Kronikë e shkurter gazmore e një dite feste!

27 Mars 2023, 18:40Blog TEMA

Kronikë e shkurter gazmore e një dite feste!

Nga Agron Gjekmarkaj

Seanca sot e Kuvendit ishte festive. Erdhi presidenti i Austrisë e na pershendeti me fjalë zemre. E priti Lindita bashkë me mua. Aaaa foli bukur e mbarë. Na e perkthyen me kufje. Fol ai tund koken ne.

Ndonje ndihej ligsht se shqipja letrare i rrinte si xhinkallë në vesh. Bora buzeqeshte ëmbel pas çdo fjalie. Edona behej reflektive sikur meditonte mbi llafet e thëna. Teta Gerta shumë serioze apo s'më ka marrë zët e uruara nuk kuptohej në dukeshin të thella apo të cekta mendimet e Presidentit. Elisa si animatore e qeverisë u printe duartrokitjeve. Perplas duart ajo jepi salla poshtë sa desh na u gjakosen pellembet.  Ulsiu si njohes i thellë  i kultures austriake e gjermanofil ndihej si nipi të cilit i kishtë ardhë per vizitë Daja. Ibrahimit nuk ju bë ferra Ibrahim, qeshte ashtu ëmbel e pa teklif. Kur mbaroi fjalën Presidenti desh ti jepte doren ndokujt.

Pa nga Çuçi ju duk ezmer si kurd e tha me vete dua një rracë arjane. Kqyri tezen ajo gjithë munxë e mendoi të thyen gishtat kjo. Pa nga Niko nikoqiri ai kokëulur e pa gezim. I llamburiten sytë kur shikimi ju ndesh tek Margeriti. Ah qerratesha qerratesha mendoi qenka nga tanet gjermankë safi dhe vrapoi ta ngjatetonte. Ajo pa naze që nuk ishte habi ti perdorte u ngrit ëmbel dhe ja ktheu perzemersisht. Nga llozhat dukej si habi kur pranë gruas së Presidentit me ngjau një fytyrë e njohur. Thashë me vete sikur e njoh këtë austriaken.

Kur se dyti veshtrimi andej vajti kuptova se ishte Etilda edhe nga kurora me drita. Edhe pse ishte ajo mu duk si nderkombetare. Duket ishte ngjitur atje siper për te rrezatuar qeram për zonjen e parë.

Per ne ishte ngjarje dy fish e shenuar. Lideri i vogel historik Lulzim Basha qe mes nesh i heshtur por i dashur. Kryezevendes Lideri Muli  nuk buzeqeshi për asnje çast. Eh kohë të errta dhe ska ngë per gaz. Jorida po kaq me mungoi duke me sembuar në mide. Tao qafiri pas një diete të suksesshme ishte lehtesuar nga kilet e teperta. Po kaq fjalet i kishte pa ambalazh. Si re mizore dukej Çyrbja. Nuk kuptohej në fliste me vete apo me zë të lartë që ta degjonin. Ai thoshte ç'është ky fjalim që nuk fillon me

Babon e nuk mbaron me të !  E ç'na duhen keto llafe të teperta mermeriste teksa koka i tundej vete nga merzia. Ed Shalsi dukej birinxhi ndonese karrigia ënde e bezdiste pas ati dreq majeselli që kaloi permes mundimesh. Arben Pellumbi që me në fund ka kuptuar si ecen në kete botë cicmici ka filluar të lërë mjekerr si Ulsiu mbase pas zgjedhjeve ku i dihet. Kosta edhe pse vertitej ngado nuk shihej. Etjen Xhafa lemonte vendin bosh të Mimi di Puccini teksa vrenjtej per diten pa rrefenja që do kalonte. Dash Sula si një bard i lenduar në verb nuk perkedhelte asgjë e askend me shikim. Ndonese dita ishte komemorative ngado qe hidhja syte nga të mite merrje vetem shikime te ftohta. Nuk me rri dora  e kisha zografisur ndoca paradite. Vetem Xhelal Mziu nuk me la në baltë, me shikim prej zefiri me dha gajret. Nasipi ndonese ngjitur me rri gjithmonë rënde, kushedi thotë ç'me duhet pse të bej ish pa patur pula. Toni ngjante i sapo dalë nga Bibla gati për te bekuar kedo qe i kalonte pranë. Xhemali qe ja di kimene jetes percillte gjithçka me nënqeshje. Fadil Nasufi do me gjej një krem që të me

mbrojë nga dielli skuqja dhe emocionet. Salianji qe do paguante dreken me Helidonin për të më hequr merzine e asaj që pagova su panë gjekundi. Si dreqer ishin bërë ere. Kaq pashë sot e kaq po them.

14 Komente

  1. F
    Flutura

    Po ti, ku e sheh veten o Gjekmarkaj? A ke ti gjak shqiptari ne deje?! Ben humor, sikur te ishe ne parlamentin anglez! A ke cipe ne surrat a jo! Ketu nuk te lexojne koleget e tu horra, por te gjithe shqiptaret, qe duan dhe presin mbrothesi per vendin nga ju horrat e politikes. Ti qenke krye horri! Turp te te vije!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuad Cela Verzheshtes

      O vemja e Saliu Vicidolit zhduku u fytyre kazrm e malokerise se Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Shume bukur.Hatim i mire 10.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cole

          Ky po BOLE ngeli i shkreti

          Përgjigjjuni
          1. S
            Si baroletat e Nard Ndokes

            Ua Gjekmuti do te tregoje qe sa interesat eshte ne te shkruar po kerre hyri ne parlament e u poq u be gomar , verr verr ky e verr verr ai po vete Gjekmuti se ku e rendit veten .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Besnik

              Ky eshte nje idiot Pike

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirana

                Për të vjellë!

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zeman Mashkullori

                  HARTIMXHI! Nuk njeh as përdorimin e presjes tek fjalitë e nënrenditura dhe ca më keq,përdorimin e apostrofit në trajtat e shkurtëra. Je qesharak dhe humori yt,është në nivelin e një shakaxhiu banal.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mirka

                    Si për Gestapo ky në detaje , i përpikët Gjeka . I marka me të për dore i pëqëndruar .

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      O Gjek me dukesh si nje kanerine qe cicerin ne kafaz. Ngjan shume me Verioret e tu e te mi qe ne 1944 Jugu vritej e pritej midis komunisteve e nacionalisteve e ata me luhute kendonin per shtate pale qefe Mujin e Halilin. Dihet se si e pesuan!

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zot fale Gonen !!!!!!!

                        Sa i ndyre edhe si fytyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          A.A.SH USA

                          Mos harro se madatin qe te ka dhene populli ,nuk eshte per te shkuajtur hartime,por te shkruash ligje e te ngedh problemet qe jane te nevojshme per te ndryshuar e per te bere opozite.Nuk ja nevoje populli per hartimet e tua,populli kerkon ide te reja per te shkuar perpara.Ke kohe qe mbush gazeten me hartime,kujtin se kjo eshre menyra e te berit opozite.?!Mbidhe mendjen e mos fol brockulla je rjeshtuar ne PD gjoja ne rrjeshtimin progresist dhe te ka ikur truri kur i thua Alibeajt jepi vulen Salehut akoma se ke kuptuar ti pse u nda pd ja dhe femijte e dine luften per vulen neper gjykata .Po te jeoesh e merej keshtu vula pdja do ishte e gjitha nongrata kunder aleatit me te madh dhe britanuse madhe.Kthehu per ate qe ke kerkuar mandatin e deputetit nese mendon se e ke marre per hartime shko beji shoqeri Markut qe ishte dinjitoz e dorzoj mandatin sapo mori vesht situaten e rende te forces politike qe isht bere pjese.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            A.A.SH USA

                            Mos harro se madatin qe te ka dhene populli ,nuk eshte per te shkuajtur hartime,por te shkruash ligje e te ngedh problemet qe jane te nevojshme per te ndryshuar e per te bere opozite.Nuk ja nevoje populli per hartimet e tua,populli kerkon ide te reja per te shkuar perpara.Ke kohe qe mbush gazeten me hartime,kujtin se kjo eshre menyra e te berit opozite.?!Mbidhe mendjen e mos fol brockulla je rjeshtuar ne PD gjoja ne rrjeshtimin progresist dhe te ka ikur truri kur i thua Alibeajt jepi vulen Salehut akoma se ke kuptuar ti pse u nda pd ja dhe femijte e dine luften per vulen neper gjykata .Po te jeoesh e merej keshtu vula pdja do ishte e gjitha nongrata kunder aleatit me te madh dhe britanuse madhe.Kthehu per ate qe ke kerkuar mandatin e deputetit nese mendon se e ke marre per hartime shko beji shoqeri Markut qe ishte dinjitoz e dorzoj mandatin sapo mori vesht situaten e rende te forces politike qe isht bere pjese.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lam Zagradi

                              Fadil Nasufi të kish gjetur vazelinë, që të të rrëshqiste pa dhimbje, kollaj, në sumë, kollodoku i babos, burrë bythçpuar shpelle, që na çave trapin, me këto mutërsira që shkruan...

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje