Marrëveshja pa “firma” e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë!

19 Mars 2023, 13:49Blog Nga Kreshnik Spahiu

Marrëveshja pa “firma” e Albinit për Vetëvendosjen

Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:

- Edhe po firmosi  marrëveshjen me Vuçiç

- Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç

-Edhe po e shtyu disa muaj dialogun

-Edhe po bëri marrëveshja pa firma

Fatkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”.

Ne besojë më shumë tek individi se sa tek kauza.

Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë.

Nga 4 alternativat e sipër shënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit.

Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin serb në Kosovë, por kanë rënë dakord që popujve të tyre t’u thonë: “Nuk kemi firmosur”

Ky pazar diplomatik ishte karamelja që Albini të pranonte braktisjen e kauzës 10 vjeçare kundër Asossacionit, por që mos humbte elektoratin në Kosovë.

Tjetër gjë thotë në tavolinë me amerikanët dhe europianët, por tjetër gjë thotë në media për popullin e Kosovës.

Që Albini ka bërë “marrëveshje pa firmë” sot e konfirmuan gjithë zyrtarët amerikanë.

1-Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

2-Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një postim në profilin e tij në Twitter, e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA-të ofrojnë mbështetje të plotë për implementimin e saj.

Albini i harroi krimet e luftës dhe nuk i bëri pjesë të marrëveshjes

Albini harroi mijëra të zhdukur dhe i harroi varret e tyre

Albini e harroi reciprocitetin dhe justifikohet gjoja me njohjeje de fakto, por që de Jure, as Serbia dhe as OKB nuk e njohin.

Albini e harroi 10 vite premtim kundër Asosacionit dhe po garanton implementimin.

Deri këtu ende nuk ka asgjë anormale sepse ky ishte një projekt franko-gjerman dhe jo një projekt rus, por problemi kryesor është dyfytyrësia politike: Ndryshe flet me ndërkombëtarët dhe ndryshe me popullin.

Në fakt nuk ka faj Albini, por ata që e votojnë, sepse janë të gatshëm të hanë “sapunin për djathë”. Ata e quajnë Albin hero në të gjitha rastet: po firmosi apo po s’firmosi.

Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ai do vazhdoj ti thotë: “PO amerikanëve, JO Kosovës”

E para: Çfarë do bëjë Albin Kurti pas një muaji kur të shpallet Asosacioni serb në Kosovë?

- Po i lejoi të organizohen do dalë lakuriq në sytë e popullit.

- Po i refuzoi të Vetëvendosin do dalë lakuriq tek ndërkombëtarët.

Nëse Albini do e pengoi, atëherë ndërkombëtarët do kalojnë në Planin B: Autonomi për serbet ne Kosovë dhe njohje ndërkombëtare e njëanshme duke izoluar Albin dhe Kosovën.

E dyta: Ngelet për tu parë si do reagojnë militantët dhe votuesit e Vetëvendosjes:

- do marrin pushkët me mbrojt fytyrën gënjeshtare të Albinit?

- apo do marrin pushkët të mbrojnë tokat dhe kufijtë e Kosovës?

Ata pështynë qeverinë e Kosovës 15 vjet, por tani pështymat po u bien në fytyrat e tyre.

Në fakt i “mirëkuptoj” aktivistët e Vetëvendosjes që janë në hall të madh, sepse ju duhet ndërrojnë emrin e partisë VV, pasi marrëveshja për Asosacionin e 10 komunave serbe përkthehet juridikisht:

“Vetëvendosje e serbëve brenda në Kosovë”!

23 Komente

  1. V
    Vetefundosje organizate terroriste

    Ne europe eshte nje caractéristique sa me ne veri te europes te jesh ap me i kulturuar je . Psh nje suédois eshte me i kultivuar se nje francais ne français me i kultivuar se nje espagnol ne espagnol me i kultivuar se nje marocain dhe nje marocain me i kultivuar se nje malien. Edhe ne itali veriu me i zhvilluar se jugu ne Shqiperi e kunderta nese je nga veriu je kokrra e budallait nese je nga jugu je intelegjent nuk e di si eshte ne vendet lindore

    1. L
      Love Kosova

      Szke c"bene! Duhesh zgjuresia e z. KURTIT plus guximin deserves te H. THACIT. Dukesh si nje Rabuje 2.

      1. D
        Dardan

        E vetmja zgjidhje qe i interesonte bashkimit te shqipatreve ishte korigjimi i kufijve Kosove-Serbi. Tradhtari i kombit Albin Kurti e kundershtoi me parrullen gjoja te Vetevendosjes se shqiptareve, por kaloi ne "Vetevendosje" te serbeve ne Kosove.

        1. S
          Semi

          Po cte beje o Niku mekaniku qe eshte strehuar ne Gjermani? Na thuaj? Se nuk jep zgjidhje...trap...ha leket bashke ne Bamken

          1. a
            adi

            Lexo komentet ne blic beogradit O Kreshnik ata e pranojn se Kosova heci e sebet jo autonomi por Kurti arriti ta shkeput kete qeshtje nga kthetrat e Serbis dhe Vucicit ku e kishte fut „IsMuti“dhe Hashim Thaqi dhe e dorzoj ne duart Kosov-BE dhe jo Asociacion as Zejednic as vetqeverise as autonomi por VETËMENAXHIM kaq thjesht ne perputhje me kushtetuten e Kosoves mbrenda Republikes se Kosoves Kreshnik ne kemi vujt gjeth se njez sikur ju rrafni gjoks se jeni „jurista“

            1. N
              Nick Rossonero

              Kreshnua ish-Kuq e Zi i flakte dikur po plas te bjere ne sy te Rames, ashtu i llangosur krejt Mavi. Per ate qellim ka lene dhe mjekerr , ndonese kur flet blegerin si Kec.

              1. F
                Flamur Struga

                Eshte per te vajtuar kete kreshnik spahiun ,sepse as e ka perdorur dhe as e perdore busullen si te orientohet per ti shkuar keti problemi nga rrenjet ,zanafillen e te cilit problem as analisti kreshnik nuk ja sheh hyrjen ,daljen keti labirinthi,Kreshniku,mos u trego egoist mos u trego dijetar ,filozof se filozofia jote duket se fillon nga batuta qesharake.Se sa e veshtire eshte situata per tu perballur me rusoserbet,me europen e vjeter plote dinakeri,fatkeqesisht kreshniket por edhe shume shqipfoles nuk e kuptojne ,Kryeminstri shkelqeu perballe nje grup hienave i vetmuar por me zemer luani ,u perballoj ashtu sic e kishte mundesine ,aftesine.Shum here gjate historise te vet,kombi shqiptar eshte ballafaquar me nje armik me ndermjetesues qe e kane demtuar kombin tone ne te gjitha sferat (aneksime,djegie,uzurpime largime cfarosje nga trojet e veta)dhe sipas kesaj edhe per keto tragjedia,shqipfolesit e akuzojne Albin Kurti.Edhe per vitin e kobshem 2013,2015,kreshniku thote se eshte Kryeministri.edhe per krijimin e gjykates speciale,per 2500 hektare qe i uzurpoi maqedonia si dhurate nga serbia,edhe 8200 hektare ku iku Cakorri,per karagjozet eshte fajtor Albin Kurti.Turp per intelegjencen shqiptare turp per ksenofobistet qe nuk e kuptojne realitetin se cfare dhune presion i behet Qeverise te R te Kosoves.Ndergjegjesohuni se edhe gazrat e borellit lajcakut vuciqit ,jane helmuese per delegacionin shqiptar.Si jurist qe je Kreshnik,ti e kupton qe Republika e Kosoves egziston edhe sot e kesaj dite si krahine serbe ruse,se RK eshte nen protektoratin e Nato,duhet te shporret rezoluta 1244 kreshnik per te folur si pale e barabarte.Kancerin duhet ta sheroj shteti ame te cilit ja mundeson kushtetuta e Atdheut per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen ne trojet e tyre autoktone,gjithadhtu barre e barabarte duhet te bie edhe mbi Qeverin e R te Kosoves!ndihmo kreshnik dhe deshperohu kur vellai yt Albini nuk eshte triumfues ashtu sic e deshiron kombi yne....

                1. a
                  aktashi

                  Pordhe, pordhe se lirohesh o injorant i lindur. Qendrimi i kurtit , sjellja para gaztetareve para kamerave ishte provincialiste ,fliste edhe serbisht.Idhulli jote o psiko qe hidhte gaze e gure ne kuvend kundra deputeteve te zgjedhur te populli ,tash vetre sharron shume ,shume me keqe se qeverit tjera.

                  1. T
                    Tetovari

                    Po i nderuari Strugan ësht shumë e vërtet, Kreshnik l... po leh si ata qent kur mlaken rrin shtrim e lehin se jan gjal, ky hamaku ne çdo tv ja shofish soratin se skan qyshe me mbush programin ditor, tfl mir mbeç.

                  2. J
                    Jorgo Vangjeli

                    *Grekun* që e luftoje në Shqipëri, të akomodoi në Amerikë, kurse tanj bëhesh patriot dhe "më katolik se papa", duke qortuar të madhin Albin Kurti, të cilit populli ia besoi mbi 50% të votave. Të të vie turp që po lehë si qenë në mediat e non gratave, të cilët e dogjën shqipërinë disa herë, e plaçkitën buxhetin shtetëror dhe bëjnë luftë bravash. Aq poshtë ke rënë saqë bënë bariun e fshatarit.

                    1. T
                      Tetovari

                      Bravo Jorgo ke te drejt, tfl mir mbeç.

                    2. D
                      Drini

                      Analize bindese. Falemnderit Kreshnik Spahiu

                      1. B
                        Billi

                        Analiz prej nje rrugaqi, prandaj si Primitiv qe je te pelqen ((nje Njeri me 4 vjete shkolle nuk bene nje analize te Kafeterive.Turp....

                        1. T
                          Tetovari

                          Shum analiz leshi kreshnik hamaku.

                        2. D
                          Dardani i Ri

                          Teoria e "Vetëvendosjes" së Albinit, që në fillim, ishte e dështuar. Tani, edhe brënda Kosovës, vetëvndosin serbët. Lamtumirë pavarsisë së Kosovës! Ky është Albin Kurti, katundari nga Montenegro.

                          1. f
                            fredi

                            E nxoret kete punetoin me meditje te mediave? Te djelave shkojne ne pushim moderatoret dhe meditesi del ne gazete.

                            1. T
                              Taulant

                              Ik ha sushi Berlinit me leket qe ju vidhje Shqiptareve . Nuk merr vesh nga diplomacia.

                              1. H
                                Hysa

                                Ky Albinaja vetem zgerdhiheshte nr Oher se si i dukeshte vehtja.Nuk ndaloi se theni une jame kryeministri i Kosoves.....me nje fjale nga deklaratat dhe qendrimi , nje katundor i rond me nji gjuhe te ronde....

                                1. S
                                  Shqip

                                  Firma = Kompani = Sipërmarrje. Marrëveshje pa firmë apo marrëveshje pa kompani? Pse nuk thoni shqip: nënshkrim. Marrëveshje pa nënshkrim.

                                  1. P
                                    Phoenix

                                    E po kur flet dhe ky byth...qiri Spahiu, mos ngelte me shkerdhate ne kete Planet, pa komentuar per teatrin Vucic-Kurti-Rama.

                                    1. M
                                      Mondi

                                      Kreshnik Koqja, karlepirësi i Edvin shkinës dhe i përdhunuari i çadres së Lylit, edhe në këtë pamflet manipulon, mashtron dhe gënjen opinionin publik këtej dhe andej kufirit, ashtu siç e ka zakon. Ai nuk shpjegon psh fare se çdo të ngjasë (për Kosovën) nëse Prishtina dhe Beogradi, e firmosin që të dyja marrëveshjen ?! Kush i tha Kreshos apo ku është shkruar se: « Kosova bën një hap thelbësor drejt njohjes si shtet nga Serbia dhe heqjes së pengesave ndërkombëtare për njohje të mëtejshme. Ajo fiton njohjen nga pesë shtetet evropiane që ende hezitojnë dhe vendin e saj në OKB - në rast se nënshkruan marrëveshjen ?! Kush e tha dhe ku gjendet e shkruar kjo thagmë ?! Apo spekullime dhe mashtrime siç e ka zakon Kreshoja?! Po ashtu për Kreshon asosacioni qënka një mekanizëm garancie për serbët e Kosovës brenda shtetit të Kosovës. Vërtet ?! Pse kushtetuta e Ahtisarit nuk mjaftonte për të garantuar serbët, apo u dashka edhe një autonomi speciale për ta, që ia kalon në shumë drejtime edhe republikës serbe të Bosnjës ! Kreshmuti i « kujton » Kurtit se ai nuk është thirrur në skenë për t’i shërbyer Serbisë !Sa për të qeshur. Ai nuk është thirrur në skenë nga askush. Pêrkundrazi. Ai është vendosur në skenë kundër dëshirave të Kershos, Ramës e kompani nga më shumë se gjysma e bashkëkombasve që i kanë dhënë atij më shumë vota sesa të gjitha partive të tjera kosovare të mbledhura bashkë. Sa për t’i shërbyer Serbisë, Kresho le ta gjejë te miku i tij dhe i Vuçiçit. Albin Kurti e ka nisur luftën kundër Serbisë që kur ka qënë student i Universitetit të Prishtinës. Çudi bën fakti se Kreshoja mbron pa rreshtur kolaboracionistin me damkë Rama dhe e sulmon nacionalistin Kurti ! Shqiptarët shumë herë gjatë historisë kanë shërbyer si mall këmbimi në pazarllëqet që Perëndimi ka kryer me fqinjët në kurriz të trojeve tona. Duke përjashtuar këtu vetëm vitin 1999. Sot duket se duan të marrin përsëri me të mirë Serbinë që ajo të largohet nga Moska. I gënjen mendja. Prandaj nuk duhen marrë kurrsesi seriozisht bythëlëpirjet e neveritshme të Kresho legenit.

                                      1. D
                                        Drini i bardhe

                                        Hajde çetnike Serb e Vuqiça.Kurtit ia hengshit ato qe nuk haben...

                                        1. E
                                          Eni

                                          Nuk I ka prite emigracioni...nuk po integriert dot. .ngeli ne tv ..jam kurioz Deutsch a ka mesuar?

                                          Lini një Përgjigje