Dixhitalizimi dhe miza e kalit!

12 Mars 2023, 20:10Blog TEMA

Dixhitalizimi dhe miza e kalit!

Nga Dritan Hila

Ikja e Artan Lames nga kreu i agjencisë që merrej me pronat e shqiptarëve, ishte e papritur.
E megjithatë Lame, pas ka lënë një trashëgimi modeste krahasuar me botën, por revolucionare krahasuar me si ishim.

Tashmë, falë bashkëpunimit edhe me e-Albania, ti mund të marrësh certifikatën e pronësisë me një klik.

Ca më shumë, ky bashkëpunim ka sjellë te njerëzit hartën kadastrale të vendit. Tashmë nuk është nevoja të rropatesh nëpër sekserë apo sportele, të japësh para mbi dorë apo nën dorë, për të ditur se në cilën kategori futet një ngastër toke, nëse është truall apo arrë, sa e ka koeficientin e ndërtimit dhe atë të infrastrukturës, ku kalojnë rrugët dhe shumë hollësi të tjera.

Mbase e-Albania është përgjigja e vetme për të shmangur nëpunësin e sporteleve, ku si shkak i kulturës orientale, le të çosh edhe vetë Rusoin pas banakut, ditën e tretë do të kërkojë lekë.

Përveç kësaj ky shërbim ka një aspekt tjetër, përfshi atë shëndetësor, siç janë recetat elektronike të hedhura në sistem.

Kjo kërkon që edhe sektorët e tjerë të ecin me të njëjtin hap. Për shembull nuk është e nevojshme që një i sëmurë me diabet të shkojë çdo gjashtë muaj te doktori për të vërtetuar sëmundjen, kur dihet që kjo është e pashërueshme. E si kjo, edhe të tjera.

Gjithsesi, mbase për shkak të vogëlsisë së popullsisë, tashmë Shqipëria është ndër vendet pararojë të shërbimeve dixhitale krahasuar edhe me vendet fqinjë. Probleme që më parë dukeshin gangrenë në shërbimin publik, sot janë të tejkaluara. Problematika qëndron në aftësimin e popullatës në përdorimin e këtij shërbimi, gjithsesi e zgjidhshme kur mendon që sa shumë hoqëm qe të mësonim përdorimin e bankomatëve, në këtë rast kemi ecur goxha mirë. Është gjithmonë frika e sulmeve pirate, por nuk mund të ndalesh zhvillimin për shkak të aksidenteve, sikurse bota nuk do të ishte kjo e sotmja nëse do të stepej në përdorimin e makinave vetëm se tek-tuk çaheshin gomat.

Veçoria shqiptare janë edhe sulmet politike apo gjithfarë mitomanësh. Por askush nuk e shet kalin pse hera-herës të pickon ndonjë mizë kali./dritare.net

6 Komente

  1. a
    anonim

    Për disa gjëra je për mendimin tim i saktë në vlerësim ,por ka edhe të tjera ,pse ? Unë them se çertifikatë pronësie me një klik është një fjalë goje ,por a e di ( sigurisht që nuk e di) se për 6 vjet një AMTP sipas ligjit 7501 jo me klik por me vare çekiç pneumatik uzinash mekanike 5 ose edhe 10 ton, me grushte e shkelma nuk është pjekur ende për atë klikun tënd dhe të Artanit dhe k/ministrit ,tani për të qënë më zhbirues në argument po shtoj se 1-Nuk ka asnjë anomali nga poseduesi i tokës ,e kundërta kadastra ish ZVRPP dhe batakçijtë/eshat e këtyre institucioneve kanë bërë shkelje haptazi të ligjit . 2- Ankou sa herë të duash ,askush nuk zgjidh në rastin konket e bën gogël që ta zgjidhë vetë sepse sa të vrasësh veten me një nënë dorë përkëdhelet gogla dhe hapet nyja 3- Vetëm nga ky shkak ,nuk ke ku përplas kokën për zgjidhje ,kostua e shpenzimeve trefishohet që nga rilevimi topografik,aplikimet ,postimet etj 4- Vonesa sjell edhe bllokimin e efektivitetit të shfrytëzimit dhe veç produktit e shumëzon me zero edhe fitimin e munguar 5-Dhe qershia mbi tortë qindra mijëra shqiptarëve u falën tokat e ish pronarëve ,ndërs këtyre të fundit kur disponon pronë të trashëguar për disa breza dhe të shkruar në AMTP me kufitarët e vjetër (para vitit 1944) u kërkohet të paguajnë për të riblerë tokën e trashëguar që prej vitesh pas 1991 e disponojnë,dhe jo vetëm këtë por edhe avllinë e shtëpisë 200 e kusur vjeçare 6- Ka edhe të tjera për të thënë por nuk di në se i lexon ti si gazetar ...

    1. K
      Koli

      Bashke me Rudinen ngeli duke ja marre cdo dite ne goje Rames( ky virtualisht).

      1. A
        Aduet Name

        Do kashaitur pa s'e zë . Vërdallë i vjen zagali , por pa t'zotë , pel'a kalë , mëz a pulisht , kavalierëtë , pak si zor t'mos thyejnë këbisht'e qafë . Kafshari i'a din'uqin e shfrenë . Më mirë i verbër të shoi përtej jettërësisë, se me sy ne ballë e par'si dallgët lëpijnë një kështjellë rëre që si fëmijët i argëton ta shon't'shkrehet e pse jo , të shkretë . Dit'e re , kala t're përdita . Fat i madh Archiolog - ia , që , n'a risiell n'aromën e lashtësisë e si manoi t'leshtën . Mode .

        1. C
          Certifikata e turpit

          Dritan dhe Rudina ju vlersoj per,ate qe beni si gazetare,por ne rastet kur nxitoheni per te thene ndonje fjale te mire per ate qe largohet beni shume gabim.Se ai qe po largohet pervec se pati mundesi te pa kufizuara per te bere nje kadaster si ka qene me pare pa perplasje te pronareve etj.Sot kemi nje kadaster qe ka regjistruar nje truall ne1995 me sip.aq sa e shkruhej ne dokumentin e blerjes ne vitin1938 e ka perseritur leshimin e dokumentit me sip.te njejte edhe ne vitin 2002,kur e ka kerkuar pronari.Por ne vitin 2012 pronari kerkoje te merte certifikaten e prones,regjistruesi qe u be me vone deputet i ps nuk i leshonte certifikaten pronarit dhe kete e vonoi per dy vite.Pronari ju drejtua K/regjistrusit,ai pasi e hetoj ceshtjen e urdheroj regjistrusin te leshoj certifikaten se ligjerisht gjendia juridike e prones eshte sipas regjistrimit te vitit 1995.Por regjistrusi nuk e zbatoj urdherin sipas shkreses kryeregjistrusit .Ai leshoi nje certifikate me mbi 300m2 paksim te siperfaqes regjistruar 1995,me kufij te ndryshuar dhe me mbiendosje me pronare te tjere.Pronari e kundershtoje kete menjehere ne vitin 2014,ju drejtua Drejtorit pergjithshem te kohes ai perseri percaktoj te behesh korigjimi i certifikates por petseri kjo nuk u be.Qe kur u emrua Lame e deri sa shkoj kam korespondencen me zyren e tij dhe deri tani 2023 certifikata nuk eshte korigjuar.!!!Si mund te thuhet se Lame beri risi kur atij nuk i rrinte ne detyre nje drejtot ne qark qe emrohej nuk mbushte muajn dhe largohej nga detyra Pervec jesaj ne kohen e tij u shkulen fketet e regjistrave dhe nuk u gjeten autoret e vepres penale.Lame u largua me vonese akarmi ishte dhene shume kohe me pare per ta larguar,emisioni i fiksit 2 dit para shkarkimit i vuri vulen e shkarkimit.

          1. I
            I madhi

            Jeni i madh Dritan!

            1. Q
              Qepe

              Hile e mbarove reklamen mo Tani po ke nje hall me pronat thyen kompiuterin e nuk zgjidh gje Me pare kishe zyra e punonjes ku te qaje hallin Ti flet per nje realitet perfekt po sic i thone nga ne nuk lahet muti me shurre, ndaj me mire qepe

              Lini një Përgjigje