Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!

30 Mars 2023, 20:50Blog TEMA

Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos

Nga Alba Malltezi

Nëse opozita shqiptare do të ishte e bashkuar, edhe në këto zgjedhje, do të ishte një konkurruese e fortë përballë pushtetit të gjatë të socialistëve. Sondazhet e para të Institutit Italian Piepoli në Report TV e tregojnë qartë këtë. Në këtë gjëndje, e copëtuar dhe me një frymë të korruptuar besimi, pikësëpari mes vetes, nuk kanë se ku të shkojnë.

Në gjithë këto vite tranzicioni, lufte për të njohur vetveten, nuk kanë arritur të kuptojnë se mbijeton dhe ecën përpara kush përshtatet dhe kush di të kalojë krizat, emocionet, instiktet dhe merr në dorë “armën” konstruktive për të përmirësuar veten dhe atdheun. Si në disa familje. Aty ku grindjet zënë përditë pjesën më të madhe të kohës dhe të çështjeve, çfarë mund të shpëtohet? 

Tani, pasi gërryen mirë e mirë veten, eksponentë të opozitës e kanë mendjen të vazhdojnë me stërkëmbëshat vënë të tjerëve mes llojit të tyre vetëm e vetëm se po futen në garë me siglën e PD-së. I quajnë tradhëtarë, të shitur dhe në mënyrë skandaloze, në sy të të gjithëve, disa prej tyre po tërhiqen sigurisht e qartësish nën presion apo nën shantazh. Pra, loja e pamëshirshme e përçarjes dhe e “vëllavrasjes” mes të ngjashmëve vazhdon e egër: ose ju, ose ne deri në vdekje.

Në vend që në gjithë këto kohë, kjo opozitë, këta politikanë të regjur tashmë më të mirat e të këqijat e eksperiencës së tyre të gjatë, të kishin pasur veshë për të dëgjuar më shumë ata që i kritikojnë në vend të atye që iu përkëdhelin përherë egon e sëmurë, ndoshta diçka mund të përmirësonin dhe do të shkonin me 14 maj më të stërvitur dhe më të sigurtë për të ngjallur shpresat e atyre shqiptarëve që akoma iu besojnë.

Është e habitëshme, pasi për disa prej tyre kodi i shenjtë i familjes nuk thyhet çfarëdo që të ndodhë e çfarëdo familjarët e saj të sajojnë; do të kishte qenë fituese sikur ai kod të transferohej në konceptin e familjes politike, por jo. Ndoshta PD prej vetë atyre nuk u pa kurrë si një familje, por vetëm si një mjet për të pasuruar familjen gjenetike, për ta flakur kur nuk shërben më. Ama për këtë, nuk ka faj asnjë shqiptar.

3 Komente

  1. d
    drini

    Alba ,mbylle ate hale se gazetaret e atij "gjese " qe ke ne krevat bejne shantazh per para ne menyrat me te ndyra...ik bej qejf me gjakun e femijeve te shqiptareve qe ti dhe "gjeja " pini fale koncesioneve te falura nga "bamiresi" ne krye te qeverrise ...ik gezo token ne qender te Tiranes qe ka pa shkolle me shume se 300 femije.

    1. g
      goni

      ja dhe kjo ,moralistja e koncesioneve .....

      1. k
        k

        Për kombin shqiptar është një e mirë e madhe që non grata ka përçarë opozitën duke ulur ndjeshëm mundësinë e ardhjes në pushtet te asaj bande mafjoze provinciale që shkatërroi vendin. E djathta duhet të pastrohet dhe duhet të punojë dyfish të rikthehet në simpatinë dhe besimin e popullit. Ky rigjenerim ështe i pamundur derisa të ekzistojë non grata universal . Kurse e keqja është se pushteti mbetet në duart e një bande tjetër mafjoze.oligarke e specializuar në grabitje të shoqëruar me buzëqeshje hipokrite.Eshtë e keqja më e vogël për momentin.

        Lini një Përgjigje