Vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Athinë është realizuar në maj 1993, pra plot 30 vjet më parë.
Si gazetar i akredituar e kam ndjekur atë vizitë, ashtu si dhe gjithë të tjerat deri më sot. Dhe i kam intervistuar të gjithë kryeministrat, në përfundim të vizitës së tyre.
Me përjashtim të Edi Ramës, gjithë të tjerët do të kishin në përgjigjen e tyre frazën “vizita hapi një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe”.
Për hir të së vërtetës, të njëjtën gjë deklaronin edhe kryeministrat grekë.
Edi Rama nuk e ka përmendur kurrë këtë frazë.
Ndoshta pse preferon të jetë racional dhe në vend të deklaratave pompoze kërkon të paraqesë rezultate.
Një tjetër veçori e ardhjeve të Edi Ramës në Athinë është se gjithmonë e ka thyer protokollin e një vizite të mirëfilltë zyrtare.
Gjithë vizitat e tij kanë pasur në dukje më shumë karakter informal, por gjithsesi thelbësor.
E tillë ishte edhe vizita e kësaj jave; takime me udhëheqjen e lartë të shtetit, darkë private me kryeministrin Mitsotakis dhe një ndërhyrje domethënëse në forumin e greko-shqiptar të biznesit.
Aty dëgjoi edhe komplimentet për shefen e misionit diplomatik shqiptar në Athinë, Luela Hajdaraga që për palën greke “është ambasadorja më e mirë që ka pasur Shqipëria në Greqi”.
Rama u përgjigj duke komplimentuar ambasadoren e Greqisë në Tiranë dhe shtoi: “PO t’i kishim ambasadorët burra gjërat mund të ishin më të komplikuara”...
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Edi Rama e ka trajtuar në një rrugë tjetër kompleksitetin e problemeve me Greqinë.
Duke i deleguar fillimisht Ditmir Bushatit e më pas Olta Xhaçkës trajtimin e axhendës teknike të marrëdhënieve dypalëshe, Rama ka shqyrtuar me kryeministrin grek hartimin e trajektores politike që përbën dhe sfidën më të madhe në rrugën që lidh dy kryeqytetet.
Në mënyrë metodike dhe me durim, Edi Rama ka punuar bashkë me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, për të sheshuar gungat bezdisëse dhe penguese; tashmë duket se shtrimi i rrugës është në metrat e fundit.
Para katër vitesh, edhe më optimistët nuk do të mund të besonin se Rama e Mitsotakis do të krijonin një raport kaq të ngushtë midis tyre, me gjithë tiparet e një miqësie personale.
Një miqësi që u mundëson të mos i vështrojnë gjërat bardhe e zi apo gri, por me gjithë nuancat e tyre, pa cenuar kurrë vijat e kuqe respektive.
Përfundimisht, në vitin 2023 kjo rezulton rruga e vetme mes të cilës fqinjët mund të tentojnë zgjidhjen e problemeve të mbartura nga e kaluara.
Tashmë është vendosur që çështja e detit të dërgohet bashkarisht në gjykatën e Hagës.
Dhe paralelisht po punohet për t’u arritur ajo që Rama e quan “përmbyllja e dëshiruar”, që nuk është tjetër veçse heqja përfundimtare e ligjit të luftës; një ligj që edhe vetë pala greke e konsideron absurd, por që ende hedh hijen e vet të rëndë mbi dëshirën reciproke për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
I nderuar zoteri gazetar , Shqiperise i ka ardhur i zoti i punve dhe i fjales , njeri i kulturuar dhe i shkolluar , i lindur ne kryeqytet dhe i rritur po aty me prinder te arsimuar edhe gjysherit me duket me arsim te larte jo i lindur mes malesh i rritur me arinjte , me femijeri si coban dhish me surrat si prej ujku te uritur me sjelle si ndonje bishe e terbuar . EDI RAMA ka nje ndryshim shume te madh me para ardhesin qe ne paraqitje e ne sjellje e kjo duket qe me takimin e pare me te huajt , e takojne si me qene shoke qysh ne femijeri e tyre .
Ai është 10 vjet kryemut dhe s'është interesuar një herë për emigrantët por erdhi për të shitur piçkturat ati do qirë raca që fut dhe macet e zeza në kryeministri u bekua nga priftërinjtë grek rac e qelbur ai duhet të vej në p të sëmës me atë që ka bërë
O legenat e temës pse si publikoni mesazhet
Ne gjykimin tim dhe te njerzve me te cilat rri e jetoj, shkrimi juaj i nderuar gazetar pasqyron te verteten por edhe kulturen tuaj.Nje bravo te madhe per shkrimin tuaj nga Athina dhe emocionet qe sillni per publikun e Shqiperise nga vizita e Kryeministrit Rama ne Greqi.Mendoj ne nje fare menyre edhe une si emigranti ne USA,se ka diference te madhe midis Rames e kryeministrit paraardhes(S.Berisha),ne shume drejtime,qe ne formim e ne kulture dhe ne sjelljen e tyre,sidomos ne marredheniet me shtetaret e huaj,por edhe diplamatet e gazetaret.Menyra e sjelljes ndaj tyre,e pergjigjeve dhe pozicioneve qe mban reflektojne maturi dhe siguri.