Nga Paskal Milo - Ish-ministër i Jashtëm
Ajo çfarë u arrit në Ohër mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti, me ndërmjetësinë e BE-së dhe mbështetjen amerikane, pasuroi arsenalin e hipokrizisë diplomatike dhe fondin e metodave të negocimit diplomatik.
Nuk pretendohej që të zgjidhej thelbi i krizës sic filluan kritizerët profesionistë e politikë të mbushnin portalet me komente. Veç të kishte vërtet një skicë të qartë e të besueshme të rrugës ku do të ecet në ditët e javët në vijim.
Dakordësia publike, ky term novator që u shpik për t'i vënë si kapele një akti të imponuar, ishte në rrethanat e kontekstin ku u zhvilluan bisedimet një veprim me rreze afatshkurtër. Këtë Dakordësi fare mirë mund ta quajmë një urë me këmbë argjili që vështirë se mund ta ketë jetën të gjatë.
Patericat e BE e të Shteteve të Bashkuara për ta mbajtur në këmbë vështirë se do të funksionojnë për shumë kohë.
Kjo marrëveshje “xhentëlmenësh” e arritur në vilën e një ish-superxhongleri politik jugosllav si Tito është iluzioni optik i një kompromisi historik.
Në thelb një varkë shpëtimi për të hedhur përkohësisht lumin e trazuar nga tallazet e stuhisë ruso-ukrainase që përplasen në Ballkanin Perëndimor.
Komenti me i sakte deri tani.
Analize e varfer, me impresione dhe etiketime, jo me informacione.
Sa për informacion gazetaresk Kosova: Lajmi është i mbushur me informacion. Analiza është mbresa, përshtypje, meditim dhe opinion. Pêrshëndetje.
Amerika vazhdon politiken e Turqise.Ha dajak ne Rusi,,fal tokat e shqiptareve ne Dardani.
Une mendoj se profesori ka te drejte. (Mos)Marveshje e Ohrit eshte nje iluzion optik afatshkurter
Profesori i nderuar i ben nje analize ,verte me syrin optik359 shkalle.Qe kjo mareveshje i ngjan nje kalaje e ndertuar nga femit me rere te imet ne ndonje plazh nga me te miret qe i ka bota,,Dhermi,por kjo fatkeqesisht hodhi "rrenjet" ne ate cerdhe ku jane grumbulluar gjarperijte e viteve te zeza per kombin tone,dhe jo vetem.Europa ,paraqitet se udhehiqet nga njerez servil jo te zgjuar apo te cmendur per simpatine e nje shteti fashist koke e kembe i cili duhet te bindet (pasi nuk po e kupton)se eshte nje kancer i pa sheruar me keto iluzione mesjatare,ose ose te zhduket nga faqja e dheut per te rilindur nje gjenerate e re ,me respekt per popujt te tjere me dashuri njeriu per njeriun.Kjo mareveshje duket me shume nje spektakel plote iluzione pa krijuar emocione tek soekatoret.Kur do ndergjegjesohet europa per ti gjykuar veprimet e cdo agresori te keti rangut qe eshte rusoserbia e cmendur?atehere paqja dhe fjala do kete force do kete besim.Nuk i besohet nje zvarraniku sic eshte vuciqi ,intrigat e tija jane me pasoja per shekuj te tere.Pamvaresisht vigjilences te Kryeministrit Albin Kurti ,Presidentes Vjosa Osmani dhe te gjithe anetareve te Qeverise,qe jane konstruktiv te sinqerte mirenjohes,keto veti ,po keqperdoren..Te shpresojme qe koha do ndryshoj,agresori te ndeshkohet dhe ai qe lufton sakrifikon per Liri Pavaresi ,Integritet te vleresohet dhe ti gezoj te mirat qe i takojne njerezimit.
Une do ta quaja kohe te humbur kot. Kjo tregon qe BE nuk ka lider te perfaqesohet. Nje kontrate qeraje lidhim dhe e neneshkruajme dhe e legalizojme te noteri, po nje marreveshje nderkombetare ?!