Nga Agron Gjekmarkaj
Kosta është lënduar shumë nga dobësia që tregoi në avion gjatë kthimit nga Italia ose nga versioni im për ngjarjen. Prej ditësh nuk është ai që njohim, gëzimi i Kuvendit, marifeti i lagjes, mirësia e kushërinjve, hareja e komshinjve, qejfi i shokëve dhe urtësia e shtëpisë.
Ekstremet e tij vetëm letërsia i përshkruan dhe unë ku fati dy herë me vendosi të jem dëshmitar.
E kam parë të lumtur si udhëtar në bahçen e Pejgamberit a kopshtin e Edenit, kur dorën i jepte Etildës në akçihanen e Parlamentit, madje i pata bëre edhe një himn që ja thashë veç atij “shtrëngojë të Etildës dorë, Kostë o dash me këmborë, eh Etildë e gjorë”. Po rasti e çasti e kërkojnë që të behet publik për të kuptuar hendekun emocional.
Natën fle keq i ngrati Kostë, ditën lebetitet si xhind i uruari. Të hutuar ka shikimin, të zbehte vëmendjen. Gjuha i thahet, etje ka , uji si bën derman. Çapitet pa adresë, flet pa kujtesë. Rrokjet duken si guri i Sizifit. Pikat e shiut si heshta e shpojnë. Djerse i kullojnë temperaturë s’ka, aspirina pi, xhani i digjet, dru në atë zjarr holla për të madhin fajin tim. Shkon te Lindita ta këshillojë e ta ndihmojë si ngaherë me gjasë ajo e sheh ashtu të këputur, të lëshuar e të zalisur Kastën e saj e të Gramozit, burrin e zgjidhjeve përfundimtare dhe trishtohet teksa fajin ma vë mua që i dhashë gojës.
Kësisoj jetën institucionale në fije të perit paskam vënë. Me gjasë në delegacione s’do më qasin më. Po kush do i tregojë Babos sa e duan e sa se duan? Pyeta sot meqenëse vete nuk isha në Kuvend në Kosta u pa asaj ane?
As zog as fjalë, as qyqe as kalimtar se kishte parë. Jona nuk dinte gjë, Dori jo e jo. E kërkonin si të shastisur, si grigja barinë po asnjë haber. Meraku me mbuloi të tërin si dëbora malin. Vendosa të marr Kosten në telefon. Pas shumë rënkimesh një zë si i Ago Ymerit nga ana tjetër u ndie. Në kohë e hapësirë një jave ishte transformuar në shekuj epikë.
Me tinguj që kishin udhëtuar në zgavrat e dhimbjes m’u drejtua “të dinja byrazer, njeri të besës, e rob perëndie, gojë kyçur e shpirtdhembshur, katolik të përshpirtshëm, nuk prisja nga ti atë dalldi e mynxyrë që një çast dobësie bijë e hutimit ma tellallite faqe gjithë Shqipërisë kur ti e di që unë jetoj t’i shërbej Babos dhe ta stolis madhështinë e tij siç i ka hije, ti me nxore sikur pata frike për vete, kur në fakt po qaja nga malli që do më merrte në boten e përtejme nëse nuk do piqesha më me të, ti nxore hero Arben Pellumbin dhe mua renegat e Hamza të mjerë edhe pse Skënderbeu e dinte që jam epirot ndaj pat dyshime kur i thatë që Arber jam, tani unë jetoj të vetendeshkohem që dhimbja të më rendojë si zhgualli breshkën”. M’u duk sikur Krishti Kostë i fliste Judës.
Veç Zoti e di si u ndjeva pas këtij bashkëbisedimi asgjësues që e kisha menduar krejt tjetër se gjithsesi nga larg do e bëja një kuvendim buzë akshami.
I bindur që do ishte në krye të detyrës do të me rrëfente në Margeriti i qëndroi duhisë së Inës pa ju dridhur qerpiku apo egërsi e sulmit e bëri të sertë dhe shikimin blu si ujë të valë mbi sallë derdhi?
Se shova dot kuriozitetin në Salianji u kthye pas udhëtimit të gjatë në Bahrejn e bashkë me të paqja, naiviteti, çiltërsia e fjala e pafaj, kovat me mjaltë e jo helm gjithashtu ?
Teksa ora fundore po bën tik-tak dhimbja e Xhelës për Kamzen po shndërrohet në madhështi e zemërim?
Mendoja se ai do më thoshte në Jorida ishte e gëzuar apo e trishtuar nga mungesa ime në krah apo vëmendja e saj ishte e gjitha për Xha Borrelin? Në Gaz Bardhi si Teodor Muzaka u priu të vetëve për betejë finale pas së cilës mbetet shkrumb e hi nga pas? As për mërzinë e Taos, i cili prej kohesh ka marrë çehre babloku e vërtit në kokë vizione për mëmedhëne e s’më pat në krah për t’i ndarë gjë nuk mora vesh.
Peng me mbet që askush nuk më dha lajme në Kryezevendes lideri ishte në sallë apo jo aty ku hidhet benzinë në flaken e revolucionit, a i pa venger e plot lëngatë ai marrësit e vulës, a ju tha me krenari merreni vulën dhe shëtiteni mbi një tezge nëpër vatan? Në Bana me retoriken e saj prej Safoje e ngjit lart e më lart opozitarizmen?! Doja të dija në Teta Gerta më ka ënde zët, në ka psherëtirë gëzimi që aty nuk isha për kroniken e së enjtes ku kësaj here do i lartësoja portretin.
Ti kërkoja në Bela me vështrim të paepur ndanë shtrëngatave po i mbante me gajret gratë e burrat të mos tuteshin nga akuzat e sidomos Ulsi qyqarin mos dihatej a ndonjë të pabërë kryente sa salla të pastrohej?!
Keq mbeta qe padija ime s’u shua në Tezja ishte mirë me oreks në byreqet u struken kur e panë a Mimi di Puccini ishte krehur si zanat në lugje të verdha në pritje të Mujit?
As per Niko Nikoqirin gjë prej gjëje s’di në kishte shkuar në Opera a në atë bina politike me frak zotnilleku ja kishte behur?
Më brente kureshtja në Flutura kishte gjetur mjaftueshëm lëndë të parë për romanin e saj “Pavioni i njerëzve shakaxhinj” !
Po kaq e shumë me tepër ënda ma kishte te di në Dhurata me Bushken bën duel, në tundi kokën njëra apo u skuq tjetra? Hej o Perendi po Dash Sula a ka vikatur sot si Zeus kundër padrejtësisë dhe banalitetit njerëzor?
As Oltën se kam harruar në ata dreqër aty poshtë të ma kenë merzitur aq sa serioziteti t’i skalitet në aurë si mburojë?
Shpresë pata se do mbërrinte tek unë llafi se Ferdinand Xhaferri si një senator i lodhur përsëritjesh t’u ketë thënë që kotësia nuk është e përkohshme apo Bujar Leskaj që as mërzia e përjetshme?!
Por jo u çmerita. Kosta më la pa fjalë. U ndjeva si vrasës pa pagesë ku për qejf të gojës i heq frerin asaj dhe ajo si harabel glasa lëshon mbi besimin e vërtetë. I premtova që Babos do ti bëja një letër publike me lutjen që ai ta thërrasë, t’ja marrë atë kokë të lënduar e mbi gjoks ngrohtë t’ja mbështesë si asokohe Taos, ku Kosta le t’i derdhë ca pika lot e ai ti thotë, pusho de pusho se ti do të quhesh Kosta i Babos , Gramozit e Linditës e në jetë jetëve askush nuk guxon të ta heqë.
Ai nuk më tha as po as jo. Në gojëmbyllje me la të kallkanosem. Nëse Babo bën zahmet, Kosta sigurisht do të donte të qante edhe ca, të shkrehej e dlirej, t’i thoshte me emrin tënd në gojë Babo asnjë beteje nuk do ti shmangem, te keqen çdo frikë do më marrë.
Derisa kjo të ndodhë oh sa ligsht ndihem. Babo veje dorën mbi zemrën tendë mbushur me nektar dhe beje kaq. Kosta ka nevojë për altarin, gjoksin tënd!
gjekmarkaj u katapultove ne politik ne saje te sales tani ben humoristin nuk ke asnje kontribut rri aty merr rrogen si deputet e profesor je i kapur nuk mund te besh asgje flet brockulla po pate kellce bej politik jo humor apo thuj keta jan te gjith te marr e tallesh me njerzit ce te kan votuar shkruaj per problemet ce ka populli ce nuk kan buk e jo per zoterinjt ce vjellin cdo dit ik katundar i civilizuar ben humoristin e njerzit nuk dijn si te kalojn muajin e ditet ik pirdhu scemo stronzo.
Humor muti, rural, për bathorista. Nivel lesh curri. Nivel vetëm për militantët e PD-së, dhe sidomos për Aldo Bumçin, Mul Nokarin, Ed Pshon, Ed Paloqen, Voca Vokshin, etj, etj, të këtijë nileli.
Ky vazhdon me hartime dhe per çudi merret vazhdimisht me ata qe jane ne kale e ecin pa lodhur kembet ka 10 vjet.Nuk sheh profesori partinë e tij qe nga dita ne dite shkon drejt eleminimit.Na jep njehere mend se çfarë duhet te beje pjesa pozitive e PD qe e pranoj se mund te jeni edhe ju,qe te shpetojme nga uzurpuesit e partisë pa te ardhme,sepse eshte ne te mire te te gjithe shqiptareve
Si ka mundesi qe botohet neper gazeta ky rrote kari qe as hartime te 8-vjeçares nuk di te shkruaj...
Doli ky hajvani Kone Qenmarkaj. ......Neser e ka radhen Flutuuuuura Uçka. Içka. Yçka. .........çe ka gjet PD me keta
Malok kokorroç gjysme,gjysmepordhac,koqe! Je krejt pa burrni si i persekutuar qe pretendon se je.Ke frike nga komunisti fanatik Saluk non grata dhe perdridhesh me fejtone dhe shkrime ordinere metaforiko-folklorike banale.Po shiko more derdimen shtepine tende gerrmadhe qe po shembet dhe do u zere brenda.Shprehu hapur dhe dil nga karkatina private e Saluk enveristit.Ky donkishot shqiptar,PD-ne e ka shenderruar ne bunker per te mbrojtur veten dhe familjen e tij te shpallur non grata.Fol hapur je me Ameriken apo me Sale Enverin?!
Haluçinacione pas një nate me temperaturë të lartë. Nuk ka ibubrufen që i bën derman. Gjithsesi ca para i merr nga Merua për këto zhgaravina haluçinante.
O Mero mos e boto me kete se jo per te qeshur qe s'te ben. Po as per te qare. Te ben vetem per te dhj.... Mos na hap me barkun Mero.
Ky eshte rrote çyreku fare , eshte bërë si kotja te filmi i marigos.., ik o rrëmbythje çtë duhet politika ty ..!!
O komentues a kuptuat gje nga kjo zhgaravine ?dhe keta na quhen shkrimtar ,profesore dhe deputete .Mjer shqiperia ku ka rene .kjo eshte per te vene kujen o bashke atdhetare ,dhe nje nxenes i klases se 8 ja kalon ketij pseudo shkrimtari .turp per gazeten Tema qe nxjer keto paçavure .
asgjo mara!! unë kujtoja se romani i të madhërishmit,naltgjatësisë tonë edvini i kristaqit,"kurvani",ishte letra më e dobët e shkruar nga një gjeni,tashti po shoh se ka dhe më keq!!për këtë nuk jam i sigurtë,ndoshta si nalt gjatësia,dhe gjeku i markajve,ndoshta nuk kuptohen nga ne njerzit e tufës!!por e ardhmja do ta tregojë!ajo e edvin kristaqit përveç rënjes në këto 13 vjet pas botimi,nuk ka treguar gjë tjetër!kjo e gjekut të markajve e ka filluar që ditën e parë dy gisht më poshtë!!
O njerz maloku eshte i semure nga Deliri i madheshtise , ndaj mos botoni zhgarravinat e tije . Njelloj si Saliu , si Byberaj, Bislim Analfabet Pedagog Ahmeta , Pedagogia Kuckana e Vicidolit qe te gjithe Tropojane lereni mos merreni me kafshet..
Do i thoshte si Neronit kur i pa mbi taka ; - a m'i'a kalit zeien...
Analist i pamvarur i kazaneve te mbremjes i transformuar ne deputet nuk ke talent mos e sforco veten nuk e lexova cfare ke shkruar se koha eshte e çmuar dhe nuk ja vlene te humbesh kohen me nje mashtrues ekranesh por mos u lodhe kot je njefi i pa lere
Po ndonje leter te hapur per dopio non graten kur do besh, apo nuk ta mban prapanica
GJEKËMARKAJ:nuk ke vlerrë as sa shurra e MARK MARKUT.Të pëlqwu deputetllëku dhe bie qemanes vetëm me një vrimë.MARK MARKU mori më shumë vota nga ti,por hoqi dorë burrërisht.Je vemje apo molë që ha trarët e shtëpisë.. më bën me alergji nga hartimet si adoleshent.
E diskretitoi Mero Baze me keto budalleqe qe ja boton
Dua te them se ky burri qe shkuan jo nuk ka asnje kontribut por eshte muduar mundohet te fus gur nen rrota te pd ndaj fajet jan te domokrateve qe fusin keto funderina te shoqeris keto sahn lepires te sistemit te paguar mir jan turpi i keti vendi ,ndaj nu duhe par te kat turpe dhe harram djeresa e takesave tona per at pleher .
ju ileteres hapur jeni pa asnje vler haram ta befte zoti takesat tona qe te mbajne ju jeni nje sahan lepires i rregjimit ramaviç