Mospjesemarrja në zgjedhje është tradhti

25 Mars 2023, 17:05Blog TEMA

Mospjesemarrja në zgjedhje është tradhti

Nga Ergys Mërtiri

Paradokset nuk mbarojne. Ndersa strukturat e PD-se, kryetaret e degeve dhe kryesia mezi presin te hyjne ne zgjedhje, deputetet, ne shumicen e tyre nuk duan. Ata thone se po iu digjet xhani nga percarja dhe nuk duan te copetojne votat e opozites, ndryshe nga baza qe mezipret te beje betejen e saj.

Po cilat vota kerkojne keta te bashkojne? Kjo opozite, e shkallmuar nga konflikti i brendshem ku e ka zhytur Sali Berisha, nuk ka asnje gjasë ti afrohet Edi Rames, megjithese ne diten e tij me te zeze. Vete foltorja as qe po garon kunder tij. Te gjitha forcat ajo i ka kanalizuar kunder PD-se zyrtare. Propozimet per kandidate te perbashket, qofshin keta edhe ata te primareve, Sali Berisha i refuzoi me percmim dhe, ndersa nuk ka lene qen e mace pa bashkepunuar, me pjesen tjeter te partise se vet nuk pranon kurrfarë marreveshjeje. Per cfare uniteti behet fjale dhe kujt i hyn ne pune ai?

Pasi moren vulen (me shume vonese, sigurisht), pasi luftuan me Celibashin e pastaj ne KAS per te drejten e kandidimit, pasi kane jave qe prezantojne kanditate neper rrethe, kujtohen te rimendojne nese duhet kandiduar apo jo! Kjo eshte pak ta quash qesharake dhe, i vetmi qe perfiton ketu eshte pikerisht Berisha.

Pra, eshte e kuptueshme qe ne keto zgjedhje nuk ka beteje mes pozites dhe opozites, por vetem brenda vete opozites. Te vetmen beteje qe ka Saliu e ka me PD-ne zyrtare. Ai nuk po futet ne zgjedhje per te marre ndonje bashki, por per te marre vulen e partise. Ne keto kushte, duke mos hyre ne zgjedhje me pretekstin per te mos perçare votat, keta deputete po na thone se po kerkojne te mos i behen pengese Berishes ne nje beteje qe nuk ekziston (betejen e tij me Ramen). Ne fakt, me apo pa dashje, ata po i ndihmojne atij ne betejen kundr tyre.

E gjithe kjo situate shfaq nje pamje te shemtuar per ata qe nuk duan te hyjne ne zgjedhje. Ata po tregohen te dobet, te trembur, te paafte e te parrasht. Ata po tregojne se kane frike nga sulmet banale te foltores dhe nuk mbajne dot presionin e mercenareve te saj dhe kopese se militanteve qe i leh kujdo qe nuk eshte ne anen e tyre, ne mos po flirtojne fshehtas me Berishen per ndonje deriçke te hapur nga mbrapa gardhit apo bejne hesape dylekeshe intrigash naive brenda llojit te llojit. Ky eshte vetem nje langaraqllek politik.

Ne cilindo rast ata tregojne paaftesi ulëritese per te qene politikane dhe nuk e kuptojne se, ne plan afatgjate e kane shkaterruar figuren e tyre. Mund te kesh respekt edhe per ata qe rreshtohen ne anen e gabuar te barrikades, hapur dhe burrerisht, por jo per ata qe struken apo perdridhen duke qendruar ne mes, me skuthllek e burracakeri.

Pd-ja duhet te hyje patjeter ne keto zgjedhje, jo per te mundur Ramen (te cilin sigurisht qe nuk e mund dot ne keto kushte), as per te mundur Berishen (i cili eshte i mbaruar dhe pa te ardhme). Ajo duhet hyje per te shpetuar opoziten dhe per ti dhene asaj nje te ardhme.

Berisha kerkon ta marre opoziten me vete ne varr. Ai kerkon ta shnderroje ate ne nje sekt politik ne mbrojtje te interesave te tij personale kunder gjithe botes. Natyrisht, ai ka votat e veta dhe, me ndihmen e mediave, oligarkise, LSI-se dhe rrjetit te tij te influencave informale, do arrije dicka si ne 6 mars. Por ai, pa dyshim, do jete shume larg pretendimit per te qene alternative ndaj qeverise, cfare do te thote falimentim.

Shumica e te djathtes nuk eshte me Berishen dhe kete e tregoi edhe 6 marsi, kur gjysma e saj refuzoi te dale ne votime. Berisha kerkon te terheqe shume prej tyre duke bere sikur eshte i vetmi qe po lufton kunder Rames, me shprese se ata do te zene hundet e do ta votojne nga nevoja per te ndeshkuar qeverine, por kjo gjithsesi nuk do funksionoje per ta ndihmuar ti afrohet asaj çfare i duhet.

Shumica e ketij elektorati mund te mos jete as me grupin e PD-se zyrtare. Situata konfliktuale e pamoralshme ku eshte zhytur PD-ja natyrisht qe prodhon indinjate tek votuesi. Nga ana tjeter sulmet, shpifjet dhe propaganda e medias oligarkike kunder tyre, sigurisht qe prodhon efekt. Por gjithsesi PD-ja zyrtare ka nje basen elektoral me te madh e me te mire ku mund gjeje perkrahje.

Ajo mund te terheqe votuesin antiberishist, si dhe ate jomilitant, qe kerkon nje politike me nje tjeter fytyre, me humane, me qytetare, me serioze, me racionale dhe mbi te gjitha te pakorruptuar. Ajo mund te afroje ate lloj votuesi qe kerkon nje gjuhe tjeter politike, larg rrenave, shpifjeve, fyerjeve, intrigave e arrogances banale te ketyre 30 vjeteve.

Ky elektorat ka qene i paperfaqesuar prej tre dekadash ne politiken shqiptare duke u detyruar te abstenoje ose te votoje gjithmone duke mallkuar ate te cilit ia jep voten. PD-ja mund te ofroje nje alternative per kete votues, qe ne te vertete eshte shumica. Sigurisht qe ka ende shume mosbesim, por PD ka shanse te mira per te hapur nje rruge per te ardhmen e saj duke e lene plakun ne "shenjtninë" apo dreqninë e vet. Duhet vete qe ajo vetëm te ofroje fytyren dhe seriozitetin e duhur per ta merituar te ardhmen e saj.

14 Komente

  1. A
    AI

    O Mertir Kur PD jote do marre 4% a do I kerkosh doreheqje Alibashes?

    1. A
      Analisti

      Të lumtë Ergys! Shkrimi është shumë i drejtën dhe i saktë. Të votosh Sali Berishën do të thotë që jeton në ëndërr, nuk e kupton rrjedhën e jetës dhe tregon që je veç një dogmatik që jeton nën dreqninë e Saliut që para vetes, fëmijëve të tij të korruptuar nuk njeh gjë tjetër veç interesit të tij.

      1. D
        Drini

        Po Ergys. Mos mqarrja pjese ne zgjedhje eshte tradheti. Por dua te shtoj se e tera kjo qe ndodhi, perjashtimi i Berishes nga grupi parlamentar qe i beri Basha, Rithemelimi, Foltorja, doreheqia e Bashes, keto zenkat me vule e logo, e gjitha eshte nje loje e çiftit Berisha -Basha, per t ja lene PD Berishes, qe ai te behej faktor perballe DASH. Kjo eshte e gjitha. Nuk dyshoj tek Aliubeaj dhe ate grupin e vogel qe e mbeshtet.

        1. S
          Shpresa vdes e fundit

          Eh Ergys po kjo ka qene pd qe ne fillimet e saja ky ka qene Saliu ky Flamuri ky , ky , ky , . . . . aty ka pa mase te tille edhe me te keqinj se keta prandaj kurre s’ka fitua e kurre s’ ka per te fituar, bravo per shkrimin . Ergys nuk thote kot Rama nuk jemi te perkryer po me te mire nuk ka , ndersa ne anen tjeteredhe ne ka ndonje te mire qe nuk besoj kurre se i thone po flrte me qenin do mbushesh me morra , megjithate keto zgjedhje jane per opoziten e vertete e pastaj ti qerojne te gjithe ata te tipit Sali e Flamur te behet parti e vertete DEMOKRATKE .

          1. P
            POPULLI 1945

            Tani ne Demokraci eshte e gabuar te perdoresh fjalen tradheti sepse mund te njesohesh me komunistet te cilet e kishin detyrim pjesmarrjen ne votime mos doni te marrim edhe orkestren dhe te hedhim valle para qendres se votimit .Sot cdo njeri eshte I lire te beje ate qe do oes voton ose jo ku eshte tradhetija ketu

            1. h
              hahaha

              o lope...nuk ke kuptuar asgje nga leximi

            2. J
              Justice

              Mos optimism per asnje nga morality i vjeter Berisha,Rama,Basha,Meta,Veliaj do jete zgjidhja me e bekuar qe populli Shqiptar do ti bej si dhurat Kesha toke te dashur dhe femijeve te tyre. Make wright choices Albanian peeps. God Bless

              1. F
                FCB

                Shko re pederast , kopil i sorrosit.

                1. L
                  Luli

                  PD ka qene perhere nje bashkesi hajdutesh, drejtuar nga nje ishkomunist. E kalbur deri ne palce e parinovuar dhe teresisht jashte kohe nuk ka asnje shans te rikthehet ne pushtet. T'u rroje Sali Berisha dhe budallat qe i vene nga pas.

                  1. f
                    fredi

                    Ik or pis.Jun jenite gjuithe gjobaxhinj.Sa here ka gazetare qe dalin kunder konceptit te shumices si tulle baze e demokracise ,jane tte paguar si puna e Adriatik Docit. Dhe lahu, se e ke koken gjithe yndyre.Lahu, se eshte turp ne 2023 te jesh i palare(aq me teper i palare ne TV).

                    1. f
                      fredi

                      Ik or pis.Jun jenite gjuithe gjobaxhinj.Sa here ka gazetare qe dalin kunder konceptit te shumices si tulle baze e demokracise ,jane tte paguar si puna e Adriatik Docit. Dhe lahu, se e ke koken gjithe yndyre.Lahu, se eshte turp ne 2023 te jesh i palare(aq me teper i palare ne TV).

                      1. B
                        Berti

                        Te lumte , brilante. Ky shkrim eshte i vlefshem per demokrate inteligjente dhe i paperdorshem per militante trushpelare e halabake.

                        1. D
                          Ditmir

                          Nje shkrim qe promovohet nga Mero Baze dhe ku nuk gjen azgje pervec obsesionit ndaj Berishes dhe asnje fjale kunder pushtetit. Ky eshte nje ekstremist i kazanit Basha qe ka ngelur me gisht ne goje.

                          1. P
                            Phoenix

                            Ne fakt, te votosh tradhetaret e para selektuar nga lobi masonik cifut nderkombetar, eshte tradhetia sublime, ndaj kombit dhe njerezve.

                            Lini një Përgjigje