Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

31 Mars 2023, 15:57Blog Nga Kreshnik Spahiu

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir

Natyrisht çdo burrë kur mbërrin në moshën 80 vjeç fillon të mendoj për familjen, fëmijët, pronat, pasurinë, bizneset, punëtorët, stafin se çdo ndodh me ato në të ardhmen.

Natyrisht ne do i uronim Sali Berishës 150 vite jetë por edhe sikur krijuesi t’ia dhuroj ato vite biologjikisht nuk ja mundëson dot politikisht.

Në këto kushte jeta aktive në politikë e Berishës 80 vjeçar do jetë maksimumi edhe 5-6 vjet të tjera.

Në këto kushte Berisha me ankthet dhe makthet e pleqërisë, ka filluar të planifikoj pasardhësin e tij në Partinë Demokratike, ashtu si çdo lider politik kur i mbaron ora biologjike.

I ndodhur përballë një “zhgënjimi” me Lulizim Bashën, Sali Berisha ka dy alternativa:

1- T’ia lërë PD djalit ose vajzës së tij, siç bëri Meta me Monikën kur delegoi LSI-në ose ….

2- T’ia dhuroj biznesin e tij “PD” Ilir Metës.

Varianti i parë përjashtohet sepse amerikanët dhe anglezët për këto arsye ja shpallën gjithë familjen Non-Grata për t’ia hequr mundësinë e trashëgimisë partisë brenda familjes tek fëmijët e tij.

Për këto shkaqe ka disa arsye të besojmë se Ilir Meta do jetë kryetar i ardhshëm i PD pas zgjedhjeve të humbura në vitin 2025:

- sepse Sali Berisha qëllimisht po e çon drejt shkrirjes në një parti “Rithemelimin” dhe “LSI”. Lexoni 50% të listave të partisë për Bashkinë Tiranë. Kjo është faza e parë e bashkimit.

- sepse Sali Berisha s’ka asnjë alternativë emrash të tjerë me staturë lideri, pasi ka mbajtur rreth vetes vetëm personazhe mediokre, provinciale, dhe pa asnjë popullaritet. Personalitetet i eliminoi gradualisht dhe i hodhi rrugëve.

- sepse Sali Berisha s’ka asnjë partner tjetër politik më afër familjes dhe fëmijëve të tij se Ilir Meta. Ky i fundit jeton pranë fëmijëve të tij komshi në Gjirin e Lalzit dhe është tashmë njeriu më i afërt i tyre me hyrje-dalje ditore.

- sepse Sali Berisha është përpjekur të mbaj një urë komunikimi të tij me amerikanët dhe kjo urë e mbetur quhet Ilir Meta. Korrieri që amerikanët tek tuk i çojnë ndonjë ftesë për 4 korrik në ambasadë.

- sepse Sali Berisha e ka të qartë se ata që janë kundërshtarë të tij anti-Berishijanë e urrejnë edhe Ilir Metën dhe nuk do afroheshin nga ky i fundit në parti kur Berisha të mos ishte….

- sepse Sali Berisha ka vite që hallet e tij i ka ndarë me Ilir Metën në pushtet dhe opozitë.

- sepse Sali Berisha ka “qit pushkë” në 21 Janar për Ilir Metën dhe ka vrarë në bulevard për atë që e ka projektuar si pasardhësin e tij.

- sepse Sali Berisha e ka shpëtuar nga burgu me vendim të Gjykatës Lartë Ilir Metën për video përgjimin e Dritan Priftit.

- sepse Sali Berisha po e josh me 50% të listave një mini-partiçkë që ka 3 deputet të Ilir Metës vetëm që ai të ndjehet mirë.

- sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë biznese të përbashkëta dhe kanë investuar para politikisht në këtë projekt.

- sepse Berisha e ka strategji që afron bashkëpunëtorë me dosje që i ka peng prej vitesh.

Për të gjitha këto arsye Berisha sipas gjithë gjasave me 100% po firmos testamentin politik të trashëgimit të partisë duke ja premtuar pasurinë e tij politike Ilir Metës.

Argumentet që Meta është i majtë dhe ish kryeministër apo ish president i socialistëve dhe ndoshta demokratë nuk do e pranojnë, unë gjykoj që nuk vlejnë për llumin e shoqërisë.

“Demokratët” janë aktualisht pjesa më pak idealiste e kombit shqiptarë, të cilët ashtu siç pranuan në krye të së djathtës një komunist si Berisha, ashtu do pranojnë në krye edhe një socialist si Ilir Meta.

Fundja s’ka asgjë të keqe. Meta kishte 3 dekada që ëndërronte të grabiste Partinë Socialiste dhe të bëhej kryetar. Përndryshe po realizon gjysmën e ëndrrës duke u bërë kryetar i opozitës së përhershme.

Mos fajësoni Metën, por ata “demokratë” zhele që pranojnë që e djathta të shkojë dorë më dorë nga një komunist tek një spiun i sigurimit shtetit.

Paska ditur të zgjedh djem besnik në krye të partive diktatori i fundit në Shqipëri Ramiz Alia.

Këlyshët nuk e kafshojnë njëri-tjetrin.

20 Komente

  1. S
    Sepse jane DyMutra te se njejtes Hale

    te dy Kancerozet e Shqiperise me 14 shkojne ne Fund te Halese

    1. P
      Pilo Lala

      Cfare jane keto artikuj? Familja e Ilir Metes do shkoj ne burg para zgjedhjeve, nuk e shikoni cfare nuk kane bere? Saliun e shpeton vetem nje rremuje e pergjithshme, ndonje termet qe te shuaje Shqiperine, ndonje vrasje mijera vetesh ne ndonje perleshje te imagjinuar te Saliut. Saliu eshte me parimin, shtye sa ta shtyjme, pas meje u beft qameti. Saliu tani ecen me menu ditore, as menune javore nuk e ka te sigurte.

    2. F
      Fazlliqi

      Nuk e besoi se ja len partine as pasurine nje hajduti si Ilir Metaj , ky do vrase veten si Allente shume shpejt , mos mendo se Saliu i beson Monikes , keta te dy ja kishin dhe ja kane me te futur njeri tjetrit dhe do perfundojne shume keq, do te shikojme si do vine gjerat me vone , Allentja i ben presion Saliut si pianec por nuk eshte i pire, shikojeni hilene si ka bere Saliu Partia e Lirise do te thote se Ilirit vetem ja dhashe me qera sa per zgjedhje , partia e Lirise eshte Partia e Liri Berishes dhe me gjyq e fiton Saliu ne fund, prandaj Allentja vret veten ke serialet e parafundit

      1. F
        Fasllo ,mos harro ama :

        Pinoncheti i beri Puc Allientes dhe i mori Pushtetin , cili me pas vrau veten . Ktu me kta te dy edhe pse jane ne ato role pak tjeter se Cifti Kilian qe ishin Armiq per vdekje ,kta te dy jane Putana alla Katunaresh qe as vet nuk e dine , se cfar mendojne ! Kta jane DyGjaprinje qe duan te hane njeri tjetrin por per momentin hiqen si shoke . Qe njeri nga te dy do ta haje kjo dihet .Le te presim 14 main

      2. P
        POPULLI

        Sepse; SPIUNI SHKON TEK SPIUNI, KOMUNISTI ME KOMUNISTIN, KRIMINELI ME KRIMINELIN, HAJDUTI ME HAJDUTIN DHE QELBESIRA ME QELBESIREN. QE TE DY KANE TE NJEJTIN HALL.

        1. F
          Fatmiri

          Titulli i shkrimit eshte kulmi rrenes.Sali Berishes vetem kjo nuk i shkon ndermend,se e di cfare e gjen.Jane manovra kalimtare te komunistit antikokomust te themur!?.

          1. E
            Emiljano

            I urojme dhe 150 vite berishes thote ky kari! Vdekte qe neser o rotkari bashke me gjithe shkerdhatat e tjere

            1. D
              Dakord

              Emiljano je i madh per zotin hahahaha sa kam qesh. Une mendoj dhe uroj si ty por nje mik me tha se fundmi qe le te jetoje qe te legenoset dhe te jete gjalle kur tja marrin pronat femijeve. Te jete gjalle i zgerlaqur i marre fund. Te jete gjalle deri sa te poshterohet si grushti turinjve qe hengri te sheshi.

            2. R
              Real

              Keto jane klithmat e nje spathiu qe kerkon te mbuloje korupsionin qe ky sorre apo qyqe ka kryer kur ka qene ne krye te gjygjtareve te plepave. I perdorur deri ne neveri nga pushteti i radhes qe i hedhe kocken per sherbimet qe ben

              1. N
                Nick Rossonero

                Ja dhe Kreshnua qe u rrek se shkruari me pare se Ilir Meta po ndahet nga Saliu (kur e priste Yuri Kim) tashme ka kthyer pllaken e gramafonit - Saliu po ben testamentin per ti lene partine Metes/ Dhe e ben si pyetje retorike Kaqoli! O Kreshno byckua ish "kuq e ziu", sado te llangosesh ne Mavi nuk ta hedh nje kocke ai Rama ty se e ke kafshuar fort ne mollaqe kur i luteshe Lul Bashes per te te futur ne liste per deputet.

                1. A
                  Amarildo Thaçi

                  Djalli ia beson punën vetëm një djalli më të keq se vetë ai. Mallkuar qofshin djajt që e katandisën shqipërinë.

                  1. M
                    Merhumja

                    Llogje kavaje....

                    1. D
                      Debatikasi

                      Edhe shkrimi i Kreshnik Spahiut nuk eshte i besushem, ashtu sikurse Saliu me Meten nuk jane qe besojne njeri tjetrin. Kjo eshte nje loje qe do kete perfundim te keq per te gjithe lojtaret. Nje keshill per popullin sidomos per te rinjte te tregohen vigjilente dhe te mos joshen me cka mund ti afrojne keto kerma . Kane 32 vjet qe kane xhvatur shume dhe tashti duan te ruajne koken mos ju besoni kure. . .

                      1. S
                        Sali RRUMPALLA

                        dy ndyresirat e kombit .

                        1. Z
                          Zot na fal cfare ke krijuar !

                          Normale. Muti ja len Mutit.

                          1. E
                            Ernesto

                            Berisha ka vendosur t’ja lërë partinë Metës, sepse demokratët e saliut janë fosile të llumit meta berisha. Faji i gjith atyre që hiqen si profesore dhe intelektualë dhe akoma më keq si demokratë. Nuk kuptoj si mund të heshtësh, kur meta po gllabëron PD duke ju kërkuar votuesëve të djathtë, të votojnë partin e korrupsionit, të shantazheve dhe të trafikut të minoreneve, ashtu sikur ka deklaruar vetë penxhivilli dora vetë sali ram berisha. Turp dhe e pa falëshme për demokratët demokrat.

                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Në PD nuk ka antiamerikane, mbetet t'i besoj Metës .

                              1. G
                                Genti

                                dy bythqiret e kombit

                                1. P
                                  Phoenix

                                  Kane bere testament per partine, se jane te dy pjese e internacionales se Cifuterise Komuniste prandaj. Eshte dhe shoku Rama, por ai eshte pak me i fuqishem dhe i nje grade me te larte se dyshja SalMeta. Pronaret, e kane konsiderate te larte, per te gjatin e mavjosur te Netes. Gjithashtu po piqet dhe Erioni nga ana tjeter, qe duhet te zvendesoj shokun Rama ne byrone politike, neqoftese gjerat shkojne sipas parashikimeve te pronareve.

                                  1. E
                                    Eh , ç’të bën KOLLOVARLLËKU !!!

                                    Këtë t’ë bën KOLLOVARLLËKU (politik) , e rrëndë për Doktorin të komandohet , nga koka e trafiqeve ndërkombëtare , hajdutit të FLORIRIT të Krrabës e tej e tej , gjithmonë sipas vetë Doktorit , por më e rrëndë është dhe për ata që kanë duartrokitur Doktorin , kur ka denoncuar këto bëma .

                                    Lini një Përgjigje