Kush janë të shiturit dhe pengjet e vërtet?

13 Mars 2023, 21:34Blog Namir Lapardhaja

Kush janë të shiturit dhe pengjet e vërtet?

Domethënë, ju po thoni që të kesh qenë 25 vjet sekretar partie, si Sali Berisha, je antikomunist dhe të kesh lindur në internim, si Enkelejd Alibeaj, je i shitur tek komunistët?!
Domethënë, që të merremi vesh çfarë po na dëgjojnë veshët, të kesh qenë prej 30 vitesh njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, si Sali Berisha, nuk ke asnjë përgjegjësi për çfarë ka dështuar në këtë vend, dhe të mos kesh pasur asnjë përgjegjësi të kësaj natyre, si Enkelejd Alibeaj apo grupimi i tij, mbart mbi supe peshën e fajit dhe të përgjegjësisë për dështimet e tranzicionit shqiptar?!
Domethënë, ju po na mbushni mendjen se të kesh dalë nga paradhoma e Ramiz Alisë, si Sali Berisha, të kesh vajtur tek studentët me mision, madje të jesh regjistruar me zë dhe me figurë, kur ke folur për arritjet dhe luftën heroike të shokut Ramiz Alia, ke kërkuar moscenim të figurës së tij me ndonjë akuzë e pahijshme dhe të kesh pasur të qartë se pushteti është mbi gjithçka, je i lirë, ndërsa të kesh qenë adoleshent dhe fëmijë në atë periudhë, të mos mbartësh asnjë ngarkesë të kësaj natyre nga e kaluara, si Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku apo dhe të tjerë, je i marrë peng?!
Domethënë, ju po na thoni se të kesh një mal me akuza për korrupsion ndaj vetes dhe familjarëve të tu, si rasti i Sali Berishës, të afërmëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, e zhvillon betejën për dinjitet dhe për demokraci, ndërsa të jesh tërësisht i lirë nga akuzat dhe nga çdolloj përbaltje tjetër që mund të shkaktojë pushteti, si grupimi i deputetëve dhe i demokratëve që i kanë bërë qëndresë revanshit të përbaltjes revolucionare, je në hall dhe të kanë zënë kokën me derën e drejtësisë?!
Domethënë, që të kuptohemi drejt dhe saktë, ju po na thoni që të kesh bashkë me pushtetin të njëjtët miq dhe mbështetës oligarkë, siç ka Sali Berisha të njëjtët klientë me Edi Ramën, i ke shpallur luftë oligarkisë dhe je duke luftuar për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm, ndërsa t’i kesh të gjithë oligarkët kundër, mjafton të shohësh linjat editoriale të televizioneve të tyre, siç i ka grupimi i Enkelejd Alibeaj dhe i PD-së zyrtare, je i shitur dhe i marrë peng?!
Domethënë, ju po na mbushni mendjen se të mbrosh të pambrojtshmit, të amnistosh të korruptuarit dhe t’i dalësh në krah çdo abuzuesi dhe shkelësi ligji, siç bën Sali Berisha sa herë ka interesa të ngushta dhe personale (mjafton së fundmi rasti Ahmetaj), je luftëtar i drejtë dhe i virtytshëm, ndërsa të denoncosh përditë me fakte, dokumente, emra dhe mbiemra, siç bën Alibeaj, Bardhi dhe deputetë të tjerë të PD-së, nuk i shërben qytetarëve, por pushtetarëve?!
Domethënë, juve iu është fiksuar se të kesh bashkëpunuar me komunistët, të kesh përdorur ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, të kesh promovuar në kupolën e sistemit të drejtësisë ish-xhelatët e regjimit komunist, siç ka bërë sa herë që ka qenë në pushtet Sali Berisha, je politikan vizionar dhe antikomunist, ndërsa të kërkosh veting për politikanët, siç ka kërkuar vazhdimisht Lulzim Basha, të kërkosh ligj për lustracioin apo për të përjashtuar nga postet e larta shtetërore ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, siç ka kërkuar Alibeaj-Bardhi, apo edhe të të kenë djegur karrierën politike, ngase nuk ke votuar ish-xhelatët e regjimit komunist për t’u promovuar në sistemin e drejtësisë në demokraci, siç i ndodhi Enkelejd Alibeajt gjatë qeverisjes së Sali Berishës, je i shitur dhe i marrë peng?!
Domethënë, që të marrësh mbështetjen e të majtëve, ish-ministrave të Ramës, apo analistëve të oborrit të tij mediatik, siç ka ndodhur vazhdimisht këto kohë me Sali Berishën, je në rrugë të mbarë dhe të drejtë, ndërsa të sulmohesh përditë prej tyre, si rasti i fundit i Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve, apo përditë në ekranet televizive me sharje, ofendime dhe linçime nga po këta analistë dhe opinionistë, siç i ndodh  Bashës, Alibeajt, Bardhit apo edhe deputetëve dhe mbështetëse të tjerë, je i shitur dhe i marrë peng?
Domethënë, të dashur demokratë, juve iu kanë mbushur mendja se po ta çosh PD-në tek Ilir Meta dhe partie e tij familjare, siç po bën Sali Berisha, do një parti të fortë dhe të bashkuar, duke forcuar kështu edhe më shumë të majtën, duke fuqizuar një tjetër parti, madje edhe më të majtë se sa ajo në pushtet, dhe të kërkosh përditë bashkim real të PD-së, me kandidat të përbashkët, mbi vlera dhe parime, me logo zyrtare të Partisë Demokratike, siç po kërkon Alibeaj dhe Bardhi, je i shitur dhe i marrë peng?!
Domethënë, të nderuar njerëz që arrini të analizoni mbi fakte dhe ato që shihni, juve ju kanë mbushur mendjen se të mbash ndezur konfliktin me shtëpinë tënde dhe me njerëzit e tu, që deri dje i keni pasur në krah dhe në të njëjtën llogore, siç po bën përditë Sali Berisha dhe capak tuhafë rreth tij, është në të mirë të marrjes së pushtetit dhe të fitores, ndërsa të mos e ushqesh konfliktin dhe të kërkosh bashkim dhe bashkëpunim mbi vlera politike dhe njerëzore, të mbështetur nga partnerët dhe miqtë historikë të këtij vendi, siç ka kërkuar Alibeaj dhe grupimi i tij i deputetëve, është në dëm të fitores dhe të demokratëve?!
Që të kuptohemi, kush janë të shiturit dhe pengjet e vërtetë?!

11 Komente

  1. L
    L.Xh

    Të lumtë Namir. Objektiv. Real. I saktë. Respekt. Konsideratë.

    1. B
      Beribati

      Ore katundar i Beratit, perse e ngaterron kot Edi Ramen, shikoni more hallin qe ju ka zene!!! Mos i quani hallin kalo resist se i varen kembet.

      1. L
        Latif Dreqi

        ik o budalla, mos u bej qesharak...Sklleverit e lumtur jane armiqte me te rrezikshem te lirise!

        1. M
          Muzaka i Ri

          Bravo Namir, si gjithmone analize perfekte me fakte dhe arsyetim i drejte, kush ka sy po e shikon, kush ka mend e gjykon, se kush ka qene dhe eshte Saliu tani e tregoj hapur.

          1. b
            ben .

            O Llapa. Kot me te pyet. Ky ed rama qe shkon deri ne amerike paguan ate tipin e FBI dhe nuk kontrollon dot gjykaten te buze e lanes, qe i dha gjyqin seksilejdit??? Ti po na thua qe po te kesh lindur ne internim ke bere vaksinen ndaj legenizmit??? Ti po na thua qe seksilejdi me ty e gazbardhen nuk gjeten kohe 1 vit qe te benin zgjedhjet per kryetar ne parti se po mendonin per te miren e popullit???? Ti po na thua se llullushi e perjashtoi Berishën per princip se osht amerikon i madh?? Llapa rrdhaja, te futesh ne zgjedhje me kandidate te tjere ka vetem 1 emer je zari i ed rames, e ben per para, per inat apo per trapllek kjo pak rendesi ka, je zar . Po ta kishit per princip kishit bere ose zgjedhje, ose partiçken tuaj, po ju jeni ca kokra legenash qe keni vlere deri ne 14 maj. Mbas kësaj date rrezik as grate nuk jua japin me , kaq te mbaruar jeni.

            1. C
              Ciao

              Vërtetë, që te titulli je gabim. Artikullin nuk e lexoj se janë copy paste te Tema, Berisha i keq, Rama hero.

              1. .
                ............

                Të lumtë djalë, kjo është e gjitha. Vetëm një gjë ke lënë pa thënë, por s'ke faj, dokumentat për këtë që nuk ke zënë në gojë nuk kanë dalë akoma në dritë. Ja pra çfarë e kam fjalën; në 11 Prill të vitit 1985, RAI në emisioni e lajmeve njoftoj: Vdiq diktatori shqiptar Enver Hoxha, njeriu i cili për 40 vjet me radhë sundoi me dorë të hekurt fqinjin e vogël përtej Adriatikut. Si zëvendës i tij pritet të vendoset Ramiz Alisë, një bashkpuntor i afërt i Hoxhës, i cili për 30 vjet me radhë ka drejtuar rrjetin sekret personal të diktatorit. Pra, bëhet fjalë për të ashtuquajturin sigurimin e Partisë, një rrjet ekstraligjor, aspak i lidhur me sigurimin e shtetit si një organizëm i mbështetur mbi baza ligjore që funksionon në çdo vënd. Rrjeti ka funksionuar në çdo hallkë, thjesht në mbrojtje të diktatorit. Zakonisht kur zbulohej ndonjë "Grup Armiqësor", për të thuhej, "e zbuloi Partia". Nga nomenklatura e lartë komuniste, e vetmja që ka thënë diçka shkarazi për ekzistencën e ktij rrjeti ka qënë Vito Kapo. Por dhe ajo e bëri duket nga pleqria. Pikërisht anëtarët e këtij rrjeti tepër sekret ose pasardhësit e tyre ka të ngjarë të jenë në drejtimin e "demokracisë" tonë. Treguesi sinjifikant i bindjeve të tyre është urrejtja e papërmbajtur për shtresën e përmbysur në 1944 dhe pasardhësit e tyre, si dhe për SHBA si mbrojtëse konseguente e kësaj shtresë që ka vuajtur nga mizoria komuniste. Është ky shkaku edhe i urrejtjes së papërmbajtshme që po shfaqet kaq hapur për përfaqësues të saj si Alibeaj, Bardhi, ju i nderuar Lapardhaja, që u keni "uzurpuar" Partinë Demokratike, si e vetmja mbulesë për fytyrat e tyre të vërteta mizore, antidemokratike dhe antiperëndimore.

                1. Y
                  Ylli

                  Je qesharak zotni Laperdheri .Nje imitim bajat i Mero Bazes . Alibeaj ishte ne pushtet pse fitoi Sali Berisha zgjedhjet e 2005 dhe 2009 e jo e kunderta . Nese do te spikasi me fizionomine e tij zotni Alibeaj ,tash sa vite le te bente nje perpjekje per te spikatur ne politike me gjithçka qe ke shkruar me lart ,me mendjen e tij ,djersen e tij dhe historine e tij . Mbasi ke "honger qyl" tek sqetulla e komunistit Sali plot 31 vjet ,Alibeaj dhe Naimi kujtohen se Sala ka qene sekretar partie ....ouuu cfare zbulimi ?!?!. Kesaj i thone "qofte te daja" ,por nuk ka qofte te daja.....dil ne shesh te burrave e lufto si Enkelejd Alibeaj e jo si Enkelejd AliBasha .

                  1. A
                    AI

                    Po frymezoni ju o Namir...pse nuk frymezoni...na thuaj pak...dhe e bete plakun prape Lider.. ju e bete

                    1. A
                      Ajt gezuar

                      Shiko Namir njerezit nuk jane budallenj. Tek ata te kulluarit e tu kane pare djallezi, hile dhe mos deshire komunikimi. Pse nuk dalin ne terren te flasin me njerezit? Pse kane nje vit e gjysem mbyllur zyrave. Dhe me te kulluarit e botes kur luftojne per karrigen e vet nuk jane me te tille. Pastaj pse thua ata ca pak tuhafe kur e di shume mire se jane shumica? Njerezit mund te jene te pashkolluar apo injorante por jane njerez te vuajtur qe dine te njohin e te gjykojne shume me mire se ti. Dhe boll me bashistet e paafte se nuk ndritin gje ata as kunder hijes se tyre jo me kundrejt kucedrave te pushtetit

                      1. L
                        Llozi

                        Për komentuesin Ajt gezuar e te tjerë si ai : Alibeaj s'mund të bëjë si Berisha sepse: nuk trashegoi fonde dhe infrastruktura nga PPSH dhe shteti komunist, nuk moli piramidat më 1996, nuk ka pasur në dispozicion rrjete trafiku femrash e droge, nuk vodhi flori si qurrashi Metaj, nuk pervetesoi 250 milione dollare nga rruga e Kombit etj

                        Lini një Përgjigje