Unë, Qimi dhe “Syri i byrosë politike”

29 Mars 2023, 10:19Blog TEMA

Unë, Qimi dhe “Syri i byrosë politike”

Nga Edvin Kulluri

Te dashur miq! Dje “syri i byrose politike” dhe disa bishta te foltores si dhendri i udheheqesit dhe ish ortaku i vellait te Bashes qe tashme po “rithemelon” FRPD e trasheguar nga dhendrri i lejeve te ndertimit te Rames dhe Veliajt, kane botuar nje liste te analisteve te perhershem te ABC NEWS ku bej pjese dhe une qe prej janarit! Keta persona duke mos me cituar drejteperdrejte aludojne se une ashtu si personat e tjere ne liste, po paguhemi nga inceneratoret!

Se pari, nuk thone se si paguhem nga inceneratoret por thjesht vazhdojne traditen me te shemtuar te PD duke tentuar te bejne pis cdo person qe nuk rreshtohet krah tyre dhe thote te vertetat e deshtimeve te njepasnjeshme per te cilat kane vete pergjegjesi ne 5 proceset e fundit zgjedhore!

Se dyti, qe nga viti 2017 kam mbajtur te njejtat qendrime per zhvillimet ne PD si ne Kuvendet e PD ne 2018 dhe 11 dhjetor te 2021 dhe ne cdo media qe kam folur ashtu si edhe ne Facebook! Kam kerkuar demokratizim dhe nje orientim te qarte te djathte konservator nese PD do qe te jete konkuruese ne zgjedhje! Te dyja propozimet jane flakur nga Basha, Berisha dhe gjithe “syte” mediatike rreth PD dhe ”dhendurret” biles duke u sherbyer me zell kryetarit dhe jo Partise Demokratike permes manipulimeve te zgjedhjeve te brendshme ne cdo proces!

Se treti, 4 vitet e Bashes provova mbi kurriz cdo ndyresi te zyres se shtypit te PD dhe call centerave te kunatit! Fatkeqesisht konstatoj te njejtin llum por kete here nga Rithemelimi. Ka ndryshuar kryetari por jo PD! Eshte e njejta kalbesire qe sulmon me sajesa dhe shpifje cdo njeri qe mendon ndryshe nga “udheheqesit” pa asnje fakt, pa asnje prove! Kjo mendesi totalitariste eshte nje nga arsyet pse partia e ndryshimit te madh ne 1992 eshte katandisur per here te dyte ne nje germadhe elektorale!

Se katerti, qe prej fillimit te publikimit te ceshtjes se inceneratoreve jan shprehur qarte si ish Sekretar i Pergjithshem i MM se kjo ceshtje eshte nje rast i qarte i “shperdorimit te detyres me pasoje dem ekonomik te konsiderueshem”, per te cilen ministrat, zyrtaret e administrates publike dhe kryetaret e bashkive te perfshire duhet te mbajne pergjegjesi penale! Pra qenkam paguar nga inceneratoret duke kerkuar denimin e atyre qe i ndertuan dhe nuk i vune ne pune me milionat e taksave te shqiptareve! Kete mund te ma shpjegojne vetem keta vemjet e Rithemelimit!

Se pesti, meqenese ata qe me kane perfshire ne kete akuze qe nuk e kuptoj se cfare akuze eshte te thuash ate qe mendon, e njohin mire dhe veten dhe mua! Ne 8 vite ne pushtet si Ndihmes i Kryeministrit dhe sidomos Sekretar i Pergjithshem i MM nuk ndikova asnje dite prane Komisionit te Kthimit te Pronave te dhendrrit per te marre pronat e familjes time e jo me te grabisja prona te te tjereve! Nuk me mbeti te behem pis si analist! Dhe as posedoj ndonje televizion apo portal me parate e shitjes se dhive ne Has apo Dukat nga kam origjinen, megjithese im gjysh kish mbi 2000 koke bageti dhe 200 hektar kullota e toka! I dashur Cimi mbaj shenim! Kam jetuar gjithe jeten me pune dhe jo me vjedhje, grabitje e pastrim parashe, ashtu si prindrit e te paret e mi!

Se gjashti dhe e fundit! “Syri i partise” ku kam te punesuar disa miq qe me njohin mire dhe nuk kane qene dakort me lete palacollek, “dhendrri siper makinave ne 8 janar” dhe ky anonimi i Belindit te autobuseve pa pagese me “prase ne fjalime” qe dergon ne perendim me qindra te rinj ne vit me kontrata pune, duhet te dijne qe s’kam asnje ceshtje ne Spak, nuk kam humbur ndonje gare elektorale si keta por kam drejtuar vetem nje fushate fituese ne Selenice te Vlores ne 2015 dhe mbi te gjitha nuk bej propagande anti-amerikane kunder interesit te vendit tim ne media dhe rrjete sociale!

27 Komente

  1. B
    Bato

    Hahaha...me kenaqesi Edvin, posacrisht me ate gjetjen brilante te TV te ngritura me parate nga shitja e dhive...i madh je!

    1. N
      Noc Rroku

      Mo u merr me t'a , se merr nga LYRA e tyre. Hë të bëj rixha. Qofsh mirë.

    2. t
      toni mavrija

      O Kullur sa prona te ushtrise kullove per vete por me emra te miqve dhe shokve.Ti sebashku me Arbenin e MIMIN rrembyet pjesen me te madhe te pronave te ushtrise.Ti nuk mund te besh moral kur je i zhytur deri ne gryke ne hajdutri.Mero po na cudit duke nxjerr te pamoralshmit te na bejne moral.Po e ben TEMEN te palexushme.

      1. i
        iliria

        Që moti TEMA është e palexueshme!

        1. D
          Dakord

          Prandaj e lexon ti o mavri me boje hahahaha o e palexueshme thote toçi i kuklles hahaha

        2. d
          durrsak 24 karat

          O "toni mvrija" ene shkrun se Tema na qeka e palexueshme, ene e lexon, madje i nep mend Meros, qi osht nji botus privat dhe nuk i nep llogari kurrkujt. Ik o toni trapi.

          1. E
            Edvini

            Toni i vetmi gabim i Kullurit ishte se ishte qefli dhe une e di pse te djeg ty .po fajin kerkoja baxhelles qe ke ne shpi si fillim

            1. T
              Tata luigji

              Nese i ka hyre brenda avellis Kolluri,Toni behet me nipce brenda vitit, Kollur mundohu dhe beje cun

              1. E
                Edvini

                Binjake i ka

          2. F
            Flutura

            Bravo Edvin Kulkuri. Dukatasit nuk jane marre kurre me pislleqe, por me gjera te medha. Qafa e llogarase ka qene porta ku dukatasit prisnin ne kellec ne dore gjithe pushtuesit. Respekt per ty!

            1. D
              Drini

              Epo kullusi, mbasi kulloi mire e mire makaronat e pushtetit, pa ca enderra dhe na i tregon neper studio duke mbllacitur peshtirshem camcakezin e berishes.

              1. I
                Idit

                Mos u shqeteso nga niprit e maxhun pekes

                1. I
                  Idioti

                  Mos u shqeteso nga niprit e maxhun pekes

                  1. S
                    SPAK

                    Nuk e kuptoj se pse qe ata sulmohen nga foltorrja luajne ne mbrojtje! Mbrojne veten nga krimineli Sali dhe jeniceret e tij! Ashtu sic u sulmua Top Channel ashtu do te sulmohen te gjithe kundershtaret, armiqte e Doktorit vrases, sepse ky eshte Saliu,qe eshte ne kulmin e deshperimit dhe do te beje krime te metejshme neqoftese nuk izolohet!

                    1. R
                      Rrapo

                      Mos u qaj Edvin, cfare mbjell e korr tani. Te kujtohet kur llap korridoreve duke shpifur per njerez te tjere. Te te bej mire kjo lista e pislliqe te tjera qe do te te dalin.

                      1. E
                        Eni

                        Edvini eshte djale qytetar..nuk e njihni....cfare ben eshte zgjedhja e tij. Me kto termat jo ke fitu jo fituam nuk shkohet larg.

                        1. T
                          T

                          Te me ngeli hatri nga cim peka do ishte injorance e madhe .nuk begenis as ta shof ne foto kte gomar magjypi e jo me ta degjoj dhe ti kthej pergjigje .ul personalitetin tend te debatosh me kte keric qe kur ska per tu ber gomar .flm

                          1. S
                            Shqiptari

                            Keni shume te drejte:Qimi eshte djale .ari,komplet,madje,koke dhe kembe.

                            1. K
                              Kurre me

                              Po mire more kulluri , ti qe po shqyhesh duke thene se politikes se vjeter te Saliut i ka ik koha dhe pellet sdudio me studio, si duket duke u paguar per kete , per nje politike ndryshe .Ndalu pak dhe lexoji njehere keto qe shkruan !!! Me biografi , me byro politike , me pagesa e tendera !!! Se di more mik po mduket sikur po lexoja Berishen !!!

                              1. B
                                Berti

                                Indinjohesh nga Qim Peka qe mban ere kur i afrohesh ben gabim. Qimi eshte si ata sklleverit e kohes se Enverit. Qimi i shkon pas e i mban ere pordheve te Sali Berishes.

                                1. H
                                  Hasjani

                                  Familja e Qimit krenoheshte ne kohe te PPSh me nr e komunisteve qe kishte ne shtepi

                                2. K
                                  Koli

                                  Te dy pee tu qire rrobt jane : si Qimi i ZP si Kullufi qe llap pa votues. Te dy largoni njerezit nga Opozita se shohin ju.

                                  1. A
                                    Arjani

                                    TE MERESH ME QIMIN I BIE TE MERESH ME B...QIMAT E PD

                                    1. G
                                      Gezimi

                                      Ai Qimi eshte syri i opozites, kurse ti Ti Kulluf-kulluraqja je vecse verra e by...e pushtetit.

                                      1. P
                                        Pana

                                        ..... Syshkruarë . Syçkat katërmbëdhjet ? Hin q'u hedhin hireve ? Syt'në ballë e hierëndë ! Hapërëndë ! Drithërofshin .

                                        1. V
                                          Vlonjati i qytetit

                                          U kulluri nese je i biri bertos inxhinjer je i vertete ,e kam njhur berton,shum kohe lera vitit1990 punonte ne ministrin e Industrise e minierave,edhe ti i ke ngjare se edhe ti ne kohen e qoftelargut Saliut punove ne ministrin e mbrojtjes.E jeni ne gen se ju perlqejn ministrite te punoni.Te degjoj shpesh si analist dhe jeni bindes per atk qe dini e thoni.Por mendoni nje here nuk do te ishte me mire te pozicionohesh ne njeren nga nga dy pjeset e PD dhe te japesh aty kontributin tend.Kjo dobte ishte ndihma me e madhe qe do ti jepje PD ne keto momente.

                                          1. U
                                            Ushtari.

                                            O Edvin qenke shume i ngeshem qe meresh me te.I forte je po lere te fleje e te lehje rehat ai.

                                            Lini një Përgjigje