Si ujku, që hëngri këmbën e vet

29 Mars 2023, 14:37Blog Nga Magdalena Ramohito

Si  ujku, që hëngri këmbën e vet

Si çdo ngjarje, që ndodh në këtë vendin tonë të bukur edhe kjo e fundit, ajo në lidhje me gjuajtjen me arme të godinës  së Televizionit Kombëtar Top Chanel, komentet rreth saj do të bëjnë trajektoren e tyre dhe pastaj, jeta do të vazhdojë po njësoj për njerëzit e thjeshtë, ndërsa politika dhe enturazhi i saj me përgatitjet për fushatën e radhës; pra për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Nuk mungoi prezenca e analistëve këndej edhe përtej Adriatikut, e cila besoj se do vazhdojë edhe sot, duke akuzuar qeverinë për çdo gjë, që ndodh në Shqipëri, secili sipas interesit të vet personal.

Kanë kaluar shumë vjet nga koha, kur një analist, shkruante “I nëpërkëmburi këmbësor”, nga që ai vetë ishte i tillë në atë kohë  dhe i lexonim me shumë ëndje dhe interes shkrimet e tij, të cilët na hynin drejt e në zemër, sepse ndjeheshim të përfaqësuar nga dikush, i cili i drejtohej politikës së asaj kohe, por edhe gjithë njerëzimit në një farë mënyre për nevojat bazike të shoqërisë, ndërsa ka kohë që nuk lexojmë më shkrime të tilla për fat të keq, sepse nëpër kolltuqet e studiove të këtyre televizioneve Kombëtare, midis analistëve gjithollogë ulet edhe ky analisti në fjalë, tashmë i shndërruar në një urrejtës par exellence i Z.Edi Rama personalisht, për arsye që nuk dihen, por vetëm parimore nuk besoj se janë.

Kjo është panorama gazetaresko-anallitike e Shqipërisë 32 vjeçare, e cila, qysh në fillimet e saj edhe deri sot, së bashku me qeveritë e majta apo të djathta e kanë torollisur këtë popull deri në atë pikë, sa në çdo mjedis sot, diskutohet vetëm për programacionin e Big Brother-it.

Ashtu siç prindi rrit edhe edukon fëmijën e tij, ditë për dite, ashtu edhe qeveritë, media, shkolla duhet të kenë detyrë parësore të bëjnë edukimin e shoqërisë njësoj si prindi fëmijën. Ashtu siç një prind i pa përgjegjshëm gjëndet befas ndaj një sjelljeje të pa preçedentë të fëmijës së tij, duke e përjashtuar kategorikisht përgjegjësinë personale, ashtu edhe politika, media dhe shkolla gjenden sot, duke e përjashtuar veten nga përgjegjësia dhe duke e hedhur fajin mbi qeverinë aktuale.

“Burrashtetasi”, i cili ishte ‘guri i themelit’ i shtetit të ri demokratik, që e ka emrin S. Berisha, me justifikimin e “luftës” ndaj komunizmit i  shkatërroi institucionet e Drejtësisë, të Ruajtjes së Rendit dhe Mbrojtjes së vendit, duke i zëvendësuar me sejmenë të tij. Politikanët në atë kohë nuk mbroheshin nga bodiguardë të Gardës së Republikës, por nga ‘djem të fortë’, duke e kthyer shtetin me të gjitha institucionet e tij, në një pronë private deri në atë pikë, sa gjithë administrata punonte vetëm për biznesin e ministrit përkatës, apo titullarit të saj, gjë e cila akoma është prezente për inerci.

Televizioni Kombëtar Klan ka një vit e gjysëm që S. Berishën e quan “Kryetar i Partisë Demokratike”, duke e shvlerësuar ligjin me qëllim manipulimin e elektoratit të djathtë, të cilin e kanë edukuar ditë për dite bashkë me analistët, në mënyrë që ata të besojnë te Ai si politikani më i fort në vend, që mendon vetëm për popullin, madje edhe për krejt kombin shqiptar dhe për këtë arsye SHBA nuk e do atë, prandaj e ka shpallur Non Grata, si minues i Demokracisë, shantazhues i Drejtësisë, shpërdorues i Fondeve publike dhe pasurim të Aleatit të tij, familjarisht, por ai ama është “burre”, sepse të gjithë armiqtë e tij i ka bërë  “të vishen” me fustane prej frikës që ai shpërndan. Ka një vit e gjysëm, që gjuha urrejtëse, inati, mllefi, kërcënimet ndaj Kryeministrit të vendit personalisht, janë transmetuar pa asnjë filtër nga TV Kombëtare.

Çfarë nuk kemi dëgjuar! “Do i ha veshin Edi Ramës, do e thyej në mes, do e kap për veshësh atë lepurush, do i shkojmë te vila në Surrel, do e kërrejmë nga zyra, do e hedhim në Lanë”etj etj...

A mund të ndodhë, që në këtë atmosferë urrejtëse dhe qesharake të ndjehet dikush i sigurt edhe i mbrojtur? A mund të motivohet dot ndonjë titullar institucioni të ndihmojë administratën e tij, për zhvillimin e saj profesional dhe të punojë me përgjegjësi dhe seriozitet?

Vetëm një deputet i PS, i cili nga viti 92 ka venë shishen e qumështit në radhë në parlament, është i vetmi që në këtë një vit e gjysëm, bërtet e çirret në parlament edhe në rrjetet sociale, për çmimet e produkteve bujqësore në favor të fermerëve. Ky është i vetmi, që e kupton se fshatarët janë më skeptikët dhe rrjedhimisht më inteligjentët e këtij vendi dhe për të mos ja ngrënë  hakun edhe Ministria Frida Krifca është shfaqur shumë aktive në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe, por edhe ne media në mbështetje të fermerëve, madje duket se kjo e fundit e njeh më mirë mentalitetin e tyre dhe çdo ditë iu tund atyre ‘qesen me para’.

Fshatarët nuk i besojnë ‘parolet’. Ata nuk duan, fjalë të mira dhe ‘gur në trastë!. Këtë e ka sqaruar shumë bukur Tolstoi tek “Ringjallja” dhe Balzac te “Fshatarët”, të cilët i kanë frymëzuar ekonomistët edhe politikanët, ndërsa analistët tanë, merren me kalkulime shifrash edhe strategji ‘luftarake’, duke i konsideruar votuesit thjeshtë numra.

Sali Berisha as që ka mësuar në gjithë rrugëtimin e tij në politikë se në 1991, fshatarët nuk e votuan ate, jo sepse ishin ‘reaksionare’, por se nuk e besonin atë ç’ka u premtohej, pra ‘çekun e bardhë’. Fitorja në vitin 1992 ishte quasi një një dhuratë për PD.

Menjëherë 2 vjet pas kësaj fitoreje në 1994 fshatarët nuk e votuan Sali Berishën në referendumin e tij ‘Për ndryshimet ne kushtetutë’, sepse nuk besonin tek ai, pas Ligjit 7501, prandaj zgjedhjet e 1996 Sali Berisha i vodhi votat e fshatarëve, duke i hapur kutitë e votimit nëpër lëndina e duke i mbushur ato në mënyrë fiktive. Ndërsa në eter qarkullonin pretendimet se: “nuk mund të mbetet “demokracia” në duart e fshatarëve”.

Sot Sali Berisha edhe Ilir Meta  janë në këtë gjendje të pa shpresë, sepse nuk punuan asnjë ditë për fshatin, përkundrazi e vodhën atë. Dhe meqënëse jemi jemi këtu : “10 fshatarë në klubin e fshatit janë baraz me një ‘parlament europian”-thoshte Balzac. Këtë m’a vërtetoi fshatari, që më sjell qumështin në shtëpi. Duke e pyetur atë si gjithonë për punët në fshat, gjuha shkoi te politika edhe i thashë atij, se ne na kanë trajtuar si dele, por edhe delet duan një bari të mirë, një nga ata barinjtë me ‘Akademi’.

Ndërsa ai m’a ktheu: ne, nuk na kanë drejtuar barinjtë, por ujku edhe dhelpra. Dhelpra po ” i mbyt gjelat” –tha- po i fut në burg njëri pas tjetrin, ndërsa ujku është në çark (non grata) edhe më tregoi se si e kishte zënë një ujk realisht në çark. Çarku i ujkut-me tha ai - është një kavo e fortë, të cilën e kisha ngrehur një ditë për t’a kapur ujkun që më kish ngrënë një dele, ndërsa kur shkova pas dy ditësh për t’a parë situatën - ujku kishte ngrënë këmbën e vet, për të shpëtuar edhe sa më pa tek po i afrohesha m’u sul, por nuk më preku dot sepse kavoja ishte e shkurtër....

11 Komente

  1. D
    Doda

    Te lumte per shkrimin.SB ka lindur ne konflikt ka mbajtur vendin ne konflikt dhe do te vazhdojne ne kete menyre per te bere te mundur. falimentimin e shteti ky eshte qellimi I tij final prandaj e kane ardhur ne veprim

    1. B
      Bureto

      Aspak për të shfajësuar Salehun dhe as për të ia zvogëluar atij barrën e fajeve e poshtërsive, por gjetkë e kam mllefin. Mirë ky 'ujku' atë karakter dhe qëllim ka të shqyejë 'delet', cilatdo prej tyre që i dalin para, por ata që, për turp, e kanë përkrahur dhe e përkrahin, a nuk kanë faj?! A nuk janë dhe ata një kope ujqërish? Këtyre si t'ia bëjmë? A nuk ka dhe duhet të ketë 'çark' dhe për ata? Dhe në përgjigje të këtyre pyetjeve, të paktën personalisht, në tërë këtë teatër absurd, unë më shumë se atë si 'individ ujk', bëj 'tufën' e tyre. Të ishte vetëm Salehu, me të do kishim mbaruar punë qysh në mars 1997, që edge patën plot 5 vhet për ra njohur, kohë, i shtrinë dorën atij për të bërë marrëveshjen famëkeqe me ujkun, për 'pajtim kombëtar'. Dhe meqë kushin dalë nga i njëjti bark, rast për të cilin thuhet, qentë zihen, por mishin e njëri-tjetrit, nuk e hanë. Dhe ja ku jemi sot. Atlgere, sidomos atëhere, nuk duhej harruar proverbi që, "hekuri rihet sa është i nxehtë!". Tani ka vetëm dy shpresa për ta groposur të keqen: Ta marrë zoti, ose drejtësia. Të shohim se kush do jetë e para. Për ndryshe, e meritojmë: Koka bën koka pëson!

    2. Q
      Qytetari Tiranes

      Shkrim i bukur! I goditur! Por a thua ta kene lexuar politikanet tone Tolstoin dhe Balzakun? Te shpresojme, perndryshe pak do kuptojne nga shkrimi siper! ???? ???? ????

      1. A
        Ari

        “10 fshatarë në klubin e fshatit janë baraz me një ‘parlament europian”-thoshte Balzac. Këtë m’a vërtetoi fshatari, që më sjell qumështin në shtëpi. Sa shkrim i bukur, i thjesht, i vertete ashtu sic eshte edhe vete autorja! Urime!

        1. T
          Tartufi

          Kjo llumi i fshatit ,nga dhe e ka origjinin ,pasi qendroi disa kohe e privilegjuar ne tortuaret e Tiranes si vajza e nje kapteri te bunkerit komunist na folka per fshatarin si gjene me te larte te shoqerise !!!!!! Eshte nje gje e shemtuar per nje popull te mendohet se ata qe bien madheshtine e lirise te tij ne kuptimin e nje shoqerije demokratike ,,,,,jane dhe duhet te jene [ provincat ] qe prodhojne qepe,patate dhe qumusht ! Fshataria e trashe e ketij mileti ,qe te eshte dhene fati dhe te derdellitesh neper gazeta ,,,,fatkeqesia me e madhe e miletit shqiptar eshte ajo turrme llumi qe vjen nga provinca grumbullohet dhe voton per mashrtusin e. radhes te gjithe lloit mere si te duash . Ne partine e ketij kallamit te perhershem jane 500 000 [ san kilot ] provinciale ,qe prodhojne sallatore . Ne partine e ketij shpellarise se pyllit te geshtenjave te Tropojes ,te perhershem jane 200 000 milet [ dru me pre ] vetem per grosh me hanger , qe prodhojne geshtenja dhe djathe dhie Keto turrma o pjese e kesaj turrme e rene nga vakti [ prodhon vetem idiotizma dhe injorance ],,,,,se qumushtin ,qepet dhe geshtenjat i prodhon kuzhdo ,po vendos te punoje dhe te roje . Me eshte dhene fati te shikoj kopshtin e perimeve te [ Fordit ] qe nuk bleu kurre perime ne market se i prodhonte vete te kopshti i tij .

          1. A
            Ari

            Ju qenkeni vertete nje njeri pa skupuj! Te shash e te ofendosh nje grua eshte shume e thjeshte. Te flasesh me arguments do mend, nuk e beni dot ju llumi i shoqerise! Turp!

            1. L
              Lutfi

              Tartufi! mos u ngut bre burre! Kjo zonja nuk e ka pas baben kapterr. Sa per fshatin, latinet kane nje shprehje: "mbrapa bujqeve sedentare mshihen ushtaret e armatosur" .... Kete sentencen nuk e shkrujta per ty, por per dike qe mund te ndalet e ta lexoje

          2. K
            Kreshniku

            Komplimente per shkrimin. Me shume kuptim dhe ironi therese. Si gjithmon me shume klas

            1. J
              Joni

              Zonja Ramohito,bëni shkrime shumë të goditura,për kto kanë nevoj njerëzit.

              1. C
                C’do fillim e ka nje fund

                Bravo zonje te lumte dora per shkrimin sa per keta politikane po sidomos keta bajgat e ( bashke fitojme ) duhen djegur me benzine se kane 32 vite qe tallin menderen me kete popull qe nuk kane lene gje akuze pa ja bere njeri tjetrit sa per hajdutlliqe e trafik droge e deri per tradheti kombetare e tani na jane bere bashke po u vjen keq per popullin ketyre kriminelave .

                Lini një Përgjigje