyra ne jete sidomos ne Farmakollogji madje si nje dietologe e klasit te pare thone se ka ushqyer edhe shokun Enver.... Ndaj ne mezipresim këtej nga Drashovica te hartoje si zooteknike e shquar ndonje diete per lopet e fermes sone. Pak e dine se shoqja Ruki ka punuar ne Ministrine e Shendetesise kur ne pushtet u kthyen komunistet ne vitin 1997 dhe per kete merite duhet te kete dhe shoku Fatos Nano pasi Ruki Kondaj u emerua ne keshillin mbikqyres te shoqerise publike farmaceutike shqiptare FuFarma dhe fale punes se saj kjo shoqeri shkoj drejt privatizimit dhe falimentit dhe per rastesi ne kete moment delikat per ndermarrjen duket se Rukija u be e arte dhe fluturoi drejt Kanadase. Te dhenat jane kontraditore me ato qe tregon shoqja Ruki por une prirem ti besoj vetem asaj sepse ajo eshte si gjiri i Vlores ku mund te prehesh pafundesisht mes bukurise dhe mençurise labe. Per keto arsye Vlora kurre nuk do ta haroje shoqen tone te rinse komuniste, mesuesen e popullit Ruki Kondaj dhe OBVLP si shprehese e deshirave te veteraneve do ti dergoje nje propozim Bashkise Vlore qe në Lungomare te vendoset një bust madheshtor i saj prej 6.4 m lartesi dhe OBSH te propozoje urgjent qe akademia suedeze ti jape çmimin Nobel të Shendetesise. Ne e dime qe shoqja Rukije ka shume çmime e dekorata dhe e dime dobesine e saj per keto tani eshte radha e saj te zgjedhe…
Një popull që do lirinë dhe pavarësinë kujton dhe nderon heronjtë dhe Luftën e tyre. Qëndrimi ndaj Luftës është vija ndarëse midis fitimtarëve dhe të mundurve. Me Luftën e madhe Antifashiste Nacional-Çlirimtare hera e parë që populli shqiptar u rreshtua në krahun e duhur të historisë. SHBA nderon heronjtë e saj të rënë në Luftën e Parë Botërore dhe çdo kontribut të çmuar të dhënë në të. Kurse në këto 32 vjet demokraci në Shqipëri janë lënë jo pak në harresë heronjtë dhe dëshmorët pasi erdhën në pushtet pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashizmit. Por sado që të mundohen nuk mund ta zbehin Luftën dhe heronjtë e saj. Nderim dhe respekt për ju zoti Gazetar që nuk lodheni së nderuari e kujtuari Luftën, heronjtë e saj dhe njerëzit që e mbështetën atë. Mirë e keni thënë heroi nderon e kujton heronjtë, i ligu tradhtarët e kombit.
Keto fjalë, që sapo lexova në këtë reportazh të mrekullueshëm, janë një poezi e vërtetë për dhimbjen, qëndresën, dashurinë njerëzore dhe sakrificën. Nder për autorin dhe turp për ndonjë koment të turpshëm.
Shkruar me shpirt. Me preku thelle figura e gruas se pamposhtur Rako Hodaj, e kesaj nene, simbol i qendreses dhe miresise. Faleminderit gazetar.
Lapanjoze si "xha Beqo" e "Florian Binaj" , te rrjedhur e e te pakallur se zbehin dot shkelqimin e Luftes sone per clirimin e vendit , as heroizmin dhe devotshmerine e vajzave dhe grave shqiptare. Mirenjohje per nenat dhe gjyshet tona. Lapanjozet z.Kristo e bejne penen tende dhe me te mprehte. Respekt pa fund.
Brockulla-genjeshtra, genjeshtra e brockulla propagande, qe ja kalon asaj te realizmit socialist...!!! Ky patrioti i Meros, vazhdon te shkruaje si dikur ne gazetat e Enverit..., por tani eshte edhe i rrjedhur... Dhe me e bukura eshte qe do te na hiqet si DISIDENT shkrimtar, ky kelysh sahanlepires i intruktoreve te Partise...(!!!???) Sa per shkrimet, i dashur Kristo, nuk e kalojne nivelin e nje hartimi mesatar te tetevjecares komuniste...!!!
Te te rrojne lesht e kokes o SHORI, se per mend, te rrosh vete...
Sinqerisht, desha të thoshja diçka konkrete mbi kête shkrim te Kriso Mertirit qe vazhdimisht me ka pelqyer sepse te gjitha shkrimet i mbeshtet ne fakte te pa mohueshme dhe qe njihen emrat e personave, por me kete katrahure njerezore qe ka mberthyer mendjen e disa komentuesve, eshte e pa mundur te shprehesh me. KJo eshte liria qe trumbetohet kot, pa ajo ka vdekur bashke me diktaturen. Le ta gezojne keta njerez amorf kete liri. Kristo, te faleminderit, shkrimin e kopjova ne makine dhe ndoshta ndonje dite, mbase do rrojme, do ta bisedoj goje me goje, ose nepermjet mesazheve "sekrete" te internetit qe sot edhe kur shkon ne vendin qe vete mbreti me kembe, je i filmuar. Ky eshte sekreti, jeta personale dhe liria. Dhe nje here te falenderoj Kristo!
Te thuash realitetin, të pohosh të vërtetën në çdo kohë e rrethanë, ne një kohë që shumëkush shpreh mirënjohje e respekt, po ndokujt mundet të mos i rri mirë në midenë dhe bindjen e tij. Kjo nuk do të thotë që figura simbol që kanë percaktuar karakterin e një epoke apo lëvizjeje mbarëpopullore të mos nderohen e bëhen të njohura në çdo kohë e me çdo mjet të mundur që ka shoqëria jone në dorë. Kjo i jep vlerë atdhetare mesazhit që përcjellë tek njerëzit e sidomos tek brezi i ri dhkrimi përkatës. Kombet e qytetëruara i nderojnë heronjtë e tyre në kohë paqeje, kurse në situatë lufte e agresioni, siç është rasti i Ukrainës, përmenden në urdhëra luftimi e flamujt e njësive luftarake, prandaj i nderuar Kristo je duke kryer një mision më se atdhetar me keto shkrime-vetëtimë. Sigurisht kombi ka atdhetar, ka asnjeanes, po ka edhe shërbëtor të armiqve të kombit. Kjo nuk është çudi as tek ne. Ata jane idhujtaret e së huajes dhe kundërshtarë të vlerave atdhetare te çdo gjëje të kësaj natyre. Nënë PASHAKUA, MARO MOKRA, MIRO TERBACI, NORA E KELMENDIT etj. Janë diej që ndezin zemrat e kombit për liri e perparim. Edhe një herë i dashur Kristo të lumtë mendja e pena se këto janë kura mjekësore për çdo mendje të shëndosha e përparimtare,të mos harroj, po të pohoj të vërtetën që i vlen kombit.
I nderuar Kristo ! Te falenderoj qe ne kete dite te vecante sic eshte 8 Marsi per grate , ke ditur te shkruash e botosh kete shkrime qe kushdo qe e lexon di te vlersoj ! Respekte per punen tuaj !
Ooooooo! Mos i mburr më me bëmat e Nacinal-Çlirimtarëve, po na thuaj ndonjë trimëri nga ato Pilos kur kish qënë part i zënë. Jo për gjë po ishin vetë fëmijët qe i tregonin ato Barcaleta na kujto no një.