Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!

17 Mars 2023, 20:20Blog TEMA

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!

Nga Poli Hoxha

Është e pabesueshme se si është mbajtur me shiringa Sali Berisha, që nga dita që Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentarë i PD-së, menjëherë pas shpalljes non grata nga SHBA.

Shiringa nga Edi Rama dhe oligarkët e tij, shiringa nga Ilir Metaj, shiringa nga një tufë e madhe analistësh e mediesh, ish-ministrash, drejtorësh, tatimorësh kryepolicësh, biznesmenësh, të cilët ishin fryrë me para korrupsioni dhe krimi gjatë pushteteve të tij në 32 vite. Shiringë Sorosi, McGonigal, Neza, Duçka e ambasadorja Kim. Shiringë e fortë nga gjyqtari Zhukri dhe e fundit nga Ilirian Celibashi i KQZ.

Vendimi i prerë dhe i qartë i KAS, çmontoi edhe lojën përpëlitëse të radhës së Trekëndëshit. Miku dhe ish-ministri i Ramës në mënyrën më të pabesueshme, tentoi që t’i jepte Berishës emrin e Luzim Bashës, për ta hedhur këtë herë me rastin e zgjedhjeve si ushqim mes lukunisë së tij, siç ka bërë plot një vit e gjysmë.

Edhe pse dështuan, dëmi është i madh për Partinë Demokratike dhe demokratët e ndershëm. Por pas daljes së morfinës të marrë nga shiringa e radhës, vjen lëngimi i radhës dhe ndoshta i fundit. Edhe kufomat e kanë një datë skadimi dhe duket se 14 maji është pikërisht ajo ditë.

Që nga koha kur Sali Berisha nisi turneun rreth-rrotullues të Foltoreve, kanë rrjedhur shumë ujëra.

Nëse i bën një përshkrim të shpejtë këtij marshimi, ai ngjason fiks me përpëlitjen e Sizifit që vazhdon pafundësisht të ngjisë gurin në majë të malit dhe sapo duket se ja mbërrin, ai i bie sërish poshtë. Sizifi është dënuar nga Perëndi(të)mi që të ndëshkohet për të kaluarën e zezë, kurse të tjerët ta shohin si një shembull dhe nën një torturë që nuk mbaron kurë.

Nuk ka dënim më të madh dhe torturim më të rëndë se sa të përpëlitesh për një “kauzë”, e cila dihet se nuk do të fitohet kurrë.

Por Sali Berisha e bën këtë pasi e shpojnë gjithandej me shiringa dhe ky është problemi i tij. Hallin e vërtetë e kanë ata që shpresojnë dhe ende besojnë, se një ditë ai do ta ngulë gurin në majë të malit.

Që kur nisi Foltoret, menjëherë pas damkosjes globale si i korruptuar dhe minues i demokracisë familjarisht, Sali Berisha, ka pasur vetëm një qëllim: të mbetet në lojë.

E nisi si një betejë personale duke u betuar, se nuk do të përziente Partinë Demokratike në përballjen e tij me SHBA, për “nongratën” fatale. Por ja ku jemi: e ka kapur për qafe këtë forcë politike dhe vazhdon që ta përçajë dhe drobitë. Aq shumë e urren pse nuk e pranon më, sa që është gati që t`ja dorëzojë në tepsi Ilir Metajt.

Bëri lojën e një gjyqi në Paris i cili rezultoi një farsë, ose më shqip: një mashtrim. Pastaj hodhi tezën e Sorosit i cili kishte arritur të korruptonte komplet agjencitë inteligjente dhe Departamentin e Shtetit, për ta hequr qafe!

Aktualisht Soros është zhdukur nga fjalori i tij dhe është zëvendësuar me McGonigal dhe guvernatoren Kim. Pastaj shpiku një shiringë tjetër dhe ua nguli në tru demokratëve të shkretë që e ndjekin: Po më bëtë kryetar të PD-së, vetëm unë e mund Edi Ramën!

Që kur nisi Foltorja opozita është shkatërruar, kurse Rama vetëm është fuqizuar edhe pse po mbytet në skandale të paprecedenta. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht dhe pastaj nis dhe me emrin e tij në gojë, mbledh radhët e shkalafitura të foltoristëve.

Nëse ndonjë ditë do të inventarizohet balta, shpifjet, akuzat fantazmagorike, dhuna, urrejtja, mllefi, frika që Sali Berisha ka lëshuar lumë ndaj Lulzim Bashës, atëherë do të shihnim gjithë ligësinë e botës të mbledhur në një vend.

Shto edhe një armatë të tërë analistësh të majtë e të djathtë, hordhi të tëra në rrjetet sociale që linçojnë Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe të tjerë qëndrestarë ndaj berishizmit dhe do të kuptojmë, se me çfarë errësire kemi të bëjmë.

Rama i ngul shiringë Berishës, Berisha- Ramës dhe Metajt dhe të tre bashkë, ja ngulin njëri- tjetrit. Nuk është puna se po ju mbaron morfina, se kanë 32 vite që grabisin këtë vend në mënyrë më makabre.

Çështja është se që të tre nuk ke ku ti shposh më!

38 Komente

  1. B
    Burg ,Sekuestrim Pasurise ,ne Litar ,Kerma

    Kerma serbe ne grop te Halese

    1. B
      Blendi

      Ku eshte katandisur basha qe e mbron pol pijaneci dhe ja boton ymer corapja!

      1. R
        Raimond vlonjati

        O Poli , o hajvane Berishen e mban elektorati demokrat te cilet jane me qindra mijera dhe jane te gjithe pro Berishes, se Berisha eshte i vetmi Autoritet Moral ne politiken Shqiptare, ku jane te gjithe hajdute si EDI RAMA Por truri jot i mbushur me mut , nuk i kupton dot keto gjera , o deficente

        1. F
          Fuati nga Skrapari

          Raimond Vlonjati, ti nuk e kupton se je i çmendur por, je tamam i çmendur. Më mirë shko tek psiqiatri se sa të bësh ndonjë gomarllëk më të madh. Ti dukesh nga fjalori që përdor, banal, vulgar, injorant.

          1. O
            Olti Hipopotam Curri

            Ka me hajvan dhe deficent dhe injorant se ty, kur thua ka autoritet moral NON GRATA plaku vicidolit.Dhe mos bej replik se ti shkerdheva robte .

          2. b
            ben.

            Keta te vules jane qesharake. Mendojne se ne shqiperi njerezia eshte e gjitha mbushur me delenxhinj. Nese seksilejd alibej dhe bardha, fitojne edhe gjyqin , pastaj fitojne edhe ne KAS e KQZ kjo tregon 2 gjera. 1. Shqiperia eshte 1 shtet funksional ku fiton e drejta dhe e verteta. Ne kete rast edhe pjesa e popullsise qe nuk eshte me ramen , fale ketyre 2 zhvillimeve pse duhet te votoje seksilejdin ,voton ate qe ka meriten per ndertimin e 1 shteti te drejte. 2. Shqiperia eshte 1 vend i mbaruar ku rama, kontrollon edhe pastruset e gjykatave e deri te Gonia ne amerike. Ne kete rast njerezia qe nuk eshte me ramen nuk mund dhe nuk voton keta qe jane zara te rames. Pra ngado qe ta rrotullosh ky seksilejdi dhe bardha nuk marin gje , marin carin. Bardha do jete i kenaqur ne kete rast, ndoshta edhe seksilejdi.

            1. A
              Andi

              Të lumet, një shkrim shum i vertet.... Edi Rama, Sali Berisha, dhe ilir Metaj, jane njësoj. Hajdut, islamike, dhe të lidhur me krimin dhe Korrupsjoni. Kët tre horra mbane, njëri tjetrin në këmb me sheringa.

            2. K
              Klevi jam kerrici i Faros

              Sa qenke lodhur me shiringat e bythes o koqe kandari.

              1. L
                Labi

                Është interesant se të ashtuquajturit analistë " të pavarur" përpiqen gjithmonë t'a trajtojnë gjithë politikën në të njejtin kazan mediatik, thjesht për të mos u quajtur i Saliut, apo i Ramës . Ky shkrim niset me Berishën dhe përfundon me Ramën ..

                1. D
                  Drejtesia

                  Gjithe ai shkrim per dy kerrmat e politikes vetrrezohet kur i barazon te tre.

                  1. N
                    Nard Ndoka

                    Ju Hoxhet pak ndryshini nga njeri tjetru, dini te llafosni e te llafosni pa ndonje te re. Pra zoti Hoxha sipas teje vetem Lulyshi eshte pesuesi nga tredhja e trekendeshit te bermudes pra fatkeqi Lule qeka i demtuari, ai qe as aritmatiken nuk e di si qe ka fituar cdo betej duke filluar me ate kunder OLLDASHIT, te cilen ja dhuroi Berisha pasi e eleminoj. Po pse edhe ti torrollak je mor djale qe bene politiken e nje idioti si lulyshi qe vegjeton si i gjalle.

                    1. S
                      Shaqo

                      Poli,meqe je i pashpuar, a ia fillojme me ty njehere? Beje nje prove, se mbase te del djale.

                      1. B
                        Burbur

                        Aman ore me atë Enton Abilekaj,një kapterr që i duket vetja analist.Një lab i trashë që vdes për Demokracinë dhe Opozitën...

                        1. p
                          petrit.pali

                          Bravo Analize e shkelqyer rreale,konkrete,e besushme,shkoqur,shqip ,vetem budallaj,nuk e kupton qe kete qe shkruan ky analist,gazetar nuk e di cfar eshte,po di te them qe ky thote nje te vertete te madhe,

                          1. j
                            janko

                            Ku pyesin shpellaret nga shiringat..

                            1. T
                              Totila

                              Po ti ky hy si analist ,majtas ,djathtas,apo qender ,per tu dukur sikur je asnjeanes ,duke ditur qe Berisha eshte vrases e Ilir Meta hajdut ,fut dhe Ramen ,si mund te bashkosh Ramen me jeta dy funderina ,cdo qeverisje ne bote ka edhe korupsion ,por dallimi me keta te dy eshte si nata me diten ,Rama asnje nuk ka mbrojtur ,por kundrasi i denon me teper,kazaniste ku hyn dhe ti Poli shkruani e hani m…sa te doni kundra Rames ,atij me teper i shtohen votat ,per punet qe ka bere e po bene per Shqiperine ,si dhe urejtja qe ka populli me ( Kazanistë )

                              1. H
                                Hajdarovski

                                Trekendeshi Rama Berisha Meta jane dhe kane qene bashke. O bien te tre o asnjeri.

                                1. k
                                  k

                                  Shiringa e non gratas është shqipëria si vend i korruptuar,degjeneruar,drogaxhi,pamoral,servil ndaj të fortit,xhahil arrogant ndaj të dobëtit,antiligjor,antietik,injorant,mendjemadh,tyryfyl,vetëmashtrues,gënjeshtar,armik i të vërtetës,antiatdhetar,antinjerëzor,anti iluminist,shpërfillës ndaj kulturës,admirues i antikulturës,dembel,kultivues i kotësisë,përulës ndaj kriminelit të pasur,urryes i virtytit ,inatçi deri në vdekje,i komplesuar emocionalisht,i shtypur në sensibilitet,përgjerues ndaj të keqes që sjell aparencë të rremë,vetëvrojtues në pasqyra të rreme,me iluzionet e themeluesit të civilitetit dhe gjithësisë etj,etj.

                                  1. s
                                    sali

                                    Teorija Berishiste. . eshte ngulitur ne mendjen e te gjithe palo gazetareve.Keshtu qe mos kushedi i mbetet hatri Saliut apo Ilirit i futin e nje barazim me Ramen,Gazetare frikacake e pa shtylle kurizore

                                    1. T
                                      Tepelena

                                      Hera e pare qe jam ne nje mendje me "Saliun"... gazetare - fluger...

                                    2. Q
                                      Qemal Kasaj

                                      Te lumte dora Poli Hoxha .E ke goditur

                                      1. D
                                        Dajti

                                        Jam pjeserisht dakort me artikullin, por eshte nje padrejtesi SHUME e madhe qe te barazosh S.Berishen dhe I .M. me Edi Ramen.Kjo eshte per mendimin tim nje teknike e gazetareve qe te hedhin balte te pa merituar edhe mbi E. Ramen duke u hequr si te drejte ose te themi parimor.U shkateruan mbi 5000 fabrika ,uzina, kombinate,ushtria ,shendetsia,arsimi kultura, njeriu u be si ujk duke vrare njeri tjetrin per nje gardh(toke e xanun ) etj.... Mund te me thuash i nderuar artikull shtrues cilin nga keto ka shkateruar Edi Rama ???. Nuk mund te vihet shenje barazimi. Nuk ndihmoni Shqiperine me oportunitet.

                                        1. B
                                          Bap-007-ta

                                          Ja ke fut pordhes kot o karzetaro.Sali Berisha u perjashtua nga PD-ja prej Bashes me urdher te vete Sales qe i kishte bere llogarite gabim.Ata jane nje qe te dy.Ishte dhe vazhdon te jete thjeshte loje e agjenturave Serbo-Ruse te ciles i perkasin qe te dy keta bythshkerdhyer

                                          1. P
                                            Plaku

                                            Nuk kisha lexuar as degjuar kurre per kte personin qe ka shkruajtur kte artikull , por pasi i hodha nje sy me duhet te them se uroj te mos jete i ri se gjynaf . Paska probleme me perceptimin e realitetit, dhe jo vetem kaq por edhe luhatje mendore te rende . Nuk organizon dot as mendimet e mjera te tij, i paska bere bashke lesh e li i shkreti!

                                            1. q
                                              qin

                                              I nderur zotri .Neqoftese luli,alibea,gazi edhe krejt demokratet qe jane me vulen duan te fitojne pak besim tek zgjedhesit jashte shqupit,atehere duhet qe te denoncojne krejt vjedhjet ,krimet,korrupsionin,financier ruse qe ka ndodhur kur keta dhe saliu qeverisnin bashke qe nga 2005-2013.

                                              1. E
                                                Emigranti

                                                Poli,nuk ke pse perfshine Ramen me Salihin e Metajn. Ti ngateron kekun me byrekun. Rama eshte bere K/Minister ne 2013 dhe vazhdon të fitoje,ndersa Salihi me Metajn kane humbur gjithmone dhe vazhdojne te qendrojne ne politike per te ruajtur gjene e vjedhur. Kane bere dhe krime. Rama ka gjithe të drejten e Zotit të qendroje deri sa populli të mos e votoje,kjo eshte Demokracia dhe sa per te korruptuarit qe hetohen dhe denohen eshte shembulli me pozitive qe jep Rama. Kur Rama të humbe zgjedhjet dhe te kerkoje te qendroi ne politike,atehere ke te drejte te shkruash,por me fakte. Jeni mbushur nje pjese e mire e gazetareve me genjeshtrat dhe mashtrimet e Salihit dhe Metajt duke i paraqitur si të verteta,kjo nuk eshte gazetari,por sharlatanizem.

                                                1. D
                                                  Dudushi

                                                  Kam nje keshille per ty Poli Hoxha ben mire te vesh ne pune mendjen dhe jo bythen se nuk je ne kopshtin e lali plehut qe kurdiset si ti thote KM?! Gazetar idiot!

                                                  1. G
                                                    Gerdeci

                                                    Me ngadale, me ngadale ti P. Hoxha me ato krahasimet qe ben per Ramen, duke e bere bashke me kermat shkaterruese te ketij vendi. Rama po ia ngre me ne fund koken Shqiperise...kurse kermat e hodhen ne ere me gjithçka.

                                                    1. D
                                                      Dakord

                                                      Zoti autor ti bën një gabim të rëndë dhe nuk e di nëse e bën pa dashje duke futur në një kategori Alibeajn dhe Bashën. Nuk janë nga i njëjti brumë. Basha e meriton të gjithë baltën që i kanë hedhur. Ai njeri nuk e ka vatrën e trurit ku janë ndjenjat dhe emocionet. Demokratët do pendohen shumē shpejt që nuk e shohin Alibeajn si të ardhmen e tyre. Shpresoj qe 14 maji të jetë fundi i kriminelit sali-metaj.

                                                      1. M
                                                        Malo

                                                        Me varje berishen...ti dale shpirti me zor per fatkeqesine e kombit...

                                                        1. o
                                                          opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

                                                          Politikanin ne politike e mbajne pasuesit. Dhe Sali Berisha ka pasues e kete e verteton perdite kudo ku shkon. Eshte i vetmi opozitar me pasues pas. Sa per Shiringa, ato po i behen ne bythe prej me shume se 1 viti atij Alibeajt sa nga Ambasada e Yuri Kim, sa nga qeveria e Rames nepermjet varjes ne qafe te Vules se PD, POR asnje efekt nuk ka - Opozitaret me kete Pushtet Rama nuk mund ti shkojne pas nje Kukulle te Shiringosur nga Regjimi.

                                                          1. L
                                                            Loni ish dashnori i Grides!

                                                            Gazetare leshi nuk rshte mire te fusesh Ramen ne nje thes me kriminelet e spiunet e ish Sigurimit Sali Berisha e Ilir Metaj... Flet per skandale te Ramrs por nuk jep asnje fakt e asnje detaj...nese minidtra e te tjere ne qeveri vjedhin...Rama nuk e pengon drejtesine te bej punen e vet...moj gazetare leshi.

                                                            1. k
                                                              komentues falas

                                                              Une kam nje probleme te madh: si do beje kjo pd-ja kur te vdese Sali Sheqere Berisha se ajo forcen e ka vetem tek kjo krijese karaxhiçjane?! Bashke me vdekjen e Saliut duhet te vdesin edhe keta qe i thurin lavde ashtu si pas vdekjes se Enver Hoxhes, vdiq dhe partia e punes dhe ish-it filluan e beheshin demokrate deri tek kryehetuesi kriminal qemal lame. I mbani mend apo i harruat? Ata qe nuk kishin lere atehere dhe i bashkohen verberisht kesaj krijese kriminale-hajdute, tani jane vetem bijte e niperit e Sheqere kurves ose malok te pandreqshem.

                                                              1. F
                                                                Franz Kafka

                                                                Kjo teza e Bashes per trekendeshin te bermudes, ka nje problem: Basha ka qene pjella me e dashur e njerit prej kendeve, Berishes, prandaj ngjan teze fallco dhe tipike alla Basha, dmth teze pa kuptim

                                                                1. D
                                                                  Dardani i Ri

                                                                  Kryekrimineli i kombnit tonë, Sali Shpellar Berisha, është një zhele shpellash, nga ato të Mesjetës. Asgjë më shumë. Kjo zhele duhet hedhur në koshin e plehrave.

                                                                  1. S
                                                                    Sula

                                                                    Berisha nuk duhet denuar me burg pasi kjo gje i ka mbetur per tu faktorizuar. Ai duhet mbajtur "pending": gjithmone i hetuar: gjithmone gati i thirrur nga spak, gjithmone i pa regjistruar ne gjykate, gjithmone i pa ftuar, gjithmone i pa degjuar; gjithmone i pa konsideruar nga trupi dipllomatik, etj, etj. Ky eshte denimi dhe tortura me e madhe per të: te rrije vetem me Flamurin, Tritanin, Paloken, Spahon, Vokshin,Baçin, Nard Ndoken, Ilir Meten. Boçin, etj.

                                                                    1. B
                                                                      Besi

                                                                      HA HAAAAAA super....Nuk ke ku i shpon me....!

                                                                      1. B
                                                                        Bardha

                                                                        Pordhi polli

                                                                        Lini një Përgjigje