Dikush thërret këtu afër: O vjen Amerika këtu, o nuk bëj xhap

15 Mars 2023, 09:14Blog Nga Frrok Çupi

Dikush thërret këtu afër: O vjen Amerika këtu, o nuk

Ngjarja e fundit që lidhet me këtë psikozë është sjellja ‘foshnjore’ e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj dy PD-ve, që  tashmë dihet. Ndërsa ngjarja e përafërt si kjo, siç më tregonin gazetarë europianë, ndodhi 4 dekada më parë, në një vend të largët e pa shpresë lirie: “Çfarë prisja e çfarë më gjeti!’, thërriste dikush i panjohur në hije të banesës, afër mesnatës në Teheran kur u ngjit në pushtet Ayatollah Khomeini. Kanë kaluar 44 vjet e prapë Teherani jeton në frikë. Në inversin e vet, ngjarja përsëritet herë pas here këtu në Tiranë (jo Teheran). Këtu, edhe kur dikujt nuk i prodhuan qershitë, ka ndodhur që t’i ketë bërë një letër ambasadës së Amerikës. Por kjo nuk është gjë, është veç një ‘bukuri’ njerëzore. Gjëja është kur institutet e shtetit bëjnë si njerëzit që marrin peng njerëz, pastaj vënë kusht: ‘O të vijë këtu vetë mbreti, o nuk e lëshoj pengun’. Në rastin dhe vendin tonë thuhet: ‘O të vijë Amerika, o …’.

Mes institucioneve që vënë kushtin: ‘O Amerikën, o bëra si di unë!’, janë të tre llojet:

Ata që fshehin mëkate,

Ata që ndodhen në derën e mëkatit,

Dhe, mëkati vetë.

Ç’mëkate po fsheh KQZ?

Po fsheh një dëshirë të zjarrtë, që mund ta dërgojë deri në sëmundje të rëndë. Dëshira e zjarrtë u shpreh botërisht nga vetë kryetari, Celibashi: ‘E dua Sali Berishën në krye të PD’, tha ai. A i doli nga shpirti, apo është i shantazhuar për mëkatin që ia mban Berisha në xhep, kjo është veç punë e tij. KQZ, bash për këto arsye, nuk mori vendim as që të përjashtojë Berishën siç vendosi Gjykata, as të pranojë PD-në zyrtare; puna mbeti varur! Që këtu ka ndjenjë të fortë, padyshim; o ndjenjë dashurie, o ndjenjë frikë nga mëkati.  Por që kryetari i KQZ të jetë kaq i shantazhueshëm ose edhe aq emocional për dashurinë politike, atëherë në të dy rastet KQZ vihet në rolin e kamikazit me bombë në dorë. Mund të shkatërrojë gjithë procesin e zgjedhjeve! Kanë mbetur as javë, as ditë, por vetëm disa orë kur ‘o do të bëhet, o do të plasë bomba!’. Është pikërisht ai momenti kur Celibashi po thërret: ‘Sillni Amerikën këtu, ndryshe e prisha demokracinë!’. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vetë Celibashi, janë ‘një dashuri e Amerikës’, sa kohë që aleati ynë tenton të organizojë zgjedhje të mira në vendin tonë. KQZ ka kapur pikën e dobët të Amerikës dhe thërret: ‘Eja këtu, zgjidhe!’… Një sjellje e padenjë në kushtet e jo Teheranit, por në kushte lirie.

Çfarë po ndodh në portën e Mëkatit?

Ajo ndodhet diku në Perëndim të Tiranës, atje ku ka qenë Burgu i Tiranës që në kohën e pushtimeve. Struktura e re Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) e ka kuptim të dyfishtë ngarkesën si ‘portë e Mëkatit’. E para pse aty do të dorëzohen të gjithë mëkatarët e mëdhenj kundër popullit dhe ligjit, siç po priten Meta, Berisha me bijtë, ministra e drejtorë, etj. E dyta, pse aty po tentohet të kryhet mëkati i madh i dredhisë së prokurorëve e gjykatësve që të mos i dënojnë mëkatarët e mëdhenj. Qysh se u ngrit Struktura, prej tre vjetësh, kemi parë dhjetëra manovra djallëzore për të mos hetuar dhe gjykuar ‘peshqit e mëdhenj’. Njëmijë herë kanë lëshuar thirrjen ndaj Amerikës dhe Amerika u është gjendur te porta, sa herë ka vënë re se ‘rrëshqitën’. SPAK është vetë krijesë e SHBA, këta e dinë. Vetëm nëse Amerika u rri mbi kokë, pa ndryshe ata kurrë nuk do ta ndëshkojnë krimin.

Mëkati vetë

Mëkati vetë është rrugës, ai që po i ngul thikën Amerikës dhe po loton ‘me dashuri’, njëkohësisht.

Pse e luftojnë aq shumë Amerikën, që nga Berisha, Meta dhe militantët e tyre? Sigurisht, pse nuk e duan, se nuk duan Perëndimin as si orientim, as si demokraci, as si qytetërim. Sigurisht pse Amerika i ndaloi që t’i nxijnë jetën popullit shqiptar më shumë se bënë 30 vjet. Sigurisht pse për Amerikën dhe rajonin këta janë një rrezik për stabilitet, etj. Por ka edhe një arsye pse shkelin çdo kufi njerëzor kur shpifin, sajojnë, fyejnë kundër të dërguarve të Amerikës. Ata janë të dërguar këtu edhe që t’u mësojnë se ku bie ‘porta e Mëkatit SPAK’. Arsyeja pse thërrasin pa pushim ‘kundër Amerikës’, dhe shpesh ‘pro Amerikës’, është kjo: “Të na thotë një ‘Hi!’ Amerika, veç edhe një herë të na flasë një fjalë Amerika…, atëherë kaq”. Kaq, sa vetëm një krehër u duhet këtyre nga Amerika.

9 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    Pse nuk jepni artikullin e Financial Times sot per Ramen? Ja media ne Shqiperi. Turp.

    1. T
      Të lumet thuaj të verteten.

      Si udheheqesit në Tirana, si udheheqesit në Teheran, jane njësoj, islamik, primitiva, hajdut dhe barbar. Veq se këta në Tirane nuke kane fuqine e Teheranit, dhe jemi sa një fshat i Iranit. Se po të ishim sa Irani me popullsi, të njëjten gjë do bënim edhe ne, me Ameriken, dhe me përendimin në tersie. Se pse mentaliteti ështe i njët ku do në boten islamike, a po në vendet që kane shumicen e popullsise Muslimane. Ti thua z Çupi, se Saliu, dhe Meta nuke e duane perëndimin, si kultur dhe qytetrim. E njëjta gjë ështe edhe me Ramen. Edhe Edi Rama ështe hajdut, islamik Turk Erdoganist. Edi Rama e ka mbushur Shqiprine plote Xhamie, edhe korrupsjoni. Keto Xhamie që ka ndertue Edi Rama, në Shqiprie do sjedhin shum prapambetje, dhune në familje, dhe ndoshta nga keto Xhamie, do dalin edhe terrorista, dhe ne si shoqrie, do ti pagujme shum shtrejt Xhamite e Edi Rames. Prandaj të lutem thuaj të verteten, edhe për Ramen jo veq për Saliun dhe Meten. Se pse që të tre jane një muttttee i ndare në 3 pjese.

      1. l
        labi

        Ti je karroqe nga mendja... koqe kandari... ik peshoja gomarit... trushkulur

    2. E
      Ethem Lalaj-Mallakastër

      -OK,F.ÇUPI: 1.KK Celibashi ka të drejtë.Ai kërkon firmën e L.Bashës në letrat e kQZ,si kryetar DEJURE..! 2.DASH i ka një borxh L.Bashës që e përjashtoi Sb nga grupi kuvëndor që tashmë ngeli pa parti. 3-Lb pas 14 mait 23 të kandidoi për kr.PD,pasi në 8 vite ishte nën tutelën e S.Berishës. 4-Lb duhet të tregoi MËKATET që bëri në 8 vit me urdhrin e Sb. 5.SPAK i tredhur prej Sb tashmë duhet të veproi ose të dorhiqet. 6.Zonja YURI KIM që përzgjodhi ALTIN DUMANIN për Kryetar të SPAK ,tashmë duhet ta heqi qafe Sb nga politika,në burg dhe sekuestro pasurisë.Dhe pas tij gjith pushtetarët që nga 1992. 7.PD ti marri SHQUP-in S.Berishës menjëherë duke e nxjerr jasht me NOTER.

      1. K
        Kush

        Rojtari i Varreve flet per “PORTEN E MEKATIT” A ka familjare ky njeri se la nam!

        1. T
          Tani

          Prape kete qelbesiren e Zerit te Popullit?Ky per definicion i nje gazete qe genjente e vetem genjente ....eshte genjeshtar.Ptu ,spiun i felliqur qe pagove me jete shokesh te shkaterruar ardhjen nga katuni ne tirane.Ju rrace e ndyre spiunesh e njerezish pannder e integritet nuk ju ndate si kancer ne lekure vendit tim.

          1. D
            Dardani i Ri

            Bravo z. Çupi! Jeni njëri nga më të mirët në mbrojtje të së vërtetës. I shikoj ca tipa banalë, vulgarë dhe antishqiptarë që komentojnë kundër jush. Janë lehës rruge, asgjë më shumë. Ata edhe sikur të duan, nuk i ndihmojnë dot Berishën, Metën, Celibashin e të tjerë si puna e tyre.

            1. T
              Trotski

              RESPEKTE Z. Çupi.Komentuesit e Foltores na jane merzitur.!!Nuk e shpetojne dot Sali Kermen"""!!

              1. J
                July

                Sektori i ditës së mirë të korrikut: Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: 27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.

                Lini një Përgjigje