Isabel Santos dhe “spiunët” e ish gazetës “Bashkimi” ?!

16 Mars 2023, 20:01Blog Nga Kristo MËRTIRI

 

Isabel Santos dhe “spiunët” e ish gazetës

 

                        Mbrëmë te Brryli, takova dy miq të vjetër ngë Lumi i Vlorës dhe Kukësi. Lexues të rregullt të shtypit në vite, në monizëm dhe në pluralizëm. Madje, njëri ka qenë korrespondent vullnetar i gazetës sime të dashur “Bashkimi”. Ndoshta, prandaj edhe gjuha  nuk harron të shkojë atje ku dhemb dhëmbi ! Te ajo gazetë që bëri histori në Luftë e në punën ndërtimtare për “Shqipërinë e Re” pa shtypës e të shtypur. Pas Clirimit, nuk mund të shuhet lehtë nga memoria : Disa gazetarë erdhën në gazetë me uniforma partizane e plot idealizëm atdhetar ! Dhe fletorkat e shënimeve u binin ende erë barut…Kujtuam mjaft gjëra, të ëmbla e të tharta, frymëzuese por edhe revoltuese e pse jo dëshpëruese. Sidomos për ndonjë monstër që shiste nga mëngjesi në darkë moral e parime “demokratike” në vite, vriste e priste në emër të PPSH-së e të “besnikërisë” dhe vendoste firmën tinzare mbi fatin e gazetarëve (?!). Sot për sot nuk po e shtyj më tej me hollësira e qelbësira posterënësh. Po ku ngeci e ku u bë lëmsh “kukureci” biseda jonë miqësore ?

                        Rreth emrit Isabel Santos(që miku vlonjat 24 karat u shtonte një “ë” të fortë në fund dhe e theksonte natyrshëm labce),Raportere e Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Personazh jo dosido, që paska hartuar “një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare”! Ku shënjon planet për amnisti fiskale, ato për pasaportat e arta etj. Madje, paska “shprehur keqardhjen” për minuset në transparencë e konkurencë për prokurimet publike, në koncesione dhe si kapak mban “mungesën e progresit në liritë themelore”. (Mos e ka llafin për ’97-ën zezonë; për ’98-ën e shtatorit që goditi me arkivol portën e Kryeministrisë; për Gërdecin ku u dogjën dhe u poqën për së gjalli 30 qytetarë hallexhinj e fëmijë të parritur ende apo për 4 të pushkatuarit pa gjyq nga grykat e zjarrit në penxheret e bodrumit të Qeverisë marroke etj.etj.?!). Një “keqardhje” e cuditëshme dhe disi tymuese, që unë besoj se mund ta zbusin e qetësojnë vetëm sazet e shquara të Përmetit, të cilat vitet e fundit ngritën në këmbë Parlamentin Evropian. Vecanërisht në castet kur pasardhësi famoz i usta Laverit, miku im Josif Shukallari, me gërnetën e tij të bekuar dhe interpretimin mjeshtëror të asaj perlës te filmi “Gjeneral Gramafoni”, emocionoi e përloti disa deputetë të fisëm evropianë që nuk pushonin së duartrokituri…

                        -Ah, moj zonja Isabelë, qasu një cikë më tepër e më afër në mëmëdheun tim dhe do e prekësh nga afër “lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias” që sipas Projektrezolutës qenkërka “shqetësuese”. Vecse të kam rixha, mos u sëkëlldis shumë kur të dëgjosh të shara, të lara e të palara, kërcënime e bubullima shkrumbëruese që nuk i ke dëgjuar kurrë në jetën tënde. Rroftë Liria e Fjalës dhe Liria e Medias pluraliste ! Të lutem, mbaj veten me gajret kur të dëgjosh klithma të cjerra në Parlament e nëpër ekrane dhe në intervista si në mejhane ! Nuk them se ia ke futur si kau pelës, kur thekson se “presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit”. Por…si gazetar veteran dhe anëtar i vjetër i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Helsinki, dëshiroj t’iu sugjeroj dicka: Njihuni sadopak me fjalorin e ndyrë e ulëritës kundër Edi Ramës, qoftë nëpër forcat politike e në OJQ-të mercenare, qoftë nëpër ekrane e faqe gazetash pa din e iman ! Dhe na thuaj, a ka ndonjë shembull të dytë si ky, kundër kryeministrave evropianë ? Kjo është Liria e Medias në vitin 2023 ?!...

                        Sa për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, personalisht jam në një mendje me Isabel Santos, me shumicën e problemeve të ngritura në Projektrezolutë. Por nuk mund të kundërshtoj as dy miqtë e mi nga Vlora e Kukësi, të cilët si mjaft të tjerë në vite, më pyesin herë pas here për ish spiunët e Sigurimit në redaksinë e “Bashkimit”. Të jem i sinqertë, kam heshtur e jam trishtuar shumë, sidomos kur më treguan një Faksimile origjinale të ish Ministrisë së Punëve Brendshme, ku flitej me emër e mbiemër dhe me pseudonimin e pagëzuar herët të ish kolegut tim, jam përpëlitur gjatë në krevat. O Zot, si kam shpëtuar nga këta ethebutë, vemje e korkutë të pabesë si nata korb ! Pastaj e pashë të botuar në një të përditëshme, autori i së cilës iku tani vonë nga kjo botë e mallkuar, papritur e në kushte tepër të dyshimta !...Por unë vazhdoj t’i besoj ende shtetit të së Drejtës, infromimit e transparencës reale për cilindo që ka dëmtuar e sakatuar jetët e të tjerëve, si në ish gazetën time “Bashkimi” dhe më gjerë. Prita si të gjithë, 32 vite, jo pak deri në këtë muzg moshe. Dhe Dosjet ende nuk po happen për publikun e median, përjashto disa rrëmbime “ilegale” e përdorime të poshtra e antiligjore nëpër istikamet e fëlliqura të betejave politike pa moral. Shyqyr që i ruan të paktën fizikisht një institucion i posacëm ! Por jemi ende larg e jashtë interesit të publikut dhe brenda emërtimit irritues “Sekret shtetëror”.

                        Dhe përplasen e jargasen nëpër ekrane, sic ndodhi edhe ditët e fundit në kanalin televiziv Euroneës Albania. Ndërsa autoritetet përkatëse të ngritura në Parlament, heshtin e bëjnë sehir ! Hapni kartat, zotërinj e zonja që paguheni jo keq nga taksapaguesit e shkretë të vendit tim ! Sqaroni opinionin dhe mos i katandisni si “kartëra të djegura”. Në shumicën e rasteve, kam bindjen se nuk cënohet aspak siguria kombëtare. Atëhere, c’farë pengon konkretisht ? Apo do të vazhdojmë të bëjmë luftra politike “de,more,de”, luftë thjesht për vota e kolltuqe të pamerituara. Së pari, vërtet mazhoranca mendon se dosjet “do të mbeten sekret shtetëror pa afat”?! Apo është nxituar Projektrezoluta e Parlamentit Evropian ? Së dyti, përse nuk paska propozuar “hapje dosjesh” grupi special i Foltores së Doktorit ? (Fjala vjen, nga ish redaksia e “Bashkimit”, Berisha ka patur e ka miq për kokë sot e gjithë ditën…). Së treti, ta besojmë atë që thotë Brukseli për Kryetarin e Partisë së Lirisë, se ky paska deklaruar që “duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësimet fëmijët e spiunëve(?!). Së fundi, grupi i PD-së së Bashës “propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistët në një skemë e cila mban dosjet mbyllur pavarësisht se palët pretenduan ndryshe”. Fjalë, imzot, fjalë e rrumpallë !...

                        “Që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim”(sic thekson Isabel Santos), unë po marr guximin t’i bëj një pyetje publike asaj zonje të nderuar dhe vetë Autoritetit të Dosjeve në Tiranë:-Kur do të njihemi publikisht edhe me “spiunët” e ish gazetës “Bashkimi” ?...Nuk dua të gremis sytë pa lëcitur emrat dhe mbiemrat e secilit e sidomos të atyre që më kanë drejtuar nga “maja e Olimpit” me “rreptësi” e ligësi të pashoqe dhe sot shesin leksione “demokracie” me okë, pasi molën mirë “lopën” e pushteteve e të opozitës.

                        Shkurt, kripa në tokë dhe peshku në det-në tigan takohen. Sepse mund të kesh tonelata me para e pasuri, por ama nuk ke asnjë gram dinjitet e burrëri… 

17 Komente

  1. 1
    1

    Sekretarin e kolegjumit Pullumbin e takon per ndonje kafe?1

    1. E
      Eduardi

      Te lumte Kristo. Mbete penemprehte dhe qelibar, ndaj i presim me deshire shkrimet e tua.

      1. B
        Baxhuli

        Po ku lexohet ky gomar mo Edo, apo aq e ke diapazonin? Hapi syte me shume se ke pena te tjera dhe jo si ky koqja qe I ka mvetur ora ne 1946.

        1. B
          Babaxhani

          O "Baxhul", qè dot nuk ngul e as nuk shkul...mbete i zi e kokètul. Gjej ndonjè kastravecul dhe bèj sikur je pèrkul...

          1. B
            Babamusta

            Sa Babaxhan je ti Kristo e di partia ndaj mos na shit mend se je currufjepsur para kohe?

      2. I
        Ilir

        Natyrisht që BE do të dalë me një raport për Shqipërinë. Por edhe ata vetë e dinë që nuk mund ta njohë gjendjen me mirë se ne që jetojmë këtu. Por me shumë do të bazohet tek raportet e opozitës dhe medias. Kurse qeveria flet me vepra. Edhe unë mendoj se media në Shqipëri nuk vuan nga mungesa e lirisë së shtypit por nga tepricë e saj. Kushdo pa fakte mund të akuzojë gjithkënd duke vrarë në këtë mënyrë rolin e vërtetë të medias në Shqipëri. Per mendimin tim kjo liri e tepruar ka zbehur rolin e medias në Shqipëri. Ku gazetaret vuajnë nga mungesa e profesionalizmit. Kështu ka humbur mbështetjen e opinionit publik.

        1. b
          ben

          Se pari dua te pergezoj artikullshkruesin per sarkazmen e forte qe ka perdorur, si dhe te vleresoj komentin tuaj Ilir, per saktesine e tij.

        2. "
          "BOHOTINA"

          Te pergezoj miku im, si gjithnje i sakte per problematiken qe trajton..

          1. L
            Llozi

            Zotëri, vemje jeni ju që bëni të paditurin se spiune kishte se donte Partia Na tregoni zoreri kush është denuar per spiunllek ne kohën e PPSH Askush, sepse ishte dëshirë e Partise, o legen

            1. I
              Ish Spiuni prefesionist...Bashkim Sala nga Londra.

              Spiuni Pellumb Shyti,,njeri shume i besuar ne rrethin shoqerore qe kishte kudo neper Shqiperi,, nga Dukati i Vlores ,ich inxhninTeknikes ne Rep 1190 tek Rapid i treshit...kushedi sa veta ka mare ne qafe ! Duke Spiunuar tek ish Operativi Triumfi .. Gjithsesi Familia e tije apo djali i tije qe tani eshte ne Moshe madhore nuk duhet fajesuar....apo Spiuni tjeter Prefesionist Bashk Sala qe Jeton ne Londer akoma me Aktivitet Spiun...por tani ne Demokraci Spiun i ligjeruar me ligj...

              1. p
                ppa

                Fis Shyti ne Dukat te Vlores nuk ka; ndoshta eshte nga Tragjasi i Vlores.

              2. A
                Ajaz Rustemi

                Me pelqen kendveshtrimi jote i pastert ne shkrimet e tematikat e shumta qe boton me kurajon e madhe te nje gazetari profesioniste , qe me bukurin e penes na i sjelle te shkruajtura keto shkrime Kristo Mertiri . Te uroj shendet e mbarsi ne punen tende fisnike !

                1. Y
                  Ylli

                  Menyra e shkrimit si è zerit te popullit ne kohen e dulles.Bajate

                  1. A
                    Agim

                    O ti "Yll"qè nuk je as zagar gjahu nè pyll, po ta mbajti prapanica "spiune" (jo firaune) dil me emèr e mbiemèr o lumèzi, sepse jemi nè kohè tjetèr...Autori nuk èshtè fshehur e as fshihet si miza e kalit, ndèrsa ti ...Por ti nuk ke qenè e as je burrè, je gjysma m..e gjysma shurrè !

                  2. K
                    Kristaq Berxholi

                    Kristo adashi im: me “pelqeu shume” “hakerimi” i kesaj “europiane” qe vetem e tille nuk eshte. Ajo, si duket degjon, klithmat e “sorrave” ne Bruksel dhe nuk vjen nje here ti degjoje aty ku ato bejne glasen e vete qe edhe ate e shajne, nderkohe qe glasat e shpendeve te tjere i nxijne me shume se pendet e saj. Hallall mishi hallall o Sabele. Nuk hoqet dore nje here nga ato qe i keshet me bollek para 50 vjetesh o europiane te “ndritur”. Do te dergoj nje fjalor me fjalet e “embla” te medias shqiptare kunder kryeministrit dhe femrave te qeverise te tij per tju thene se sa “shtyp” i persekutuar eshte ne Shqiperi. Do desha qe ta provosh edhe zotrote Isabele. Po te duash, kritikoji vetem nje here keto media on line dhe under line dhe do e provosh qe dhe stergjyshen do te ta ngrene nga varri. Atje do kuptosh se sa te “perselutuara” jane, tamam si disa hajdute ordinere te kohes se komunizmit qe u denuan per vjedhje e sot jane bere te “persekutuarit me te medhenj” te sistemit komunist. Provoje Isabelëëëë. He motre, provoje.

                    1. U
                      Une

                      Cdokush e kupton qe shkembimi i sharjeve dhe ofendimeve s‘kane lidhje as me lirine e fjales as me shtypin e lire, por jane strategji qe klasa politike perdor per t‘i trullosur qytetaret dhe per t‘i rreshtuar ne llogoret respektive. Sot shumica e njerezve nuk kane ndermend te luajne luftrash, prandaj po largohen nga Shqiperia.

                      1. K
                        Km

                        Pyetje:-perse spiunet dhe kuadrot e sigurimit na qenkan Edhe sot,pas 32 vitesh te rrezikshem e kercenim per shtetin.Ne ate kohe,se Ka 32vjet qe Ka vdekur sigurimit,a Ka patur rrezik per sigurine kombetare? -po spiunet e agjentura e te huaja ,ne ate kohe dhe sot,a nuk perbejne rezik per sigurine kombetare?Apo sot duhen per te mbajtur Shqiperine nen kontroll te miqve te sotme(armiqve te djeshem) dhe armiqve te sotme e te djeshem Perse spiunet e huaj miq dhe armiq lejohen ne l'ariete,madje Jane te preferuar ne politike dhe nga politikane. -a eshte e lejueshme ,normale,demokeatike ,pateiotike,ne perputhje me sigurine kombetare qe,presidenti i Shqiperise te kete qene ose eshte akoma agjent i zbulimeve te huaja,Mike dhe armike?(Edhe pas largimit nga detyra) Keto Jane Ca pyetje qe te vene ne dileme:-kush eshte me i mire prej ketyre llojeve te spiuneve..Jo per gje ,por qe kur lindi shtetit,lindi dhe nevoja per organe te specializuara spiunazhit dhe kunderspiunazhi,qe spiunet Jane denuar dhe denohen ne cdo rend shoqeror.Edhe SHaBAni i denon spiunet.

                        Lini një Përgjigje