
Dikur kishim 4 politikanë.
Pasi u krijua Facebook-u kemi 4 milionë.
Rrjetet sociale janë shndërruar në një karaoke politike, sociale, historike, artistike etj.
Aq aktivë janë populli në rrjetet sociale sa jemi shndërruar i vetmi vend në planet ku:
“Populli merret me politikë dhe politikanët merren me biznes”
Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe përkundrazi, është mirë që populli kritikon. Madje shpesh lexon analiza më të logjikshme nga populli sesa nga Ilir Meta, i cili s’ka shkruar asnjë analizë në jetën e tij dhe vërtitet në media me një fjalor mediokër ku maksimumi artikulon vetëm 200 fjalë.
Gjithsesi problematika qëndron tjetër kund.
Shqiptarët po kalojnë një lajthitje kolektive dhe pasioni patologjik për Facebook, Tik-Tok, Instagram etj.
- Provoni të kritikoni një kryetar partie dhe do hyni në gjakmarrje me gjysmën e ndjekësve të tij.
- Provoni të kritikoni një parti dhe do sulmoheni nga gjysma e “miqve” sikur ju ka sharë nënën dhe motrën.
- Provoni të kritikoni Ronaldon apo Messin dhe do merrni mallkime të përjetshme
- Provoni të shkruani një mesazh kundër Luizit apo Kiarës dhe do merrni dhjetëra kërcënime me vdekje.
Lista është aq e gjatë sa njerëzit vetëm shajnë dhe ofendojnë çdo kënd.
- Pesimizëm apo depresion?
- Zhgënjim apo mungesë shprese?
- Mungesë shkollimi apo edukatë familjare?
- Origjinë provinciale apo gjenetikë kombëtarë?
- Injorancë apo ligësi?
Të gjitha ndoshta nga pak, por kjo s’ka rëndësi.
Ajo çfarë mund të nënvizojmë është që ky mllef i shqiptarëve është i paparë në gjithë Europën.
Asnjë komb europian nuk rebelohet me veten në rrjetet sociale.
Banaliteti shqiptarë është universal.
99% e komentuesve shajnë çdo kënd pa harruar se janë vetë pjesë e këtij populli.
Ata vjellin vrerë ndaj çdo kujt si të korruptuar, te inkriminuar apo imoral. Ata shajnë çdo kënd:
- politikanët kanë vjedhur
- gjyqtarët janë korruptuar
- policët janë inkriminuar
- doganierët janë hajdutë
- tatimorët janë mashtrues
- mësuesit marrin ryshfete
- mjekët grabisin pacientët
Sipas komentuesve çdo kush që punon vjedh.
Sipas tyre vetëm ata që janë pa punë janë të “pastër”. Me këtë logjikë i bie që ata që janë të pa korruptuar janë të ndershëm vetëm se nuk i është dhënë mundësia të ishin në një “karrige”.
Por kjo është gjysma e të keqes.
Me shqiptarët armiqësohesh po kritikove Ronaldon, Luizin, Berishën, Kiarën, Messin, Foltoren, Edi Ramën.
Aq me fanatizëm i mbrojnë sa po guxuat të shkruani mund humbisni edhe miq që i keni 30 vjet që nga fëmijëria.
Shajnë, ofendojnë, mallkojnë.
Lexoni komentet pas çdo lajmi kur flitet për art, kulturë, sport, shëndetësi, politike. Të gjitha shoqërohen me mijëra komente banale.
Të gjithë shpalosin fjalorin dhe çmendurinë e tyre nga ora 7 e mëngjesit deri 3 të natës sepse këto kohë edhe gjumin e kanë në një orë me Luizin duke demonstruar sa larg nga qytetërimi europian jemi.
Shqiptarët heshtin për çmimet, papunësinë, eksodin, varfërinë dhe “lehin” si qen 24 orë për “idhujt” apo “demonët” e ekranit.
Ata kanë heronjtë dhe armiqtë e tyre sureal, që i kanë krijuar nga media apo rrejtët sociale.
Ndërkohë 3 milion francezë për pensionet po djegin Parisin, ndërsa në Shqipëri 3 milion shqiptar po digjen për Luizin.
Hy ne rrjetet italiane Kreshnik e bej krahasimin . Rrjetet sociale jane pasqyra e vulgut
Shqiëria është vendi më i korruptuar,degraduar dhe hajdut në botë. Kjo nuk është as sharje dhe as urrejtje.Kjo ështe konstatim.Dmth reflekton realitetin ashtu siç është.Mbase ju pëlqeni ata që gënjejnë dhe automashtrohen se jemi më të mirët,më te bukurit ,më të mençurit por bota na ka inat dhe kjo eshte arsyeja që nuk zhvillohemi ? Të pranosh të vërtetën edhe kur është e hidhur,është hapi i parë drejt korrigjimit.
Ik o palle se ne gjithe boten shajne e ofendojne njesoj si ne . Asnje ndryshim
Njesoj si ne....NUK KA, ...NUK KA as edhe afer apo te ngjashem si ne. Ne jemi ne........dhe kete e kupton pasi ke pare dhe jetuar ne disa vende. Megjithatë rendesi per njeriun ka besimi te vetja.
Kjo eshte rraca perverse turkoshqipfolese,kshq cfare prisni.... mallkojne,kercenojne,shajne apo ofendojne.... turkish telesehir continue.... allah uakbar.
I nderuar Kreshnik ju përgëzoj dhe vepruar mirë që u larguat ashtu si Konica, Noli, Fishta apo Migjeni e miliona që po ikin çdo ditë e ore ky vende edhe se më I miri në planet por I pushtuar nga koloboracionistët e rinjë.
Sa per Konicen e Nolin e dime te gjithe se jane larguar nga Shqiperia, por per Fishten e Migjenin nuk paskemi ditur gje. Edhe kete e mesuam nga "Isufi".
Ke shumë të drejtë zoti Spahiu. Por ajo që të habit qëndron në faktin se ne kemi bërë dhe forma edukimi mor jahu!!!! Por në do përafërsisht arsyen, hyr nëpër kisha dhe xhamija, të gjitha janë bosh, nuk gjen këmbë njeriu. Lëri pastaj bibliotekat.
Po Nori....futu vertet, ne itali ke blogje sa te duash, lexon sa te duash....dhe ne fund te ben përshtypje VETEM nje gje, gjuha e shkelqyer e nderthurur me edukaten !!!!
Te gjitha jane te verteta! Ja nje rast tipik: Bisedoja me nje shok ne kafene per pensionet e vogla dhe akuzoja qeverine Rama! Ai eshte antar i nje nga 3-4 te ashtuquajturat parti komuniste! E pyes:Pse nuk protestoni kunder qeverise per pensionet ju komunistet? M'u pergjigj:Te protestojme qe t'i behet qejfi opozites? A je i kenaqur qe ti merr 124 mije leke pension? Kaq me mjafton vetem PS-ja te jete ne pushtet! Po partia jote komuniste per cfare ekziston kur nuk te mbeshtet ty? -Partine komuniste mos ma zere ne goje! -Si nuk e kupton se ajo partia jote eshte "Parti muti"? U hodh perpjete duke me thene solemnisht se "nuk dua td shoh me me sy deri sa te vdes"! Ky eshte shqiptari budalla i indoktrinuar deri ne pakce qe shfrytezojne politikanet antishqiptare!
Niku po' nuk je ti qe nxit urrejtje i pari,,cdo te tregosh me revolten e parisit apo indirekt do te thuash qe edhe ju shqipetare ngrihuni si francezet por Jo per pensionet por per saliun...o Nik ti je nje ish pushtetar bile i larte i drejtesise qe te shfrytezuan e te hodhen si lecke e perdorur prandaj mos u shit si i ditur ..shqipetaret jane populli i qyteteruar edhe PSE nuk sillen si francezet,kane dinjitetin e tyre ,karakterin,moralin,traditen gjuhen ,,flamurin,jane populli me paqesor te pakten ne Europe si Ka rene me qafe askujt ,te tjeret Jane munduar ta asimilojne,poshterojne ,ta vjedhin ,zhvasin,ta lene ne erresire pa' shkolle ,ta percajne ,ndajne ne cika e copa e prape ka qendruar..thirrjet e kreshnikut Jane thirrje te nje bashkepunetori te nihilisteve,mosbesueseve,te gjithe atyre qe mbjellin urrejtje,percarje..kreshniku e ka bere me vepra zhgarravinen kur Ka qene ne pushtet.me e vogla qe mund te beje tani per vendin eshte qe qendroje ne heshtje
Ti je vete nxites i urrejtjes dhe njekohesisht urrejtes. Ke rene ne nivelin e diarrese se rrjeteve sociale.
Me ne fund na the nje gje me mend dhe te vertete
Dakort o qytetar ! Ky i ka analizuar të gjithë shqiptarët , po një gjë nuk na thotë , ku e fut vehten , apo është alien !
Gazetaret etj. Kane nji shprehje: shqiptaret jane te poshter! E pyeta njerin: po ti je shqiptar? Pa tjeter jam tha! Atehere sipas teje je i poshter se je shqiptar o gazetar! Budallallek qe pergjithesoni i thashe!
Ska me keq se pergjithesimi. Na futi te gjitheve ne nje thes. Çdo komb ka llumin e vet dhe ne nuk bejme perjashtim. Po une qe nuk kam pare kurre big brother ku e kam vendin sipas ketij?? Sa per perceptimin se kush punon vjedh ne fakt eshte kush punon ne shtet vjedh. Ky eshte perceptim qe nuk e luan as topi. Ne vitet 2000-2010 rrogat te privati ishin disa here me te larta se ne shtet dhe prap behej "lufte" per nje pune ne shtet, dhe pse? Per te perfituar = vjedhur. Nuk merrje dot as nje çertifikate qe bente 50 leke pa lene dhe nje 50 leksh tjeter. Dhe mos flasim per hipotekat apo liçensat e lejet e ndertimit. Shkurt punonjesit e shtetit jane te gjithe nen dyshimin dhe perceptimin e popullit se jane te gjithe te korruptuar. Por jemi 1 milion shqiptare qe punojme ne privat dhe jemi te ndershem ne dallim nga shkruesi i ketij artikulli.
Kreshnik, me titullin ke bere nje pyetje, por gjate shtjellimit mbreselenes nuk i je pergjigjur. Une them se kete mllef dhe urrejtje e kane sepse jane shpellare. Keshtu kane qene dhe vazhdojne te jene!
Shto edhe kete ti spathi se te tera i ke te verteta. Qe del nje ish gjygjtar dhe drejtues i gjygjtareve te plepeve i zhytyr ne korupsion dhe na ben moral per drejtesine. Ptu gjygjtar i qelbur deri ne palce.
Kreshnik artikull shumë kuptimplotë. Bravo
Qenka merzitur Niku se shqiptaret e shajne ne rrjetet sociale!? Shqiptaret nuk jane te cmendur (te pakten pjesa me e madhe) por reagojne ndaj moralizmit fals, si ai i yti. Ke vjedhur dhe ke shperdoruar detyren, tani ke bere nje liste te gjate "profesionesh" qe gjoja shqiptaret i shajne pa dallim duke nenkuptuar qe edhe ty te shajne "pa fakte". Eshte e vertete qe fakte nuk kemi,por qe ke vjedhur dhe shperdoruar, e dime.
E natyrshme të kritikojnë por e pafalshme të fyejnë dhe shajnë komentuesit e tjerë! Kjo e keqe është e pashmangshme nëse nuk mirëmbahen komentet. Portalet shndërrohen në nevojtore nëse lejohen fyerjet dhe sharjet!
Keto i dime te gjitha cila eshte menyra per ti luftuar e dime te gjithe kur do ti luftojme se di asnje.
Luiz bytha, me falni kreshnik suma llapaqeni i kuqelegenave a t'i shkerdhefte gjermania te tere robt e shpise ku i ke e si i ke. Edhe te kam mbajt me hater se gjermoneve s'eshte se u ngrehet dhe shume.
Kreshnik boll se na i kini sjell ne majë të hundes. Ç’far ke bere ti kur ishe ne detyre apo beje sehir. Të gjth njesoj jeni njeri tjetrin kini mbrojtur.
Kreshua kur ishte ne detyre vidhte para me bomen e topit duke emeru gjyqtare, ja kete ka bere ky idiot i lindur. Tani pastron hale ne gjermani ja kete ben dhe ne darke ve kollaren e ngrefet si haleanalist i madh. Prandaj kane mllef shqiptaret ne rrjete sociale.
Nik ke te drejte, ka shume arsye qe vjellim kaq urrejtje dhe banalitete po kryesore eshte primitivizmi jone. Jemi ne fazen kur nxjerrim nga vetja kryesisht negativitete. Duhet kohe te behemi shoqeri pozitive, te behemi me indiferent, te meremi me shume me vetveten dhe te gezohemi me arritjen e tjetrit.
Eshte konstatim perfekt, por i dhimbshem, po Kreshnik, qytetari kerkon edhe Zgjidhjee.
Kush flet per urrejtje ne rrjetet sociale, Kreshno ish Kuqeziu i bere Mavi ne surrat se fundmi qe nga nje Jargavec kunder Rames u shnderrua ne Jargavec kunder Sales...per te ruajtur te drejten te sakatoje serish surratin e tij ne Kuqezi a Boje Muti e te vazhdoje Jargavitjet me pagese, te vetmen gje qe ben ne rrjetet sociale.
Shkrim realist qe pasqyron nje te vertete te hidhur.Bravo !
Jemi njerez me bisht. Bishti do shekuj te iki. Kaq e thjeshte
Bravo Niku, e ke qare. Keshtu shkruhet, lexohet "me nje fryme".
Thirri mendjes Kreshnik se shqiptaret ta lexojne letren ne xhep! Kam degjuar edhe gazetare te ndryshem qe mundohen ta gjejne fajin te shqiptaret. Nuk eshte faji i shqiptareve qe jane te zgjuar nga natyra, dhe fale internetit jane te mire informuar. Eshte fati i tyre i keq qe nuk kane nje klase politike te pakten me nivelin intelektual te shqiptareve. Dhe faji i atyre si puna juaj qe mbani veten per elite por qe nuk jeni ne nivelin qe duhet te jeni.
Kemi mllef dhe perbuzje se shohim cdo dite te njejtat fytyra prej dekadash...shohim ty qe je si nje punetor me meditje i ekranit qe flet brockulla per cdo teme dhe ne cdo dite te perendise...na i keni bere jeten sa nje fshat prandaj...
Meqi per Prashqevin nuk kini lini nje pergjigje ju te Temes! Po e jap tek faqja e Nikut! Parashqevia ka qene dashnorja e Marash Hajatit drejtorit RTSHse.
Jame i bindur qe ne cdo vend ka njerez qe dine vec te shajne fyejne e denigrojne cdo kend qe u del para ne Facebook .Nderkohe shqipetaret qendrojne ne krye ne ket aspect.Besoj se eshte dhe gjenetike dhe ligesi …
Niki niki aresyeja eshte tejet e thjeshte per kete popull qe ka 32 vite qe e ka humbur busullen fale shkerdhatokracise qe u instalua nga poliagjentet qe s'kishin asnje lidhje me demokratizimin e ketij vendi ku fatkeqesisht ne kete kazan ke qene (ne mos je ) edhe zotrote.Kjo eshte aresyeja se perse ky popull akuzon kedo sepse kete mbollet ju shkerdhatokratet e ketij vendi per mese 23 vite!Apo ke kundeshti o Kuç e zi? Populli ka nje zemerate te madhe dhe ne pamundesi te te shprehurit e saj direkt me "prase ne goje" ka zgjedhur rrjetet sociale,sepse ndryshimet ne kete vend i vetshpallur kolonial nuk erdhen ne menyre te barabarte per gjithe shoqerine duke u mundesuar futjen ne ekonomine e tregut por "llumi" i kesaj shoqerie perpiu gjithçka me te gjitha mjetet duke krijuar nje shtrese feudale sepse kapitalizem eshte fjale e madhe,ku per kundershtaret ose zgjidhej Talja e Lezhes ose "mali me gropa" ,nen siglen "tok e xanun" fale miqesise shqiptaro-kineze.Ndaj o Niki niki heshtja eshte me dinjitoze sesa lehjet qe kerkon te besh nga pertej kufirit duke e provokuar kete popull.Eja ne Shqiperi dhe shikoje se sa te vlen lekura or Niki -niki apo pret te rikthehet Arvizu ?Nuk e kuptoj a nuk ju mjaftoj ne dritaret e kazanit mediatik ,ndaj mos e trazoni ate qe ndoshta eshte thare se pastaj bie ere e riqelbni kete vend si dikur ne feudalizmin Berishjan.
Në fillim e urreja big bradhërin por tani më pëlqen shumë sepse është e vetmja gje transparente që kemi në shqiperi dhe është për të ardhur keq.
Nje artikull shume domethenes.Shiko disa nga komentet dhe kupton qe nje nga arsyet themelore eshte kultura dhe arsimi.
Keq me mjeker keq pa mjeker. I ka dale ftura si byth (kaq koment meriton ky lavirja)
3 milion jane Shqiptar qe po digjen per Luizin thua mor Kreshnik ,e ke gabim se 3 milionet nuk jane maloke e cecene ,kete malokun nga Dukagjini e duan vetem maloket se sa jane nuk dihet ,si dhe cecenet e Non Grates ,perfundimisht digjen injorantet ,zhulanjoset
Keshtu jemi sic e pershkruan ju Kreshnik Spahiu. Po si do ndryshojme? Cfare duhet ber qe te ndryshojme? Konstatimet i bejme kollaj, po si tja bejme qe te ndryshojme? Apo ndoshta nuk ndryhsojme dot fare? Nga tja fillojme? Tja fillojme nga familja? Familja eshte ne krize, ne shpartallim te plote babai hiqet nga roli , prindi 1 dhe prindi 2 Tja fillojme nga shkolla? Shkolla, nga edukimi? Shkolla nuk ben dot shume sepse familja eshte baza, Tja nisim nga parlamenti? Parlamenti ka nivel poshte mesatares Tja nisim nga media ? Media ve gjoba dhe eshte ekorruptuar Nga tja nisim. Jemi komb ne udhekryq, sic kemi qene gjithemone. Mund te ndryshonim vetem nese emigrantet do te silleshin te gjithe ne Shqiperi dhe ata qe nuk kane dale nga shqiperia ti conim ne emigrim Po presim edhe edhe 30 vjet te tjera, te shohim se cdo ndodh?
Super analizë… Shum‘ e vlefshme për tė orientuar vetëdijen për të reflektuar e mundësuar korrigjimin që normalisht do të zgjasë edhe 100 vjet të tjera .. Komplimente Z.Spahiu Siç duket, shqipërinė dhe shqipëtarėt i dallon e analizon më me kthjelltësi, e gjakftohtësi kur ndodhesh jashtė shqiperie… sidomos nėse jeton në ndonjë shtet të konsoliduar nė shekuj, dhe demokratik… Analiza Juaj është shum‘ korrekte..ndoshta edhe e thjeshtë të konstatosh çoroditjen shqipëtare, sidomos kur ke dhe një formim të përgjithshëm qytetar e intelektual si Ju …por ajo që mungon në këtë analizë, është idea për mundësinë e orientimit në ndryshim të vazhdueshëm për t‘u bërë edhe ne shoqëri normale ballkanike dhe europiane… Respekte ????????
Nuk eshte e vertete qe shqiptarët heshtin për çmimet, papunësinë, eksodin, varfërinë. E mire bejne ma mire te shkruajne e te flasin pafund se sa ta mbyllin gojen si ne vaktin e qoflargut.
Edhe kur thote nje te vertete prape shahesh.Mos u kapni cfare eshte apo ka bere Niku por ajo qe thote qendron dhe se luan topi.Cdo popull e meriton ato qe i qeverisin a nuk eshte keshtu?A nuk rrethuan Tiranen xhonturqit veriore kur erdhi djalli ne pushtet dhe askush nuk e vuri ujen ne zjarr sepse na kishte trullosur shkerdhata demokraci ja ku jemi sot shajme gjithe kohes njeri tjetrin puna e vetme qe bejme me mire.Pse permenda xhonturqit pikerisht kjo shkarthisje prishi harmonine lokale u futen kultura te tjera ne kete rast te njerzeve primitive qe i kishin shtepite e tyre qe lane me frengji pushkesh.Pikerisht kjo arradhe njerzish mori ne dore frenat e qeverisjes dhe ja ku jemi.