Vlora Hyseni, përse kryespiunia e Kosovës u emërua kryespiune e Shqipërisë

20 Mars 2023, 09:25Blog TEMA

Vlora Hyseni, përse kryespiunia e Kosovës u emërua kryespiune e

Çfarë fshihet pas emërimit të Vlora Hysenit nga kryeministri Edi Rama si drejtore e SHISH? Përse drejtuesja e shërbimit sekret të Kosovës u emërua drejtuese eshërbimit sekret të Shqipërisë? A janë marrëdhëniet e Ramës me Kurtin vërtetë arsyeja, apo arsyeja kryesore janë raportet e vetë Edi Ramës me SHBA pas skandalit McGonigalnë pritje edhe të nisjes së punës së ambasadorit të ri DavidKostelancik? Një poker spiunësh që shërbenmë shumë për diplomaci.

Nga Roland Qafoku

Rama mund të emëronte një grua, kjo edhe mendohej se është në stilin e tij. Me 13 ministre gra në kabinetin qeveritar kundrejt vetëm 3 ministrave burra, shto edhe shumë gra të tjera në krye të institucioneve të rëndësishme, ky vendim do ishte mëse normal. Por që në krye të shërbimit sekret, kjo grua të ishte nga Kosova, edhe parashikuesi më entuziast do dështonte. Quhet Vlora Hyseni dhe emërimi i saj bëhet më intrigues për faktin se zonja në fjalë deri dy vjet më parë ka qenë drejtuese e shërbimit sekret të Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, nuk ka ndodhur kurrë më parë në botë që drejtuesi i shërbimit sekret i një shteti të emërohet drejtues i shërbimit sekret të një shteti tjetër. Me fjalë më intriguese: Kryespiunia e Kosovës emërohet kryespiune e Shqipërisë. Mjafton kaq, për të kuptuar se përveçse një emërim politik, këtu nis edhe një poker spiunësh.

VLORA HYSENI SI KRYESPIUNIA E KOSOVËS

Sapo Albin Kurti mori detyrën e kryeministrit për herë të dytë më 22 mars 2021, një nga vendimet e para qëmori ishte largimi Vlora Hysenit nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si ushtruese e kësaj detyre. Hyseni kishte vetëm katër muaj në atë detyrë dhe ky nxitim sigurisht që lidhej jo vetëm me një pakënaqësi të hapur, por me shumë të dhëna që shkonin ndesh me politikanin që po nusëronte për herë të dytë. Hyseni ishte emëruar në krye të këtij institucioni në dhjetor 2020 nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentja Vjosa Osmani, por Kurti e largoi shpejt e shpejt dhe në vend të saj emëroi Petrit Ajetin. Në fakt, aktiviteti i Hysenit nëAgjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka qenë shumë më i zgjeruar. Më parë se të mbante detyrën e drejtueses, Hyseni ishte nëndrejtore e këtij institucioni e emëruar nga kryeministri Rramush Haradinaj dhe presidenti Hashtim Thaçi dhe e vijoi ta mbante këtë detyrë edhe pas largimit si drejtore. Pikërisht në këtë emërim duhen gjendur pakënaqësitë e Kurtit ndaj Hysenit. Ndonëse e vlerësuar shumë nga institucionet ndërkombëtare, Kurti e ka parë si përgjegjëse Vlora Hysenin për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë në qershor të vitit 2020. Më parë akoma Hyseni kishte mbajtur detyrën e Drejtores së Marrëdhënieve me Jashtë po në AKI, një detyrë kjo nga më të rëndësishmet aty. Për të kuptuar edhe më shumë jo vetëm pakënaqësinë e kryeministrit Kurti për shkarkimin e Vlora Hysenit mjafton të publikojmë njoftimin që mban datën 30 qershor 2021:

“1. Znj. Vlora Hyseni shkarkohet nga pozita e zëvendësdrejtores sëAgjencisë sëKosovës Për Inteligjencë AKI.

2. Znj, Vlora Hyseni obligohet të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar.

3. Znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtje e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”.
Kryemisntri Kurti i kujton Hysenit se çfarë duhet të dorëzojë së bashku me detyrën dhe më e rëndësishmja se çfarë sekretesh duhet të ruajë. Ky është një rast unikal në fakt që publikohet jo vetëm urdhri i shkarkimit por edhe një kujtesë për ruajtjen e sekretit që duket si një kërcënim ndaj Hysenit. Një zyrtare e nivelit të lartë si Vlora Hyseni jo vetëm që nuk ka pasur nevojë t’ia kujtojë se duhet të ruajë sekret, por është një rast që tregon se edhe shkarkimi i saj sipas Kurtit ka ardhur për këtë arsye.

PËRSETË E NJË EMËRIMI

Por duket se zgjidhja e “statusit” të Vlora Hysenit është gjetur nga Shqipëria. Menjëherë pas këtij shkarkimi në Kosovë, doli në skenë kryeministri i Shqipërisë. Vetëm tre muaj pas shkarkimit në Kosovë Edi Rama e emëroi këshilltare të vetën për Sigurinë. Kryeministri i ka zbatuar aksiomën e vlefshme të shërbimeve sekrete se nuk ka më mirë për të marrë informacione se sa nga një ish. Sigurisht që këtu futen edhe shumë ngjarje dhe detaje nga marrëdhënia e nderë mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti dhe afërmendsh që një pjesë e të dhënave dhe detajeve nga marrëdhënieve mes tyre ka ardhur për Ramën nga zyra ngjitur në të cilën punonte gruaja me emrin Vlora Hyseni si këshilltare e tij. Por ajo që ka vendosur më shumë për emërimin e saj ka qenë edhe fakti që drejtuesi aktual në detyrë OljanKanushi nuk arriti pritshmërinë e kryeministrit. Nuk janë të paktë politikanë të mazhorancës që shprehen se pakënaqësia e Ramës ndaj Kanushit arriti kulmin me shpërthimin e skandalit me shefin e kundërzbulimit të FBI Charles McGonigal. Burimet shtuan se Rama nuk mund të emëronte Kanushin pas këtij skandali, ndërkohë që ka qenë shumë më i informuar nga këshilltarja e tij Vlora Hyseni. Për më tepër Hyseni ka një certifikim profesional nga partnerët e huaj, veçanërisht ata amerikanë gjë që për Ramën, sidomos në këtë moment ka rëndësi të madhe. Shkroi Rama në faqen e tij në facebook për propozimin që i bëri presidenti Begaj:

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.
Shumë kush mendon se me emërimi i Hysenit në krye të SHISH Rama synon të zotërojë të dhëna për Kurtin dhe Osmanin gabohet. Sigurisht që të dhënat e Hysenit për Kosovën janë të vlefshme për kryeministrin e Shqipërisë por synimi i Ramës është gjetkë. Më kryesorja janë raportet e Ramës me SHBA që kanë pësuar lëkundje. E kush më mirë se Hyseni mund ti normalizojë këto marrëdhënie në kanalet sekrete. Ajo bart “pasaportën” e besueshmërisë absolute me SHBA. Me këtë armë në dorë emërimi i saj në krye të SHISH Rama godet jo në një por në disa drejtime me një lëvizje të vetme, më i rëndësishmi është ai i normalizimit të raporteve të tij me SHBA veçanërisht me skandalin McGonigal. Dhe spiunazhi me diplomacinë kanë pika takimi sa herë ka një çështje. 

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë David Kostelancik pritet të nisë punën në shtator pas marrjes së miratimit në senat në qershor dhe raportet e tij me kryeministrin Rama do tregojnë shumë për marrëdhëniet personale të tij me SHBA. Sigurisht që linja diplomatike është shumë e rëndësishme, por futja në lojë të një zyrtareje të besueshme për SHBA i vlen Ramës sa dhjetëra diplomatë të marrë së bashku. Vlora Hyseni është një lloj garancie në këtë rast. Ndërkohë në Tiranë kanë nisur spekulimet pas një takimi të rastësishëm ditën e shtunë mes ambasadores Yuri Kim me presidentin Bajram Begaj në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Për një pjesë, Rama nuk ka marrë miratimin e SHBA për këtë propozim dhe Kim ka nxituar të “këshillojë” Begajn që të mos e dekretojë Hysenin, por gjasat që kjo të ndodhë janë në kufijtë minimalë. Do jenë ditët në vijim ato që do sqarojnë më shumë rreth kësaj situate.

PASURIA E VLORA HYSENIT

Shumë pak gjëra dihen për kryespiunen e re të Shqipërisë dhe kjo lidhet me vetë natyrën e profesionit të saj. Gjithsesi, ajo që dihet publikisht për Vlora Hysenin është se ka marrë vlerësime maksimale për sigurinë nga partnerët ndërkombëtarë veçanërisht SHBA. Hyseni ka menaxhuar shumë situata në Kosovë, veçanërisht ato në Veri dhe njihet si njeri i terrenit. Të dhënat bëjnë me dije se gjithçka për situatat e ndera në Mitrovicë kalonte nga Vlora Hyseni dhe amerikanët e vlerësonin atë si zyrtarin më të besuar në shtetin e Kosovës. Nga ana tjetër, Hyseni disponon nënshtetësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe që nga emërimi në Tiranë, jeta e saj ishte ndarë mes dy shteteve. Interesante për të është deklarata e pasurisë kur punonte në Kosovë. Nga kjo rezulton se Vlora Hyseni nuk është një zyrtare e varfër. Ajo posedon prona, shtëpi dhe llogari bankare që e bëjnë të ketë një jetë mëse normale. Hyseni ka në pronësi që në fakt sipas saj është e prindërve një shtëpi 400 metra katrorë vlera e të cilës është 100 mijë Euro. Po në pronësi të prindërve Hyseni disponon 4 hektarë tokë në vlerën 200 mijë Euro. Pronat e familjes së Hysenit vijojnë me 20 hektarë pyll të trashëguar nga gjyshi i saj që kap vlerën e 500 mijë Eurove. Hyseni ka edhe dy llogari bankare në shumën 65 mijë Euro si dhe një makinë në vlerën 18 mijë Euro.

NË KOSOVË NJË URRA PËR EMËRIMIN E HYSENIT

Në Kosovë emërimin e Hysenit e kanë parë si një vlerësim nga Shqipëria pas mosvlerësimit nga Kosova. Janë të shumë urimet por edhe deklarimet publike se emërimi i saj në krye të SHISH është një gjetje dhe vlerësim të punës që kryeministri Edi Rama i ka bërë zonjës Hyseni. Berat Buzhala, një gazetar në Kosovë që ndonëse ka zell për tu marrëderi në detaje me punët e Shqipërisë dhe lehtësisht kuptohet se nuk i njeh shumë, ka bërë një vlerësim maksimal për Hysenin duke e cilësuar shqiptarja më e besueshme e partnerëve ndërkombëtarë. Buzhala e quan si një ndër emërimet e rralla të bëra pa korrupsion dhe nepotizëm, por bazuar mbi vlera dhe kompetence. Shkruan Buzhala:

“Vlora, thuhet, nuk është ngritë në karrierë dhe detyra përmes politikës, sepse nuk është marrë me politikë. Nuk ka pasë vllazën që e kanë shty përpara. As klane. As mafi të sajën. Ka pasë profesionalizëm dhe guxim. Nejse, kur erdhën këta elita e re politike, e largune. Sepse të tillë janë ideologjikisht. Duhet me rrafshu çdo gjë, për me fillu me ndërtu. Dorën në zemër hala nuk kanë fillu me ndërtu. Hala jane tuj rrënu. Një tru me aq informacione dhe me aq bagazh u dëbua nga Kosova. U dëbua nga një grua tjetër. Sot një vend, anëtar i NATO-s, Shqipëria, Vlorën e ka emëru shefe te Shërbimit të vet Informativ”.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala duke folur për “Top News” tha se emërimi i Hysenit në krye të SHISH do të shtrijë problemet mes Kosovës dhe Shqipërisë, më saktë mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Tha Shala:

“Unë uroj të mos ketë ndonjë konflikt dhe uroj që të mos ketë probleme mes Agjensisë së Kosovës për Inteligjencë dhe SHISH që deri tani kanëpasur bashkëpunim shumë të mirë dhe një raport vllazëror”.

Në këtë linjë pak a shumë janë edhe shumë gazetarë dhe analistë të tjerë në Kosovë.

KUNDËRSHTIMET PËR EMËRIMIN E HYSENIT

Sipas zakonit në Shqipëri opinioni ndahet ekstremisht më dysh dhe kjo po ndodh edhe në rastin e emërimit të Vlora Hysenit në krye të SHISH. Opozita është tejet kundër këtij emërimi dhe mazhoranca pro tij. Përgjithësisht politikanët e opozitës e cilësojnë këtë emërim si zgjedhje për interes personal të Edi Ramës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Gazmend Bardhi është shprehur se Rama kontrollon gjithçka. “Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni”, deklaroi Bardhi. Deputeti Kreshnik Çollaku e quan si një provokim të panevojshëm këtë emërim karshi institucioneve të Kosovës.

“Është jashtë cdo arsyeje që kjo të ndodhë. Midis institucioneve të dy vendeve tona duhet sa më shumë bashkëpunim e bashkërendim, ndërsa gjeste të tilla stimulojnë konflikt të panevojshëm dhe të dëmshëm”, shkruan Çollaku. Shumë më ekstrem ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Ai e quan Vlora Hysenin të lidhur me serbët dhe kjo sipas tij është arsyja që Rama e ka emëruar. “Mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij”, shkruan Noka në faqen e tij në facebook.

KOSOVARËT NË QEVERINË E RAMËS, NJË DËSHTIM ME SUKSES

Vjosa Hyseni nuk është “lulja” e vetme nga Kosova që emërohet në administratën e lartë të kryeministrit Edi Rama. Gent Caka si ministër i jashtëm dhe Besa Shahini si ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ishin vërtetë risi në mandatin e dytë. Por njëkohësisht ishin edhe një dështim i suksesshëm. As djali i “mençur” dhe i “ditur” se kishte lexuar shumë libra dhe as vajza me arsimim në SHBA jo vetëm nuk ngjitën në drejtimin e punëve në dikastere, por sollën një zhgënjim që habiti edhe vetë Edi Ramën. Në fakt përfshirja e zyrtarëve nga Kosova në qeveri është vërtetë një gjetje dhe për këtë kryeministri duhet përgëzuar. Në historinë e Shqipërisë, mes 33 kryeministrave janë edhe dy nga Kosova, HasanPrishtina dhe Rexhep Mitrovica. Dhe në shumë qeveri, veçanërisht përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kishte jo pak ministra nga Kosova. Por gjetja e emrave nëpërmjet sugjerimeve të bëra nga personazhe që janë edhe më dështakë se dy ministrat, është problem jo i vogël në këtë histori. Urojmë që në rastin e Vlora Hysenit të mos ndodhë kështu.

DREJTORE E SHISH

Emri: Vlora

Mbiemri: Hyseni

Vendlindja: Prishtinë

Nënshtetësia: Kosovare dhe shqiptare

Vendbanimi: Tiranë, Prishtinë.

Detyra aktuale: Propozuar Drejtore e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Detyra paraardhëse: Këshilltare për Sigurinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Detyra të tjera:1. Drejtore e Agjencisë sëKosovës për Inteligjencë. (Ushtruese e detyrës)

2. Nëndrejtore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

3. Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë nëAgjencinë e Kosovës për Inteligjencë

DREJTUESIT E SHËRBIMIT SEKRET PAS RRËZIMIT TË KOMUNZIMIT DERI SOT

1. IRAKLI KOÇOLLARI (Kryetar i SHIK, 1991-1992)

Ishte kryetar i parë i Shërbimit Informativ Kombëtar pas rrëzimit të komunizmit. U emërua në detyrë në 1991 dhe qendroi deri në vitin 1992. Pas shkarkimit u arrestua me akuzën për zhdukjen e dosjeve dhe u lirua në vitin 1997 duke marrë edhe pafajësinë.

2. BASHKIM GAZIDEDE (Kryetar i SHIK, 1992-1997)

Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar në periudhën më të anatemuar të këtij shërbimi. Pas shkarkimit në prill 1997 u largua nga vendi dhe jetoi si azilant në Siri dhe Turqi. U kthye në Shqipëri në vitin 2005, vdiq më 25 tetor 2008.

3. ARBEN KARKINI (Kryetar i SHIK, PRILL-GUSHT 1997)

Ishte kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar pas marrëveshjes së 9 marsit 1997 i propozuar nga Partia Republikane. Qendroi në detyrë deri pas marrjes së detyrës nga qeveria e Fatos Nanos i cili e shkarkoi duke marrë edhe ok e presidentit Meidani.

4. FATOS KLOSI (Kryetar i SHISH, 1997-7 gusht 2002)

Ishte kryetar i parë me emrin e ri SHISH. U shkarkua më 7 gusht 2002 nga kryeministri Fatos Nano dhe me dekret të presidentit Alfred Mosiu. Pas një procesi hetimor i akuzuar për abuzim me naftën e institucionit që drejtoi, Klosi u shpall i pafajshëm.

5. PETRIT MYFTARI (Kryetar i SHISH, 7 gusht 2002-19 nëntor 2002)

Ishte kryetar i SHISH për një kohë të shkurtër. Ushtroi detyrën pas shkarkimit të Fatos Klosit deri në emërimin e Kujtim Hysenajt. Vdiq në vitin 2004.

6. KUJTIM HYSENAJ (Kryetar i SHISH, 19 nëntor 2002-janar 2005)

Ishte kryetar i SHISH që nga 19 nëntor 2002. Dikur diplomat dhe një karrierë të suksesshme, i dha një fytyrë të re këtij shërbimi. Vdiq në detyrë në janar vitin 2004.

7. YLLI ALUSHI (Drejtor i SHISH, janar 2005-mars 2005)

Ushtroi detyrën e kryetar të SHISH në një periudhë afër tre mujore pas vdekjes së Kujtim Hysenaj, duke qenë se ishte zëvendëskryetar i këtij shërbimi.

8. BAHRI SHAQIRI (Drejtor i SHISH, mars 2005- gusht 2012)

Ishte kryetari më jetë gjatë në detyrë si kryetar i SHISH. U shkarkua nga kryeministri Sali Berisha dhe mori ok me dekretin e parë si president i Bujar Nishanit. Shkarkimi i Shaqirit u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës por kritika kanë bërë edhe institucionet ndërkombëtare.

9. VISHO AJAZI LIKA (Drejtor i SHISH, gusht 2012-30 tetor 2017)

I emëruar nga administrata e PD kur kryeministër ishte Sali Berisha socialistët e kishin anatemuar jo pak. Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në 2013 kishte disa nisma për ta shkarkuar nga detyra por kjo nuk u arrit. Më 30 tetor 2017 VishoAjazi dha dorëheqjen dhe më13 dhjetor 2017 ai u emërua po nga kryeministri Rama dhe me dekret të presidentit Ilir Meta ambasador në NATO.

10. HELIDON BENDO, (Drejtor i SHISH, 30 tetor 2017-23 dhjetor 2022)

Helidon Bendo u emërua në detyrën e kreut të SHISH sapo u largua Visho Ajazi. Bendo ishte më parë në detyrën e zëvendësit të tij dhe e drejtoi këtë shërbim për më shumë se 5 vjet. Më 23 dhjetor 2022 presidenti Bajram Begaj dekretoi largimin e tij nga kjo detyrë pas dorëheqjes së tij për arsye vazhdimin e studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë në SHBA. Pas largimin Bendo mbajti edhe detyrën e këshilltarit për reformën e institucioneve të Sigurisë.

11. OLJAN KANUSHI, (Drejtor i komanduar i SHISH, 23 dhjetor 2022-17 mars 2023)

Oljan Kanushi u caktua nga kryeministri Edi Rama si drejtor i komanduar i SHISH pas largimit të Helidon Bendos. Për afër 3 muaj ai e drejtoi këtë institucion në pritje të pasardhësit të ri pa pasur firmë zyrtare në institucion.

12. VLORA HYSENI, (Drejtore e propozuar e SHISH, 17 MARS 2023

Kryeministri Edi Ramai propozoi presidentit Bajram Begaj që në krye të SHISH të jetë Vlora Hyseni. Tashmë pritet që presidenti të firmosë edhe dekretin për emërimin dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

58 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, nuk ka ndodhur kurrë më parë në botë që drejtuesi i shërbimit sekret i një shteti të emërohet drejtues i shërbimit sekret të një shteti tjetër." qafok këtu po ja fut pak si shumë pordhës!!me grekët nuk jemi një komb dhe patëm për vite me radhë elidon bendon,homogjen grek!kështu që radhën e ka një "e kombit",pavarsisht se si mund të jenë dyshimet që ngjall ky emrim!!emrim politik!?sajdisje për mosmbetje hatri mes agjenturave ballkanike!?apo çmënduria e radhës së dobiçit të burgajetit!?nuk ka shumë rëndësi!pas emrimit të "gjithëdituriës"gent kakës në krye të ministrisë së jashtëme,pas emrimit të të "shkolluarës" shahini,tashti na vjen dhe vlora hyseni!!nuk e di a ka tru ky njeri apo jo??nuk e di se është në gjëndje ta kuptojë se duke qënë antar i paktit atlatik,NATO,ky copë idioti ka detyrime ndaj këtij pakti dhe nuk mund të fusë në rrole drejtuese njerëz që nuk bëjnë pjesë në shtetet që e përbëjnë këtë pakt!!të vendosësh në një post të tillë një person nga një shtet tjetër,është një idiotësi politike,është një ndyrësi prej diktatori që bën atë që i thotë bytha e tij!!një njeri që nuk ka çertifikatat e duhura të sigurisë nuk mund të emrohet në një detyrë të tillë!sado të jetë shqiptare,nuk jemi në dasëm dhe po i bëjmë një vënd në tavolinë,për të shijuar dhe ajo gëzimin tonë!është një pozicion i sigurisë së lartë dh ekërkon kredenciale dhe më të larta! përveç çmëndurisë prej diktatori,papërgjegjësisë prej psikopati,ky emrim është tradhëtia e radhës në dëm të shqipërisë!!

    1. p
      percartje piktori te lodhur

      Koha dhe nje here tregoi se nje piktor kurre nuk mund te behet nje shtetar serioz. Dhe ja ku e cfaq dhe nje here,mos serozitetin dhe nje cfaqie arrogante,ku si te mos kishte kjo Shqiperia jone nje burre apo grua te afte,per kete vend vete dhe mbas dy rasteve te deshtuara kosovare me pare vete dhe zgjedh perseri nje kosovar ne krye te nje institucioni shqiptar te rendesishem. Vec genit formimit profesionit,rama ndihet dhe teper i konsumuar nga vitet ne pushtet. Dhe me pak e keqja do te ishte ta zevendesonim me nje kryeminister te marre nga kosova.

      1. A
        Androkliu USA

        E more Edi,,.Po te ishte per femer, ideale do te kishte qene Grida Duma e cila i ka te gjitha te dhenat per kete funksion te lart shteteror.

    2. G
      Gossip Ripjellja McConigal

      Qënka shumë e qijshme zj Hyseni. Alamet pidhi.Ymer mos I bjer me dore po hidhu. Dopio vigra, verë me mjaltë karafil dhe kanellë dhe yp yp Ymeri. Rames I eshte atrofizuar mini penisi keshtu qe te ngelet ty barra si kryeprokuror i Ripjelljes, ta shtypësh kryespiunen. Nxito se ta rremben shalqiu I Rrogozhines Begaj.

      1. T
        Tirana

        Gossip te qifshin gruan dhe tere familjen nje batalion ushtaresh te etur p..th!!!

        1. x
          x Tiranen siper

          Po te qim edhe ty racen bashke me ate siper. Ajo qe ka thene ai eshte poezi , kam 10 min qe vetem qesh. Ter kurvat Tirana i mblodhi ndaj vure dhe targen e makines

        2. V
          Vranakonti

          Drejtuesit e gazetes Tema bejne shume gabim qe lejon dhe i boton komente me nje banalitet shfrenuar. Ka njerez si ky qe komenton kaq kafsherisht,me fjale nga me te pista,qe kerkon te shfryj budalleqet,epshet e tija mendore e kafsherore kundra Zonjes Hyseni dhe kryeministrit Edi Rama. Jo vetem per keta dy por per te gjithe,nuk eshte edukate e njeriut normal. Prandaj gazeta tema duhet te mos i botoi keto pislleqe nga njerez qe shkruajn vetem per te kenaqur veten e tyre me keto pislleqe.

          1. B
            Bureto

            Drejt, bile shumë drejt e ka @Vranakonti! Por meqë ky nuk është një rast, por një fenomen i pështirë, kam bindjen se komentet nuk lexohen nga redaktorët përgjegjës, nëse ka të tillë, gjë për të cilën dyshoj. Pavarësisht arsyeve, këtij fenome i që nuk shfaqet vetëm në Tema, i duhet dhënë fund. Sepse kujt i shërben kjo liri perverse, kur harrohet shprehja absolute: "Liria e gjithëkujt privohet kur cënohet ajo e të tjerëve!"-në këtë rast e lexuesve të tjetë që, ndaj vulgut, janë me shumicë absolute. Ndaj meqë jemi këtu, pra te Tema, insistoj dhe e përsëris thirrjen për redaksinë, që ta shohë me seriozitet këtë shfaqie të shëmtuar të vulgut, që vendin e kanë vetëm në llagëmet e gjirizave.

        3. K
          Km

          Shkrim koti,vetem se u njihem me funksionet qe Ka patur zonja.Po fili mire Berat Buzehaleja,dijeni qe performance e saj eshte e dyshimte.Shkrimet e Buzehalese lidhe me rehabilitimin e ish agjente e te jugosllavise dhe sot te serbise .Nga i moren te dhenat se SHaBAni e dashja shume kete zonje.Aq me teper lidhjen qe i bejne me ardhjen e ambasadorit te ri?Sa shpejt a bejne politiken e kuadrit keta "buzehalete e Shqiperise"?

          1. M
            Moisi Golemi

            Po ti gazetar b¥q!r, përse përmend termin "kryespiune" për një pozicion të tillë? Mos je që nga ata b¥thëçapëlyerit e Albin kakës??

            1. N
              Nuke ka të bën fare dhe ja pse.

              Unë besoj, se nuke Ka të fare të bëne a ështe burr, a po grua një udheheqes, minister, a po çfare do pozicjoni çofte ai.Se pse siç thua edhe ti z Roland, Rama, Ka 13 gra ministre, dhe ja Ku jemi sot. Një qeveri komplet e pa afte, dhe ndoshta kjo qeveri, dhe administrat, e përbër nga shumica dermuse gra, ështe qeverija, dhe administrat, më e korruptume dhe më e pa afte në historin e Shqiprise. Se pse peshku, qelbet nga koka, thote populli. Si do qofte i uroje sukses Vlores, në qofte se emrohet në detyr.

              1. V
                Vranakonti

                Qeveria e Edi Rames sot qe eshte me 13 ministre gra eshte qeveria me e suksesheme dhe po punon me perkushtim. Atyre qe nuk ju interesojn dhe e kane inat,natyrisht qe nuk u shikojn sukseset se u erret mendja,arsyetimi dhe çdo gje u behet sterr.. Nuk na behet von fare,e pranojn apo jo,rendesi ka qe vendi yna eshte shume me ndryshe nga qeverisja me e korruptuar ne bote e Sali Berishes. Kete e thot dhe fakti qe Berisha sot eshte i damkosur non grata nga SHBA dhe Britania. Koha e tij ka perenduar. As partia e tij nuk e do sepse e perçau,e beri koqe koqe.

              2. T
                Tropoja

                Karlliqet e edvin mafise

                1. T
                  Tirana

                  Kur ka gazetare qe (kane aftesi) te udheheqin boten, pse duhet te hiqen si tra la la zura nje gale per kombin ?

                  1. K
                    Kosove

                    Shiperia beri mire qe me ne fund vendosi ta qe SHISH te kombetarizohet e te jet apsolutishy ne funksion te shtetit shqiptar.Kombetarizimi i SHISH eshte i domosdoshem qe Shiperia te largoj ndikimet e kqija te huaja si ato greke e sloavoruse. Prandaj urime Shqiperi.

                    1. P
                      Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                      Bravo Kosove ! Shqiperia dhe Kosova duhet te kene SHERBIMIN KOMBTAR.

                      1. a
                        anti25642654censurë

                        Kosove vazhdo e dëgjo këngët me çiteli e mo ha mut kot,për gjëra që si di!!

                        1. K
                          Kosova

                          Kosova, qe kur e lane jasht Shiperise, mbi 100 vite ka ngrene plumba e dru nga shkjau. E sot ky nofka anti256... i Shqiperise na thot te hame mut.

                          1. U
                            Urrejtesi profesionist

                            Kosova mos ja vij veshin " antikoqes..." se è ka qejf dhe specialitet te tijin mutin ,

                            1. g
                              ganiu

                              Or taj. 1- mos përdor si pseudonim një emër që të dhemb, sepse ke bërë "vetëvrasje" kur dikush nuk është i një mendimi me ty. 2-mendimin tënd mos e përgjithso si mendimin e një populli të tërë, sepse ti je një koqe dhe jo populli i tërë. 3-me këto që ke shkruar, si koment, dhe replikë, nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke vërtetuar atë që ka thënë Cenua. Trap I lindur. 4-për ta mbyllur. Ky që të ka mbështetur "Urrejtesi profesionist" nuk është gjë tjetër veçse një nga ata që këtu quhen serbofil e rusofil. Janë miza që sapo ndjejnë erën të vijnë menjëherë sipër.

                              1. g
                                ganiu

                                Or taj. 1- mos përdor si pseudonim një emër që të dhemb, sepse ke bërë "vetëvrasje" kur dikush nuk është i një mendimi me ty. 2-mendimin tënd mos e përgjithso si mendimin e një populli të tërë, sepse ti je një koqe dhe jo populli i tërë. 3-me këto që ke shkruar, si koment, dhe replikë, nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke vërtetuar atë që ka thënë Cenua. Trap I lindur. 4-për ta mbyllur. Ky që të ka mbështetur "Urrejtesi profesionist" nuk është gjë tjetër veçse një nga ata që këtu quhen serbofil e rusofil. Janë miza që sapo ndjejnë erën të vijnë menjëherë sipër.

                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  o idiot i linur,gano ta shpjegon mirë,po replikoj me një copë gomari që ha mut por që për fat të keq përdor emrin e krahinës së tij,dhe jo me kosovën,krahinën veriore të shqipërisë!!nuk e di moshën tënde por mund të mos kesh rrrojtur nën sërbi e të mos kesh pësuar ato që ka pësuar popullsia shqiptare e kosovës,prandaj mos lësho pordhët se të vijnë më parë në hundë ty se të tjerëve!je mësuar me to,por mos harro se nuk ti durojnë të tjerët!!

                            2. G
                              Gezim

                              Gjithe ky shkrim dhe nuk ka absolutisht asnje informacion mbi formimin shkollor dhe universitar te kesaj zonjes. Per cfare ka mbaruar kjo ? Ku ka punuar ? Ku ka qene perpara se te behej nendrejtoreshe e AKI ? Ku eshte CV e kesaj online ? S'ka asnje informacion.

                              1. B
                                Bureto

                                Gëzim djali! Di gjë ti se për cilin nga parardhësit e znj. Hyseni, të ketë patur të publikuar ndonjë CV të tyre. Nuk di të them, duhet apo jo të ketë, por me siguri them se publikisht nuk ka patur më herët për askënd. Arsyet nuk i di, por di që ky është fakti. Të tjerat i dinë institucionet përgjegjës si ai Kryeministrit dhe Presidentit. Kaq do thoja unë, mjafton.

                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  si për gëzim dhe për burriton!! që të dy ja fusni pordhës më keq se ai rrota e karit me pseudo.spata!! që të emrosh një zyrtar në vënde shumë ndjeshme të shtetit ka rregulla shumë të forta!!dhe një nga këto detyra është dhe kreu i shërbimit të fshehtë!!nuk mund të emrosh një person me dy shtetësi!sepse personi duhet ti jetë besnik betimit që ka bërë për seicilin shtet(teorikisht)!një person në postin e kësaj duhet të ketë çertifikatë sigurie si nga shqipëria dhe nga nato,duke qënë se je pjestar i natos!duke qënë se në dorë të këtij personi kalojnë të dhëna me rëndësi kombëtare,shtetrore dhe të aleancës,duhet të vendoset një person që është i sigurt!ky person i sigurtë nuk mund të vijë nga PS dhe o burra se jemi tu këndu këngë patriotike!!ky person duhet të jetë nga shqipëria dhe të ketë qënë nën kontroll për kohë të gjatë!!të jetë i besueshëm dhe të ketë kaluar shkallët e sigurisë,që janë në shqipëri!!për sigurinë në shqipëri, kjo grua nuk ka asnjë të dhënë,nuk është bërë asnjë kontroll!gjithashtu duke ditur se ky emrim,duke ditur që është pushuar nga puna nga kurti,bëhet vetëm e vetëm për të ngacmuar K/ministrin e kosovës,thjeshtë një pisllëk adoleshenti!ky dobiçi i burgajetit,përveç "manisë për të zgjedhur gra"në postet qeveritare,sepse"janë të vetmet që bëjnë punën"(deri tashti përveç lepe peqe nuk kemi parë asnjë propozim që të jetë në një farë mënyre pak si ndryshe nga dobiçi gjigant)!!qëllimi i tretë dhe,ma merr mëndja,i vërteti, është marrja e ndonjë informacioni të rëndësishëm për kurtin!!informacion që kjo mund ta ketë,dhe për ti bërë shantazh atij!! po ta lidhim me ngajrjet kosovë sërbi!?atëherë mund të themi se dobiçi do të marrë informacione nga sërbia,dhe do të lërë të kuptohet se i ka marrë nga kjo goca!!informacione që do ti përdorë për të shantazhuar kurtin!! edhe sikur të mos qëndrojë asnjë mili përqind ky spekullim i fundit,ajo nuk mund të jetë kryetare e SHISH!!

                              2. V
                                Vranakonti

                                Se çfare flete opozita dhe kundershtaret kundra zonjes Hyseni,nuk aspak rendesi,se ata kete pune kane.Aq me keq komentet e torollakut Flamur Noka,nje budalla i deklaruar,malok koketrash,nuk meren kurre seriozisht. Aata dihet qe flasin gjithemon nga zverku. Zonja Hyseni,emrimi i saj ne krye te SHISH eshte shume i drejte dhe e meriton. Eshte e qarte profesionalisht,di ire rregullat e ketij institucioni kaq te rendesishem. Veprimi i zotit Edi Rama eshte i drejte.

                                1. V
                                  Vranakonti

                                  Mua më pallon gruan gjithe seksioni I burrave te Ripjelljes dhe nuk ndihem fare. Se jam me poziten rripjellëse. Sa emërohet ndonjë bukurane ne krye nga Vini I Surrelit fillon shamata. Permbahuni o shoke. Keto pune I di partia. Une po vazhdoj ti bie me dore. Doren e majte kuptohet.

                                2. k
                                  km

                                  Nuk Ka bere mire ASPAK.Ka cenuar sigurine kombetare.4 muaj ekaperience ne krye te AKI rezojne "eksperience e pasur te saj "ne ne organet e sherbimit informativa.Ka Shqiperia sa te duash kuadro me eksperience me te mire .Nuk Ka avantazh nje me pese muaj drejtim?Mjafton te mos nderhyje politika qe e Ka bere corap cdo gje.Sa vjet Ka me qytetari shqiptare?Po' nxjerrin pa garanci dhjetra djem e vajza lindur e rritur ne Shqiperi se qenka me e sigurt kjo me dy vjet nenshtetesi?

                                  1. H
                                    Helidoni

                                    Urime per kryetaren. Super Seks. Shume shume e bukur. Ajo eshte nderi i kombit. Asnje miss nuk krahasohet me ate. Duket qe ka qene shume shume e bukur. Dhe sot e ksaj dite duket mjaft r mbajtur. Ka nje veshtrim teper joshes. Dhe floket qe te rrenqeth me bukurine e saj. Kombi shqiptar na kevoje shume per keshtu femrash te bukura te mbajtura qe se tregojne moshe. Urime shqiperi

                                    1. xhemal

                                      Qafoku eshte nje zhgarravine e gazetarise merret me gjera qe sia ka idene fare..ben gjithollogun nga padituria e tij ..nje kopiac e militant i keq..pse duhet te merret me biografine e nje drejtori(kur qellimi eshte i poshter duket qe ne titull)..qafoku eshte bishti i kavallit ,ska cfare shkruan e ben llafazanin neper TV e gazeta.keta te fundit Jane ne krize per gazetare te pergatitur e me dinjitet e marrin nga zori thjesht llafazane kafenesh...qafoku thjesht nuk duhet marr seriozish

                                      1. V
                                        Vranakonti

                                        Per mendimin tim,Qafoku ka shkruar mire,por ajo qe ai e ka vene theksi eshte se Vlora Osmani ka pasaporten e besueshmeris te FBI dhe SHBA dhe evropes. Mjaftojne keto dhe zonja Vlora eshte e vlefsheme per drejtimin e SHISH. Plus pergatitja profesionale dhe inteligjente.

                                      2. F
                                        Fatmiri

                                        Sulltan piktori tallet me eliten shqiptare!Si sateapi Zog,si shoku Enver,si shoku Sali edhe shoku Rama i kane vene hurin inteletualektualeve vendas..Sulltanpiktori vuri minister te jashtem nje kalama nga Kosova,qe sot as dreqi mallkum nuk ja di emrin,dhe adresen e tij!

                                        1. A
                                          Arber

                                          Sepse Shqiperia nuk eshte shtet! Nuk mund te vihet ne krye te agjencise se sigurimit nje person qe nuk ka lindur ne vend. Edhe femija im qe ka lindur be SHBA nuk mund te emerohet ne ate detyre. Te tjerat muhabete patriotizmi leshi jane pallavra.

                                          1. s
                                            spata

                                            Jam shprehur dhe me pare lidhur me kete sherbim qe sot quhet SHiSH.Nuk eshte i domozdoshem per kushtet e Shqiperise .Por me qe kerkohet si sherbim informative spiunesh do te jete formalishte . Ku gabojme ne me kete strukture te sigurise kombetare .Si ne kohen e Zogut ,te Hoxhes dhe te kaubojsave te demokracise sot ,ky sherbim me shume ka demtuar se sa ka konsoliduar te ashtuquajturen siguri kombetare . Pse e nenvizoje kete fakte .Si Zogu dhe te gjithe keta te tjeret ,kete sherbim spiunesh e kane perdorur per te luftuar njeri tjetrin per pushtet .Duke njohur karakteristikat e shqiptarit, ku shquhet per spiunllek ,kjo cilesi eshte shfrytezuar e po shfrytezohet edhe tani me forma gjoja demokratike .Ne librin e Blendi Fevziut, Vjet, me kane bere pershtypje strukturat e spiunve qe krijoje Zogu e ato te krijuara nga Hoxha .Nese jane te verteta mendoje se ky sherbim me shume e ka grryer kombin se sa ka qene ne sherbim te tij. Ne kete shkrim te Qafokut shtrohen disa te dhena qe kane te bejne me zonjen Vlora Hyseni. Per te ka folur dhe politka e do te flasin e shume te tjere.Do komentohet Rama per preferencat e jo shijet qe thot Qafoku e do hidhen mendime qe per mua skane asnje vlere ne punet e spiunllekut . Kete pune e bejne falas shqiptaret nga i madhi e deri tek me i vogli . Po pse jemi kaq spiune ne shqiptaret .Per kete duhet te flasin historjanet tane me fakte . Ne asnjehere nuk i kemi shkuar deri ne themel ketij vesi qe e ka mbajtur dhe e mbane kete popull ne psikologjine e vjeter te trasheguar nga e kaluara .Padyshim qe spiumlleku ka pjelle dhe tradhetine shqiptare si fenomen e plage shoqerore .Ne kete vorbull spiunesh s'ka shume rendesi se nga vjen .Eshte Kosovare , minoritare ,shule ,came ,boshnjak ,labe apo malok ,nje rezultat kemi .Azgje per interesat kombetare. Vetem per ata qe jane ne pushtet . Punet e SHISH-it ,ne asnje shtet serjoze , nuk behen nga njerez qe sjane inteligjent e patriot. Qe sakrifikohen per interesat e populit e nuk shesin moralin dhe profesjonalitetin per favore eproresh apo familjare . C'ka treguar e shkuara dhe e tashmja. Sherbim i perlyer ne krimin ekonomik e vrasje per interesa te eprorve . Zgjidhja e ketij sherbimi eshte e larget e do nje gershetim te edukimit e perzgjedhjes atdhetare te personave e strukturave te besueshme vetem per populin .Nese Kupola eshte e popullit ,vetem athere, do te kemi nje sherbim dinjitoz e te suksesshem per fatet e vendin.SHISH qe njehere ne dispozicjon te se Majtes e nje here te se Djathtes ,kurre ska per te patur sukses . Tani qe ky organ ,u vu, ne dispozicjon te K/M, s'besoje se do ti sherbeje interesave te perbashketa kombetare .Keq kur e kishte kopetence Presidenti akoma me keq kur e ka K/M.

                                            1. a
                                              anti25642654censurë

                                              spata,idiot i lindur!!

                                            2. B
                                              Bardha

                                              O qaf lesh foku pse te kane njoftuar ty se km e paska punen keq me Ameriken e do ja rregulloj kjo ,keta palacolleqe qe shkruan tij o idiot une nuk i ndigjoje as ne mejhanet ma te lodhna ne Kiras te Shkoderes apo je gazetare koqe i madh ti

                                              1. F
                                                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                Zagare ,lehes,te krereve te krim korrupsionit! Bastarde di disinformacionit! Kamikaze te informacionit! Nderprisni propoganten KKKK-Krriminale,Kujslige,Koloboracioniste,korruptive te Krereve te Krim-Korrupsionit perfaqesuar sot pas 30 vjetesh nga '3 moskeDHjeret'_EDVIN-SALI-META'! Paçavurja,e radhes me 'VLORA-Hyseni' tregon as me pak e as me shume qe 30 vjet jemi katandisur BORDELLO e tere agjenturave ndersa mender 'KOQE-Varet' prej Kosove si prostituta per te çfryre koqet kreret e UDB-KGB-se qe 'kokpalaret' mos meren me rilindjen e shtetit por me 'seks-online' me BB-Big brodher kur vendi eshte kthyer ne shprehje gjeografike e populli ka marre 30 vjet rrugen per Janine ...PA KTHIM! Arrestohen ish 'çunat e bllokut' e 'çunat e TirOnes' kryesisht dinastite minoritare antishqiptare te lidhura me agjenturat:Berishet,Blushat,Bojaxhinjte,Nanot,Bushatet,Ngjelat,Fugat,Lubonjat,Ballinjte,Biberajt,bastardet... poqese ka ngelur ndonje ish shqiptar ne istitucionet e SPAK-ALABAK!

                                                1. S
                                                  Skenderbegasi

                                                  Fryti perkon me faren. Nga e keqja nuk lind e mira. Disa komentus perkojne me faren e Sali ziut. Ne Shqiperi femrat ekselenc ne raport me meshkujt jane 1 me dhjete ne epersi te dukshme te femrave. Ndaj gjatoshi vlerson femren me te drejte si qenje inteligjente e te pakorruptushme ne raport me meshkujt. Ju nuk mund ta kuptoni Edin si idiot te thell qe jeni. Te besh ministra nga Kosova ne qeverine shqiptare dhe anasjelltas eshte te ngjizesh elementet e pare me cilesor te bashkimit kombetare. Prandaj sterhelli eshte teper i avancuar ne raport me te gjithe Albinet. Vlora si shefe e inteligjencen ne kete post delikat ka nje epersi te dukshme ne raport me kandidaturat e tjera. Pse? Nuk diktohet nga nepotizmi, politika, miqesia, shoqeria, krushqia, krahinizmi, feja qe ne shqiptare i kemi me bollek si popull i vogel. Dhe si e till ka per te bere nje reforme te thell ne ate kenete analfabetesh.

                                                  1. Q
                                                    QIrio QInam QIriazi

                                                    Ti eunuk i bordellos 'QIverri' me ne krye integralistin me probleme te shendetit mendor EDvin bojaxhi ,me shkollen e qenve,nxenes i SS-Serbit Sali e 'ngrenes Ngjalash' i shtangistit Like flori ---po nuk e njeh nocionin shtet e Shqiperi as nocionin 'dashuri' futi nje te shpelare bythe-gojes...!

                                                  2. A
                                                    Andi ,rritur ne prerin e eQImit Sali,nip i 'shokut

                                                    HEDHJA NE TREGUN E DISINFORMACIONIT TE KESAJ KOQEvares NGA NUDISTI ALABAK edVIN-BOJAXHI,SI TE ISH NJE PROSTITUTE...Ne gjuhen shqipe perkthehet:'Futi nje te pallume...dhe pastaj 'ku te kam pare,...!'

                                                    1. K
                                                      Kariera e missit

                                                      Perse nuk na sillni edhe Albin Kurtin te na qeverise!!! Do ta kemi per fat te qeverisemi nga nje shtetar i vertete dhe jo nje aventurier qe po ben si te ish ne shtepine Lindes. Ky Qafoku tha ndonje gje? Apo desh te krahasonte biografite. Por biografine e kesaj miss kosoves e ka lene kur ka hipur ne kari-ere nuk dime se si arriti ne keto pozicione kaq te eperme te kari-eres

                                                      1. b
                                                        bashkimi per drejtesi

                                                        Po kush K..in jeni ju që ndani kombin dhe flisni më zi se serbet. Le vijnë shqiptarët nga do që janë vetëm le të jenë kombëtar dhe benik të tadhut dhe të bëjnë punën me nder e përgjegjësi. Të tjerat janë siç thonë gjakovarët muhalife. Amerikanet për President të shtetit zgjedhin Afrikan tjerë e ju ngritni dilema për një grua zonjë e aftë dhe ndershme që e larguan langojnë nga Prishrina sepse nuk u shërbeu për lidhje me BIA -n Serbe. Përpra Rama qofsh faqebardhe.

                                                        1. Z
                                                          Zagali

                                                          Ata qe shfryn inatin kundra Edi Rames,t'i hane ate qe nuk thuhet.

                                                          1. a
                                                            anti25642654censurë

                                                            kurse ti na hëngsh mutin!!sepse ne ta japim falas dhe ja themi emrin!!

                                                          2. N
                                                            Noci

                                                            Rama mire ka bere,se akoma sot ka plehra te Berishes qe vazhdojnë t'i japin informacion si atij si Metes.Asnjehere nuk u pastrua SHISH nga militantët e sherrit ,te gjithe i mbajne mend krimet deri vrasjet si rasti i Hoxhes dhe Berisha i ka marre gjithnjë ne mbrojtje.Ai organ duhet t'i sherbeje vendit e jo partive

                                                            1. a
                                                              anti25642654censurë

                                                              po mor noc po,një variant i budallallëkut është dhe ky që thua ti!!shko një herë tek pasqyra dhe shikko se mos të kanë dalë brirët!!

                                                            2. T
                                                              Totololi

                                                              Mire mer mire po si shume lozonjare duket kjo zonja.

                                                              1. D
                                                                Drita

                                                                Eshte Mata Hari e Kosoves...

                                                              2. S
                                                                Shaqo

                                                                O qafok, pa tru, rrjedhimisht pa intelekt, diferenca midis spiunit dhe drejtuesit, eshte nje hendek i madh. Si duket ke qene spiun, si Metaj, dhe e barazon veten me shefin ku raportoje.

                                                                1. I
                                                                  Ish skenderbegasi

                                                                  O zoti Skenderbegas,mos do te thuash se femrat kuadro te kosoves Jane me te mira dhe me te Sigurtà se ato te shqiperise?Fjala eshte per nje organ te sigurise se shtetit shqiptar.Qytetarine mund ta marresh,por kur eshte fjala per organe te vecanta te sigurise duhet maturi,percaktim ligjor,Jo deshires subjektive.,qofte Edhe e atij qe Ka kompetence ne emerim dhe Pastaj dekretim.Une personalisht me kete emerim ,Nese behet,nuk jam dakord.Sigurisht eshte mendim,se ne nuk na e fershellen njeri.Pse?Pervoja e punes ne keto organe,nga sa prezantohet ,nuk justifikon aftesine.Po besimi?Nenshtetesia nuk justifikon besimin(dy,tre,pese vjet nuk eshte e mjaftueshme.)Pervoja tregon se Edhe keta qe kemi ketu ne krye te politikes,shqiptare denbana den dhe perflitet te lidhur me derrin dhe dosen.Po ATA qe importohen,qe marrin shtetesine kushedi per cfare interessi kush garanton per lidhje te padeshirueshme?Asnje.Shejtani fle dhe ne shkojme e zgjojme.

                                                                  1. E
                                                                    Elton

                                                                    Qe te beje miku cfare ti doje bytha dhe kjo ti mbuloje pislliqet .

                                                                    1. N
                                                                      Njeres pa (qe sduan)pune

                                                                      Milet kam kum.....

                                                                      1. H
                                                                        Henk

                                                                        *Kryespiunia*?? Hajde titull hajde.. Gazekarët shqypo kanë probleme të theksuara me gjuhën shqipe.

                                                                        1. S
                                                                          Skenderbegasi

                                                                          Ish skenderbegas po ju citoj nje shprehje qe shpresoj t'ju bej pak per te qeshur: Gruaja e gjeneralit eshte gjenerali i gjeneralit. Miqesishte.

                                                                          1. a
                                                                            anti25642654censurë

                                                                            inteligjencë të jashtëzakonshme ke!!nuk kuptohesh fare,si në komentin serioz dhe në këtë humoristik!!shpesh ju të zgjuarit keqkuptoheni nga ne budallenjtë!!na dukeni idiotë të lindur dhe vetkënaqeni tërë kohën!!

                                                                          2. I
                                                                            Igor

                                                                            Zonja inteligjente e cila flet 6 gjuhe te huaja,Maqedonishten,Serbishten, Kroatishten Sllovenishten? Shqipen e Kosoves por nuk e nje gjuhen Shqipe te Shqiperise ,flitni cka te doni sme intereson por ky vend pune nuk i takon dikujt qe nuk esht i lindur ne ate vend ,Shqiperia ka mjafte intelektuale dhe te besueshem per popullin ,por ndoshta Vucici ja ka kerkuar Rames qe ta bej kete.

                                                                            1. K
                                                                              Kurjozi??

                                                                              C`fare Shkolle ka zonje Hyseni??Kete nuk na e thote as Artikullshkruesi as edhe ndonje KOmentues..lol

                                                                              1. S
                                                                                Skenderbegasi

                                                                                Per anti25642654censure. Shpresoj qe padroni jot ti veri nje gojez qenit qe mban me litar.

                                                                                Lini një Përgjigje