Mesazhi me sulmin terrorist ndaj Top Channel

27 Mars 2023, 19:11Blog TEMA

Mesazhi me sulmin terrorist ndaj Top Channel

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë.

Ata nuk ishin teleshikues që u mërzitën me Top Channel jo, por ishte kriminel, barabar mafioz dhe tipik shqiptar.

Nuk ndodh në Europë,

Nuk ndodh në Azi,

Nuk ndodh në Afrikë,

Ndodh vetëm në Amerikë Latine por me një ndryshim që në Meksikë dhe Kolumbi vrasin drejtorin dhe jo rojen e gazetës apo televizionit.

Akti terrorist ndaj Top Channel nuk ishte rastësi, por i paramenduar kohë më parë.

Autorët ishin mirëorganizuar dhe e kishin planifikuar aktin terrorist.

- ata kishin kohë që kishin vjedhur një makinë Range Rover për ta përdorur atë dje?

- ata kishin një muaj që kishin vjedhur targat për ti përdorur ato dje,

- ata kishin planifikuar ku dhe kujt t’ja vidhnin,

- ata koshin planifikuar kohën kur çdo natë largohen gazetarët,

- ata kishin vëzhguar prej ditësh lëvizjet.

Të gjitha detajet e krimit na çojnë në konkuluzionin se skemi të bëjmë me krim ordiner por të mirorgnizuar.

Disa thonë çështje gjyqësore,

Disa thonë çështje informacioni,

Disa thonë prag fushate elektorale,

Disa thonë tifozat e Luizit apo Oltës,

Disa thonë nga viktmat e SPAK,

Disa thonë që për të parandaluar një lajm,

 

Një gjë është e sigurtë: Mesazhi ishte për Top-Channel dhe jo për pronaren.

Atentati nuk qe ndaj një njeriu por ndaj medias

Arentati nuk ishte në shtëpi, makinë, vilë, dyqan.

Atentati ishte ndaj një televizioni kombëtar që flet shqip në shtëpinë e çdo shqiptari në Shqipëri, Kosovë, Shkup, Ulqin, Tetovë, Athinë, Romë, Berlin, Londë.

10 milionë shqiptarë i bashkon Top-Channel me sport, art, muzik, reality show.

Mesazhi i mafies ishte i qartë: Hesht

“Omerta shqiptare”- Kodi i mafias siçiliane.

Sot në dyert e Top-Channel u vra një baba, vëlla, gjysh që punonte me gjak për bukën e gojës.

Kufoma e tij ishte mesazhi i mafies shqiptare që në Shqipëri jeta nuk vlen as 5 lekë.

Aq qindarka sa ju gjetën të ndjerit Pal Kola në xhep nuk mjaftojnë të blesh një plumb.

As plumbi që e vrau nuk vlen aq, ndonse çmimi shumicës ka rënë për plumbat e depove që hapi mafia politike shqiptare në 1997 dhe 2008 në Gërdec.

Fatkeqsisht shqiptarët nuk vrasin politikisht.

Me ato plumba nuk po vriten politikan por mijëra shqiptarë rrugëve të kombit.

Pse kaq pak popull idealist paskemi qenë?

Pse kaq barbarizëm në venat tona?

Plumbat kanë gjunjëzuar shtetin dhe institucionet por fatkeqësisht kanë hedhur në erë edhe ndërgjegjjen shoqërore.

Kjo marrëzi popullore po vret çdo ditë jetë të pafajshme.

Frikë të ulesh në bar. Frikë të jesh në restorant. Frikë me makinë në autostrad.

Shikoni Kosovën. Ata ishn në luftë 20 vjet më parë por……

Edhe atje janë shqiptar.

Edhe atje u hapën depot me armë.

Edhe atje ka armë në çdo shtëpi.

Por atje nuk ka plumba mbi popullin e thjesht dhe fukara. Kosova nuk zgjohet çdo mëngjes me pumba në paqe.

As mafia meksikane nuk është kaq e pamëshirshme sa halabakët e Shqipërisë.

11 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Kjo eshte rrace perverse turkoshqipfolese.....e pabese,e pacipe,e pafe,c'njerzore,c'kombetare..... allah uakbar.

    1. a
      armand

      Mire Kreshnik mire . Teorikisht te merrni gjak ne vetull ju analista, jurista , gazetare, pisnesmena etj etj. C'bere zotrote kadi efendi kur me jetoje ne Shqiperi?

      1. I
        Illo

        Bravo Kreshnik! Hera e pare qe mendimet e mia perkojne me ato qe thus ti! Qeveria, presidenti, kuvendi, opozita a ku e di une ose ti dalin vendit zot, ose ta leshojne ne duart e mafias dhe vete te marrin arratine. Te pakten ne nuk do te kemi iluzionin qe gjasme jemi ne mbroje te shtetit. Do mbrojme secili veten pa iluzion! Hera e pare qe jsm plotesisht i demoralizuar! Instuticionet e rendit kane kapur fundin!

        1. F
          Flutura

          Faleminderit per suportin Kreshnik! Po na thua, qe te kemi frike e te mos dalim nga shtepia. Jo o Kreshnik jo! Ne Shqiperine tone te bukur nuk ka MAFJE! Dhe kete fute ne ate koken tende, qe zien nga mllefi yt per arsyet e tua personale! Nje dore te mire i ke dhene edhe ti korrupsionit galopant ne kete vend edhe mos na nerr per budallenj. Pas parase vjen pushteti, sipas nentalitetit te soit tuaj, por nuk e arrite dot. Dhe tani? Flaka t'i dale Shqiperise ngaqe endrra jote e bukur mbeti ne mes!!! O tempora o mores! Cfare paska pjelle kjo toka jone e dashur!

          1. Roberto

            Ti Kreshnik kur do flet mire por mos harro se c'fare deshe te beje kur ishe kryetar partie. Perkrahje pa kufi per Berishen apo Bashen si dhe thirrje dhune per te rrezuar qeverine. Tani nga Gjermania del e ben komente. Mire ben. Per njeriun asnjehere nuk eshte vone qe te beje kthese.

            1. L
              Luani

              Po more z.Kreshnik po nje gje nuk na the ku i gjejne kallashet shqiptaret se dhe ti ne kupol ke qene.Pse nuk vrisnin ne kohen e enverit,sepse nuk kishin arme tani beni dhe analistin dhe harroni qe dhe ju jeni pjese e kesaj gjendjeje qe vriten njerez te pafajshem.Shkaktatet te gjenden dhe te denohen por edhe top chanel duhet te hetohet per manipulim te fjales se publikut

              1. P
                Pickaxhiu

                Flet bukur Kreshniku...aaaa sikur ti pershtatej zeri me figuren

                1. D
                  Dilaver Tasqebapi

                  Kreshnik ti mire e ke por kjo seri argumentash merr vlere nese do te perdorim realitetin tone social politik si pike referimi, por ne fakt po te kthejme syte nga e kaluara ka patur situata shume me teper konfliktuale dhe nuk kane gjeneruar ne kete nivel te krimit te aplikuar, ne asnje rast nuk eshte prekur nje institucion mediatik i ketyre permasave.Ne nje analize timen sado i organizuar te jete krimi ne nje vend nuk ka llogjike elementare njerezore (sidomos kur eshte i organizuar) te luftoje nje institucion mediatiik kombetar, sepse demin ja ben vehtes , ne permasat e veta te vogla ky sulm eshte thjesht nje vaksine qe thjesht e forcon dhe e ngre imazhin e medias ne fjale (top channel ne kete rast) pra praktikisht nuk e demton por e perforcon TOPin pra sulmi eshte kunderproduktiv,pavaresisht se aty vdiq nje njeri, demin e vertet ky sulm e ben ne imazhin e vendit dhe ne reputacionin e shoqerise sone dhe eshte nje aktakuze jo per krimin ne shoqeri por per fazen e civilizimit ne te cilen shoqeria jone ndodhet , prandaj ne kete kuptim sulmi nuk eshte ndaj TOPit por eshte nje sulm ndaj shoqerise sone qe ne kete menyre percmohet e tallet sepse nuk reagon,qe eshte e prapambetur dhe toleron keto ngjarje dhe nuk i percjell me nje reagim publik kolektiv pse jo ne shesh po ashtu percmohen dhe tallen instituconet e shtetit qe paguhen nga taksat tonea dhe nuk jane ne gjendje ta zbulojne autorin per te disaten here ne ngjarje si kjo,keshtu qe per te rekuperuar demin qe shkaktoi sulmi duhet shoqeria te reagoje se pari me manifestime proteste masive ne kryeqytet per ti thene kujtdo brenda edhe jashte shqiperise qe nuk mund te cenohen institucionet tona kombetare, dhe se dyti institucionet lighzbatuese duhet te reagojne ne mos me zbulimin e autorit /autoreve qe do te ishte gjeja kryesore , te pakten te deshmojne pendese me ane te doreheqjeve nese kane integritet moral, ata qe s dine ta bejne punen te largohen , sepse paguhen me taksat tona.Dhe sa per autoret dhe ketu dal tek shkaku i vertet i ngjarjes sipas meje , eshte realiteti gjeostrategjik komplex qe mund ta kete gjeneruar kete akt bindja ime eshte qe fajtoret ka shume te ngjare te sponsorizohen nga agjenturat e huaja

                  1. F
                    Fluturaku

                    @Flutura ishe shume konçize..! Nuk kam çfar te shtoj,se nuk ka nevoje per çërçaf!

                    1. A
                      ATDHETARI PA ATDHE

                      Jetojne jashte Shqiperise na japin mend se si dhe pse eshte kjo gjendje ne Shqiperi por harrojn se kur ishin ne Shqiperi nuk ua mbajti qe ti jepnin mend kryetareve te partive dhe jo me shtetareve sepse ishin servita dhe puthadore te kryetareve Zoti KRESHNIK populli Shqiptar eshte ky qe eshte brendz 28 mije KM katrore dhe as qe duam tja dime per ju qe jeni larguar pavaresisht shkakut . Atdheu duhet edhe pse vuan por asnjeher nuk braktiset .

                      Lini një Përgjigje