
Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore.Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.
Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Na bënë qesharak.Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot "Vula" ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s'ka pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini "vula" të udhetonte nga "Kotoni" si koka e Ali Pashes drejt "Shqupit". Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper.Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.Filloi gara per tu justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen. Nuk flet shqiptari keshtu.
Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.
Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie.
Nuk me kanë munguar ofertat per tu rikthyer. I kam falenderuar por jo.
Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin "primaret" po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka.Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë.
Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin "vulen" që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është. Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel, here e hapur e herë bunker dhe s'kemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.
Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.
Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim e autokritikë.
Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e "primareve" a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kantidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.
E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.
Vulen kur e rimorem nuk na u desh më. Nuk e perdorem. Kolegë të dashur Enkeled , Gazment,Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu,demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerzit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnję nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi.
I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku " gratë" behen "burra" dhe "burrat" në "gra".Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci.
Me shqeteson "non grata" e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.
Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve,bujkrobit dhe roberve.
Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash.
Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten.
2 idhujt tuaj,komunisti sali dhe djali i birsuar bimbashi holandez,ju ben gazi botes,dhe ju vazhdoni te serviloseni e te dhisni gjak nga kryekrimineli sali.behuni burra more cecen pa dinjitet dhe tregojini vendin lexhendes komuniste
Me ne fund shkrove vetem per partitë demokratike.Ate lutjen perkthime e vules une e kuptoj si sarkazëm qe i drejtohet PD se vules qe po tregohet e paafte ne menaxhimin e momentit ku edhe pse koha eshte e shkurte fushata duhet bere dhe ka mundesi qe ne qytetet e medha nuk them se fiton por jane antiberishistet qe do marrin pjesë ne votim se ne fakt ne 2021 PD filloj nga kthesa por e shkaterroi plaku
Ti je njeri i keq, hedh gurin e fsheh dorën, njeri që një dorë e mban në bakllava, tjetrën në revani. Po të ishe burr dhe intelektual dilje në ball të punës dhe nuk bëje këtë shkrime pocaqi për të treguar sikur je i mënçur. Jo që genin tënd në histori do tregosh, tipa të till shoqëria i urren. E katandisët PD në një çorape leshi të vjetër. Mbulojë kokën me gunë dhe ndjej turp në veten tënde.
e nxorre koken dhe ti, kokrra komunistit, shko shporru bashke me shkollen tende te enverit sales e ramizit...you duhet tju varesh me spango e filispanje ..
Ka plotesisht te drejte Agron Gjekmarkaj! Te ngarkohet nje komision dhe te marre vulen e partise dhe me ceremoni ta dorezoje ate tek briganti antiamerikan e antieuropian, tek oligarku vicidolas ndryshe i quajtur si brashnjari fshatar tipik i pagdhendur Non Grata dhe me perkjulje te thelle ti kerkojne dhe falje.Eshte me e udhes qe Bardhi, Tabaku,Cupja e ndonje tjeter si perfaqesuesit dhe ushtaret e tij te fshehte brenda PD-se te shkojne dhe te behen pjese i foltores,se mjaft kane duruar te fshehur duke e minuar partine nga brenda me urdher te tij.Pislleku ne kulmin e tij. Ky eshte dhe qellimi i deklaruar i shpellarit vicidolas, derrmimi i grupimit Alibeaj dhe mospjesemarrja e tyre ne zgjedhje.Dhe perderisa treshja berishiste brenda grupimit ia arriti qe te votohej mosperfaqesimi i kesaj partie ne zgjedhje me kandidatura ne te gjitha bashkite,duke i hapur krahun e duke votuar per kandidatet e Berishes non Grata, atehere si mund te prentendojne se kane parti dhe te quhen si parti? Ku eshte ndryshimi i tyre me parti te tjera te vockerra qe nuk mund te perfqesohen ne te gjitha bashkite? Te pakten Agron Duka si burrat deklaron forcen e partise se tij dhe kandidon ne Durres e pretendon te fitoje bashkine e qytetit.Ju cfare perfaqesoni dhe ke ? Berishen? Atehere i dorezoni vulen,sic u rekomandon Agron Gejkarkaj dhe mbylleni dyqanin me dryn.Kur nuk gjeni dot, apo nuk doni te gjeni 61 kandidate per kryetare bashkish atehere c'e mbani hapur dyqanin? Apo u genjen mendja se do fitonit ndonje bashki dhe sikur te ishit bashke? Por te pakten do kishit nje alibi e do thoshit se u ka vjedhur votat Edi Rama,sic e keni bere karamele kete qarje paszgjedhore,qysh nga viti 1996 e mbrapa! Jeni te pa nder e pa burreri,sepse po te kishit nder e burreri do paraqiteshit ne zgjedhje me aq forca sa kini dhe kjo do sherbente dhe per pastrimin tuaj e shnderrimin ne nje parti me te vertete demokratike dhe jo nje komglomerat pa kuptim qe e terheq per hunde me mjeshteri me porosi te BerishesTabaku e Co.
I nderuar Gjekmarkaj! Nuk e di nese merr mundimin te lexosh komentet tona mbas shkrimeve qe ti ben, por jo si partiak po si qytetar i ketij vendi duke te lexuar sot, do te thosha ca fjale, qe nuk me prishin pune edhe nese nuk i lexon. E çmoj inteligjencen tende thuajse ne çdo rast qe ti shkruan, por mbetesh ca si "malakta" i themi ne jugoret, domethene qendron ne boshellek, pa patur "kembe" nen vete. Me troç, mbetesh ne rrolin e "arbitrit", te "te paanshmit", te "mentarit", te njeriut "gjasme "mbi palet" etj. Ti qe tani pohon hapazi se "Opozita perfundoi e ndare dhe e share..." sigurisht thuaj nje te vertete, por kur flet se Saliu e ben per interesat e veta dhe Alibeaj e mban kot vulen, e tashme ajo lipset t'i shkoje "Foltores" per shkak te katandisjes te Partise suaj si "kaposhi nje thele", per mua nuk tregon as mençuri e as burreri. Madje kjo e fundit (burreria qe ti ua kerkon te tjereve qe t'i delnin ballas Berishes), tek ty them se nuk ngjit fare. Jeni te dy malesore, por "burreria" per fat te keq i ka shkuar Saliut, nderkohe qe ju te tjeret, perfshire edhe ty, kini mbetur "pula" te shushatura. E thuj disi me krenari qe u tetrhoqe ne nje pozicion tjeter mbas 9 shtatorit 2021. Nese e ke pranuar per dinjitet qenien ne ate parti dhe deputetllekun, pse nuk perballesh ti me kryefoltoristin? Hija e tij nuk tremb vetem ata qe ai ka pas vetes, por edhe ty. E urreni komunizmin me fjale, nderkohe qe nje ish komunist u ka vene perpara si delet prej 33 vitesh dhe ju, mes tyre edhe ti, i beni temena., e shihni te poamundur te sprapsni komunstin me radikal qe kish ajo parti. Te them "mire ua ben", nuk ma nxe kollaj goja, por ju e kini vetemerituar, e kini hyjnizuar aq shume sa dhe ne enderr tu dale, u shpeton shurra. E quan vulen si kotesi per PD zyrtare qe perfaqesohet nga Alibeaj me qe nuk nxirni dot kandidate pe zgjedhjet e 14 majit! Po kini qene deri tani? Apo "O Mete, per vete"! Pse nuk permblidheni deri ne pike te fundit te tregoni kush jeni? Mos kujto se edhe ti qe shfaqesh me "dacibao" apo "fermane", neser do jesh i falnderuari. Njelloj do ta kini pergjegjesine para demokrateve te thjeshte. Po te shkruaj me emrin real.
Plotesisht dakord me komentin e G.Vodes. Vetem do t'i sugjeroja qe në kete koment të merituar ndaj Gjekmarkajt, t'i bende atij dhe pyetjen (vetë ia kam bere disa në disa nga komentet e mija), se pse ketij që i qan zemra per PD apo demokracine nuk bëri aktin qe do ta vendoste në ate pozicion që ua kerkon te tjereve ta benin, por që vete nuk e ka? Konkretisht: Pse Gjekmarkaj nuk la mandatin e deputetit, (siç e bene koleget e tij Boçi dhe Kellici, pavaresisht se kujt i sherbejne dhe pse e dine se nuk do fitojne), dhe te shkonte te kandidonte në Lezhe nga ku ka origjinen, dhe nga ku ka marre mandatin e deputetit, edhe pse kete fale prof. Mark Markut, që u tregua burre në vendin dhe kohen e duhur, kur në kongresin PD, korrik 2021, ua perplasi te gjitheve në fytyre dhe u largua me dinjitet. Ky miku i tij nuk e beri dhe vazhdon të zvarritet pas kolltukut te deputetit dhe nenkryetarit te Kuvendit, per benefitet qe burojne prej tyre, por e shtyn kohen duke shkruar hartime me qyfyre, prej andej, hartime qe nuk i duhen as dreqit apo siç thote populli nuk i ha as qeni. Gjithsesi respekte, Gëzim!
Shkrimi me i mire analitik qe kam lexuar
Doli kelyshi i Saliut te Vicidolit , Berisha , Berishizmi jane organizate kriminale se bashku me grupin e hajduteve qe i vene nga pas , te shpallen te gjithe Nongrta qe te shpetoje Shqipetia dhe Demokracia nga hordhite e Saliut dhe Katundareve te tije msloket e Tropojes.
E kam theksuar dhe e theksoi me te madhe se Bardhi, Tabaku,Cupi ishin spiunet dhe druri i shtrembet ne PD -ne e ligjeshme. Gjekmarkaj ka plotsisht te drejte. Dorzojani vulen dhe logon "Non grades" .Ulni bishtin e futuni ne shalet e Sali Berishes. Alibeaj i paafte ! Mos thoni se keta te rinjte jane te zot se kan studiuar ne perendim. Kaqola ishin ata qe kishin studiuar ne perendim para vitit 1944, me kaqola po dalin keta qe kane studiuar ne perendim pas viteve 1990. Shkolla e ENVER HOXHES vertetoi se ka nxier kuadro me pontencial mendor me te larte si : Sali Berisha, Triran Shehu e te tjere pas Saliut, te cilet drejtojne e bindin popullin ,ashtusi Enveri se keta jane perendia. Ju perndimoret nga Basha,Alibeaj, Tabaku, Bardhi, Alizoti...... jeni mendje kaqola me keq se Selianji e Duma. Dorzoni Vulen e mos dilni me ne shesh.
Mero e dime qe je "pak" koqe, por po e degjeneron gazeten duke i lene vend nje maloku qe akoma bie era perc dhije. Jam besimplote se ky rrjedh nga sperma e Kapter Babes.....