Leka Bungo: Motivet që më nxitën t'i drejtohem personalisht Kontrollit të Lartë të Shtetit në rolin e arbitrit lidhur me problemet në RTVSH

22 Mars 2023, 20:57Blog TEMA

   Leka Bungo: Motivet që më nxitën t'i drejtohem personalisht
  
Problemet e trajtuara ne këtë shkrim nuk bëhen publike për here te pare . 
Shume prej tyre janë ngritur ne Këshillin Drejtues te Radio Televizionit Shqiptar dhe ne Shtypin e përditshëm. 

Për disa syresh qe sipas gjykimit tim konsiderohen serioze , i jam drejtuar Komisionit te Medias pranë Kuvendit te Shqiperise , Kryetares se Kuvendit , Kryeministrit , Presidentit te Republikës por edhe pse kane kaluar disa muaj si pergjigje kam marre “ heshtjen “ . 
Kjo eshte arsyeja qe sot i jam drejtuar edhe lexuesit , edhe Kontrollit te Larte te Shtetit . 
  
*** 

Sipas Ligjit, organi me i larte qe duhet te udhëheqë veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar është Këshilli Drejtues i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë . Kane kaluar dy vjet nga zgjedhja e tij dhe gjate kësa periudhe te gjithe Vendimet e marra jane votuar nga shumica , ashtu sic e kerkon Ligji dhe Statuti i R.T.SH-se.

Se pari, sipas gjykimit tim, vendimet e shumicës nuk kane qene dhe nuk mund te jete KURDOHERE TE drejta edhe pse votimi i tyre ka qene gjithherë qellim mire.

Se dyti, ajo qe shpesh behet pengese ne trajtimin e problemeve te rëndësishme është HESHTJA e shumicës, e cila i zhvleftëson ato deri ne zhbërje. Se treti, Informacioni qe duhet te marre Keshilli Drejtues rreth aktiviteteve te rëndësishme te Institucionit mungon.

Kjo sepse, ndryshe nga sic e parashikon ligji, drejtori edhe pse ka kaluar me shume se një vit nda dita e emërimit te tij, ka raportuar veten NJE HERE përpara Këshillit.

Keto jane motivet qe me nxiten t'i drejtohem edhe Kontrollit te Larte te Shtetit ne rolin e Arbitrit. 
TRANSPARENCA 

Dialog Shkresash: 

Date 11.05/2022 Prot. 61 Z. drejtor, 

Ne Kushtetutën e Republikes se Shqipërisë , Kreu i II , Liritë dhe te Drejtat vetjake , Neni 23 thekson:

1 . E drejta e informimit është e garantuar,

2 . Kushdo ka te drejte , ne përputhje me Ligjin te marre informacion per veprimtarinë e organeve shtetërore si dhe te personave qe ushtrojnë funksione shtetërorë. 

Date 12. 05.2022 Prot. nr. 1689/2 

Keshillit Drejtues 

...Sipas ligjit, drejtori i Përgjithshëm eshte menaxheri kryesor i R.T.SH-se i cili drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarisë ne R.T.SH., pra organizon dhe menaxhon punen jo vetem se ai eshte personi qe përgjigjet per cdo gje por edhe si pasoje e parashikimit ligjor është ai qe duhet te informoje Këshillin Drejtues per cdo informacion te nevojshem te ketij organi kolegjal dhe pas nje vendimi po kolegjial te ketij organi...”

*** 

Zyra e Protokollit dhe te gjithë Departamentet ne R.T.SH. kane marre urdhër qe te mos japin asnjë Informacion qe u kërkohet . Per te gjithë dhe për çdo gjë , i vetmi qe mund te jape informacion është Drejtori i Përgjithshëm!?! 

Sipas ketij te fundit, kryetari i Këshillit Drejtues nuk ka te drejte te pyes apo te kërkojë informacion nga asnjë sektor i R.T.SH-se!?!

Gjithnjë, sipas urdhrit te mësipërm, pyetjet, ose kërkesat per informacion duhet te diskutohen, ti nënshtrohen nje Vendimi kolegjial ne Keshillin Drejtues dhe me pas t’i dërgohen Drejtorit te Përgjithshëm!?! 

Me fjale te tjera pyetjet duhet t’i bëhen vetem Drejtorit dhe përgjigjet duhet te merren vetëm prej tij. 

Po neqoftese pyetja, larg qofte, behet sepse ka dyshime per ABUZIME nga ana e drejtorit te Përgjithshëm, kujt duhet t’i behet pyetja, atij VETE?

Nisur nga kjo situate paradoksale ne mbledhjen e dates 02.06.2022 , Keshilli Drejtues vendosi: 

1. T’i delegoje Kryetarit te Këshillit Drejtues te drejtën per te marre informacion lidhur me veprimtarinë e Drejtorisë se Përgjithshme dhe te Sektorëve te tjere ne R.T.SH. 

Mirëpo edhe pas ketij Vendimi ,vijon e njejta histori . A thua se Kryetari i Keshillit Informacionin nuk e kerkon per t’ia bere te njohur Këshillit, por ka si qellim ta vere ne dispozicion te Policisë se fshehte ruse! 
  
Po cili është qëllimi i FILTRIMIT te Informacionit nga ana e Drejtorisë se Përgjithshme? 
Une nuk dyshoj, une jam i bindur se nje veprim i tille behet vetem ne ato raste kur ke nevoje te FSHEHESH dicka. 

Për shembull ndonje “ Zullum “.

Sepse per hir te se vërtetës, precedentë te tille ka pasur ne Institucionin tone jo shume kohe me pare.

EMERIMET E CUDITESHME 

Ne Statutin e R.T.SH-se , Neni 29 , Pika 2 thote : “ Marrja ne pune behet sipas kritereve te pranimit te miratuara me Vendim te Këshillit Drejtues, ku PERCAKTOHET edhe PERBERJA E KOMSJONIT AD HOC per përzgjedhjen e punonjësve te R.T.SH-se Mirepo , emërimi i Drejtoreve ne sektorët me te rëndësishëm te R.T.SH-se: 

1. Drejtoresha Juridike 

2 . Drejtori Ekonomi -Finance 

3. Drejtori i Administrates 

4 . Drejtoresha e burimeve njerëzore 

5 . Drejtori i Marrëdhënieve me jashtë 

6 . Shefja e Kabinetit ...e shume te tjerë është bere ne ne shkelje te Statutit. 

(Këtë “ Skandal “, sipas gjykimit tim e kam ngritur edhe here te tjera dhe do te vazhdoj gjeresa nje dite KETA te japin dorëheqjen dhe te hynë ne GARE per t’u punësuar sipas Ligjit . 
Dhe per “ koincidence “ te gjithë kane ardhur nga spitali ku me pare ka qene Drejtor z.Enkel Joti , sot Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH-se.)

Kur dëgjon kësisoj emërimesh , te cilat vijojnë edhe sot e kësaj dite , nje mik me ngacmon me humor: 

“ Nuk thua lavdi zotit qe ndërmjet tyre nuk është ngatërruar asnjë pacient , se c 'nuk ndodh ne këtë dynja!”

Persa me siper i jam drejtuar me se njëherë Drejtorisë se Përgjithshme dhe përgjigja qe mban daten 27.05.2022 nder te tjera thote:

“...Ne përfundim , theksojme se procedurat per marrjen ne pune te punonjësve behen sipas kritereve te pranimit ne pune , te miratuara me Vendim te Keshillit Drejtues te R.T.SH-se ne përputhje me Nenin 29, pika 2 e Statutit te R.T.SH.”

E pra, nga dita e pare kur është zgjedhur Këshilli Drejtues dhe gjere me sot, nuk është ngritur “ASNJE KOMISJON AD HOC ” sic e kërkon Statuti i R.T.SH-se.

E vërteta eshte ndryshe.

Drejtoret jane emëruar ne kundërshtim te hapur me Ligjin.

Te emëruar defefinitivisht ( Jo përkohësisht ) kane marre rrogën per tre muaj me rradhe , kane dhënë urdhra dhe kane firmosur dhjetëra shkresa si Drejtore dhe pas denoncimit tim , Drejtoria e Përgjithshme ka bere nje tjetër shkelje , e cila i kapërcen edhe kufijte e humorit . 
Te njëjtët DREJTORE , ne daten 
17.06.2022 , kane dale përpara “Komisionit “ te perbere nga : 
1 .Zv. Drejtori i Pergjitheshem . 
2 .Shefia e Kabinetit . 
3 .Pergjegjesia e Sekt . te Burimeve Njerzore . (Ndërkohë qe vete Anëtaret e ketij Komisioni janë emeruar ne shkelje te Ligjit sepse nuk jane punësuar me Gare sipas Statutit ! ) 
Kësisoj , Drejtoresha Juridike Donika Daci dhe Drejtoret Erion Dylgjeri dhe Elton Pieri , kane dale perpara Komisionit dhe jane emeruar per here te dyte per te nisur punen ne te njejtat zyra nga te cilat kishin tre muaj qe merrnin dhe jepnin urdhera si Drejtore .!!! Gjithesa me siper jane te dokumentuara dhe te pasqyruara ne Procesverbale . 
II 
Ne daten 14. 07.2022 me propozim te Drejtorise se Përgjithshme , Keshilli Drejtues emëroj ne postin e Drejtorit artistik Dirigjentin Francez Z.Zielinski . Pa vene ne dyshim aftesite dhe personalitetin e tij artistik , nje zgjedhje e tille ishte e gabuar . 
Ashtu sikundër është e gabuar edhe përzgjedhja e Menaxherit te orkestrës . 
Qe te dy punojnë dhe jetojnë ne France . 
Le ta zëmë per nje çast se ne Tirane , apo ne te gjithë Shqipërinë nuk mund te gjendej nje Kandidature e përshtatshme per te drejtuar orkestrën por ceshtja shtrohet ndryshe , 
A mund te drejtohet me Korrespondence nje “Ndermarrje artistike “ sic eshte orkestra e Radio Televizionit , e cila ka nje gjirin e saj rreth shtatëdhjetë instrumentiste qe kane mbaruar Akademine e arteve ? 
Nga data 14.07. 2022 deri ne daten 31 .01.2023 , pese muaj plot , Drejtori Artistik i Orkestres ka qene ne Shqipëri gjithesej 13 dite !!! 
Pra , ne 150 dite ka punuar me orkestrën 13 dite ! Dhe per hire te se vërtetës duhet thene se paga e tij mujore nuk është per t’u përçmuar ,ose thene ndryshe, pak me e madhe se ajo e Presidentit te Republikës . 
Por le te konsiderohet nje cast si normale marrëdhënia e Drejtorit Artistik me Orkestrën . 
A mund te FALET mungesa e tij ne Festival , i cili është pa dyshim nje nga eventet me te rëndësishëm muzikor ne rang Kombëtar, jo vetem per Radio Televizionin Shqiptar !? 
( Te paktën ta ndiqte ne salle si spektator ! ) 
Ky është nje nga rastet , kur sipas gjykimit tim , miratimi i propozimit te Drejtorit te Përgjithshem nga shumica nuk eshte i sakte . 
*** FESTIVALI 
Ne Dhjetorin e vitit te shkuar u organizua Festivali tradicional i kenges ne R.T.SH.. 
Rreth tij u bene shume komente dhe pati opinione nga me te ndryshmet . 
Ato dite Festivali ishte ne fokusin e shtypit te përditshëm . 
Ndërkohë shkrimet apo analizat ne pjesen e tyre me te madhe nuk ishin optimiste per nivelin e tij perkundrazi , e cilesonin si nje nga Festivalet me te dobta nder vite . 
Ne keto rrjeshta nuk kam ndermend te bej analizen e Festivalit sepse nuk e ndjej vehten kompetent , por gjithesesi me duhet te pranoj me keqardhje se Niveli i realizimit te tij , ishte ne kufi me deshtimin . 
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe . 
Pervec “ mëkateve “ te tjera , emerimi i pa përgjegjshëm i nje inxhinjeri ne krye te Festivalit dhe veçanërisht përzgjedhja e Gazetares ne postin e Drejtorit artistik ishin “Mëkatet e medha “ qe sollën ate rezultat qe sollen . 
Festivali i kenges ne R.T.SH. eshte aktiviteti me i rendesishem i Muzikes ne Republikën e Shqiperise . Si eshte e mundur te mos gjendej ne te gjithe vendin apo ne trevat tjera shqipetare nje Personalitet ne fushen e artit muzikor por t’i besohej Drejtimi artistik i Festivalit muzikor nje Gazetareje , e cila nuk ka asnje lidhje me muziken , 
Ajo qe ra ne sy sapo u ndezen dritat ishte Skenografia e spektaklit . 
Nje dekor i pa afte per te transmetuar nje mendim te spektatori , 
Ndërtimi i Dekorit ishte mbështetur tërësisht ne teknologjinë e ndriçimit . 
Përdorimi e dritave pa kriter per te “cuditur “ spektatorin nuk arrinte te krijonte nje atmosfere artistike serioze , sic duhej te ishte i gjithë Festivali . Përkundrazi , edhe pse ishe ulur ne sallën luksoze te koncerteve te krijohej ndjesia sikur ishe ne nje Diskoteke . 
Ne skenën e Festivalit , ndryshe nga vitet e mëparshme munguan Këngëtarët dhe Kompozitoret me te mire te vendit ATA qe e bejne Festivalin !!! 
Ky , është nje nga rastet qe tregon se Vendimet e shumicës ne Keshill nuk jane kurdoherë te drejta . 
Me propozimin e Drejtorit te Përgjithshëm u vendos qe Kënga , e cila do te përfaqësonte Shqiperine ne Festivalin Europian , nuk do te përzgjidhej nga Juria e perbere nga Profesioniste por nga vota popullore !?! Me fjale te tjera , vota e Profesor Zhani Cikos duhej te konsiderohej e NJEJTE me votën e rritëses se dalluar te viçave ne Roskovec !? 
Ndoshta opinionet artistike nuk jane objekt analize per Kontrollin e Larte te Shtetit , por ato nuk jane te VETMET probleme . 
Sipas gjykimit tim , ne nje aktivitet Kombëtar , ne te cilin ndërthuren gjini artistike nga fusha te ndryshme te krijimtarisë dhe marrin pjese qindra artiste , nje nga problemet eshte edhe ai i “Shifrave “. 
Problem qe eshte pa dyshim ne Fokusin e nje gjykimi profesional dhe te specializuar sic eshte ai i Kontrollit te Larte te shtetit . 
Une s’jam jam kompetent dhe nuk “Akuzoj “ kerkend lidhur me abuzime me “SHIFRAT “. 
Por ... 
Per Festivalin u kerkua nga Drejtori i Përgjithshëm dhe u miratua nga Këshilli nje shume prej 470 
( Katërqind e shtatëdhjetë milion ) lek te vjetra . Shtatëdhjetë milion lek me shume se ne Festivalin e vitit te kaluar ?! 
Pse ?! 
Cili ishte ndryshimi cilësor qe ndikoj ne rritjen e shpenzimeve ? 
RTSH nuk eshte Televizion privat , shpenzimet e tij mbulohen nga te ardhurat e taksa paguesve shqiptarë . 
Nisur nga kjo , sipas gjykimit tim , Këshilli Drejtues është treguar “ dorëlëshuar ” ndaj propozimeve te Drejtorit te Përgjithshëm . 
Sidomos per pagesat e Qerave dhe shpërblimet e realizueseve . 
Kur lexon Preventivin nuk mund mos te te bjere ne sy edhe ndonje Pagese e pa zakonte per një Televizion Publik si për shembull , shpërblimi prej 19 milion lek ( Te vjetra ) per Moderatoren , Skenaristen dhe Drejtorin artistik .(Qe ne te vërtet është i njejti person) Eshte e pa zakonte , sepse ne R.T.SH. , me te njejten shume shpërblehet nje Regjisor i cili realizon nje film televiziv te metrazhit te mesëm me 13 Seri , per te cilin i duhet te punoje te pakten nje vit e gjysem . 
Une vërtetë nuk jam kompetent per te gjykuar rreth “Shifrave “ por gjithesesi nuk mund ta pengoj vehtenqe ne ndonje rast edhe te “cuditet” ! Për shembull , ne Preventivin e propozuar nga Drejtoria dhe te miratuar me shumice votash ne keshillin Drejtues , ne Kapitullin VI , Pika i thote : Planshet me qera , metra katror 420 , 3.480.00 ( Vlera ne njesi ) 
Vlera gjithesej 1.461. 600 .00 lek . 
Ose thënë ndryshe , marrja e nje plansheti me qera 
( Mund te kete qene beze e lyer , Dok ose Plastmas ) per te mbuluar dyshemenë e skenës vetem per netët e Festivalit eshte paguar 14.616 .000 lek te vjetra !!! Ndërkohë , per te marre me qera nje Autobuz te pajisur me teknologjinë e fundit , dhe nente kamera , zakonisht paguhet 1000 deri ne 1500 Euro ne dite . 
*** 
PERCMIMI 
Ndoshta s’ka lidhje me nivelin e Festivalit dhe as me Kontrollin e Larte te Shtetit , por nentedhjete e nente perqint e punonjesve te Radio Televizionit Shqipetar e kane ndjere vehten te fyer nga PERCMIMI . 
Jam i bindur se pervec orkestres , e cila ishte nje nga personazhet kryesor te festivalit dhe pa dyshim me cilesorja , Regjisoret ,Skenaristet ,Operatoret , Skenografet , Kameramanët , Moderatorët nuk i shpëtuan PERCMIMIT te Administratës e cila pandeh se mund te marre vendime edhe ne ato fusha ku NUK MERR ABSOLUTISHT VESH . 
Atehere perse ndodh kjo ? 
Sepse jane te sigurt qe nuk kontrollohen nga ASKUSH . 
“Dashuria” per te “ Huajt “ dhe percmimi ndaj punonjesve te RTSH-s solli per teleshikuesit nje nga pamjet me te TRISHTA ne Ekran . 
Ne pushimet përgjatë interpretimit te këngëve , ne skene u shfaqen shtate a tete PASTRUESE qe ne bluzat tyre te bardha ishte shenuar me germa te medha Logoja R.T .SH , 
Ajo pamje dukej sikur kerkonte t’i thoshte teleshikueseve shqiptarë se vertete nëntëdhjetë e pese perqind e atyre qe realizuan Festivalin ishin te HUAJ, . por PASTRIMI i skenës ishte njëqind per qind kontribut i R.T.SH-se. 
*** 
SHKRIRJA E KESHILLIT... 
Pak kohe me pare , ne një kafene prane ndërtesës se R.T.SH-se , une , Kryetari I Këshillit Drejtues mora vesh se Drejtori i Përgjithshëm ka dhene Urdhër per te shkrire Këshillin Artistik !? 
Këtë ma tha nje nga shoferet e autobusit tek pinim kafe . 
U hoqa sikur e dija . 
Ne te vërtetë , pervec Drejtorit te Përgjithshëm dhe Shoferit , asnjë nga Anëtaret e Këshillit Drejtues nuk kishte dijen per nje Vendim te tille ! 
Ne zyren e Këshillit nuk kishte ardhur asnje informacion ! 
Pse ...?!? Pak dite me vone mora nje leter nga Kryetari Këshillit Artistik z. Josif Papagjoni , nje nga “kritiket” me te shquar ne fushen e artit , njiherit Antar i Akademisë se Shqipërisë , 
Nder te tjera z. Papagjoni me shkruan : 
“ ...I dashur Leka ,sic ndofta e di ,lidhur me qendrimin fyes te Drejtorit Enkelejd Joti , per shkarkimin pa asnjë arsye te Keshillit Artistik , une përveç publikimit ne faqen time ne FB , botova edhe nje shkrim te rrepte kritik te gazeta Panorama . 
Mendova se do te ishte bere diçka nga Ju , Keshilli Drejtues i R.T.SH-se per kete vendim poshtërues te marre ndaj nesh . por nuk pati asnje reagim nga ana e juaj . 
Ne do te kishim dëshirë qe ky Keshille te na jepte mundësinë e nje ballafaqimi me Drejtorin ose ...” Mirëpo shumica e Keshillit Drejtues vendosi te mos merrej me kete çështje , sepse sipas saj , ishte nje problem qe i përkiste “ VETEM “ Drejtorise se Përgjithshme ! 
( Sipas gjykimit tim , nese do te kish ndonjë problem me te cilin duhej te merrej Keshilli Drejtues ,ishte pikërisht ky) 
Po cili eshte motivi i vërtetë per “ shkrirjen ” e Keshillit artistik ? 
Antaret e tij , jane perzgjedhur si Profesioniste te shquar ne fushat e tyre dhe nuk mund te behen pale 
me “ Dike “ qe mund t’u kerkoje Allish Verishe . Me urdher te brendeshem nr. 1727, prot. 36 , date 12.05.2022 , eshte ngritur nje ” GRUP PUNE “ i cili merr ne shqyrtim Projektet artistike te paraqitura prane R.T.SH-se dhe ben seleksionimin e tyre !!!! C;eshte ky Grup?! 
Cili eshte roli i tij ? 
Sipas përgjigjes se Drejtorit te Përgjithshëm “GRUPI I PUNES “ , ( I perbere nga personazhe qe nuk kane asnje lidhje me krijimtarine artistike .) merrej thjeshte me kontrollin e dokumentacionit . 
Ne te vertete ai SELEKSIONONTE dhe dërgonte prane Këshillit Artistik per miratim vetem nje apo dy Projekte, bash ATO qe duhej te FITONIN . 
Kesisoj , Keshilli Artistik dilte plotësisht jashte loje . Mirepo , mesa duket , kjo manovër u duk e pa mjaftueshme dhe nje dite te bukur u firmos Vendimi per te shkrire Këshillin Artistik !!! 
Nuk ka asnje dyshim se nje vendim i tille , si shume te tjere me pare , jane marre dhe do te merren per sa kohe qe STATUTI i R.T.SH-se do te jete ky qe eshte . Statut , per te cilin nuk kam asnje dyshim qe eshte kopsitur nga ish Drejtoret per t’u strehuar si ne nje bunker ku nuk e kap asnje predhe . 
Sipas Statutit aktual , Keshilli Drejtues edhe pse eshte organ epror i R.T.SH-se nuk ka tager as per te bere PROPOZIME . 
Ai eshte thjeshte ne rolin e nje Noteri i cili ngre doren per te miratuar Vendime , sipas propozimeve te Drejtorit te Pergjitheshem . 
*. * * 
Disa muaj me pare , kam cituar ne shtyp deklaraten e Drejtorit te Pergjitheshem ne nje nga mbledhjet e Keshillit Drejtues , e cila nder te tjera thote : “..Neqoftese gjendja e krijuar ne R.T.SH. nuk ndryshon deri ne muajin Mars , UNE do te jap doreheqjen .” 
Kesaj deklarate une iu pergjigja ne shtyp : 
“ Zoti Drejtor ,sipas gjykimit tim , juve nuk duhet te jepni DOREHEQJEN nga posti qe mbani , ju duhet TE HIQNI DORE nga strategjia e drejtimit te Institucionit .” 
Atëherë une mendoja se AI gjykonte gabim , ndërsa unë kisha te drejte . 
Ndërsa tani qe kemi hyre ne ditët e fundit te Marsit , jam bindur se UNE isha i GABUAR , ndërsa AI kishte te DREJTE . 
  
Leka Bungo 
Kryetar i Këshillit Drejtues Radio Televizioni Shqiptar 
*** 
 
 

41 Komente

  1. F
    Firaku

    Nuk ke faj ti Leka Bungo,por shumica socialistet qe ju besoj juve ate detyra. Ne Fier ju njohin shume mire se kush jeni,fodull dhe delirant i pandreqshem,askush nuk ndjeu keqardhje kur ju denuan(edhe pse padrejtesisht),edhe sot ju nuk jeni i mirepritur si kolegu juaj Pellumb Kulla ketu.

    1. a
      ana

      ore mos u merr me personin, por meru me ato qe thote e denoncon. A ke komente per ato qe ai thote dhe analizon? Nese nuk ke, ik pirdhu, se nuk na hyn ne pune se eshte apo ju fodull Leka.

      1. K
        Kuqalash pa turp

        Po ky drejtori i Tvshse e di sa shoke ka? Hahaha ai ja fut dhe vetes vet. Sa e bo shok ja fut.

        1. p
          pjeter

          Mund te jete fodull,delirant,arrogant,e c'fare te duash,problemi qe ngre ky ngelet,dhe eshte problem i madh,madje, dhe tregon se asgje nuk ka ndryshim nga rrumpallizmi i me parshem. Eshte shume e veshtire ti besh punet mire edhe kur ke vullnet,po u rrethove nga kusare,ç'do gje ja faturojne Rames,por me sa shofim anembane tij eshte nje bote tjeter,qe i çon akoma me shume shqiptaret ne pesimizem,e te mendojne se ky vend zor se behet!!

          1. S
            Sefer Daja

            O Firaku Sa mllef paske ore! Dhe e pranon që është denuar padrejtësisht, dhe i thua se nuk ndjeu kush keqardhje! Kjo është e keqja jonë! Ore, a ka ndonjë gënjeshtër në këto që thuhen në artikull? Kjo është e rëndësishme! Por këtu është bër m....mullar dhe kur ndonjë guxon e ngre zërin( si ky artikull) ai sulmohet jo vetëm nga ata që përmenden, por linçohet dhe nga opinioni publik

            1. E
              Esi

              Autobuz te pajisur me teknologjinë e fundit , dhe nente kamera , zakonisht paguhet 1000 deri ne 1500 Euro ne dite . Mashtrim, ka arruar nje zero me dashje. Sepse nje OBVAN per nje ndeshje futbolli te kombetares eshte me shume se 15000 euro. Me 1500 mund te maresh noi fugon per ndeshjen Vora - Luzi

              1. F
                Fieraku dashamires

                Fierak jam edhe une, por kam mendimin e kundert me ju! Leka Bunga i ka dhene shume si Fierit edhe Lushnjes (ne fund te viteve ‚80)! Per kete ai gezon respektin maksimal nga fieraket! Prandaj, mos e shfrytezoni kete mundesi ketu per te perhapur dicka te pavertete! Mos harro, verem ne 5 vitet e fundit Leka ka vene tre pjese me teatrin Bylis! Cfare tregon kjo?! Mos nxirrni perfundime te paqena ne emer te nje komuniteti!

              2. s
                s s

                njeri me 100 fytyra

                1. L
                  Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                  Shume bukur e ke than, Leka esht nje artist dredharak i perkryer ne kohen e komunizmit kur e denuan duke e derguar ne Fier ia doli mban duke e dredhur dhe lepir menderen apartcive te Komitetit te Partise ashtu sic dhe e drodhi kur iu bashkua Demokrateve duke e quajtur veten te presekutuar dhe kur s'i doli gjo ia mbathi ne Amerike dhe punonte si mbikqyres i nje pallati me apartamente, dhe se fundi la Ameriken e tani ju ngjit Rilindasve... Nje servil i peshtir qe me sebepin e te dalurit gjoja ne mbrojtje te RTSH-se, perpiqet t'i japi rendsi vetes duke ushqyer egon e tij. Shkurt nje megaloman egoist i perkryer!

                2. s
                  sali

                  Ke shume te drejte per cdo shqetesim qe ngre

                  1. L
                    Lanabregsi

                    Leka je pordhac kronik,gezo pensionin e Amerikes dhe mjaft na cave bythen.Mendjemadhesia jote eshte e neveritshem,ishalla te ka njel ndonje shok per te pire kafen.

                    1. E
                      Eni

                      Pse ka Ende KLSH? Kta nga Franca dihet kush i sjell...ka lidhjet e ben qoka...

                      1. B
                        Bashkekohesi

                        Uau Leka, nuk paske ndryshuar fare, madje qenke perkeqesuar! Atehere shkruaje letra anonime, sot i nxjerr te kendi i fleterrufeve te Tema. Medemek po ben parimorin. Ti?! Hahahhahaahahahaaaaa

                        1. L
                          Lenci

                          Mire ben qe shkruan dhe del kunder shumices se Keshillit Drejtues monist. Dihet qe pervec 2-3 veteve te gjithe jane perzgjedhur nga Partia Socialiste. Edhe ti je zgjedhur nga PS. Por, ndersa anetaret e tjere te Keshillit Drejtues kane kaluar pastertine e figures dhe jane pajisur me certifikaten perkatese, ti nuk e ke kakuar ate. Prandaj shumica voton kunder teje, se nuk te heqin dot. Dihet kush te vuri e kush te perkrah. Te kane bere Nderi i Kombit. Te jane bere Mjeshter i Madh te punes, kur ti nuk je dalluar per pune. Te kabe dhene qindra e qindra milione leke per filma...Tani kerkon edhe te komandosh parate e RTSH-se. Kete nuk ta jep njeri.

                          1. N
                            Nari

                            Mire o Leka qe ngre probleme se ato i shohim cdo dote po emra pse nuk jep ?! Ajo qe beri festivalin aq skandal e ka emer e mbiemer ?! Apo ce deshe thuaj se i mbetet hatri dhe nuk na del mire Bigu pastaj

                            1. L
                              Leka

                              Ore e ka pas mire Arben Imami dikur qe RTSH duhet me i nderru edhe suvane e jo me gjerat e tiera !!!

                              1. M
                                Mozi

                                Heret u kujtove zoterote TVSH poshte e me poshte prej 30 vjetesh

                                1. K
                                  Komunistat

                                  Po si nuk ndricoi njehere gjithe ekrani jo e jo apo gjithe kanalet po nje mo nje, nje emision i vetem te pakten. Gjynaf shume ku e keni katandis ate tv

                                  1. P
                                    Per TVSH

                                    Leka bravo qe e ke bere publike dhe qe e paske cuar edhe tek Kontrolli i shtetit po ndonje zgjidhje a ka ?! Pse nuk e thua si duhet bere se keshtu i bie sikur jane sherre per interesat tuaja personale e jo te publikut qe e mban me taksa ate grehine te fundit te pareformuar ne kete vend

                                    1. J
                                      Jetmiri Vlora

                                      O cu kenaqem… jepi Bungo jepi se ka akoma nxirrja ujin e zi mos mbaj rezerva

                                      1. R
                                        Rapi

                                        Qenka material gati per komedi kjo qe ke shkruar…. Fut edhe nja dy tre skena te tjera dhe mere vendose ne skene qe te gajaset mileti e te fitoje ca te qeshura te pakten se sa per rtsh mysybet ka shkuar keq e me keq nuk ka ku te shkoje

                                        1. D
                                          Doktori

                                          Maskarallek i modh. Fiksim kom me mesu sa vota mori me SMS kenga fituese per eurovizjon. Po e dyta sa? Pse vetem Kosova votoj dhe fitoi grupi kosovar? E jep dot Arbana kete informacion ne keshillin qe drejton QSUTVSH-n?!

                                          1. K
                                            Keshilli Artistik

                                            Mos prit te ndodhe gje ne mars se RTVSH ka marre per mire fort. A e keni pa Kosheren e mizave te mutit se ca humori te dhim qe kane bo ne RTVSH? Shkoi larg tani, tu ja fut dhe portokallise diten e djele.

                                            1. K
                                              Keti

                                              Po lind natyrshem pyetja, nese sje i knaqur dhe i zhgenjyer perse nuk iken vet ti o Leka ? Ik mo se tka kalu mosha pencionet le nam, ti kam degjuar qe pin ilace antidepresive

                                              1. B
                                                Berti

                                                100% te drejte. Enkel Joti vetem vjedh! E vuri Rama per te vjedhur. Rama vete vetem vjedh. Leka nuk vjedh, por pak si trap je.

                                                1. f
                                                  fredi

                                                  nuk e gjej dot perse i eshte drejtuar KLSH ?? ato rastet e shkeljeve ligjore ishin te miratuara nga keshilli Drejtues.Ne se ke firmosur z. Kryetar,atehere KLSH do te merret me ty e me pas me drejtorin...

                                                  1. P
                                                    Pero

                                                    Zoti Bungo shpresoj se shqetsimi juaj të mos bjerë në vesh të shurdher Nuk çuditem që komentues injorantë, në vend që japin ndonjë opinion për shkrimin meren me autorin e shkrimit Shpresoj se Kontrolli Larte i Shtetit, do gjejë kohē të merret edhe me problemet e shtetit, pra të popullit të ketij shteti

                                                    1. S
                                                      Sheqeri

                                                      Delirant mbete o i shkrete. Nje dite do vdesesh e nuk pjerdhi njeri per ty.

                                                      1. L
                                                        Llixhat

                                                        Oiiiii kush flet , një ish bashkëpunëtor i sigurimit. Sngeli operativ i sigurimit pa ngrënë pirë e qirë në shtëpinë e Leka Bungos dhe Luli Koçit(Bungos). Ik o delirant e fëlliqësirë. Po mirë bën ti dhe jot bijë qe ju ka var shteti shqiptar plancat e veta në qafat tuaja. Fenë ti luani

                                                        1. V
                                                          Veton

                                                          Eshte shkrimi i katert apo i peste per RTSH i ketij qejfprishurit Bungo qe po ne nje brime i bie kavallit. Grindaveci Bungo me sa duket nuk kaperdin dot emerimet qe jane bere pa i marre doren ketij dhe ky ndihet keq para atyre qe i ka rrahur gjoksin e ju ka premtuar 'mos kini merak, se e keni vendin e sigurte... jam une aty!' Por ne kete artikull me ben pershtypje se per tre prej ceshtjeve qe merr si shembull abuzimi nga ana e menaxhmentit aktual i nis si pa te keq me frazen 'une nuk jam kompetent'!!! Cuditem si nuk ka dike nga ato 'miqte' e shumte qe pi kafe gjithe diten e konsultohet nuk ja ve ne dukje se duhet te kesh logjiken e nje pllake tallashi qe pasi ben kete pohim te vijosh me akuza e dikush te te marre seriozisht. Ne rrethana tjera, ne kushte te nje kompanie normale publike apo private, cdo anetar bordi apo keshilli drejtues eshte i lire te shprehe opionin, te votoje sipas gjykimit te tij brenda mbledhjeve te bordit, por eshte vota e shumices se bordit qe vendos. Pas votimit cdo anetar bordi ka detyrimin te respektoje vendimin e shumices dhe e ka te ndaluar qe publikisht te sulmoje imazhin e institucionit. Nese nuk pajtohet dhe ndihet se nuk mund te kontriboje, jep doreheqjen e pastaj mund te flase sa te doje pro e kundra si e ema e zeqos nga maja e bungalos.

                                                          1. G
                                                            Gjeli

                                                            O surrat qen o rrugac te qifsha ropt ne do te terheqi zvarre kopuk

                                                            1. s
                                                              selfo zeneli

                                                              lufte per territore (tendera, vende pune dhe emerime drejtoresh). kellira ben te fortin, sinqertin te ndershmin dhe jp korruptivin. mjer ky vend akoma lexojme leka bungon dhe emrin i vjen nga fjala LEK

                                                              1. K
                                                                Keti

                                                                Aman mo sa i shpifur eshte, rri meret me pastruset e shkreta e lave se lave dyshemen, maniak seksual i rtsh leka bundo

                                                              2. K
                                                                Km

                                                                Shumice -pakice,keni politizuar nje institucion qe ligjerisht eshte i depolitizuar.Autoriteti i Drejtorit eshte i percaktuar me ligj dhe i padiakutueshem,qofte Edhe nga keshilli drejtues.Ndaj quhet keshille sepse eshte vetem per keshillim,Jo per te bere ligjin.

                                                                1. t
                                                                  taksidari i qeverise

                                                                  Lekso, jeton ketu ti apo je ne enderra? Ku pjerdh ky pusht-shtet more per ate Kontrollin e Larte te Shtetit? A nuk ka bere publike ai Kontroll me vite shkelje te renda korruptive ne tendera e koncesione qe i kane shkaktuar dem ekonomik Shqiperise ne qindra milione Euro e nuk ka levizur ai SPAK as gishtin per ti plasur brenda burgut duke nis me ate Ilir Beqja per ato koncesionet Mafioze qe ka firmosur ne Shendetesi ku vetem 4 prej tyre kapin shifren e gjysem-Miliard Euro. Per te mos e zgjatur me tej se tek ai super-Hajduti Arben Ahmetaj rrenuesi i krejt Ekonomise me ato PPP-te fantazma. Ketu nuk ke Shtet or Lekso qe ti drejtohesh Kontrollit te tij. Ketu ke Pusht-shtet qe ka nen hyqem te gjitha ato, gjoja-Kontrollet sa per sy e faqe.

                                                                  1. L
                                                                    Lapsusi.al

                                                                    Ka te drejte Leka. Nuk eshte kompetent per te gjykuar festivalin artistikisht. Por ka te drejte edhe si publik. Festivali nuk ishte i mire. Ishte e veshtire te beje dicka me te keqe se Gjebrea nje vit me pare, por Arbana ja doli. TVSH ka pasur edhe programe te mira. Nje prej tyre ishte Zeri i Popullit. Po ai djali qe e drejtonte tani ben nje kuic ne nje studio kot me konkurrent kot. Zerin e Popullit e mbylli se me siguri dikush i ka mbyllur gojen ngaqe fliste hapur kunder te gjithve dhe kjo nuk behet ne televizionin e shtetit. O z.Bungo. Me siguri ti nuk do lexosh komentet e ne mbareshtueseve te vicave ketu, po nuk ke bere hicgje per TVSH dhe kot merzitesh se nxjerr qartesisht inatin personal me te tjere, drejtore dhe anetare keshilli qofshin. Te kane zbythur nga vendimet dhe nuk ke kujt i ben pordhe tani.

                                                                    1. B
                                                                      Balshaj

                                                                      Shko mer rrote kari, njeri me te ulet se ky gjeja nuk mund te gjendet. Shushunje ngele tere kohen ti dhe fara jote e ndyte.

                                                                      1. A
                                                                        Aplolloni

                                                                        Leka Bungo,nje bythelepires i Ismet Cibes,ish sekretar i komitetit te partise ne Fier,bene mire qe e cuan nja 10 vjet puntor ne Patos.

                                                                        1. D
                                                                          Dhembeli

                                                                          Filluan intelektualët të flasin . Problemet që ngre jane për të ulëritur. Nuk besoj se flet për thjesht interes personal, Por si intelektual . Le të shpresojmë !

                                                                          1. S
                                                                            Shkodra

                                                                            Leke, gjej nji foto persembari mor burre. E di si dukesh? Si me jen prej Bajzet apo prej Markagomajt e Lezhes.... O hora, bini Lekes, bini. Nuk u ngopet more mutat e mutave me Leken qe po ju ja nxite jeten ne kohen e diktatures. Nuk ju pelqen Leka se asht "mendjemaxh". Pse mendjemadh? Se nuk i nenshtrohet horave qe e shemtuene demokracine...po mor xurreter por kur Leka vuante pasojat e " mendjemadhesise se tij" ne kohen kur Nongrata zvarritej qenefeve te Bllokut, ju ferkonit barkun sepse i urrenit njerezit e mençur si Leka me shoke, ju spiunonit , te vetmin zanat qe dinit, kur Leka me shoke si Pllum Kulla, Sheri Mita, Koço Devole etj na e benin jeteb te bukur.

                                                                            1. I
                                                                              I PASHKOLLUARI

                                                                              Leka apo perleka e ka ba per leka . EH more komentuesa sa gjera nuk dini akoma te pakten une jam pa shkolle dhe ca gjera nuk I di po ju qenkeni me keq se une .Paraja apo Leka Leku apo paraja ziheni sikur cfare po thoni dhe se ju me komentet tuaja do ti zgjidhni hallet e ketij populli qe popull nuk eshte por eshte turmeqe vete pas berihajt .Vazhdo leka perleka .

                                                                              Lini një Përgjigje