Nga Kimete Berisha
- Ramushi e ka ndryshuar taktikën.
Po e deh Albin Kurtin me raki, për ta provuar: a thua çka thotë ky mashtrues kur 'pihet'.
Përndryshe, Albin Kurti duket si mashkull që pi veç tambël të nxehtë me tas, në pizhama të mëndafshit!
- Në një tabaka, plot gota me raki, pinin shqiptarët si turqit, pas darke.
Turqit e quajnë rakinë 'qumësht i luanit'...
Se, rakija ka qenë pije kombëtare turke, derisa Erdogani tha se jo valla ajrani është pije nacionale e Turqisë.
Ëhë. Se s'e dimë ne...
- Vjosa preferon bozë, si dikur osmanlinjtë, se boza sado-kudo t'flladitë!
- E ne të lagjes Tavnik, e kemi preferuar shurupin e trëndafilëve, prandaj na ka mbetur njëfarë hijeshie në vetvete.
Trëndafili edhe kur venitet - venitet bukur.
- Pasi piu raki në orar të punës, Albin Kurti hypi në ballkonin e Kryeministrisë dhe iu përgjigj ambasadorit amerikan në Beograd - Hillit dhe n'atë harxh edhe krejt planetit.
I porositi amerkanët dhe evropianët të mos frikësohen që e kanë bombarduar Serbinë.
-Po pse e pi rakinë pa meze!
Christopher Hill i porositi serbët që kurrë mos ta harrojnë atë ditë (se logjikisht, historia që harrohet - mund t'u përsëritet)...
- Sulmet e NATO-s kundër Serbisë Albin Kurti i lidhi me ditëlindjen e tij, kjo është koincidencë historike, sipas tij...por pastaj doli Vojislav Koshtunica dhe tha se më 24 mars edhe ai e ka ditëlindjen, si për inat të simbolikës së Albin Kurtit!
Por, bombardimet kanë ndodhur edhe hatri i Ilir Metës, i cili e ndan shenjën e horoskopit (dash) së bashku me Albinin dhe Koshtunicës...
- Edhe Presidentja e sulmoi Hillin, nëpërmjet këshilltares së saj.
Pse oj teze!
Nuk ka ndodhur asgjë e re!
Biden me 2016 i ka shprehur Serbisë keqardhje për bombardimet e NATO-s.
- Presidentja tha se s'mund të ketë paqe me Serbinë, pa drejtësi për krimet që ka bërë në Kosovë.
E kush po të ndal të inicosh drejtësinë!
Qe 20-të vite ke folur me fjalë të Serbisë, për 'krimet' e fabrikuara që iu mveshën shqiptarëve...
Hashim Thaçiin s'e ke lëshuar kurrë nga goja për të keq!
Tash të ra në mend që Serbia ka faj. Derisa u bëre presidente, për ty Hashim Thaçi kishte 'faj'!
- Albulena Haxhiut i binin balluket në sy si Regjepagiqit derisa tregonte se si Kushtetuesja është kundër 'saj'.
Kjo s'di ta stabilizojë dhe t'u jap drejtim shishkave të veta... E paska kujtuar me ju hy kamxhik prokurorëve, me pyet Albulenën se çka është e drejtë e çka jo!
- E, a është e drejtë që ti, pa asnjë ditë përvojë pune të bëhesh ministrese!
Kush je ti?
A je e zonja të tregosh veç një punë që e ke bërë në jetën tënde!
- Ti ke kompetenca të japësh nasihat vetëm për të keq: na trego ti se se si mund të bëhesh ministreshë e drejtësisë, pasi që të kesh plotësuar kriterin kryesor: t'i sulmosh Institucionet për t'i udhëhequr pastaj!
Përveç krimeve të tjera, edhe rrymën e keni shtrenjtuar për shqiptarët.
Por serbëve ua paguani rrymën me paret tona.
Qeveri e shëmtuar antishqiptare.
P.S. Petalet e kajsisë e kishin mbushur oborrin.
Dukeshin bukur sikur kishin rënë për qejf.
Rrugët ishin zbrazur.
Vinte era bukë.
Të gjithë nxitonin...të mbërrinin në shtëpi për iftar.
Në rrugën nuk mbeti pikë dashurie.
Thuajse askush në këtë natë s'ka mbetur i vetmuar.
Mua më thanë: provo të jesh e lumtur - por unë nuk ndjeja nevojë.
Oj Kimete,mos e ke far a fis GANI LIKËN E "MISIONI RUS"të Ibrahim Kadriut?
Oj zonja Kymete Ku merr vesh mender presednike osmanka se çfar pi e çfar ha, e aq me pak se çfar ka thane presidenti Bajden ne vitin 2016 apo dje ambasadori amérikan ne serbi, ajo siq e thot zonja Kymete te vetmin qellim kishte akuzat ndaj ish presidentit Thaqi dhe arrestimin e tij njejt si vuqiqi sepse kishte nje mandat arrsti qe nga millosheviqi e kur dihet se tata i mender presednike osmankes ishte milic i millosheviqit ska se si te jeté ndryshe osmanka nga vuqiqi dhe shesheli, kurse kurrci ka vite qe pi raki jo me gote siq pi e gjithe bota por ai tash pi ne korite shtrir pra sepse ka vite qe i ka humbur truri dhe nuk e kupton se Ku duhet pi e hanger e Ku duhet shkruar per tu shliruar, ne qenef pra aty Ku shkon e gjithe bota JO per te hanger e pir por per te dh....r.
Kimete je e madhe. Hallall ta boftë zoti!
SHUUUJ KIMETE SE E DHJEVE ME MUT VETEN E PERLEVE PI ILACET MOJ MJERANE SE I PIN PER VETEN TANE
Kimete B a e ke maru klasen e tete moj injorante.
Kimete,, mire ben qe tall sumen me Albinin dhe Asmonin,,por qe e degjeneron gjuhen Shqipe deri ne kete mase, kjo s'tolerohet. E lexova dhe rilexova, por, ne te shumten, asgje s'kuptova. Pale,,turqit e paskeshin rakine "pije kombetare", kete se dija. S'kuptova as pijen tjeter qe paska propozuar sulltan Erdoga(qe eshte aq i admiruar ne Kosove), shkurt fjales, ja ke futur turkce moj Kimete, ato masat e gjera te popullit qe kane lene rruget bosh nga nxitimi per "Iftar" ata po, te kuptojme mire. Per turpin tuaj ne fakt, s'ndaheni dot nga e kaluara anadollake, i gjithe ai investim nga perendimi per lirine tuaj, per t'u bere nje shtet normal europian, shkoi dem!
Gjuhën shqipe po e degjenerojnë gjithandej Shqipërisë me fjalë të huaja krejtësisht të panevojshme edhe kur kemi fjalë shqipe për të njëjtin kuptim pa folur për turqizmat që përdorën në Shqipëri por jo në Kosovë! Turqizmat "avash" , "jeshil" e tjera nuk përdoren në Kosovë. Kanë futur fjalë si "suport" në vend të fjalës "mbështetje" dhe "përkrahje"! I kemi 2 fjalë shqipe për të njëjtin kuptim, ia kanë futë 1 të huaj! Në vend të fjalëve shqipe "frikëson" dhe "tmerron" ia kanë futë "intimidon" që është kokrra e idiotizmit dhe antishqipes! Në vend të shprehjeve shqipe "përditë" , "çdo ditë", "ditë për ditë" , ia kanë futë shprehjen antishqipe "në baza ditore"! Dhe shumë e shumë të tjera deri në shpërfytyrim të shqipes! Pa folur për emra njerëzish që askush nuk vendos më emra shqip!
Do të shtoja edhe:killeri serial ose serial killer kapet pasi vrau pesë persona!Deti blu!Pastaj personal trainer,ku reklamohet kapsulat OBEN ,etj,etj.Dhe si përfundim na e paskan fajin turqit, grekët,sërbet.
Ik moj kellire. Armiku me i madh i Shqiperise eshte korrupsioni. Per shkak te tij ne kemi ngelur te fundit ne Europe. Shume borxhe te marra dhe shume pak investime per ato para. E njejta gje eshte per cdo shtet, edhe per Kosoven gjithashtu. A ke dijeni per ndonje afere korrupsioni te qeverise Kurti?
Qeveri rrugaqesh fund e krye Rrugaq rrugaq rrugaq dhe vetem rrugaq Zoti e shpetoftë kosoven nga rrugaqet dhe nga mashtrusi Albin Zajednica
Një halucinacion është diçka që dikush përjeton dhe që nuk është i vërtetë. Si Kimetja e lumtur. Ndoshta mënyra më e mirë për të përshkruar halucinacionet e Kimetes është se është si të ëndërrosh ndërsa je zgjuar. Jo ëndërrim me sy të syrit , i cili vjen nga mendimet e vetëdijshme, por gjërat që përmbahen në nënndërgjegjen e Kimetes, të cilat janë projektuar nga mendja e saj dhe duket se përzihen me botën reale. Halucinacionet e Kimetes mund të jenë mjaft mashtruese (veçanërisht nëse janë një përzierje e imazheve vizuale, tingullit dhe madje edhe ndjesisë së prekjes apo perdorimit te drogave halucinante) dhe, si ëndrrat, ndonjëherë e dini se nuk është e vërtetë, por herë të tjera nuk jeni të sigurt. Kimete ti perdor kërpudha ? Sepse si ëndrrat, halucinacionet mund të shtrembërohen ose shtrembërojnë të menduarit tuaj, duke ju bërë të dini gjërat që nuk duhet, dhe, të harroni plotësisht gjërat që janë të arsyeshme, të dukshme dhe praktike të përditshme. Kimete ndro mall. Mos përdor mall të përzierë
Me keqardhje dua tu them komentuesve se ::Qenkeni te pa informuar dhe nuk e keni kuptuar asnje grime dhe as qe e keni idene per cfare ka shkruar zonja Kimete .
Me keqardhje dua tu them komentuesve se ::Qenkeni te pa informuar dhe nuk e keni kuptuar asnje grime dhe as qe e keni idene per cfare ka shkruar zonja Kimete .