Revolucioni, ose estrada që do të na shoqërojë deri në finalen e Big Brother

17 Mars 2023, 09:11Blog TEMA

Revolucioni, ose estrada që do të na shoqërojë deri në

Nga Ardit Rada

Goditja e marrë në KAS e ka nxjerrë opozitën shqiptare nga binarët. Monika Kryemadhi e nisi një natë më parë fjalën në një emision duke akuzuar qeverinë kineze se ka financuar lajmet për botoksin dhe silikonin e saj.

Oerd Bylykbashi paralelisht pretendonte se listat për Këshillat Bashkiakë do të jenë të përbashkëta, nderkohë që Ilir Meta ka firmosur më Berishën që kandidatët t’i ketë ky i fundit, ndërsa këshilltarët Partia e Lirisë. Madje Meta edhe e ka dorëzuar listën me 63 emra për Tiranën në KQZ, për t’i mbyllur gojët bylykëve. Por, kujt t’i thuash…

Çudira po prodhon kjo opozitë mes afsheve nga flirtimi me Celibashin, tek pezmatimi që i dhanë katër nga pesë djemtë e KAS-it.

Të vetmit që në këtë situatë i shndërrin si e stampuar nga zori buzëqeshja në fytyrë është Sali Berisha. I dyzuar nëse duhet të mallkojë Ilir Rusmajlin apo të zgjidhë hallet e koalicionit, duket se po përgatitet për të dhënë habere më të rënda se komploti i Pekinit mbi mollëzat e Monikës.

Madje njërin lajm e paralajmëroi me ‘kaparin’ që Ilir Meta ia çoi në mitingje si garanci qysh në krye të Foltores.

Do të ketë edhe vrasje në fushatë elektorale, bërtiste të enjten Ylli Manjani që për turp të këtij shteti ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë.

Dita-ditës, panorama e zgjedhjeve lokale të 14 majit po del në dritë të diellit. Do të kemi një Parti Demokratike në fletën e votimt dhe një shpikje hibride si ajo e të parakohëshmeve të 6 Marsit. Në mos më keq. Domethënë Ilir Meta dhe Sali Berisha, s’kanë më iniciale për të mpiksur, por disa bojëra. S’ka më as PD dhe as LSI, por një të kuqe e një blu që po i trazove bashke për ironi bëjnë mavinë e urryer të Doktorit.

Tani të presim kandidatët e Bashkive se as gjysmat s’i kanë shpallur edhe pse u premtuan brenda afatit të “Primareve”.

Nuk dihet se si do të fitojnë në 14 Maj me kandidatët e gjetur në minutë të fundit. Me ortodoksët e Dules dhe katolikët e Ndokës në koalicion. Me armiqtë e Kinës siç na qenka çifti Meta-Kryemadhi. Dhe me armikun e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhë, Sali Berisha (familjarisht).

Ajo që do të na shoqërojë gjer atëherë, është garant buzëqeshja budallaqe në fytyrën e Doktorit. Nga e hëna në të premte, në çdo ekran. Derisa të vendoset finalja e Big Brother!

8 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Me Sali Berishen dhe Ilir Meta tashme e ka radhen te merret SPAK-u. Populli po pret Dumanin!

    1. L
      Lirie Berisha hajdute e grabitese nongrata

      Ahh Po do ishte produksioni me i madh shqiptar ne se do fusni ne nje format si BBG(gallate) me Salihun, Muuliket e tjere si keto POR ne ambjentin e burgut te sigurise shume te larte. Audienca do ishte ne maxxx

    2. S
      Stela

      Hallall Ardit Rada per iroine dhe fjalet e verteta per keta ndyresira

      1. S
        Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

        ...kurse ekonomia ne krize dhe shpopullimi i vendit do ju shoqeroje deri sa te jete brenda kryeministrise Gallofi Surrelit.

        1. K
          KAS

          He pra thuaja, se nuk besojne keta qe vec Saliu dhe Ilir mund ta nxjerrin kete vend nga kriza dhe shpopullimi

          1. R
            Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia

            Nuk besojme se RAMA Edi e ka zhytur ne krize Shqiperine aq sa RAMA Alia dikur...deri sa te nxjerre nje Yll Bufi nr-2 e te thote serish ate frazen '"Kemi edhe 6 dite buke"!

        2. E
          Emigranti

          Rama fiton perseri! Keta opozitare leckamane, qe jane bere lëvere dhe fertele, qe nuk dine ku kane koken dhe ku kane kembet, jo vetem qe pushtet nuk kane per te fituar, por do te jene nje rrezik i madh terrorizmi gjate fushates, gjate procesit zgjedhor dhe pas perfundimit te zgjedhjeve te 14 Majit 2023. Qeveria perveç halleve te medhenj qe ka per mbarevajtjen e puneve, duhet te mendoje mire edhe per kete rryme destruktive dhe shperthyese, qe ben ne menyre te perkryer punen e shovinisteve greko-serbe... Jane terbuar te gjithe nga sukseset hap mbas hapi te Kombit drejt BE nen qeverisjen e Edi Rames. Zoterinjte Borelli dhe Varhely, qe vizituan me 16 mars Tiranen, dhane lajmin e bukur se Shqiperia eshte e vendosur ne rrugen e BE dhe lajmet jane te mira dhe se brenda vitit çelen Kapitujt e pare te Negociatave... Keto lajme e kane bere me te terbuar leckopoziten e etur per pushtet. Qeveria duhet te jete e fokusuar ne te gjithe problemet e perditeshme, por, per fatin e keq, nuk duhet te lejoje te lire zuzaret antishqiptare, te gatshem per te bere vepra kriminale sipas direktivave te shovinisteve ballkanike dhe me larg...

          1. D
            DP

            Te gjitha ok, por "katoliket" e Ndokes autori ta marre mbrapsht. E para nuk ka as nuk do kete te ne parti muslimane, ortodokse, apo katolike. E kane zgjidhur Rilindasit e medhenj kete Se dyti, zoteria ka nje parti me perzierje epitetesh qe ne zonat katolike merr 2%. Sa per kujtese, si rregull 1.5%-3.2% luhatet fraksioni i votave te pavlefshme, dmth "budallalleku elektoral" Zoteria qe i referoheni çdo mandat e ka marre nga PD!

            Lini një Përgjigje