Tre “tabutë” kosovare që na bëjnë të ndjehemi keq

22 Mars 2023, 21:10Blog TEMA

Tre “tabutë” kosovare që na bëjnë të

Nga Skënder Minxhozi

Para pak javësh Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë së saj. Një shtet i rrethuar nga jo pak armiq e kundërshtarë, ende i panjohur dhe i paintegruar tërësisht në sistemin ndërkombëtar, por me një ëndërr që ka marrë shtat dhe formë: pavarësinë e plote dhe të pakthyeshme. Në këtë rrugë jo pa peripeci e sfida, kosovarët po i japin formë gradualisht jo vetëm pozitës ndërkombëtare të vendit të tyre, por edhe po ndërtojnë një standart demokratik brenda shtëpisë, të cilin ne “shteti amë” s’kemi ditur ende ta ndërtojmë këtej kufirit pas vitit 1991, megjithëse e dimë veten më të rritur e më të vjetër në punë qeverisjesh.

Që nga lufta çlirimtare e vitit 1999, Kosova ka mbajtur tetë zgjedhje të përgjithshme, nga të cilat tre të rregullta dhe pesë të parakohshme, që të gjitha pas vitit 2010. Një shenjë e qartë pjekurie graduale, e cila rrëzon në thelb karakterin fatalist e deri edhe “hyjnor” që partitë fituese i kanë dhënë zakonisht pushtetit të fituar me votë, e të palëshuar as me pushkë, kur vinte koha për të ikur nga zyrat.

Ndërsa Kosova i ka vënë në rresht zgjedhjet e parakohshme, të cilat dikush me të drejtë mund t’i shohë si shenjë mungese stabiliteti, por dikush tjetër me po aq të drejtë mund t’i konsiderojë edhe si çmitizim dhe normalizim të raportit mes shtetarit dhe postit – kur Kosova pra shkon në zgjedhje të parakohshme pa asnjë dramë, ne në Shqipëri kur kemi shkuar për të fundit herë në zgjedhje para mbarimit të mandatit të partisë në pushtet, janë vrarë nja tre mijë veta dhe kanë dalë në sipërfaqe mbi një milion armë nga depot e ushtrisë.

Në Shqipëri pushteti ka vrarë për të mos lëshuar zyrën, në Shqipëri pushteti ka vjedhur për të mos lëshuar zgjedhjet, ka djegur media, ka vandalizuar kundërshtarët politikë e ka dhunuar institucionet e zgjedhjeve. Të gjitha këto fenomene i gjejmë në forma më minimale në Kosovë. Përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, që nuk shihen si gjëmë apo kataklizmë, por si një proces fiziologjik i demokracive liberale.

Sistemi ynë politik është një krijesë mastodonte e zhytur në dhjamë korrupsioni, tarafe, klane, krushqi interesash dhe miliona e miliona abuzime për shkak të pushtetit. Klasën politike shqiptare po e pastron gradualisht vetëm vdekja, e jo rotacionet,  konsumi politik apo energjitë e brendshme të partive për të kërkuar e gjeneruar ide dhe njerëz të rinj. Rikthimi i Berishës është rasti klasik i kapitullimit të të ardhmes përballë të shkuarës, por një situatë e ngjashme mbretëron edhe në partitë e tjera ku fytyrat e shefave të partisë mbeten në muret e selive edhe kur i ha mola apo kur fotografive ju ka dalë boja.

Në vitin 2004, kur Ilir Meta themelonte Lëvizen Socialiste për Integrim, Albin Kurti në Kosovë hidhte bazat e krijimit të Vetëvendosjes. Një force politike që ndryshe nga LSI, nuk aspironte të bëhej shtojcë e partive të mëdha, apo një fik parazitar në trupin e një peme të madhe. Ajo i sulmoi pemët e mëdha të politikës kosovare, si PDK ashtu dhe LDK, duke i fryrë populizmit të majtë dhe një nacionalizmi deklamativ dhe shpesh agresiv. Vetëvendosja është partia më e votuar parlamentare në Kosovë që nga viti 2017, duke fituar zgjedhjet e përgjithshme dy herë.

Për ne shqiptarët shembulli i Vetëvendosjes ka rëndësi jo edhe aq për atë që ajo thotë dhe bën në aspektin programor, sesa për ecurinë e saj si forcë politike jashtë sistemit tradicional. Në këtë prizëm, Kurti është gjithçka që Meta nuk diti dhe nuk deshi të bëhej. Ndërsa tek ne në 31 vjet ka pasur shumë nisma të vogla, lëvizje e fraksione që kanë premtuar të thyejnë bipolarizmin PS-PD, asnjera prej tyre nuk arriti t’i largojë e vëtme dy partitë e mëdha për të dhënë një shpresë se Shqipëria qeveriset edhe nga të tjerë, përveçse nga Berisha, Nano, Rama e Basha (me Metën si shtojcë që priste perdes së pushtetit). Vetëvendosja mund të jetë partia më e papërshtatshme politike për linjën që ndjek, por s’mund të mohohet se akti i saj i rrëzimit të bipolarizmit në politikën kosovare është një gjest emancipues dhe me vlerë historike për Kosovën, i cili tejkalon edhe vetë siglën e kësaj partie. E kjo është tabuja e dytë e madhe me të cilën Kosova në bën më turp ne shqiptarët e Shqipërisë, me “shtet 111 vjeçar”!

Së treti, sistemi politik kosovar, i influencuar padyshim edhe nga roli ende esencial që ndërkombëtarët luajnë në zyrat e pushtetit në Prishtinë, na ofron një tjetër “tabu” nga ato që tek subkoshienca e jonë zgjojnë makthet më të këqia të tre dekadave të fundit. Kosova ka rrëzuar me vendime të Gjykatës Kushtetuese dy Presidentë të Republikës, përkatësisht Fatmir Sejdiun dhe Behgjet Pacollin. Këtë të fundit vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën!

Nëse ne shqiptarëve të tjerë na duhet të vrasim mendjen sesi ka vajtur puna e kryetarëve tanë të shtetit, do të kujtojmë fjala vjen që ata kanë preferuar të zgjidhen mes armësh dhe rrëmujash biblike, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme, si dhe më pas kanë ngulmuar ta fusin vendin në kaosin më të keq që mbahet mend, vetëm që të mos linin zyrën e punës.

Kjo marrëdhënie maniakale me postin dhe pushtetin, ka provokuar kosto të skajshme për vendin dhe shqiptarët, të cilët janë ende sot totalisht të pamësuar me faktin se demokracia nuk ofron stabilitet me çdo kusht, por vetëm mekanizmin për të larguar në çdo moment nga detyra ata që nuk dinë të qeverisin. Në 31 vjet kemi rritur me votat tona jo një, por disa Enverë të vegjël që sot s’po na hiqen qafe, ndërkohë që kushërinjtë tanë matanë Morinës i ndërrojnë krerët politikë dhe elitat drejtuese pa asnjë dramë dhe kuje.

Kosova është një cikël politik para nesh dhe kjo duhet të na bëjë të ndjehemi keq kur shohim përditë në televizion Sali Berishën që mallkon të shkuarën dhe flet për të ardhmen edhe në vitin 2023!

10 Komente

  1. P
    Populli

    Super Minxhozi! Kështu shkruhet! Kjo është analizë!

    1. L
      Lufter Xhuveli

      Keni plotesisht të drejtë zotni Minxhozi. Të dalë SOT, Sali Rama i Vuqidolit, e të flasë për perspektivën demokratike të Shqipërisë, është më mirë, të ngremë Enver Hoxhën nga varri, e ta sjellim në pushtet, mbasi kanë “pak” ndryshim. Sali Berisha, ka vjedhur e grabitur prona sa është bërë latifondisti më i madh në Shqipëri, kur dihet boterisht se kur ka ardhur në Tiranë, nuk kishte brekë në bythë, duke ngrënë bukë misri me mish maceje e qeni. Në lidhje me vrasjet, barazohet me Enver Hoxhën. Por, Enver Hoxha, nuk VODHI, dhe femijët e tijë, i shohim në Tiranë që mezi shtyjnë muajin me takatin e tyre. Pra, më mirë Verukun se sa Salukun.

    2. x
      xzy

      Nga analizat më të mira të Minxhozit.Është e vërtetê se Kosova ndodhet para Shqipërisë në nivelin politik. Çudi është po ashtu se në Kosovë nuk ka braktisje të vendit nga rinia siç ngjan në Shqipëri. Edhe ekonomia atje adresohet më mirê. Kurti nuk i jep shumë krahë oligarkëve që ta rrjepin vendin. Shqipëria nuk ka patur fatin këto 33 vjet të kishte një Albin Kurt. Por ka pasur fatkeqësinê të kishte një Salë BerISHË. Ky i hodhi bazat e vjedhjes së zgjedhjeve në vend. Ky e shkatërroi me themel ekonominë. Ky mbolli korrupsionin dhe luftën veri-jug. Çfarë nuk ka bërê dhe nuk po bën për pushtetin e vet. Dhe ruajtjen e pasurive të vjedhura. Rama nuk ështê kaq shkatêrrues dhe negativ sa Berisha, por është i papërgjegjshëm dhe i paaftë. Ai ka ngelur sportist/artist dhe nuk e ka fare "stofin" e burrit të shtetit.

      1. p
        popull

        Respekt mendjes e pnes suaj Minxhoz

        1. V
          Varremihesi i demokracise dihet

          Prania e SB eshte burimi i shkaterrimit te demokracise ne Shqiperi.Formulim te sakte e ka dhene DASH.Sa te jete ne politike ky person,nuk ka per te patur zhvillime demokratike te nje shteti te civilizuar.Nje pjese e kosovareve e mbeshtet dhe per origine e tij nga veri dhe mbyllin syte dhe kur alleati kryesor,qe krijoi shtetin e Kosoves e ka menjanuar.Teorite me Soros e te tjera si keto jane fantazi te SB,qe nje mendje e kthjellet nuk e pranon ne ndergjegje.

          1. a
            amerikani

            Albin Kurtoviç Zajednica Vjosë Osmanoviç Gabelica

            1. E
              Eni

              O Minxhoz po te tjeret pse si permend....berisha ka ikur e nuk vjen me....eshte Folklore...pse trembni njerezit me Berishen kur te tjeret po e shkaterrojne me keq demokracine...pa opozite pa sindikate...Shqiperia eshte me keq se Rusia....Kosoves I lumte....shqiperia ka nevoje te drejtohet nga te huaj ndryshe keshtu do vszhdoje...

              1. H
                Hana

                Legjendari Sali Berisha nuk ka ikur o pseudonimi "Eni", por eshte midis nesh me i forte se kurre! I japim jete nga ditet tona, bar do te hame, por SHQUP-in nuk e leshojme!

              2. E
                Eni

                Kosova ka shtet e administrate te forte

                1. n
                  nje mik nga Vlora

                  SAKTE MINXHOZ NJE NGA SHRIMET ME TE MIRA ....

                  Lini një Përgjigje