Nuk e dua, vëlla, as që dua të flas!

29 Mars 2023, 09:04Blog Nga Frrok Çupi

Nuk e dua, vëlla, as që dua të flas!

Një krim i vërtetë ka ndodhur para dy netësh. Më keq se krim: Turp për ata që qëlluan me armë mbi selinë e Top Channel; vranë një njeri, por mund të kishin vrarë 25. Deri në atë moment selia e bukur si një diamant, po gumëzhinte nga gazetarë.

Çfarë ndodhi deri sa zbardhi dita?

U dha alarmi se ‘u vra liria e fjalës’. Shumë e rëndë. Alarmi është varur në çdo pemë e në çdo portë, s’ke nga kalon. A ishte vërtet liria e fjalës brenda në atë godinë? Ose, a ndodhet fjala e lirë në selitë e fjalës së lirë? … A ndodhet Jezusi në kisha apo Muhamedi në xhami?…, më vjen të pyes pas kësaj që ndodh me shtëpitë. Sa pyetje të vërteta dhe të tmerrshme na vijnë në kokë. 

Meqë ra fjala për lirinë e fjalës, e sidomos për një nga shtëpitë e lirisë së fjalës që ka vendi ynë…, prandaj na zgjohen edhe dilema. Katolikët e guximshëm që duan të flasin ‘hidhur’ mbi besnikërinë e shtëpisë së Jezusit, tregojnë për Zotin që zbriti nga qielli e donte të bënte vakanca. “O!, shumë mirë mund ta kaloj në Vatikan, të paktën aty as vjen Jezusi të më marrë kohë!’, tha i Plotfuqishmi.

Kështu është me Shtëpinë e Lirisë. Aty ku thuhet se strehohet liria, aty nuk ka ‘Jezus’.  Liria nuk ka shtëpi. Por për fat të keq, liria e fjalës është marrë robinë, është futur në disa ndërtesa ‘të shenjta’ dhe aty dhunon botën përjashta. Shtëpitë mund të jenë shndritëse, siç është selia e Topit, por mund të jenë edhe disa pishina, në bunkerë apo banja. Shtëpitë e Lirisë po përdoren për të fshehur krimin, ose vetë censurën, ose vetë dhunën kundër njeriut të lirë. Nuk e di pse po kthehen në kult! Të thotë njeriu ‘çomë zot të bie dëshmor te shtëpia e fjalës së lirë’!

Autorët e aktit të rëndë kundër Topit, për të cilët ndjejmë neveri, ku u vra një burrë.., ata duhet të kapen menjëherë dhe të dërgohen para Drejtësisë. Po e përsëris, po deshët, njëmijë herë. Mund të mos kenë ndonjë lidhje me ‘lirinë e fjalës’, dhe shpresoj të mos kenë. Se ndryshe do të hanim veten me dëshpërim: ‘Pse vallë, kaq të çmontueshëm e paskemi kurmin tonë qytetar ne- ‘homo- sapiensa’ që rrojmë në këtë rrip toke? Domethënë aq të çmontueshëm jemi saqë dy njerëz, në mesnatë, marrin armët e na hedhin përtokë të gjakosur lirinë e fjalës?

Ndoshta luajnë të gjitha palët me ‘lirinë e fjalës’. Luajnë këta që vajtojnë këtu, ata që i afrohen  shtëpisë së fjalës me qëllim që të fitojnë ndonjë gjë në Parti, luajnë edhe disa të tjerë nëpër Europë që shkruajnë ‘me trishtim’ para se të kuptojnë çfarë ka ndodhur. Sikur të mos kishte ndodhur kjo vrasje, kushedi sa vetë do të mbeteshin pa përfitime. Në fakt liria e fjalës as që vritet kurrë me plumb. Lirinë e Fjalës e vret fjala. Që parmbrëmë kur ndodhi ngjarja në Yzberish, po na gjëmojnë veshët, minutë për minutë, germë për germë, ekran më ekran…. Nuk ka lajm tjetër, asgjë. Kjo është dhuna e parë që e ndihmon edhe shteti e që vjen nga brenda ‘fjalës së lirë’. Pastaj vjen dhuna e lajmit të rremë, këtu te ne ky ka shpërthyer si një ‘moral i pastër’. 

Ndërsa në botë lajmi i rremë po deformon rendin botëror; në luftën Rusi- Ukrainë konsiderohet si ‘bomba më e keqe’. E dini sa dhunë të rëndë ushtrojnë ‘shtëpitë e mediave’ kundër lirisë së njeriut? Nëse të shpif një media, ti kurrë nuk mund ta gjesh të drejtën. Nëse media të gjen  një gjysh tjetër, ti përjetë mbetesh nipi i të pavërtetit. Pas ‘fjalës së lirë’ të shtëpisë, nuk ka më as gjykatë, as shtet, as kanun, as ilaç.  Gjykatat varin veshët para ‘Fanes’, për shembull, që ka një nga ‘shtëpitë’ dhe që ka një ushtri me shpifës. Edhe vetë gazetarë të ‘fjalës së lirë’ kanë vila si Fania.

Gazetarët që punuan dhe u vranë për fjalën e lirë as kishin shtëpi, as mure, as roje, as dhunë. As Ali Uka i vrarë në vitin 1995, nuk kishte shtëpi;  as Zamir Dule që u dhunua në ‘shtëpinë e fjalës’1997, e tani po verbohet në vetmi…Ata mbetën atje pa asnjë kujtesë. Të tjerët nuk kanë pse thonë se ‘i përkasin fjalës së lirë’. A ia vlen që të bëjmë sikur duam ‘lirinë e fjalës’? Ndoshta ia vlen më mirë t’i thuash fjalës: ‘Rri atje ku je, në vilë, unë jam njeriu!’. Siç ma bëri mua një tip demokrati në vitin 1991, kur flisnim para turmave dhe përhapnim demokraci. “Çfarë na thua!?- mu drejtua i njohuri im në mitingun elektoral të Mamurrasit- Lirinë e fjalës!? Po ti e di se unë nuk flas, dy fjalë në ditë them! Nuk e dua atë; çfarë na sillni tjetër gjë?!’, në demokraci, tha.

 

14 Komente

  1. L
    Lloji

    Drejt, ne emer te “lirise se fjales” po çojne nje popull ne depresjon…. “Fale” liris se fjales po ndahet populli me dhune psikologjike televizive qe ťa zhvlersojne jeten brenda nji dite, nese ka kush ushqen KRIMIN ne Shqiperi ai supermarket quhet MEDIA vizive ose e shkruajtur!

    1. B
      Bureto

      Të lumtë mendja dhe dora! Je njeri i lirë dhe thua të vërtetën, ndaj dhe sahanlëpirsat e të gjitha ngjyrave të urrejnë, siç rëndom në mijëvjeçarë ka ndodhur. Ndaj dhe ju, mbasi pas këtij shkrimi, kur të ndesheni me 'breshëri plumbash', sigurisht nga skutat e fjalës së lirë, ngushëllohuni me Aristotelin: "Njeriun që thotë të vërtetën e urrejnë të gjithë!".

      1. S
        Sula

        Eshte folur shume para kohe per ndodhine dhe shume prej "amplifikatoreve" te kujes se madhe ndaj lirise se fjales, ne thellesine e shpirtit ndjehen te gezuar per rastin e viktimes. Uroj qe te zbardhet sa me pare e verteta dhe kesaj radhe kam shume besim ne të pasi, vete shteti eshte shume i interesuar per te verteten. Nese ato plumba nuk do te kene lidhje me lirine e fjales por psh me "lirine" ne big brother apo te diçkaje tjeter, nuk di çtë them me shume veç ngushellimeve te sinqerta per humbjen e jetes te nje njeriu te zakonshem dhe me siguri te keq paguar te ketij vendi.

        1. "
          "BOHOTINA"

          Si zakonisht i thelle ne shkrime, pra ne mendim...

          1. Q
            QIrio QInam QIriazi

            Hetimi ne rruge te mbare,krriminelet prane prangosjes sepse sipas Hoxhes dhe Lales jane zbuluar qe makina 'kish kater rrota,nje timon e tre pedale, gezhojat ishin 25 dhe me kryesorja makina e djegur vinte nga veriu dhe kushtonte shume shtrenjte....

            1. F
              Fatmira

              I nderuar Frrok: "... Arbana Osmani:"...publiku ka vendosur..." Ku jane votat e publikut, pse nuk dokumentohen dhe te deklarohen nga nje juri, e perbere nga njerez me integritet profesional dhe moral?!

              1. H
                Himarioti

                Bravo z. Çupi! Ju shquheni për mençuri dhe patriotizëm. Respekt!

                1. b
                  bjeri drejt se ke lehtesira

                  Hesht o Frrokco, te lumte goja / Se sa here flet, te del ...Boja /

                  1. K
                    Koli

                    Ham hami i Rames

                    1. G
                      Goni

                      Hajer ska per kete toke sa kohe qe hijet e nates se sigurimit si Cuoi do vazhdojne te bejne Opinion.

                      1. t
                        te gjitha gjurmet te cojne ne vicidol

                        Edhe krimineli sali nuk ka liri fjale qe shan kedo me prag shtepije,edhe lubonjes,edhe bushatit te gjyshit i eshte vrare lirija fjales,madje ky kishte me shume liri fjale kur jetonte ne bllok dhe saliu e mbante ne krah....Te gjithe sa ngrihen ne mengjez,marin telefonin dhe shajne ke te duan neper tv,dhe ankohen per lirine e fjales dhe arrijne te lirija (jo sllobodanka)e kallashit,molotovit e vrasin e shkatrrojne ne emer te mungeses se lirise.40 kanale tv hale ku cdo politikan shkon e pjerdh dhe populli i mban ere

                        1. T
                          TOTO

                          Respekte Frok!

                          1. M
                            Marsel.

                            Jo more Frrok jo,nuk eshte plumbi kunder fjaledhe mendimit lire,por plump i degjenerimit te lire ne ambjente te lira publike.Degjenerim politik,ekonomik,moral dhe shoqeror.Kur ne nje shoqeri nuk vepron plumbi ligjit,vepron plumbi karriqit.

                            1. R
                              Roni

                              Il or idiot, ngele me harte. Spashe e lexova nje gje racionale prej teje vec frustim dhe mllef One Way.

                              Lini një Përgjigje