Xi erdhi, pa… dhe e la Putinin prapë në rrethim

24 Mars 2023, 18:00Blog TEMA

Xi erdhi, pa… dhe e la Putinin prapë në rrethim

Nga Frrok Çupi

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, sapo është ndarë nga Putini në Kremlin dhe ka mbërritur në Pekin. Nuk duket se Xi e paskësh menduar veten si Jul Cezar; prej të cilit ka mbetur i përjetshëm slogani latin: ‘Veni, vidi, vici!’. (‘Erdha, pashë, pushtova!’). Jo. Duket se, përkundrazi, vetë presidenti rus Putin, kishte ëndërruar që të shfaqej si një ‘pushtues alias Cezar’ në takimin me Xi Jinping.

Takimi i pritur në mënyrë rrëqethëse në mbarë Globin, më në fund mbaroi. Në një sekondë Putinit iu duk se fitoi, në sekondën tjetër u ndje se ndodhej larg, shumë larg nga Jul Cezari.

Ndritjja e psikozës së ‘pushtimit’, ose ‘vici’: 

Kjo ndodhi në momentin kur të dy presidentët, të vetëm, ballë përballë në Kremilinin e Leninit dhe të Stalinit, qëndruan për pak pa folur duke u parë thellë në sy. Në atë moment foli zoti Xi: ‘Miku im Putin, ndjej se ndryshimi po vjen. Po vjen ndryshimi që nuk ka ndodhur në 100 vjet. Tani erdhi dita kur ne të dy së bashku ta drejtojmë këtë ndyfshim të botës’, tha Xi.

Mikpritësi Vladimir e miratoi me ngazëllim momentin e ‘pushtimit’ cezarian:

-Jam dakord!, miku im- tha Putin.

Ndryshimi për të cilin foli miku i ardhur nga Kina është plani i tyre për ‘një rend të ri botëror’. Sipas tyre, ‘demokracia perëndimore është në dekadencë’. Të dy burrat e shohin luftën në Ukrainë si pjesë të projektit për ndryshimin e rendit botëror. Partia komuniste kineze e sheh veten si një fuqi shëlbuese pas një të ashtuquajturi ‘shekull poshtërimi’, siç edhe u tha.

Të gjithë momentet e tjerë të takimit Putin- Ji, ishin momente ‘in gloom’, pa asnjë shpresë për fjalën latine ‘Vici’.

Momenti i përcjelljes së mikut Xi:

Presidenti kinez, trupmadh dhe i zymtë, doli nga zyra në Kremlin dhe iu drejtua makinës së tij. Ky ishte ai moment që dëshmoi gjithçka. Putin qëndroi në shkallën e fundit të Pallatit, Xi hyri në makinë dhe iku. Putin u shfaq krejt i ngrirë, i vetmuar, i ftohtë, gati si hije. Tjetri u tret në horizont.

Ato pak momente të pashkruara në shkallët e Kremlinit ndoshta na tregojnë më shumë për marrëdhëniet e Xi dhe Putinit, sesa vetë komunikatat zyrtare.

Në raportin mes dy udhëheqësve ku ‘pritet shpresa e rendit të ri botëror’, Putin u shfaq si ‘lutës para Xi’. Do të lutej për armatim të ri, do të lutej për ndihmë ekonomikë, do të lutej që Kina t’i qëndronte pranë diplomatikisht Rusisë. Të dy miqtë, secili ndryshe nga tjetri: Xi, në epërsi, ndërsa Putin inferior. Edhe në bisedë, Putin ishte nervoz dhe i papërqendruar.

A i dha shpresë Putinit aleati  Xi?

Që nga momenti i parë i takimit e deri në gjysmë të tij, gjërat ndryshuan papritur. Në fillim u fol për një ‘Vici të përbashkët’ kundër Perëndimit. Ndërsa më në fund, Xi e siguroi mikun e tij, jo se ‘gjërat do të përmbysen për një rend të ri’, por se ‘gjërat vetëm mund të përmirësohen’.

Çfarë i jepte frymë e çfarë e dëshpëronte presidentin Xi?

Ndërsa Putin kërkonte me sy për një fitore të tij, të njëjtën gjë bënte Xi përballë presidentit rus. Xi u ndodh para një shkëndije që lajmëron ‘fitore- Vici’, ndërsa e tëra dëshmon të kundërtën. ‘Fitore!’,  për Kinën do të thotë ‘brutalitet rus në Ukrainë’. Kjo i vjen në favor dhe për shtat Kinës për një qëllim më të largët: Dobësimin e Perëndimit. Kina tani po përjeton inferioritet historik, që siç e ka formuluar ‘poshtërim nga Perëndimi dhe nga grabitqarët e huaj’.

Mirëpo, sapo  Xi hodhi sytë rrotull, i doli përpara presidenti i Rusisë, Rusi e cila është grabitqari më i madh i Kinës. Rusia i ka marrë Kinës 350 000 milje katrorë territor gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë… Kjo ka lënë gjurmë historike.

… Kur po ndaheshin te bordurat e rrugës së Kremlinit, Xi e pa Putinin si të rrethuar dhe e la vetëm. Në fund as vetë Putin nuk kishte më ndonjë lidhje me sloganin latin “Veni, vini, vici!’.

9 Komente

  1. s
    shtjefen palushi

    hahahahaha ma mir MUT se i vogel... ose ma mire MUT se IDIOT...... Po ik o katunar e beji shurren baces....!!!!!!!!

    1. I
      Injoranti nuk ka brire

      shtjefni qyte-kar i madh e bole i vogel ---

    2. N
      Ngjela

      Kompetent edhe per Kinen?

      1. G
        Gurabardhi

        Të mbaj për burrë të mençur por, këtu ia ke futur kot fare. Fare, fare kot. Më mirë të mos e kishe shkruar fare këtë marrëzi. Je treguar vërtetë i marrë.

        1. üüü

          Po mire mor gurazi, na trego ti ndonje nga ato cudirat inteligjente te tua ... sepse gazetarit nuk i rruhet fare se cfare mendon ti per te.

          1. Z
            ZYBER

            SA POSHT KE RA O FRROC

            1. U
              Universi shprsa ime

              Mos u merr me analizu superfuqit se le koqen e namit.

              1. a
                alphade

                Frroku ka nje stil krejt “sui generis”’ku shkruan prandaj injorantet e shpellare nuk kane asesi si t’a kuptojne ! Vetem fakti se Rusia Cariste I ka rrembyer Ki- nes 350 mije km. katrore, Historia kurre nuk do t’i beje miq keta dy vende pa u zgjirur ky problem,ashtu si edhe me SHBA ! Nese se Kina zgjidh problemin e Taivanit, diten tjeter Kina prangamatike do te jete aleate e perheshme e SHBA-se Kaq di te them une ! Me Rusin never ….!

                1. N
                  Noci

                  Rusia nuk ka qene kurre e dashura e ndokujt.Edhe vete Sllavet e zhvilluar si Çekia ,Polonia nuk duan t'ia shohin bojen.Jane serbet ,pak nga bullgaret,sllovaket e minorancë sllave qe e simpatizojne Rusinë.Thuhet se rreth 40 shtete kane bere marrveshje me Kinen e Rusinë por ato jane te botes se trete.Çfare fitimi ke kur nuk ke lidhje me tregun e pasur perendimore,me USA ,me Kanadanë apo shtete te medha amerikano latine.A mund te rindërtohet rendi i ri botëror me fukarate,apo veç me lufte si me Ukrainen

                  Lini një Përgjigje

                  Blog Tema