“Ma jep-ta jap-ta qisë matanë!"

14 Mars 2023, 19:40Blog TEMA

“Ma jep-ta jap-ta qisë matanë!"

Nga Namir Lapardhaja

Nëse do të kishte një vlerë reale firmosja e Deklaratës së Solemnitetit nga krerët e partive politike që marrin pjesë në zgjedhje, kjo do të ishte mosregjistrimi i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, dhe jo mosregjistrimi i Partisë Demokratike.

Pse?! Sepse firmosja e një deklarate të tillë ka për qëllim moskandidimin e individëve me rekorde kriminale, mospjesëmarrje të elementeve të krimit dhe financim nga paratë e tyre të fushatave zgjedhore dhe, siç është e njohur botërisht, në gjithë këto vite, Partia Demokratike dhe, veçanërisht, Lulzim Basha, kur ka qenë kryetar i saj, e kanë pasur kalë beteje ligjin e dekriminalizimit, duke fituar edhe disa përballje të rëndësishme në këtë drejtim, ndërsa, nga ana tjetër, Edi Rama dhe PS-ja, veç problemeve të mëdha me korrupsionin dhe keqqeverisjen, janë telendisur dhe kanë shkelur shpeshherë mbi veten, mbi ato që kanë thënë dhe kanë mbrojtur publikisht, për shkak të rënies në rrjetën e dekriminalizimit të mjaft të zgjedhurve vendor dhe përfaqësuesve politikë.

Ky është një fakt për të gjithë ata që kanë kujtesë. Nuk është perceptim apo opinion. Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje apo Kryekomisioneri për Zgjedhjet sot, duhet që, së paku, të kërkonin ndjesë publike për faktin se institucioni që ata përfaqësojnë nuk ka treguar vigjilencën dhe vullnetin e duhur për të parandaluar kandidimin e elementëve të tillë, të cilët, në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësues të Partisë Socialiste apo miq të ngushtë të Edi Ramës.

Zoti Celibashi do duhej të zbatonte ligjin dhe të regjistronte Partinë Demokratike zyrtare edhe për arsyen e përfaqësimit në çdo zgjedhje me kandidatë dinjitozë dhe të panjollosur nga ligji i dekriminalizimit, çka praktikisht e bën fare të panevojshme firmosjen e një dokumenti të tillë kortezie, sepse kjo forcë e ka treguar me vullnet politikë që është për zbatimin rigoroz të pastërtisë së figurës së kandidatëve të saj.

Jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, por është mëse e qartë se zoti Celibashi, si pjesë e politikës së vjetër dhe të tranzicionit shqiptar, duket se u ka kthyer qokën dy brinjëve të trekëndëshit, të cilët në garën për Kryekomisioner të Zgjedhjeve iu desh të skualifikonin kandidaturën e zotit Ilir Rusmaili për të lënë në garë dhe për të shpallur më pas fitues zotin Celibashi.

Me ç’duket, kjo klasë politike, veç lidhjeve të nëndheshme mes tyre dhe mes klientëve të tyre, mbijeton fuqishëm edhe sepse është ngritur mbi parimin e pazarit të Veterrikut: “Ma jep-ta jap-ta qisë matanë!"

28 Komente

  1. L
    Legen Berati

    PS ka probleme thote katundari po PS votohet mo debil tani kush je ti qe gjykone shumice e kush ti qe ke zaptuar bje kopesht fenijesh ne Berat ti je kokra e hajdutit ti na ke çare trapin duke propoganduar Berrishen o legen

    1. B
      Baçi Nga Gjashtëkatëshi

      Mo e ke për pszarin e Velabishtit are Baçi ? Veterriku është njëçikë më tutje re babuç.

      1. b
        ben.

        Si tha ky Llapa rdhaja. Partia demokratike e vertete. E keni parasysh ate fimin shqiptar me Alex Xixen??? Si tha , si tha?? Jam kryetari i partise komuniste te vertete. Ja ne kete nivel karagjozlleku eshte ky Llapa me seksilejdin dhe gazken. Llapa e di si mund tu merte seriozisht njeri juve??? Nese do kishit dale nga PD do kishit formuar partine tuaj dhe te konkuronit. Nuk mund te merni ju frutet e punes te sali berishes dhe mijra e mijra demokrateve si BQ o legen. Po e tha ai karagjozi tjeter nikoll lesi, keta te alibashes nuk rregjistrohen ne zgjedhje, sepse e dine qe marin me pak vota se kujtim gjuzi. Llapardhja je bere si ajo e KËRPËRATAVE.

        1. B
          Bravo

          Një shkrim perfekt, për 3 hajdute Tuko islamike, Sali Gerdeciin, ilir spiun hajdutin dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani.

          1. A
            Arnaut-qenef

            Kqz-ja,si nga pamja,(shikojeni kete surrat),ashtu dhe nga permbajtja,ngjan me nje xhami Isisi. Arnautistan,mor te kam …dhjere,qe nuk u bere persembari asnjehere.

          2. a
            agron

            po ik o fshatar berari po na tregon ti per vlerat e kandidatve te pd ,prandaj e shkateruat kete vend me kandidatet e paster shko q----u bashke me lulin e saliun qe ke pelqyer deri dje

            1. S
              Sypeshkaqeni i Gerdecit

              Eshte munduar te thote dicka ky N. Lapanjozi , por nje mut te madh ka shkruar.Urime per nivelin o gazetarocke.

              1. m
                miri

                Po mire se na Lapardhaja eshte(no ofence)

              2. T
                Tomasso Moro

                Cudiiiii! Tere socialistet jane terbuar. Naim lapardhaja, ylli pata, mero vete. Dhe bejne sikur ju dhimbset denokracia. Kjo i thote te tera. Po keta qe nuk folen kur rama hoqi koalicionet, po kur talli menderen me vulen e PD se. Jemi te qarte

                1. M
                  Mondi

                  Mere vulos bythen me vulen e turpit.

                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Nuk është volejboll ( shprehje e L Allës)por o të dyja o asnjëra në zgjedhje!

                  1. L
                    L.Xh

                    Sa mirë i di ti “KËNDVESHTRIMI TJETER”, rregullat e futboollit, tregues që e njeh sportin dhe lojërat……prandaj ……….bëjnë autogole dynjaja, si bojkotimi i zgjedhjeve, braktisja e parlamentit, çadra në bulevard, etj, etj, gafa të rënda fëmijnore, pasojat e të cilës, me vrap galopant, ka çuar PD-në drejtë shkalafitjes deri në shpërbërje. Kështu e pafsha PD-në, në ditën e qametit siç është sot.

                  2. K
                    Kaci

                    Nga do që ta ktheshë në qoftë ajo që kërkon kushdo të drejtën e këndisë , ai pozicion atje , Δ , nuk duhet parë si zgëq . Në kënd të drejtë , L , s'është kulla e Pizës por qëndron / , akoma , pa një t'shtyrë , edhe një shtet , kratos , dhe , demos , pa dallim . Si të marrësh pluhurat e musëndrës , e kujdesesh mos e zërë molja .

                    1. S
                      Sky

                      Tani sapo mesova dhe nje gje te re qe nuk e paskam ditur, Berati na paska qene fshat????? Agron kur te kesh mundesi me shkruaj qytetet e Shqiperise? Sa te rrojme do mesojme.

                      1. O
                        Oso

                        Sky , vertet Berati eshte qytet shume i vjeter , po ne Berat si kudo ne Shqiperi jane dyndyr katundaret qe duan te bejne edhe ligjin .

                      2. X
                        Xhulio

                        Sot turpi hahet, blihet, kërcënohet dhe përdoret. Të gjithë këta juristë të gjykatave dhe institut të zgjedhjeve, janë përdorur e favorizuar për qëllime të ngushta partiake. Organi i zgjedhjeve në votimin e përzgjedhjeve të trupës zgjedhore, duhej një juri me antarë dhe ndërkombëtarë njësoj dhe ndoshta më seriozë se vetingu i këtyre pjestarëve të drejtësisë. Celibashi njihet për trampolinat e tij me çështjet penale dhe civile, qysh në gjykatë. Nuk ka qënë njeri që shquhet për drejtësi në drejtësi. Me siguri që një ditë, dhe këtij do ti bëhet vetingu i viteve të punës tijë.

                        1. B
                          Bato

                          Titulli eshte nje thenje e Loro Boricit per volejbollin: ma nep, ta nap, hudhe matane!

                          1. R
                            Realisti

                            O idiot I Lapardhasë! Që je kundër komuzmit të dish se nuk je I vetmi. Por fakti që je me PDnë të turpëron si antikomunist pasi vetë kupola komuniste e zaptoi PDnë që në pikë të mëngjesit. Por injorantë si ty pas 30 vjetëve fillojnë e hapin sytë, si dikur kur populli u çlirua nga enverizmi. Të krahasosh PSnë me PDnë është që të mos jesh shqiptar dhe të vish këtu si turist japonez. Korrupsionin nuk e solli Rama po e gjeti mu në mes të PDsë dhe fakte ti I di shumë mirë. Megjithatë si popull akoma feudal që jemi të gjithëve ua ka qejfi ta ngjyejnë gishtin por të paktën me PSnë nuk të vret njeri në mes të ditës po të protestosh dhe nuk të rrahin kurrizin apo të të zhdukin pa nam e nishan. Nuk ecim nga konferencat islamike por nga Evropa. Ti copa e baltës me dy sy çfarë nuk kupton nga ndryshimi mes këtyre dy partive? Loqe!!

                            1. S
                              Shqiptari

                              Duke biseduar me nje mikun tim te vjeter,jurist prej 38 vitesh,gjyqtar,shume vite kryetar gjykate ne demokraci dhe avokat,mesova se:Ligji ka natyre formale dhe zbatohet rigrozisht ashtu si eshte shkruar.Aktualisht ne gjykate,PD e Bashes rezulton e regjistruar.PD e foltores nuk njihet e regjistruar ne gjykate.Kryetari i PD eshte dorehequr dhe ka autorizuar nje nga zv/kryetaret i cili perdor vulen dhe firmen,perdor nga banka parate e partise, leshon dokumente shkresore me vule,perfaqeson partine ne zgjedhje apo veprimtarine e partise.Ne dokume qe kerkohen per tu regjistruar ne zgjedhje kerkohet dhe nje deklarate ku kryetari zotohet se nuk do vidhen votat,nuk do merren financime te paligjshme dhe nuk do kandidohen te inkriminuar.Kjo eshte “asi nen menge qe perdor Çelibashi”. Ne fakt ish kryetari eshte direhequr,ka vdekur,ka ikur ne hene apo ka luajtur mendesh.Ai ka deleguar nje nga nenkryetaret,i cili do drejtoje zgjedhjet,do paraqese kandidatet,komisioneret.Çelibashi ka regjistruar komisioneret dhe nuk regjistron partine.Çelibashi ne zemer eshte me Berishen,po me ligjin eshte me Alibeun.Berisha nuk njeh ligjin,nuk ka vulen dhe siglen,ka zaptuar godinen dhe nuk po regjistrohet dot,! Pra Çelibashi luan kungulleshkash.Partia PD do regjistrohet nga KAS apo Kolegji zgjedhor, dhe Berisha do futet ne çadren e PBDNJ apo Ballin. Ligji ka karakter formal,por ai interoretohet sipas oreksit te Çelibashit dhe Sali Berishes.

                              1. D
                                Dakord

                                Shqiptari, çfarë ke thënë qëndron, por ke harruar se ligjet e shtetit janë mbi çdo opinion. Ligjet jane fakt. Ja një "gabim" në arsyetimin tënd" : kryetari është dorëhequr, ka vdekur, ka ikur në hënë, ka luajtur menç. Ok mund te ndodhin të gjitha këto dhe prandaj ligji thotë: regjistro dorëheqjen në gjykatë, paraqit çertifikatën e vdekjes, paraqit vërtetim nga NASA se je në hënë, paraqit raport mjeksor nga spitali 5 që je i sëmurë mendor. Kaq e thjeshtë është kjo nëse duam shtet. Çfarë i kushton Bashës të firmosë një deklaratë në respekt te ligjit? A nuk po sillet Alibeaj si Foltorja? Si mund të votohen këta gangsterrë që nuk njohin as ligj as shtet as parim as moral??

                              2. k
                                kar kar Karbununar

                                Namik Laparakut i them: "Ma je ta jap, ta hedh matane qe t'qi mamane.

                                1. M
                                  MILO

                                  Qenkerke pjerdhur o Namir i Lapardhase!Ke bere kemben dore e doren kembe ,e ke q.re me pak fjale.Analize e perkryer o Namo La pjerrdhaja o sekretar i dorehequr !O Berat çe pate fat,Namua qenkerka bere trap!

                                  1. B
                                    Baba Tomorri

                                    Nuk e kuptoj këtë Lapardhaja, shkruan si militant apo, mendon se din diçka të veçantë që, nuk e dinë të tjerët? Kryebashkiakët e PD, në gjithë Shqipëri, janë njohur dhe njihen si mashtruesë, sharlatanë, mosbindës dhe mosnjohës të qeverisë, gjatë tri dekadave. Dhe guxon e flet keq për ata të PS! Nëse je militant, mbylle gojën dhe, mos gënje në media.

                                    1. E
                                      Emigranti

                                      O lapërdhjere Berati,eshte PD_ja me Bashen qe kishin deputet kriminele ne Parlament me krye kriminelin Salih Viçidollin,vete Lyli si kriminele,tradhetare e gjobevenes,Fatmir Gerdecin,Flamur kapo bandash….etj etj. Prandaj boll ha mut duke mbrojtur Bashen se ai eshte kopja e formuar nga Salih qeni….

                                      1. B
                                        Bledi Fejziu

                                        Ja ku nxori koken dhe ky Namir Lapardhaja qe mbahet oer gringo por ka aq tru sa ai i nje pule te Tërpanit. Ndaj ky Namir leshi ben sikur hapet bythesh se nje koqe gomari eshte e nuk e ndjek njeri.

                                        1. I
                                          I persekutuari

                                          Se sa inatcor eshte ky shkolle shumi, kur thote Peco Vasili, shikojeni si perdore inatin ndaj Edi Rames, pa piken e logjikes. Nuk besoj se ka inat PS, po e ka inat personal me Edi Ramen, sepse po te kishe inat me PS nuk do te ishte ne Partine Demokratike te mbushur me komuniste po numeroj vetem disa, te gjithe te futur ne Parti nga Ramizi. Prandaj o katundar i Llapardhase mos shkruaj gjera ne inat e siper se te bejne te dukesh budalla. Inati eshte keshilltari me i keq. Se harrova kam dhe nje shembull nga Lapardhaja jote, ishte komunist qe te bente gjeten, gruaja ishte punonjese ne KQPPSH, por per cudi ne 1994 na u kthyen me PD, per vehte punonte ne nje institucion shume te rendesishem te kohes.

                                          1. N
                                            Nustret Bode

                                            Ti Namir xhanani shumë po sekëlldisesh e ke marrë përpjet kalanë duke na shtjelluar politikën. Ku ju ka mbledhur Tema, juve kokat e kombit, për të llapur e dërdëllisur me kompetencë idiotike për çfarëdo argumenti. Tamam si ajo fjala beratase, meqęnëse e mban veten si qytetar i lashtë: Goricë e vogël, budallenj shumë.

                                            1. S
                                              Shqiperia sot, katund i madh

                                              Namiri e njeh mire Celibashin. Nese do ta lejonte ligji qe Kryekomisioner te jete edhe nje kryetar partie, Celibashi do te ishte personi ideal. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se kryekomisioneri ka dale nga shinat ligjore. Fakti qe beri show me kerkesat e dy pjeseve te PD tregon per degradimin moralo-ligjor te tij. Per pjesen e Celibashit Namiri ka te drejte.

                                              Lini një Përgjigje