Nga Poli Hoxha
Pa shumë naze dhe bujë Sali Berisha ka hequr simbolet e Partisë Demokratike nga stendat që i vendosin prapa kurrizit, në takimet që po zhvillon për fushatën elektorale. Bluja e thellë e demokratëve është bërë “ngjyrë gurkali”, kurse në sfondin e saj feks shtrëngimi i duarve blu e kuq.
Nëse ndonjë nga ndjekësit e tij është piktor si Edi Rama, e di shumë mirë se po të bashkohen “duart” e Berishës dhe Metajt që shtrëngohen fortë, atëherë do të dilte ngjyra mavi e Rilindjes. Dhe Rama nuk e zgjodhi kot këtë kolor, menjëherë pasi gënjeu shqiptarët me tezën, “përtej të majtës dhe të djathtës”.
Ngjyra mavi e Rilindjes, ka lindur pikërisht në skaletën e bojërave të tij. Nuk e di se në cilën “studio” janë dizenjuar duart blu e kuq të Berishës dhe të Metajt, por sido që të jetë, qëllimi është po aq pragmatik sa ai i Ramës me simbolet e Rilindjes: PS, PD, LSI, janë mjete për të arritur qëllime personale dhe të klaneve të tyre ekonomike dhe kriminale.
Kjo nuk është thjeshtë metaforë. Në kampin Berisha- Metaj po shohim një ngazëllim dhe eufori, pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike pro perëndimore. Mos mbulimi i 61 bashkive me kandidatë për kryetarë, po shihet si “fitore”. Në fakt vetëm dy gishtat e mëdhenj të duarve kuq e blu që ngjajnë si koka korbash, Berisha dhe Metaj, e dinë më mirë nga kushdo, se ata vetëm kanë blerë pak kohë, edhe me ndihmën e disa “delfinëve” brenda grupit parlamentarë të PD.
I gjithë problemi është pikërisht Koha.
Sali Berisha që kur u shpall “nongrata”, u përjashtua nga grupi parlamentarë nga Lulzim Basha dhe më pas nga PD, që atëherë kur nisi Foltoren, “mori” Partinë Demokratike dhe tani që i është rikthyer nga e para po Foltores, ka pasur vetëm një qëllim; të fitojë kohë me shpresën e shuarjes së furisë anglo-amerikane dhe të drejtësisë nëpërmjet SPAK. Jo vetëm ndaj tij, por edhe konsorsiumit politiko-ekonomik-kriminal, që ka ngritur gjatë këtyre 32 viteve.
Kjo kohë që bleu me financa të mëdha dhe duke manipuluar shumë demokratë të ndershëm, tani i hyn në punë vetëm për tu strehuar në sqetullën e Ilir Metajt pas 14 majit.
Ky i fundit synon që nëpërmjet votave të Berishës të dalë forca e dytë gjatë zgjedhjeve të 14 majit dhe kështu të fitojë kohën e duhur, për tu shndërruar në faktorë i rëndësishëm në skenën e politikës shqiptare, por edhe për të siguruar mburojë nga Perëndimi dhe SPAK.
Të dy i kanë bërë hesapet me Edi Ramën, por që të tre kanë “harruar” në skemën e tyre, tre hanxhinj.
Hanxhiu i parë janë SHBA, Britania e Madhe dhe Perëndimi në përgjithësi. Sido që të dalin në zgjedhjet lokale kandidatët e Berishës, ata për këtë “hanxhi” mbeten klone dhe përfaqësues të “minuesit të demokracisë dhe të korruptuarit”, i cili përbën rrezik për sigurinë e vendeve të tyre.
Hanxhiu i dytë është SPAK. Në 3- vjeçarin e parë të Arben Krajës për hir të së vërtetës, Berisha, rrethi i tij familjarë dhe i bashkëpunëtorëve që kanë dosje aty, fituan apo blenë goxha kohë. Por tashmë edhe vetë e kanë të qartë që koha e blerjes së kohës në këtë institucion që mund ta quajmë pa kompleks “amerikan”, u ka mbaruar.
Hanxhiu i tretë është Partia Demokratike, baza dhe lidershipi i saj i vendosur pro amerikan dhe pro perëndimorë, Basha-Alibeaj.
Në rezolutën e kuvendin të fundit të Foltores, për Luzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn pati një pikë të veçantë që i shpallte armiq. Askush nga këta kandidatët e primavere nuk kundërshtoj, por përkundrazi votuan plot ngazëllim. Por Sali Berisha nuk e ka as me Bashën as me Alibejan dhe as me PD-në. Ata janë armiq vetëm pse dhe sa të qëndrojnë në krah të Perëndimit. Ka një vit e gjysmë që njësoj si Enveri, i ka shpallur anglo-amerikanët armiq, por edhe “veglat” e tyre.
Ndaj kur ka në mendje makthin e tij permanent, SHBA-Britaninë e Madhe, shqipton “alibasha”. Tani edhe Roland Bejko!
Sali Berisha ka bërë akuza monstruoze për ambasadorët e këtyre dy vende, por askush nga deputetët dhe kandidatët e primareve, nuk është distancuar edhe pse nga frika, deklarohen si “pro-amerikanë”.
Si mendoni, se jo vetëm këtyre por edhe “delfinëve” dhe “jagove” të Berishës dhe Metajt brenda PD si projekt perëndimorë i Shqipërisë së ardhshme, nuk ju është mbajtur emri shënim për rolin e tyre për të mbajtur gjallë dhe në lojë armikun e interesave strategjike që ata kanë në Shqipëri?!
As në Kinë dhe Rusi nuk merret guximi që të flitet me gjuhën e Berishës për përfaqësuesin direkt të presidentit të SHBA, në Pekin dhe Moskë. Imagjinoni sikur Foltorja të kishte armë bërthamore, siç ka Rusia dhe Kina!
Hanxhiu i tretë është pra; Partia Demokratike. Tashmë zyrtare dhe mjet i Perëndimit në vendin tonë pa asnjë ekuivok, nuk do shumë mend se është Pika e Arkimedit, ku SHBA ka vendosur levën për të përmbysur botën e errët që mban peng Shqipërinë. Atë të Berishës, Ramës dhe të Metajt.
Tani këta flasin për “përçarje”, shumica, pakica, fitojmë këtë apo atë bashki duke gënjyer opozitarët e ndershëm, kur në fakt vetëm po blejnë kohë me paratë dhe plaçkën e grabitur të tranzicionit.
Le të blejnë sa të duan, por koha punon vetëm për tre hanxhinjtë; SHBA, PD properëndimore dhe SPAK. Dhe po punon më shpejtë, se sa jua pret mendja!
Poli ik futi nje gote raki se nuk mban dot hesapet e hanxhiut, delenxhiu!
Ti po thua Hanxhiu mia po me duket si Harixhiu,e me qe po me duket ashtu si thashe Po ta them nje fjale si ata e thone…. O poli te qifsha ate penen tende keshtu thote edhe Harixhiu. Sa paguhesh per torullosjen qe i beni miletit,keni 32 vite e na keni care karin vetem llafe llafe llafe.
Shume dobet ! Ky nuk eshte gazetare !
Zoti Proletar Hoxha brockullat e tua jane material i mire per Temen dhe studiot e Sokol Balles qe i con emrat e analisteve ne whatsapp. Megjithese jemi aq proamerikan sa sta merr mendja, hesapet i bejme me hanxhiun qe quhet Shqiperi. Sqaroju lexuesve nese je Poli apo Proletari i famshem qe na kujton shprehjen "Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni".
O dito ate shprehjen proletare e te gjitha vendeve bashkohuni e thoshte miku jot sale bej berisha or taj.hajt te rujt zoti
Aleanca e Berishës me Metën/aj është jo vetëm aleancë me socialistët por dhe humbje e aleatëve të vjetër tradicional . Ka kohë që ai fitoi maxhorancën me foltoren, duke lenë në minorancë Alibeaj ,pa përvojë në drejtimin e PD për fushatën elektorale. Demokratët në përgjithësi zbatojnë në mënyrë të verbër çdo budallallëk të Berishës. Berisha ka zgjedhur Metën për partnerë politik , kur ai është në pikën më të dobët të tij.Të dy presin në heshtje, të ngrihet nga arkivoli "fitimtari"
Kendveshtrimi im eshte se autori ka te drejte. Foltorja e perlyer do shperbehej brenda dites sa te vdese (ngordhe) saliu. PD e alibeaj do forcohet ngadale por vetem nese i mbyll deren te perlyerve te foltores. Alibeaj pa fushate fare, i trembur nga minuesi i demokracise dhe i sulmuar padrejtesisht nga te gjithe gazetaret pa perjashtim ka per te marre 20% ne Tirane.
Ha ha ha „ FURIA ANGLOAMERIKANE“ Hajde fantazi hajde! Sa me shume i meshoni “non grata-s” ju mjeranet aq me i fuqishem po behet Doktori ne elektorat.
Polli polli
Aleanca e meta/j dhe berishës, është si ai komploti i dy të burgosëve që bëjnë plan, për tu arratisur nga burgu dhe më pas, sejcili të shkojë në punën e tij. Çudia është se faturimin e tradhëtisë të PD ja faturuan bashës, sikur bëri pakt me ramën. Tani më hapur se kurrë, vetëm shoqata e të verbëre nuk e shohin dot, paktin e meta/j me berishën. Ku berisha e shiti PD tek meta/j, kjo si nuk i plas sytë disa zgjebarakëve kamikazë të berishës, që nesër do kenë mea/j si kryetar, ku mos harrojmë se meta/j për berishën dhe ne që e besuam, se meta/j ishte trafikant i minoreneve, hajduti i floririt, gjobvënësi i 700 milionëve dhe urdhëruesi, për vrashen e Tom Doshit, më mirë se i di berisha këto punë, nuk i di askush. Prandaj dhe demokratët nuk i përçau as basha e as alibeaj, demokratët vazhdon ti minojë meta/j dhe berisha. Tung demokratëve.
Proletar Hoxha tani shkruan si Poli pijaneci.
"Rreziku Anglo-Amerikan."Enver Hoxha.Botojeni kete liber ne shume tirazhe se do te keni shume fitime nga shitja e menjehereshme e tije.Publikojeni kete liber dhe i beni nje rezyme .Mos e harroni kete liber ne qoftese duam te jemi megjith mend pro amerikan e pro perendimor.Lexim te kendeshem e te vemendshem
Kur të vijë ambasadori i ri amerikan Berishën do t'a shkërdh*! Prisni edhe pak
Ore ka ndonje komentues te sakte. ! Si ka mundesi qe Spiuni Sali. ! Vrau prehu simbas qefit ja kaloi dhe Diktatorit Hoxha apo Stalinit. ! dhe akoma gjalle pa e Denuar per krimet e bera. ! Ha thua po e lene keshtu kete Spiun qe te vdesi nga frika. ! apo do ja rrumbullojne para se te vdese ! dhe ca dite apo vite ne Burg. ! Se dhe kjo nuk shkon....te djegesh nje Shtet si Shqiperine ne kete raste. ! Te tregohedh me Kriminel se Diktatori Hoxha apo Stalin...dhe te vdesesh ne liri. ! sikur nuk shkon....