Shkodranët, a duan militantizmin politik apo rritjen e ekonomisë familjare?

2 Prill 2023, 14:00Blog Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili

Shkodranët, a duan militantizmin politik apo rritjen e ekonomisë

Këto zgjedhje të 14 majit do të prodhojnë dy supriza të mëdha; Durrësin e fiton Igli Cara i PD, kurse Shkodra voton Benet Becin.

Beteja në Shkodër do të jetë epokale, pasi asnjëherë nuk e ka fituar e majta. Shkodranët kanë mbetur deri para pak vitesh fanatikë të PD dhe idesë se PD-ja rrëzoi komunizmin. Në fakt komunizmin e rrëzoi SHBA dhe vetë udhëheqësi sovjetik, Gorbaçov. Por sido të jetë fatura e rrëzimit në Shqipëri shkon te PD.

Shkodra është qytet i lashtë në histori që ka prodhuar trimëri, kulturë dhe diplomaci. Ndërkohë ndër vitet e demokracisë ajo nuk mori atë që i takon si kryeqendra e Veriut të Shqipërisë, por edhe si vend potencial turistik, ku Buna dhe liqeni i Shkodrës janë perla fitimprurëse për krejt Shkodrën.

Shkodra kërkon zhvillim ekonomik e jo fjalë patetike politike duke thënë vetëm se “mbetet kryeqendra antikomuniste” e Shqipërisë. Shkodranët duan punë, progres, investime të mëdha në infrastrukturë, por kryesisht në ekonomi. Shkodra është ngopur me fjalime politike, aqsa rinia ka ikur dhe po ikën nga qyteti e zonat përreth.

Shkodra ka sot dy veta përballë: Bardh Spahinë dhe Benet Becin. Njërin do të zgjedhë me 14 maji. Ndaj shkodranët duhet të zgjedhin se kush sjellë me shumë investime ekonomike, pra kush rrit nivelin e jetesës në qytet dhe në ish-komuna.

Gjatë ditës njeriu mund të bërtasë politikisht, por kur në darkë ka xhepin bosh apo numëron qindarkat, sepse politika nuk i dha asgjë; atëhere ia vlen të mendosh me qetësi.

Benet Beci ka vite në drejtim të detyrave të rëndësishme kombëtare, në kohën e Berishës dhe në ditët e Ramës. Ai është mbajtur nga të dy, jo për bindjet politike, por si menaxher që di të drejtojë dhe të shtojë ekonominë e sektorit ku drejtonte.

Të gjithë flasin për politikë, me fjalë të mëdha dhe premtime qiellore, por qytetari kërkon të ketë punë, të gjejë vend për të investuar nga pak e përditë, don që familja e tij të jetë e lumtur, kërkon garanci nga kryebashkiaku i tij.

Siç e tha edhe Luiz Ejlli, banori i famshëm popullor i Big Brother, që kam dëgjuar se Benet Beci ka projekte me donatorë të fortë europianë dhe botërorë për ta kthyer Bunën dhe Liqenin e Shkodrës në një “Venecia” të vogël; ndaj duhet menduar nga shkodranët kur të votojnë. Duhet votë politike apo votë për xhepin dhe familjen e tyre, këtë herë duhet ta ndajnë këtë herë qytetarët shkodranë.

Bardh Spahia, që të jemi korrekt, mbetet njeri i drejtë dhe shkodran tipik. Por nuk ka para për investime, qeverinë kundër, projekte nga të huajt nuk vijnë, ndaj shkodranët nuk mund të rrijnë me kafe e batuta në qytet. Shkodra do qindra milionë euro, do zhvillim dhe kur mbushet xhepi edhe humori e batutat dalin më të bukura!

Benet Beci është një njeri që ka shumë lidhje me të huajt, me ata që kanë bankat, paratë, projektet; pra me saktë ka lekët! Natyrisht që ka idetë, sepse kur ke ide, eksperiencë dhe fonde apo banka të huaja që të mbështesin, vijnë edhe paratë.

Benet Beci ka lidhje me këto banka dhe fonde financiare: Banka Boterore, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Banka Europiane per Zhvillim, Komisioni Europian, Banka Gjermane per Zhvillim KfË, Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Opec për Zhvillim Ndërkombëtar, Fondi Kuvajtjan për Zhvillim,Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim.

A duhet me tepër se kaq?!

Jo!

Por duhet vota që të kthehet nesër në investime dhe euro për shkodranët.

Shkodra është lodhur dhe keqpërdorur nga politika.

Ajo nuk pret më, kërkon të ketë jo vetëm politikë, por pikësëpari EURO, punë, ekonomi të zhvilluar për qytetarët shkodranë.

14 Komente

  1. H
    HOMERI

    Shkodra do te mbetet e fundi ne zhvillim nuk ndryshojne ngulin kembe si gomari honest dalian naten mbledhin vota ne kete kategori njerezish jane disa gjimnazist te 67 qe dogjen librat e shenjte bene kariere be ate rregjim dolen te persekutuar ne kete rregjim bile punojne dhe ne shkolla e institucione fetare keto jane simpatizantet e pd qe kane cuar qytetin ne fund qe nuk eshte bere asgje etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      Shkodranë,vizitoni Shqup-in dhe në oborrin e tijë do shikoni nga bencat,BMV,Audi e fuoristradat e prodhimit të fundit por dhe veshjet formato të fosileve Paloka,Noka,Vokshi,Shehu e kompani dhe nën udhëheqjen e komunistit Sali,filloni revolucionin.Porosia e fundit bëni gati kolltuqet për Sali,Ilir e comp.që do t'ja bëjnë Shkodrën siç e kanë bërë Venecie e kaluar Venecie.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Armand

        Po po te mushme . Ore ju kujtoni se Shkodra eshte si neper libra qytetari e djepi kultures . Qytetaret kane vite ne Tirane e atje vetem pukjane dukagjinas e tropojane ka tani . Une cdo mengjes e falenderoj tim ate qe iku nga ai qytet po qe kam linde jam eduku ne Tirane mes nje komuniteti kulture te larte shkodrane . Isha simjet ne vere cte shikoja Bagdad . Edhe nje gomar te veje Sali Berisha ai do fitoje po mos ja veni fajin qytetarise se paket shkodrane qe jeton tani aty . Me vjen keq per Benetin se eshte bir i nje shkodrani te nderuar e qe ka dhene aq shume per kulturen shkodrane e sidomos per gegnishten por dhe profesor Bahriu vete megjithe dashurine e nalte qe ka per qytetin ka vite qe jeton ne Gjermani . Sa per Durresin Igli le te fantazoje po ka perballe specialista jo socialista . Vej bast me kedo qe Igli humb me mbi 3000 vota

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taraboshi

          Ne Shkoder duam rrofte Pd asgje tjeter

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ten Siao Ping

            Ne shkoder dhjet bashkia dhe thone e beri qeveria

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tartufi

              Me e bukura ,per te fryre bythen tek ky artikull eshte : Benet Beci [kakarocia ] ka bangat ,qe shkodranet prej Puke do ti mbyti me para . Ne qofte se ne kete bote te trazuar ,ka djallezor dhe mashtrus ,ata gjenden vetem brenda ketyre godinave,,,,, pa koment, Shkodranet pasi hegren sallatorin e malokut te ndyre te pyllit te geshtenjave te Tropojes ,tani si duket do hane [ trangullin ] e Benetit,,,,, mjere per nje popull budalla,,,,,, lexoeni me vemendje,,,,,,,,,, Nje plak i zgjuar ka thene ne Vlore,,,,,,,,,,, Gomarrit samari i duket kurore .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Tentative per ti bere reklame me metoden e militantizmit politik nje njeriu qe eshte ne taborrin e shelegjatit te ripjelljes , ne taborrin e hajnave.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vini

                  Shkodranet nuk duan hajdut.Dhe Beneti eshte hajdut dhe Bardhi eshte djale I ndershem.Te tjerat jane intrigat e temes.Dhe ne foto hajdutin e kane bere me ngjyra dhe Bardhin bardhe e zi.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                    Benet Beci ska asnje lidhje me banka apo donatore. Ai ishte drejtor I nje institucioni shteteror qe I duhet te kete kontakte me financuese. Jashte asaj karrigeje eshte hajduti me I madh historik qe ka qene drejtor I FZHF. Mjafon te germoni pak tek lista e pasurive te vena me djerse dhe "dhuruara" nga donator dhe banka mqs e thone dy putanela qe Beneti ju ka dhuruar nga nje IPad. "Elonomisti" Benet Beci bënte ekonomi kur conte materiale ndertimi me RangeRoverat e institucionit kur ndertonte vilat. Vidhte e leter fotokopimi nga FShZh qe e performed ne tualet. Kur nje provincial eshte hajdut atehere eshte fundi. Ky eshte BeBeci I Like, Sales dhe Ramazonit

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjeta

                      Shkodrant po na thojn se jena rrac e zgjut, po tash 30 vite me birishën jena ba ma tzgjut tu hangër kamt tona. Paska ken mush me tmarr shkodra, të tan shkojn mas tres, na akoma me birishën.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Goni

                        Kam miq ne shkoder dhe kam vene re se qendrimi tyre eshte nje lloj kokefortesie politike. Qendrim qe dominohet nga opinioni apo lidhjet mes tyre se nga argumenti. Qytet ku nuk eshte e lehte te permbysesh opinionin.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          Shko o Drane,Shko te Drania.Origjina e fjales Shkodet shtepia publike e Dranes.Dhe me kujtohet ,dikur thoshin se te ura e bahcallekut Ka qene nje tabelle ku shkruhej "kush hy e del nga shkodra pa qire,eshte budalla."

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje Shkodran

                            Ti me emer Trapajane hesapi kohet kane ndryshuar qysh se ka dale ajo shprehje. Sepse atehere sa kishte ra ne Shkoder nje trapajane qe thuhej ne ate kohe se ishte nga pi...dh..i sat eme.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toma

                              Me kët bardhin zi e ma zi kina me e pas. Iky edhe ftynën sapo e shikjon ta jep menjiherë se asht daun. Kokrra injorantit, kur ska ba hajër nzanat të vet, ka me ba për kryetar. I ky veç pri tjatit ka përfitu, i jati tan jetën spiun, elle në burg, e njihin për spiun, po nuk don me fol, se po i prishim figurën, a të marr di i shkjon mbrapa. Shkoni e budall se millin te shpia duhet me çu vet, tash 32 vite sta ka pru berisha e bardh spshia. Asht logjike me e menu, se po spate veç kryetarllikut elle lidhjen me pushtetin qandror, ku ki me i mar fondet. Hiqu kamsh bardh spahia, boll ke hangër qyl, se kurrfarit gja se ke ba për shkodrën, veç ke dal me prit berishën e tana tjerat i ke ba mutin, si hankshit e nuk u ngopt kurrë. Bardh, nuk ke as vizion e as kultur, se Shkodra veç me turistë, ta po ban njerëzit me u fut npune, qyre gjinokastrën, korçën e tana qytetet si po nuk po i përballojnë dot grupet e turistave, na veç presim për ver kosovart në velipoj e nja to tre muj na jetojm, manej ham kamt tona. Kshu qi me dashamirsi i tham nji atyne qi kan dy fije men, boll ma me i njer si ka vite qi shkodrën e kan lan nji aty ku ka ken. Tash nuk shkon ma, elle me i than djepi qytetaris, e me menu e vepru si prej malsori si su ka ul kurr në qytet.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje