Një raport dhe dy të vërteta

23 Mars 2023, 09:33Blog TEMA

Një raport dhe dy të vërteta

Nga Blendi Kajsiu

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri përbën një radiografi kritike si për politikën dhe median shqiptare ashtu edhe për qeverisjen Rama (shiko raportin e plotë këtu). Kjo e fundit kritikohet si për nivelet e larta të korrupsionit ashtu edhe për goditjen selektive të medias, si dhe për përdorimin e pushteti gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. 

Sipas raportit gjatë vitit 2022 “korrupsioni ishte prezent në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, duke përfshirë prokurimin publik dhe partneritetin publik-privat, ndonëse autoritetet bën progress gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë” (faqja 20). Sikurse del qartë nga vlerësimi i mësipërm, lufta kundër korrupsionit ka qenë e pamjaftushme përsa kohë ky vazhdon të jetë prezent në të gjitha nivelet dhe aktivitetet e qeverisë. Kemi të bëjmë me një fenomen sistemik, jo sporadik, që karakterizon qeverisjen aktuale Rama. 

Raporti është kritik edhe përsa i përket përdorimit të pushtetit nga Partia Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të viti 2021. Ndonëse në raport këto zgjedhje cilësohen si të organizuara mirë aty citohen konkuzionet e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve zgjedhor sipas të cilëve Partia Socialiste “përftoi avantazhe të mëdha nga të qenurit në pushtet, duke përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe nga abuzimi me fondet e buxhetit”. (faqja 19).

Së fundmi, raporti ofron një kritikë serioze të situatës mediatike në Shqipëri dhe sidomos të përdorimit të medias për interesa të ngushta të bizneseve që i financojnë ato. Edhe këtu roli i qeverisjes Rama nuk është pozitiv. Sipas raportit, “qeveria, partitë politike, bizneset, dhe grupet kriminale intentuan të influencojnë mediat në mënyra problematike dhe jo transparente” (faqja 12). 

Raporti përmend edhe përdorimin selektiv të ligjit nga ana e qeverisë në sekuestrimin dhe prishjen e ndërtimeve private për motive politike, sic ishte edhe rasti i shembjes së  Resortit Prestige në dhjetor të vitit 2022. (faqja 11).  Janë veprime që nxjerrin në pah abuzimin me pushtetin nga qeveria Rama, sidomos kur ndërmerren pa pritur, apo pa respektuar, vendimin e instancave gjygjësore ku zgjidhen konfliktet mes ekzekutivit dhe biznesit privat. 

Kjo është e vërteta e parë the themelore e raportit. Situata politike dhe demokracia shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga sindroma të rënda të tranzicionit që nga korrupsioni, nga mungesa e pavarësisë së gjygjësorit dhe nga autoritarizmi i ekzekutivit. Janë sindroma për të cilat qeveria Rama ka përgjegjësinë kryesore, ndonëse jo të vetme. 

E vërteta e dytë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) është se ky institucion nuk kontrollohet nga Edi Rama. Përndryshe është e vështirë të shpjegosh se përse raporti i DASH e nxin kaq shumë qeverisjen aktuale. Është i njëjti institución që ka shpallur non-grata Berishën dhe që opozita berishiste e akuzon si të kapur apo të manipuluar nga Rama. 

Pra e vërteta e dytë që na zbulon ky raport është se “aleanca” mes qeverisjes Rama dhe SHBA-ve është nga halli dhe jo nga malli. Këta të fundit janë shumë kritikë ndaj qeverisjes aktuale dhe shume shpesh janë përplasur me të edhe publikisht, sidomos përballë përpjekjeve të ekzekutivit Rama për të kapur reformën në drejtësi. Raporti i fundit i DASH është një dëshmi e qartë e kësaj marrdhënie të tendosur mes SHBA-ve dhe qeverisë aktuale.

Problemi është se për sa kohë opozita kryesore e vendit insiston të udhëhiqet nga politikanë që refuzohen nga shumica dërrmuese e elektoratit shqiptar dhe që janë shpallur non-grata nga DASH, Edi Rama mbetet interlokutori i vetëm i SHBA-ve në Shqipëri. Sidomos kur përpjekjet e amerikanëve për të ngritur dhe mbështetur një opozitë alternative deri tani kanë dështuar. Ndaj i vetmi aktor real politik me të cilin ata janë të detyruar të negociojnë dhe bashkëpunojnë është Edi Rama dhe Partia Socialiste.  

Ky është realiteti i hidhur që mbulohet nga konspiracionet halucinante se Rama ka kapur DASH-in, FBI-në, ambasadoren amerikane dhe ambasadorin britanik, duke përdorur Sorosin 90 vjecar që dergjet prej kohësh në shtrat. Sa më dëshpërues realiteti aq më fantastike teoritë konspirative që na ndihmojnë ta injorojmë atë.

15 Komente

  1. N
    Nik

    Cudi, Departamentit te Shtetit po i digjet Amerika nga pasuesit e Donald Trump-it, paska kohe te merret edhe me nje mikroshtet ne Europe si Albania?!

    1. T
      Tirona

      Jane gazetare qe nuk dine se çfare shkruajne

      1. b
        ben.

        Ky fruti i rames Kajsiu po na thote se : Nuk ka problem qe rama me delenxhinjte e vet ju vjedh, ju grabit pronat, votat. E rendesishme sipas kajsiut eshte qe rama nuk ka blere gjithe departamentin amerikan te shtetit. Per kete shqiptaret duhet te jene te lumtur. Dhe delenxhinjte kenaqen.

        1. E
          Emiljano

          Se paske kuptuar or taj,po te thote qe sa te jene perballe Rames non grata dhe kaptin shtremti amerikonet do mbrshtesin ramen or taj

          1. b
            ben, ai i verteti

            ben adashi-kush jane alternativat qe kemi sot per te qeverisur vendin? Salihu, apo Likja? Inekzistenca e nje opozite te forte e mban Ramen ne pushtet. Persa kohe qe ai di qe te ruaje ekuilibrat dhe te mos kete trazira ne vend, SHBA dhe BE do e mbeshtesin. Kur te qerohen nga skena politike maskarenjte non-grata dhe hajduti me cizme, Like Spijuni dhe te ngrihet nje opozite e forte, do shikosh se si do iki Edi me te tijet.

        2. hosteni

          Pirdh që të lirohesh. Ku ishte ky DASh-i kur Saliu shpallej burrë shteti dhe Luli yll në ngjitje, pikërisht pas vrasjes së 4 vetave në trotuar?! Dhe ngjarja ndodhi pikërisht pas zbulimit të një megakorrupsioni të qeverisë berishiane. Në këtë ngjarje Saliu u bë hetues, prokuror, gjykatës, avokat. Shteti pushoi së ekzistuari. Pirdh mu në shtet! Saliu hodhi poshtë, bashkë me Metajn, edhe FBI-në Etj, etj. Këtë korrupsion e kemi trashëgim nga kalbësira non grata!

          1. "
            "BOHOTINA"

            Sado qe te flitet ne kete kohe, kur ka qeverrisur PD ka qene 1.000 here me keq.

            1. S
              Super lartmadhnia

              S'e di sa vjeç je ti, por atëherë hanin te gjithë nga pak, sot vetëm ca kokrra. Dhe kjo ikje nga Shqipëria s'ka qenë as ne 92.

            2. F
              Fuati nga Skrapari.

              DASH bën mirë të sqarojë aktin terrorist në gazsjellsin Nord 2, Kush ishin terroristët, kush e urdhëroi aktin terrorist?

              1. s
                saliu duhet te shpallet terrorist

                po mire kajsi a kumbull,kur DASH spall nongrata kriminelin sali,ju e beni dashin dele dhe fajsoni akuzoni ambasadoren si te korruptuar,kurse kur raporton pe ramen dashi eshte DASH qe thote te verteten.Sa per lirin e shtypit dhe te fjales,ketu ka me shume rrumpall,sharje,shpifje se kudo ne bote.Krimineli sali ka aq shume liri sa ka 40 kanale tv per te share me rob shpije,jo vetem ramen,por edhe nderkombetaret edhe pd e alibashes

                1. S
                  Spiro

                  S'paske më shumë se tre klasë shkollë se ka shkruar fiks te kundërtën. Futju shkollës se natës, injorant analfabet.

                2. t
                  tetovari2

                  Pasi Rama i ka kapur të gjithë,tash ka mbetur ta kapë Blendi Kajsiun dhe t'ia hjek një të q.......

                  1. M
                    Muzaka i Ri

                    O Blend sheftelia, nuk eshte se bene dhe kjo qeveri, por te pakten nuk vrete njeri, nuk e zgjedh presidentin ne kaos total te vendit. Sa per goditjen e medias ja u bene aq mire sa edhe me shume tu bjere se na jane bere morre ne prapanice. Vetem shajne e nxijne vendin e tyre, jo se nuk ka vende per kritika, ka shume, por jo, nuk thone ate qe duket, shpikin te tjera, deri sa gazetar qe bejne thirrje per te ikur nga vendi, tjetri te rrembehen kosoret, atehere ngelet te themi qe ja u bene hakun.

                    1. B
                      BARCALETA. PER TE MARRET

                      More Kajsia dhe te gjithe gazetaret si puna jote e dine shume mire se korrupsioni ne amministrata shteterore por dhe ne ato private eshte fenomen mbare globale si I tille eshte fenomen edhe ne Amerike .Amerika apo DASH shkruan artikuj per ne po per korrupsionin ne Amerike kush shkruan???

                      1. F
                        Fred

                        Sa poshte paske rene z. Kajsiu!? Dikur te lexonim me interes, tani na u neverite me kthimin krejt mbrapsht te "fakteve" te trajtuara ne kete shkrim. Fatkeqesi te humbasesh dike qe i ke besuar..po nejse, edhe ti me ata qe rrokullisen neper vorbullen e kazanit.

                        Lini një Përgjigje