Vula e humbur e PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit

27 Mars 2023, 15:38Blog Nga Skënder Minxhozi

Vula e humbur e PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit

A mund të sillet një parti e madhe që ka qeverisur Shqipërinë për 13 vjet, si një forcë politike e vogël që lufton të marrë ndonjë post këshilltari bashkiak në Shkodër, Vlorë apo Durrës? A mund të mungojë në një takim të madh kombëtar, siç janë zgjedhjet, një stemë që përfaqëson gjysmën e trashëgimisë politike të tranzicionit shqiptar? Dikush mund të thotë se opozita nuk do të mungojë në 14 maj pasi do të kandidojnë Berisha dhe Meta me koalicionin e tyre. E vërtetë edhe kjo, por ja që mpakja e stemës zyrtare të PD në fletët e votimit është një vakum që s’mund të kalojë pa rënë në sy. Zgjedhjet janë veç të tjerash, edhe një garë simbolesh.

Partia Demokratike zyrtare, ajo pjesë e PD që mban ende jakën e xhaketës stemën zyrtare blu me simbolin PD të stilizuar që e njohin të gjithë që nga fundi i vitit 1990, ka vendosur me vullnetin e saj që të neglizhojë rreth 75 përqind të pushtetit që do të ofrohet në 14 maj përmes zgjedhjeve lokale. Ka debatuar me orë të tëra, për të vendosur në fund që do të garojë vetëm për 25 përqind të vendeve për kryetar bashkie në rang vendi. Një tërheqje e pashoqe në një garë kombëtare elektorale, nga një parti dikur e madhe, që sot i ngjan një pasqyre të thyer në njëmijë copa.

Kjo që bën sot Alibeaj dhe të tjerët me simbolin politik që përfaqësojnë, është një kapitullim në stil të gjerë para Ramës dhe Berishës. Një zbythje pa lavdi në fushën e betejës zgjedhore, që zbulon konturet reale të asaj pjese të partisë që ende kontrollojnë. Dhe që janë tejet të vogla e pa peshë.

Pa asnjë shpjegim bindës, kundërshtarët e Doktorit brenda PD fillimisht u përpoqën të përdorin firmën e munguar të Lulzim Bashës për të mos hyrë fare në zgjedhje. Shumëkush e kupton sot se debati shterpë me Celibashin, në lidhje me firmën e Lulzim Bashës, paska fshehur një krizë të thellë, që në fakt ka qenë pjesërisht e dukshme edhe pa zgjedhjet e 14 majit në mes. Është e lexueshme gjithashtu edhe përse vetë Basha, i cili refuzon të certifikojë në gjykatë dorëheqjen nga partia, është fshehur dhe hesht në mesin e një fushate elektorale.

Demokratët “me vulë” do të duhet t’ju shpjegojnë sot e deri në ditën e zgjedhjeve mbështetësve të tyre, se përse fjala vjen PD-ja zyrtare ka kandidat për bashkinë e Mallakastrës por jo për atë të Vlorës, se pse kandidon në Lezhë por jo në kryeqendrën e të djathtës, në Shkodër, se pse ka gjetur një emër vetëm për Poliçanin por jo për Gjirokastrën. Do të duhet të shpjegojnë gjithashtu se cila është arsyeja që partia me stemën zyrtare të opozitës në xhep, nuk gjeti dot dy burra apo gra me reputacion dhe emër të mirë për dy qytete madhore si Durrësi dhe Elbasani. Si do të justifikohet Alibeaj përballë atyre opozitarëve që do të donin t’i votonin kandidatët për kryetar të PD zyrtare në këto bashki, por nuk do të mund ta bëjnë diçka të tillë?!

Harta laramane e kandidimeve që kjo pjesë e PD po i ofron sot shqiptarëve, është parathënia më e keqe jo për 14 majin, pasi atë e kanë humbur ende pa nisur, por për diçka shumë më të madhe sesa një garë për Durrësin e Shkodrën. Kjo tërheqje e pakuptimtë dhe frikacake është një parathënie e errët për luftën gjyqësore rreth simboleve zyrtare të partisë, që do të vijojë me shumë gjasë pas zgjedhjeve. Një fraksion i partisë që nuk arrin të mbulojë territorin me kandidatura, as që ja vlen të merret parasysh nga ndonjë gjyqtar, si pretendent për stemën dhe vulën zyrtare.

Kur nuk ja dolën të kenë të paktën një fushatë të ngjashme me Berishën, pse ngrefosen nëpër studio sikur po ja dalin të maten me të?! Derisa i hapën krahun kandidatëve të Foltores nëpër tre të katërtat e bashkive, pse vijojnë të pretendojnë se janë diçka e ndryshme nga Sali Berisha dhe pala e tij në PD?! Bashkohuni  me ta më mirë që të kamufloni të paktën sa të mundeni humbjen përballë ish-shefit të rikthyer.

Me këtë fund pa lavdi, antiberishizmi brenda PD vijon të mbetet një foshnje e vdekur. Fundi politik i Berishës do të vijë gradualisht nga mosha dhe humbja e peshës politike në vend, e jo nga ndonjë përmbysje brenda pallatit. Sepse veç të tjerash, edhe pallatin Doktori e ka marrë për vete me hunj e shkallë zjarrfikësash në 8 janar, duke i nxjerrë në zyra me qera këta të vulës.

6 Komente

  1. f
    fredi

    Ashtu eshte,fale lojes se piste te gazetareve si puna jote qe i dhate shkelmin konceptit te shumices. Fenomeni Adriatik Doci mesa duket eshte shume me i perhapur sec perceptohet/

    1. 1
      1

      Mendoja se keta te pd zyrtare do shpalosnin tere aftesite e tyre dhe do u tregonin shqiptareve sa te zote jane,po keta ishin ca dembela qe presin qe pushtetin tua japi ambasada amerikane si dhurate.Perfundimisht Saliudo iki nga pd kur ta mari satanai lart ta bej zedhenes.TURP PER ALIBEAJN.E meritonin nofken e saliut ALIBASHA

      1. U
        Unë votoj majtas po me mend

        Ka shume te drejte artikullshkruesi, keta te PD zyrtare qenkan frikacak, sepse gjithe jeten çdo gje e kane bere nen hijen e Berishes, edhe kur ka kafureshin e krekoseshin neper studio e Benin se krahet jua mbaronte Berisha. Qenkeni frikacak, burracak dhe sigurisht qe njerzit ne PD qe jane kunder Foltores me mire te votojne Patosin se te ngelen pa votuar, po edhe sikur te votojne majtas jane me te nderuar e me te respektuar, por djathtas eshte vetem partia e Astrit Patozit qe ja vlen te votohet. Mendohuni 14 Maji vjen shpejt, dhe mos e fusin vehten tek shtresa GRI qe permbledh te pavendosurit.

        1. M
          MOKRARI

          TURP TE KENE ALIBEJ BARDHI TABAKU SE DHURATA CUPI DIHEJ QE ISHTE E BERISHES SI E KAMUFLUAR KUNDERSHTARE E TIJ.DEMOKRATE TE NDERSHEM FLAKINI KETA BUTH PAMBUKE NGA PD SE PO JU LENE RRUGEVE ,SE KETA I SHERBEJNE SATANA BERISHES DHE HAJDUTIT ILIR METAJ.

          1. i
            iliri

            Sali Berisha dhe Ilir Meta jane vrases dhe hajdute te paskrupullt

            Lini një Përgjigje