Tre njerëz në garë pa llogaritur Lulin

18 Mars 2023, 17:56Blog Nga Lorenc Vangjeli

Tre njerëz në garë pa llogaritur Lulin

Ka ditë të tëra që pika e ujit ku zakonisht mbytet politika shqiptare po trajtohet më i thellë se oqeani Paqësor dhe nuk gjen paqe. Për gjithkënd, është akt epik ky lloj shndërrimi, pa të cilin, i gjithë debati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e majit, do të dukej siç është: një akt formal dhe rutinor që e ndërlikon vetëm paaftësia lebetitëse për të gjykuar drejt mbi të vërteta alternative, që edhe kur duket se janë kundërthënëse, në thelb bashkëjetojnë normalisht.

Hunjtë me të cilët janë armatosur të gjithë kritikët e Komisionerit Celibashi, nuk e kanë vendin në shpinën e tij, por gjetkë, në fundshpina të tjera. Vendimi i tij i parë për mosregjistrimin e dy PD-ve është fatalisht normal. Po të kishte ndodhur ndryshe, Komisioneri do të ishte në faull. Ligësia për të kërkuar zgjidhje të lëmshit aty ku kishin dështuar më parë të gjithë instrumentet politikë e juridikë për të ndarë bastin e përfaqësimit legal të kësaj partie, është vetëm shfaqje e mllefit se pse nuk gjendet vajguri në dyqanin e bulmetit.

Për më shumë se një vit e gjysmë, vetë demokratët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët politikisht. Po për kaq kohë, drejtësia e vonuar dhe e munguar shqiptare, nuk mundi të gjejë se në cilin xhep do të duhej të qëndronte vula. Me këtë lëmsh në duar, palët u paraqitën në derën e Celibashit duke kërkuar zgjidhje. I ndodhur në pozitën e asaj lojës së dikurshme, kushëriri i varfër i shahut, që quhej Damë, Celibashi nuk mund të bënte gjë tjetër veçse lëvizje me detyrim dhe përcaktim.

Do t’i duhej t’i drejtohej zyrës së regjistrit të partive politike në gjykatën e Tiranës, aty ku përfaqësues ligjor i PD-së vazhdonte të ishte Lulzim Basha. Dhe më pas, po me lëvizje të detyruara dhe të përcaktuara, Komisioneri do të kërkonte dokumentacionin shoqërues të firmosur po nga Basha. Në mungesë të tij, pasardhësit e Bashës, do të merrnin po atë përgjigje që morën dhe udhembarën për në KAS.

Duket se ka diferencë mes qëndrimi të Komisionerit dhe KAS-it. Dhe në thelb është kështu sepse regjistrimi u krye. Në fakt, sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë. Ky organizëm politik shkoi tek një e vërtetë tjetër alternative, sepse mjetet e saj për të mbërritur aty, ishin të tjera, ishin politike. Alibeajt ju njoh e drejta të plotësojë dokumentacionit duke nënshkruar si kryetar i komanduar i partisë dhe duke i hapur rrugë regjistrimit të kësaj pjese të PD-së në zgjedhje.


Ka një të detaj tjetër që quhet e vërtetë e njohur botërisht dhe publikisht. Prej muajsh, vetë demokratët, shumica e tyre e perceptuar si e tillë, njohin për kryetar të ri të PD-së, ish-kryetarin e vjetër të saj, Sali Berishën. Eshtë verifikuar dhe vërtetuar kjo e vërtetë me mënyra të ndryshme, por perceptimi, sado që është tërësisht i saktë në një rast të tillë, nuk është noterizuar ende ligjërisht. Truku për zgjidhjen e ndërmjetme deri në zgjedhje, është i thjeshtë: Njerëzit e Sali Berishës do të konkurrojnë në zgjedhje nën sqetullën e Partisë së Lirisë, ashtu siç e dinin se do të ndodhte që në krye të herës dy nga njerëzit më politikë në vend, Berisha dhe Meta.

E parë në mënyrë kaq të thjeshtuar, i gjithë ky turavrap qesharak që po zgjat prej ditësh në Tiranë, dha atë rezultat që pritej, por duke i dhënë publikut një sasi tjetër dhe gjithaq të pamerituar helmi parazgjedhor. Të trija këto akte, pavarësisht se ngjajnë kundërthënëse bashkëjetojnë si të vërteta alternative që qëndrojnë në këmbë për të përmbushur aktin më formal të prologut të zgjedhjeve, regjistrimin në garë.

Ato pasqyrojnë besnikërisht skenën dhe skemën politike në vend dhe ju heqin aktorëve të drejtën për të vendosur dhe e transferojnë atë tek rreth tre milion e gjysmë shqiptarë që do të jenë gjykatës në 14 maj. Tre vjet më parë, opinioni i Komisionit të Venecias për zgjedhjet e bojkotuara lokale të 2019-ës, e konsideronte periodicitetin e zgjedhjeve, si parim thelbësor të demokracisë. Dhe pikërisht ky parim, prevalon mbi gjithçka tjetër.

Çfarë mbetet pas nuk është vetëm retorikë, por është politikë. Në të gdhirë të 15 majit, do të shihet sesi socialistët e Ramës do të jenë konfirmuar në drejtimin e shumicës dërmuese të bashkive, përfshi Tiranën, ndërsa vota popullore do të ndahet gati gjysmë për gjysmë në rozë e blu. Të gjitha palët do të brohorasin për fitoren, ndërkohë që fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve do të jetë realisht ai që riskon më pak në garë, Ilir Meta.

Me të gjitha gjasat logjike – përjashto ndonjë aksident gjatë rrugës – Meta do të jetë kandidati zyrtar i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e 2025-ës, kurse përballë tij, me Sali Berishën që është siguracioni i tij “Full Casco”, do të presë Edi Rama, me kusht që “kompania” e tij e sigurimit të mos falimentojë deri më atëherë.

Tre të vërteta të tjera këto, që tregojnë se pavarësisht bujës e plojës, formës dhe shfaqjes, tragjikes dhe komikes, politika shqiptare është ende duke notuar në një pikë të vetme uji, që gabimisht, marrëzia, padija dhe naiviteti, e trajton si oqeanin Paqësor që nuk gjen paqe. Aty ku lundrojnë prej tre dekadash në të njëjtën barkë tre njerëzit në garë, Rama, Berisha e Meta, por pa llogaritur Lulin.

16 Komente

  1. T
    Tony

    Po' a nuk eshte spiun I M dhe smund te kandidoje? Te pakten ta dime. Ishte spiun apo shpifje I Meta(j) ?

    1. L
      L.Xh

      Zoti Vangjeli, ju lexova, duke ju dhënë të drejtë në shumë çështje. Por, kam edhe këto mendime: Pikë së pari, në lidhje me Celibashin, mendoj se duhet shtuar edhe DETYRIMI i tijë, ndaj Sali Berishes – për të mbajtur atë qendrim që mbajti- mbasi është (Celibashi d.v.) burri i motrës (kunati -në shqip), i Fatmir Mediut – ish minister Mbrojtie në kohë të Gërdec SHPËRTHIMIT me 27 të vdekur, i cili, sot është i paditur në SPAK. Pra një “nder” një “larje borxhi” për mbrojtien që Sali Berisha, i bëri Fatmir Mediut për ta shpëtuar nga burgu me qellim që ky, mos të hapte gojën sepse implikohej djalit i tijë (Shkelzeni). Së dyti, vërtet primaristat e Sali Berishes do të hyjnë në zgjedhje “nën sqetullën e Ilir Metajt”, por theksoj, se kjo sqetull e këtijë të fundit, është e pa rrojtur, është me lesh, me “pak parfum” ngjalash të komshillëkut të Lalzit, duke u përzier aroma e djersës me erën e ngjalave, dhe fundi i kësajë përzierjeje dihet. Tashti deri ku shkon kjo punë, nuk ka garanci, mbasi Ilir Metaj, ja ka marrë dorën “me dridhe Like”, (sepse ka edhe eksperiencën, qysh në kohën e spiunit I.M, që ta fut në bythë), edhe nja dy herë në marredhenie me Sali Berishen, gjë që ky i fundit e di shumë mirë, por nuk ka rrugë tjetër, veç “shkërdhatë mikut” të vjetër. Së treti, vërtet i barazove në fund, treshen Sali Berishë, Ilir Metaj dhe Edi Rama, por nuk jam në një mëndje me ju, për NJË dallim, (jo pak të vogël), mbasi ky i fundit, (sikur të qendrojnë aludimet e tjera që thoni Ju), të paktën, nuk është i përfolur si vrasës, apo që ka zhdukur njerëz, sikunder përflitet nga i pagabueshmi populli shqiptar. Sa për Lulushkurin e Saliut, nuk ja vlen, sepse për gjithëçka mund të flitet për këtë skuth politik, por jo për,politikan. Besoj se edhe ju vetë, ndani me mua këtë mendim, Së katerti, për largimin në emigracion të rinisë shqiptare, përveç politikaneve duke filluar sefte nga Sali Berosha, Ilir Metaj dhe i fundit Edi Rama, një përgjegjësi kryesore, bile do të theksoja, ka edhe media, e shkruajtur apo televizive, ku edhe ju personalisjt, jeni pjesë e pa ndarë, për nxirjen e realitet tonë, dhe indicien për këtë emigracion masiv. Kaq. Me konsiderate.

    2. k
      k

      Titulli kopjon atë të librit të famshëm të Zheromit "3 vetë në një barkë (pa llogaritur qenin)". Nuk pashë asnjë referim ndaj autorit.Apo shqiptarë hesapi,vjedhin dhe zaptojnë gjithshka ekziston dhe e shesin si të vetën ?

      1. 6
        60 vjec

        nder librat me te shitur

        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

          I nderuar "k", Respekte. Shyqyr qe ka akoma njerez qe lexojne, sepse 95% e debilave qe pine kafen tek Blloku, po t'i pyesesh se kush është Zherom Zherom, do të thote qe është variant domatesh. Prandaj edhe autori i shkrimit kerkon të duket i zgjuar mes budallenjve qe shkojne mbrapa kryetarëve të partive. Sepse elektorati gri vetem rri dhe shikon.

        2. 6
          60 vjec

          Three Men in a Boat (To Say Nothing of the Dog),

          1. F
            Fuad Cela Verzheshtes

            Lorenci jevgjiti kaurr i Korces ,shume kohe i edhte lepire ne menyren me te peshtire Like Floririt dhe Baxhelles Monike. Ky vetem gojore di te beje sa tek njeri tek tjetri. Rrace servili, fytyre frikacaku si gjithe Jevgjitet

            1. G
              Gota

              Hahahaha.. Lorenc je fantastic kur shkruan, alegorik si gjithmone, me kujtove Xherom Xheromin : Tre vete ne nje barke ( pa llogaritur qenin!) Fix, Luli = Monmoransi!

              1. D
                Dudushi

                Lorenc Vangjeli eshte nje idiot qe i duket vetja per analist vetem sa te kape ndonje dashnore por me mendjen e Lencit nuk shkohet as ne halle.

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Suksesi i drejtësisë, që frenoi Berishën, ku me forma antiligjore, kërkoi të jetë qëndra e Botës. Zgjedhja e tij si kryetar Nr1 në PD, duke manipuluar statusin,përfunduan pa sukses. Aleati i tij i korruptuar i hodhi komerdaren e shpuar, për t'a shpëtuar. Duhet të përgëzuar të gjithë demokratët që luftuan për largimin e tij nga PD

                  1. L
                    L.Xh

                    Eh mo KËNDVËSHTRIM……eh, na mbytën budallenjtë, dhe një pyetje pa adresë, në se do të vazhdojnë të marrët të drejtojnë njerëz, dhe të veprojnë si ferrota freni ndaj të mënçmëve, pa përmendur këtu, vrasësit, hajdutët thellësisht të korruptuar dhe antiatdhetarët….të cilët për fat të keq, nuk i kanë munguar këtijë vëndi e kësajë toke …?

                  2. m
                    mona

                    Lorenc. Sipas analizës tënde Meta deri në 2025 nuk do jetë spiun i çertifikuar dhe nuk do të shkojë në Reç për bëmat e tij?

                    1. l
                      luzim basha do beje kolacjoni 175 parti dhe grupe

                      g99 do krijo poli e majte 106 parti bashke instuti demokraty kurse lulbashe do jete kolacjon 178 partite djalla dhe grupe parlametare ne qoftese mbehet per nje viti sipas sontazhe e para partia socialiste 2 lega zogu treta g99 katra alfred moisiu 5 partia komite 6 dom doshi 7 shoqata qemal stafa 8 mark froku 9taulante muka ose taulante deda 10 DONALD VESHAJ 11niko lesi 12 SHKELQIM CANI 13 DJALI RAMIZ ALISE 14 DJALI VITO KAPOS VELLAI MUSTAFA KRUJA OSE NIPI 16 17 ZEF BUSHATI

                      1. J
                        Jorgji Bandilli

                        ..me kusht qe "kompania" e tij e sigurimit mos falimentoje der ahere...thote Vangjellatusi per Ramen. Dhe e thote dikush qe Rama e ka ne borderote e tij, pra kuptohet se Loro po e ndjen eren e Bajgave qe tani.

                        1. K
                          Komunist me Rolex

                          Po me 2 ministra ne burg disa kryetare bashkie të arrestuar disa ministra të akuzuar per korrupsion vështirë ta mbaje deri ne 2025

                        2. G
                          Gota

                          Kujt i dogji komenti im qe nuk e botuat ?

                          Lini një Përgjigje