Pse u qëllua Top Channel?

28 Mars 2023, 11:13Blog TEMA

Pse u qëllua Top Channel?

Nga Dritan Hila

Në orët e vona të natës u qellua mbi Top Channel, duke lënë të vrarë rojën e natës së këtij institucioni mediatik. Është padyshim një ngjarje e rëndë, që duhet dënuan jo vetëm se pse qëllohet mbi godinën e një medieje, por edhe sepse kemi humbjen e një jete njerëzore, i cili për një rrogë modeste rrinte rojë natën. Është një nga ato dramat familjare, kur njeriut i vjen andej nga s’i pret. Është një vdekje e cila meriton gjithë mëshirën tonë, lutjet tona dhe një kërkesë për të zbuluar sa më shpejt autorët.

Një arsye e parë që të shkon ne mendje në momentin e parë është qenia e medias si pozicion politik, mirëpo, nuk besoj që Top Channel është goditur për shkak të rreshtimit të tij politik. Ai ka patur një lloj luhatjeje në linjën e tij editoriale. Deri para pak kohësh ishte kundër qeverisë, me tonë të rënda, më vonë i zbuti tonet. 

Por është edhe një veprim i cili nuk ka se si e shtyn opozitën, si në segmentet e buta, ashtu edhe në ato të ashpra të saj, të godasë një media. Mbas represionit që kemi njohur është djegia e redaksisë së gazetës “Koha jonë”, si dhe rrahja e gazetarëve etj. 

Politikanët kanë kaluar në krahun që më mirë gjejnë kompromise ne media, sesa e sulmojnë hapur sepse ajo krijon bujë të madhe, edhe është më tepër kosto, sesa përfitim. Mbetet një pistë tjetër. Nëse i është vënë ndonjë gjobë Top Channel nga grupet kriminale në Shqipëri. 

Edhe kjo është një tezë që në një farë mënyre është pak e vështirë për t’u besuar, për faktin se TCH është një sipërmarrje shumë e madhe që të munde te gjobitet. Aq më tepër që këto lloj ngjarjesh sidomos kur goditet media, do krijojnë menjëherë kundërveprim të shtetit dhe asnjë grup kriminal nuk do që të vihet përballë reprezaljes nga ana e shtetit. 

Nëse e ka bërë një grup kriminal atëherë duhet thënë që janë dritëshkurtër, domethënë janë kaqola që e kanë për herë të parë vënien e gjobave, sepse mendojnë që gjobat vihen kollaj dhe mund t’i vihen kujtdo. Kjo do të bjere në represalien e shtetit. Ne po flasim me hamendësi. Unë mendoj që teza më e qëndrueshme pse është goditur TCH është për shkak të Big Brother, duke nisur edhe nga rrethanat që ata që kanë qëlluar kanë lënë një makinë RangeRover, një makinë të shtrenjtë e cila kushton diku te 70-100 mijë euro. 

Ndërsa grupet kriminale, vrasësit profesionistë lëvizin me makina anonime, që bien shumë pak në sy. Kam idenë që më tepër kemi të bëjmë me një produkt të kohës sonë. Ne kemi parë që ka të rinj që janë produkt i kohës sonë, fansa të çmendur mbas repistave, duke kaluar edhe në përplasje grupesh me armë. Besoj që edhe këtu kemi të bëjmë me fansa pjesëmarrës edhe në BBV, që bëjnë fantazi komploti të cilët janë me një zhvillim të mangët kulturor. 

Natyrisht që janë njerëz që këto para, që blenë Range Rover, i kanë bëre ose nga trafiku i lëndëve narkotike, ose janë fëmijë baballarësh të pasur që mendojnë se duke u mbushur xhepi me para, u mbushin kafkën me tru. 

Mirëpo e vërteta është që rrisin vetëm kopje të këqija. Ky është një veprim i cili ka shkaktuar një dramë të madhe, në një familje. Kemi humbjen e një jete njerëzore, e cila është e pafalshme. Meqenëse shteti nuk bën dot më për arsimin, meqenëse familja është shkatërruar, në thelb, sepse fëmijët e këtij brezi janë produkt i familjes, fëmijët e këtij brezi janë produkt i tranzicionit, dhe faji është i përgjithshëm, që fillon që nga viti 1992 me shthurjen e shtetit me fitoren e kulturës së parasë së lehtë. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet ky brez truboshësh.(Dritare.TV)

27 Komente

  1. e
    e duam Shqiperine si Europa

    Ne amerike keto lloj vrasjesh apo hapje zjarr kunder turmave te pa fajshme edhe neper shkolla,jane nga me te zakonshmet,edhe dje jane vrare 6 veta,edhe ne po shkojme ne amerike se Europes ja kemi kaluar me sjelljen,degjenerimin,vjedhjet,drogen e me tv e polutiqen maskarenj

    1. L
      Lirie Bërisha hajdute nongrata

      Ore njerez gazetaret kane frike te flasin me emra se gjithe e dine ku eshte problemi. Dritani dhe pas vdekjes tij Vjollca i shkelen ne kallo familjes se pronarit ( RIP) te vertete te Top-it duke i marr shumeçka e lene ne minorance. Te shtenat thjesht paralajmerim e ne fakt Vjollca e di mire se ne Domje nuk bejne shaka. Thjesht gjithe keto vite ASKUSH Nuk ka bythe te permende A.L

      1. R
        Realisti

        Mesa duket fatkeqesisht as juve nuk paskeni bythe, perderi sa perdorni inicialet...

      2. p
        preshevali

        Ore ne Amerike i bejne njerzit e terbuar dhe ne afekt keto lloj vrasjesh e ne Shqiperi behen nga Shteti; Rama, Berisha, Meta. Paramendo Rama kishte 3 ministra te mbrendshëm direkt kriminel ose familjar kriminel, ne Shqiperi vritesh per pik qefi ose per te provuar armen se a eshte efektive.

        1. f
          fatal division

          Ti preshevali me kete koment na e çave gencin (burimin)

          1. s
            s-hale kriminel berisha te varet ne Litar

            [email protected] o bajge islamike mos e fut Edi Ramen ne grupin e krimineleve salih berisha dhe ilir metaj. Ju paçavure turke matane kufirit..beni mire te shikoni punet e juaja se keni 1000 halle per vete.

          2. a
            ameriko vespuci

            Korrekt! Nje vend i ngjashem me ameriken ne cdo aspekt eshte Shqiperia, persa i perket perdorimit te armeve,perdorimit te medias,funksonimi i gjykatave,(pak me te dobta se usa i kemi por drejt atyre amerikane po shkojme, simotra BKH, SPAK, alias FBI, CIA ) Shoqeri e hapur,be cfare te duash, " po te kapem ta hapem , "po te zume ta vum!" Harojeni kujdesin social,kujdesin shendetsor falas ose gjysem falas! Do ju a rrasin me taksa te larta, me pensione te vogla! Do bredhesh si cifuti ne shkretetire per vend pune, per ndonje kualifikim profesional ..ose do te perfundosh ne burg,ne "pune" ne organizata mafioze! vrasja eshte nje profesion tashme ne shqiperi, ..paguesh ne se dikush te jep para te vrasesh ke te doje i zoti i parave!

          3. E
            Emigranti

            arsyetimi dhe argumentat Tuaja or gazetar jane afer xeros.

            1. G
              Genti

              Nuk e kuptoj si mund te paraqiten brockulla te tilla per analiza? Do kete rroitur se nuk ka mundesi.

            2. L
              Lori

              Mendoj se kjo goditje eshte kunder produksionit per bigbrother_ in.Priduksioni nuk merr ne konsiderate votat e publikut I cili ka shpenzuar per abonimin dhe per votimin.Ne te gjitha sondazhet Olta del me e papelqyera ne nje % shume te larte ndersa produksioni e favorizon duke pas si synim shpalljen fituese te saj.Top_ I te bej drejtesi vet e pastaj te kerkoj drejtesi tek te tjeret.

              1. P
                Pilo Lala

                Nuk mund te jete shkaku BB. Nqse eshte BB, nuk do kishte nje koordinim te krimineleve ne perfeksion, orari i goditjes, koordinimi per te mos vrare asnje gazetar. Roja u vra nga nje plumb rikoshete thuhet, duhet te jete e vertete, ai nuk ishte objekt i krimineleve.. Sa per makinen 70 mije dollare, kriminelet ate vodhen nga Kosovari, ate perdoren. Ajo makine mund te ishte 70 mije Euro, por e vjedhur ne garazh kushton sa nje makine rrangalle, ata nuk e nxirrnin dot ne rruge, apo ti benin leje qarkullimi. Zakonisht cdo menxyre qe ndodh ne Shqiperi, e ka inicien nga Sali Berisha, ai del 2-3 dite me perpara, me fodullekun e Veriut, paralajmeron qe do i bej gjemen Top Channelit. Pse u godit Top Channel, nderkohe qe Klani po godet me fort Saliun dhe Ilir Meten? Klani ka nje malesor pronar, ndersa Topi ka ca cuperlina. Saliu , si malesor qe nuk ka asnje lloj norme, ato godet.

              2. r
                rald

                GAZETAR KAZANI!!

                1. P
                  Poli

                  Shyqyr we nuk permende nje here Berishen...por shume e relativizove ngjaejen..pune repistash me demek...o Hil ne Shqiperi krimi eshte me I fuqishem e tallet me shtetin sepse jane ortake....

                  1. B
                    Bigbrdher

                    Saktë! E vranë grupet vandale të tiktokut që kanë që në fillim të big b. që shantazhojnē dhe bëjnë thirrje për dhunë dhe akte terrori për top.ch. analistët pronarët, drejtuesit e emisionit dhe kujdo që u del kundra ! Bandat vandale të nënvlerësuar por që janë kthyer në kancer të shoqërisë!.

                    1. M
                      Media mafioze

                      Sharlatan! Te te vij turp qe i merr njerezit per budallenj. Sot deklarata e policise fliste qarte per nje ngjarje te planifikuar mafioze per nje kohe te gjate dhe mire organizuar per te dhene nje paralajmerim. Eshte bere nga profesioniste dhe viktima eshte vrare nga nje plumb qorr. Nuk ke bythe te thuash qe eshte larje hesapesh midis bandave mediatike. Ju q.. robt plehra.

                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Jam dakort me Hilen. Topi e filloi BB Vip 2 pa u mbushur viti qe mbaroi BB Vip 1. Sic duket u joshen nga i pari, kuptuan se fituan para nga klikimet tek BB 1 dhe e filluan te dytin shume shpejt. Me vipa, pa qene te tille. "Votoni, votoni, votoni..." Adoleshentet e marrosur votojne pa mbarim se leket jane te babit, çka e trajton mire e bukur Dritan Hila. Ti leme mesazhet qe jepen per rinine. Shikoni rrugeve sa te rinj do shihni me floke te bardhe si Luizi.

                        1. B
                          Bregu I lumit.

                          Tani do kalohet ne ekstremin tjeter nga Noizy qe I ka bere floket me rica dhe me buze te trasha si pacat e zinj ne model "suedez" si Luizi por me ndryshimin qe shumica e adoleshenteve shqiptare jane ezmera me sy e floke te zinj dhe nuk e di a shkon ky model apo jo?Le t'ja leme popullit verdiktin final.

                        2. q
                          qytetari

                          Nuk e kuptoj se si mund te shkruaje kaq dobet nje gazetar. Ky ka punuar dhe ne ministri te jashtme. Eshte e dukshme se ka nje bagazh kulturor minotauri

                          1. S
                            Spiro koleka

                            Top chennel eshte shume me i fuqishem se organet leshzbatuese te qeverise komuniste.Shume shpejt do ta zbulojne vete kush fshihet pas ketij krimi monstruoz mbase te paguar me para ruse nga bankat e FBI-se

                            1. n
                              niko kalemi

                              O Dritan,RangRoveri ishte i vjedhur kurse ti ne artikull e trajton si te ishte prone e tyre,ishte prone e kosovarit shkrete qe kishte ardhur per pushime,keto tipa per nje RangRover me vlere 70-100 mije euro sic thua ti vrasin 10 njeres jo ta djegin

                              1. a
                                asd

                                Arsyetim i ceket! Natyrisht deri sa te "kapet filli" nga policia, do te kete lloj lloj spekulimesh.

                                1. D
                                  Done

                                  Hila " meqenëse kjo qeveri ka bërë çdo gjë për edukimin dhe ka dështuar... por kjo gjë është filluar që nga 1992" ... mendime janë këto,jo shaka(!) Shkurt: t'a " cmontojme" edhe edukimin siç bëmë me rafinerinë se..…ka marrë rrugë të keqe që nga 1992. ASGJE NUK DESHTON nqs ka plan dhe JO KORUPSIN... KAQ E THJESHT!

                                  1. K
                                    Koli

                                    Qelbesir gazetar. Per te vene flaken midis shqiptareve si te kuqte.

                                    1. K
                                      Ku Klux TvKlan

                                      Tani qe te nisen ne mes te nates dhe te gjuajne jo me nje por me 2 arme kallashnikov tregon qe nuk ka qene thjesht nje aventure tik toku, qe eshte zgjedhur edhe nje moment delikat qe nga nje ane influenca mediatike e ketij tv kombetar eshte rritur dhe rrjdhimisht interesa te forta qe lidhen me te edhe kjo kuptohet, por per mua mendoj qe me interes eshte te shihet edhe pista nderkombetare

                                      1. p
                                        poli

                                        Ky "gazetar" eshte idiot.

                                        1. b
                                          buria

                                          O Hila,po pse e ke trurin sa te peshkut o bir! Je ti dhe gjithe media kazan qe kultivoni dhune e urrejtje me analizat tuaja me syze te erreta dhe vazdon edhe tani edhe pse eshte cenuar nje tv kombetar dhe eshte vrare nje fakir fukara , te nxitesh e provokosh urrejtje dhe hakmarrje. O "kokboshi" Hila,mos i provoko shqiptaret e ndershem me gjuhen e helmit duke ndejtur ne maje te kolltukut,por ji me kembe ne toke dhe degjo ekspertet te flasin,pastaj llomboçit ç'te duash. Me Big Brotherin,vertet ju,produksioni ,e keni dhje*ë,por nuk ka njeri ne bote sado te urrej nje program ,qofte dhe "i padrejte",te kaloje ne keto ekstreme per nje loje. Kanalizimi qe i ben ti o gazetaruci kazanit,duke aluduar ,eshte "më krim "se krimi i kryer,sepse nuk je ti qe duhet te gjykosh nje loje dhe ca fansa te nje loje,sepse kjo eshte t'i hedhesh vertet benzine zjarrit. Nese ka mungese te shtetit,kjo vertetohet edhe nga gjuha juaj "e çliruar",që vetem brenda ligjeve morale nuk eshte,prandaj mos i bëni njerezve shume moral,se ju ka dale boja,o "ajkat e kazanit"..!

                                          1. S
                                            Sita

                                            Ky paska pjerdhur… azhornohu me lajmet ti Hila… Range i eshte vjedhur nje turisti…

                                            Lini një Përgjigje