Fatos Tarifa: Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun Veliaj

1 Prill 2023, 14:40Blog TEMA

Fatos Tarifa:  Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun

Nga Fatos Tarifa

Një shënimi im, i botuar dje në gazetën DITA për dy kandidatët kryesorë për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Veliaj dhe Këlliçi, zgjoi reagime të shumta. Pjesa më e madhe pozitive, por një pjesë, madje edhe nga njerëz që i konsideroj miq e dashamirës, nuk qenë të tilla.

Atyre që vetëm e kritikojnë kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës dhe mbyllin sytë (sepse nuk duan të shohin) para ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur për mirë në kryeqytetin tonë, unë u them:

Në Tiranë unë shoh zhvillim. Shoh shkolla më shumë dhe më të mira, edhe nëse mësuesit mund të mos jenë gjithnjë më të mirë. Por mësuesit nuk i përgatit bashkia. Unë shoh përmirësime të dukshme në rrugë, në kanalizime, në sheshe, në trotuare, në higjenë, në cilësinë e ajrit, në estetikën e qytetit.

Ndërtesat e larta, që disa “i urrejnë” ose u tremben, mua nuk më shqetësojnë dhe lartësia e tyre nuk më tremb; përkundrazi i pelqej. Ato e bëjnë Tiranën një qytet modern. Të mos harrojmë se gati njëçerekun e shekullit të 21-të, po e lëmë pas. Asnjë qytet, askund në botë nuk ka mbetur sot ai që ka qenë 50 vite më parë, me përjashtim, ndoshta të Reykjavikut.

Mua nuk më shqetëson se ç’njerëz janë ata që blejnë apartamente në ndërtesat e reja e shumë të shtrenjta në qendër të Tiranës, as se cilat biznese rentin zyra në to, sa kohe që jetojmë në një shoqëri kapitaliste. Dhe një shoqëri kapitaliste, si një shoqëri e tregut të lirë, nuk është e s’mund të jetë një shoqëri egalitariste, barazimtare dhe as e centralizuar dhe e komanduar nga shteti, apo nga bashkia, që është shteti në nivel lokal.

Unë shoh blloqe të reja banimi brenda dhe jashtë Tiranës dhe, përgjithësisht, këta janë më mirë e më funksionalisht të planifikuar e të ndërtuar. Unë shoh edhe kënde lojrash dhe argëtimi për fëmijë.

Edhe pse parkimi në Tiranë mbetet një problem i madh dhe i pazgjidhur, të paktën në qendër të Tiranës por edhe larg qendrës nuk ndërtohen më ndërtesa pa parkim, ndërkohë që shunë parkime publike ose private e lehtësojnë disi gjendjen.

Unë nuk ushqej asnjë iluzion dhe nuk pres që kushdo të mendojë dhe t’i vlerësojë si unë ndryshimet që po ndodhin në kryeqytetin tonë dhe punën apo meritat e bashkisë dhe të kryetarit të saj gjatë tetë viteve të shkuara.

Unë jam shprehur publikisht se tre mandate në krye të qeverisë kombëtare, si kryeministër, janë shumë dhe se një mandat i katërt për të njëjtin kryeministër socialist nuk do të ishte një lajm i mirë, nëse partia socialiste fitonte sërish zgjedhjet e vitit 2025, siç dëshiroj të ndodhë.

Por bashkia e një qyteti, edhe bashkia e kryeqytetit, nuk është një qeveri kombëtare. Bashkia është institucioni që administron punët dhe kujdeset për shërbimet dhe mirëqenien e një komuniteti njerëzor në një territor të dhënë.

Nëse këto shërbime ofrohen nga bashkia cilësisht e në vijimësi, një individ mund të qëndrojë në krye të saj për aq kohë sa shumica e qytetarëve–gjjthnjë shumica, jo të gjithë–votojnë për të.

Në Boston kam njohur dikur kryetarin e bashkisë së atij qyteti, të ndjerin Thomas Menino, e cili e drejtoi bashkinë e atij qyteti për 21 vite me radhë (nga viti 1993 deri më 2014, kur vdiq). Në Shtetet e Bashkuara, sot që shkruaj, janë 15 kryetarë bashkish që janë zgjedhur në atë detyrë nga komunitetet e tyre (në shtete si New York, Michigan, Ohio, Texas, Kentucky, South Carolina dhe North Carolina, Connecticut, Tennessee, Minnesota, Mississippi, Illinois, Virginia dhe West Virginia apo Geirgia), për më shumë se 40 vite pa ndërprerje dhe janë ende në detyrë.

Kryetari aktual i bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, edhe pse i lindur në një fshat të Marokut, është zgjedhur në këtë detyrë nga roterdamasit, pa ndërprerje, qysh nga viti 2009, pra për 14 vite me radhë. Po kështu, kryetari i bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit, qëndroi i zgjedhur në atë detyrë për 13 vite (2001-2014).

Nuk ka pse zgjatem me shembuj të tjerë. Mua, siç theksova më sipër, më shqetëson qëndrimi për një kohë të gjatë në krye të qeverisë i kryeministrit të vendit, edhe nëse partia që ai drejton fiton në zgjedhjet legjislative. Kjo, siç kam vënë në dukje me kohë, rrezikon krijimin e një despotizmi kryeministror. Mua më shqetëson qëndrimi në krye të një partie politike i të njëjtin person (Berisha dje (por edhe sot), Rama dhe Meta sot). Kjo e kalçifikon partinë dhe rrezikon krijimin e drejtimit absolutist të saj prej një njeriu të vetëm.

Por mua nuk më shqetësohem aspak nëse shumica e qytetarëve të Tiranës, ose të Gjirokastrës, vendos përsëri t’ia japë votën Erion Veliajt në kryeqytet dhe Flamur Golemit në qytetin e origjinës së prindërve të mi. Nëse qytetarët tiranas dhe ata gjirokastritë votojnë për rizgjedhjen e tyre në krye të bashkisë, do të thotë se ata janë përgjithësisht të kënaqur me mënyrën se si Veliaj dhe Golemi i kane administruar qytetet e tyre dhe u janë shërbyer nevojave të qytetarëve në këto qytete.

Kush nuk e kupton kaq gjë?!!/Dita

34 Komente

  1. R
    Rorirota

    Është kjo që duhet të kuptojmë secili, për sa kohë votohen nga shumica e elektoratit, do vazhdojnë të drejtojnë bashkinë. Po ofroj një shëmbull nga Malmoe, nga ’91 deri sa dha dorëheqjen, e ka drejtuar bashkinë për 19 vjet, Ilmar Reepalu, dhe vazhdojnë ta drejtojnë socialdemokratët akoma dhe sot. Bashkia e Kopenhagenit është drejtuar nga socialdemokratët danezë për shumë vjet, nuk jam e sigurt sa por shumë. Votohen punëtorët, vizionarët, që nuk premtojnë gënjshtrat, por punë dhe shërbim për qytetarët. Kush sheh, e kupton, kush nuk do ta kuptojë, edhe po e pa, thotë nuk e shoh.

    1. L
      Lorenc Varangjeli

      Qenke nje gomar qe vetem samari te mungoka o shoku Fatos Tarifa?!

      1. C
        Cudia

        Do ndodhte ndonjë gjë sikur mos të bëje përgjigje o Fatos?

        1. C
          Cfar ka ktu qe s'eshte e Vertete nga ajo qe thot F

          Gjithcka qe shkruan Fatosi eshte e vertete .Kujt s'i pelqen dihet .Ata jane kundershtaret Politike ,qe duan te kapin pushtetin per qellime qe ne shqiptaret i njohim tashme te gjithe ,prej 32-vjetesh te cilet kane nji Motto (si Opozite) : Kap Pushtetin e shpartallojme Shtetin .Ndetojme Vila ,Hotele ,Resorse ,shesin Teritore Detare por edhe Tokesore kur te na jepet shanci ,pra e kuptoni ju o popull se cilet jane kta Esadiste te pafytyte ,te afte per asgje por vetem per me vjedh Shtetin e Tradheti !

        2. T
          Tartufi

          Mire eshte kur i sherben qytetit krye bashkiaku ,le te zgjidhet dhe 5 here se ja vlen,nuk kane vlere te derdelliturat per te .. Por kur qyteti i Tiranes eshte mbushur me llumera si raca e [ Tarifes ] dhe ne Gjirokaster me llumera nga [Golemi ] i zbritue nga kurveleshi ne kohen e pederastise komuniste ,qe keto llumera familje eshte e pa mundur te heqin dore nga muti komunist i majte i kthyer ne kake socialiste te majte qe nuk qeveris por vjedh dhe genjen si bhet,, o llumi i Tarifajve qe Sevua tend deri sa vdiq ,nuk hoqi dorre nga vrasesi i shqiperise ,Enveri ,qe nuk qeveriste por vriste dhe shtipte ?

          1. V
            Vranakonti

            Tartuf,o matuf! I rrofsh bythen Fatos Tarifes ti se ai nuk eshte injorant si ty. Ai eshte nje njeri i ngritur dhe akademik,qe kure flet i thot gjerea me mend te cilat kuptohen nga njerzit ,por jo nga budallenjet si ty. Te gjitha, aq sa shkroi zoti Tarifa ne kete shkrim, jane te verteta dhe te drejta. Nuk i heq asnje presje. Ti vazhdo bjeri fyellit me nje vrime.

            1. Z
              Zyberi

              Si po te shkon projekti me bashkine o Tos marmallata? Se per 2 luge marmallate ti shkruan edhe roman, jo artikull te Dita apo Nata qofte. Bravo, qen i lekut je.

            2. D
              Demokrati orëve të para

              Ti o Kari-Tufi qënke një idiot i lindur, e di çfarë më vjen keq për ty që nuk gëzon asnjë ditë të jetës tënde, pasi trutë e kriminelit dhe vrasësit Sali Haleja lundrojnë në kokën tënde boshe dhe pa tru.

              1. D
                Dardani i Ri

                O Tartuf, ti me sojin tënd jeni rreziku aktual i kombi tonë. Jo se je kundër Veliajt, por je një injorant i vërtetë, një banal, vulgar, i mbushur me helm dhe urrejtje. Ti je aq injorant sa nuk e përmban dot injorancën tënd pa ua treguar dhe deklaruar të tjerëve. Kuptove gjë nga këto që të shkruajta unë? Edhe ata të tjerët që fyejnë z. Tarifa, me këto komente injorantësh.

                1. T
                  Tironci

                  Tartufi i leshit. O trap c'fare thote Tarifa qe te ka acaruar majasilling? Ai thote gjera te llogjikes. Ke te votojne Tiranesit, tramin apo komunistin Bello qe do ti japi ty te gjitha gjerat falas? Trapin do marresh falas ashtu sic hengre me luge te florinjte ne 1944 ose ashtu sic more tramin ne 2011.

                2. A
                  Adriatik

                  Dakort z.Tarifa.Po koalicioni bashke fitojme e do bashkine si sterkembesh per qeverine.abe ke degjuar Ilir Metaj qe thote se keshiilat bashkzk do ti kgheje ne atene perplasjesh.asnje vot ketij koalicioni hijenash.

                  1. T
                    Tirona

                    Nuk keni pse te shqetesoheni nese PS fiton qeverisjen e vendit ne zgjedhjet e 2025 , te jeni te sigurte,deri atehere ne PS do jene bere ndryshime ku Kryetari i sotem aktual i PS do te kete dhene doreheqjen si kryetar partia dhe PS do zgjedhi nje tjeter i cili me stafin e tij do te kete nje qeveri te re. Eshte e sigurte se edhe mandatin tjeter e fiton PS se akoma nuk kemi nje opozite qe ta konkuroje PS. se kjo opozite e sotme me nje PD qe po reformohet duke u shkeputur nga kthetrat e komunisteve Berishiane , nuk kane Kohen ne dispozicion per te ardhur ne pushtet sepse koha e shkurter deri ne 2025. Lajmi i mire eshte se ne 2025, PS nuk do te kete kryetar te saj kryetarin e sotem prandaj i gjithe opinioni Mos te shqetesohet se Po na lind nje “Diktator” i ri.

                    1. L
                      Lol

                      Bej gajret mos u merzit Tarife bandilli Tanime nuk ta var kush Te perendoj illi Te mesoi keq yt ate Gjithmone i llastuar Ajo kohe me nuk vjen Duhet mbijetuar Me bythelepirje Don te hysh ne liste I tregon babait Arat soj i piste Nuk vlejne me per ne Veliaj e Rama Se rropne miletin Qe ju rente flama Nuk e di zotrote Se ka djem me mija Qe jane me te afte Se Velo mavria Do te beje mire Te flasesh.me mend Sot per sojin tend Ska nevoje ky vend

                      1. L
                        Lol

                        Bej gajret mos u merzit Tarife bandilli Tanime nuk ta var kush Te perendoj illi Te mesoi keq yt ate Gjithmone i llastuar Ajo kohe me nuk vjen Duhet mbijetuar Me bythelepirje Don te hysh ne liste I tregon babait Arat soj i piste Nuk vlejne me per ne Veliaj e Rama Se rropne miletin Qe ju rente flama Nuk e di zotrote Se ka djem me mija Qe jane me te afte Se Velo mavria Do te beje mire Te flasesh.me mend Sot per sojin tend Ska nevoje ky vend

                        1. L
                          Lol

                          Bej gajret mos u merzit Tarife bandilli Tanime nuk ta var kush Te perendoj illi Te mesoi keq yt ate Gjithmone i llastuar Ajo kohe me nuk vjen Duhet mbijetuar Me bythelepirje Don te hysh ne liste I tregon babait Arat soj i piste Nuk vlejne me per ne Veliaj e Rama Se rropne miletin Qe ju rente flama Nuk e di zotrote Se ka djem me mija Qe jane me te afte Se Velo mavria Do te beje mire Te flasesh.me mend Sot per sojin tend Ska nevoje ky vend

                          1. L
                            Lol

                            Bej gajret mos u merzit Tarife bandilli Tanime nuk ta var kush Te perendoj illi Te mesoi keq yt ate Gjithmone i llastuar Ajo kohe me nuk vjen Duhet mbijetuar Me bythelepirje Don te hysh ne liste I tregon babait Arat soj i piste Nuk vlejne me per ne Veliaj e Rama Se rropne miletin Qe ju rente flama Nuk e di zotrote Se ka djem me mija Qe jane me te afte Se Velo mavria Do te beje mire Te flasesh.me mend Sot per sojin tend Ska nevoje ky vend

                            1. C
                              Coli

                              Duket qe tartufi eshte nje trap me te MADHE.E para Tirana eshte kryeqyteti i vendit,dhe natyrshem jane te dobishem e vizionare jo vetem tironsit autoktone qe sot jane nje minoritet shume i vogel i Tiranes nje milioneshe.E dyta nuk ka rendesi origjina por kultura dija dhe karakteri puntor.E treta nuk ka rendesi vetem perkatesia partiake se i kujt partie i perket,por rendesi ka se kryebashkiaku ti sherbeje puneve te qytetit e nevojave te qytetareve.

                              1. T
                                Tartufi

                                Ore tip hajvani nga kaka socialiste [ qole ] une shkruaj thjeshte dhe them: Si bhet me tru shterpuarit e majte te te shtoje dhe te djathte kur i votuari i tyre eshte nje mashtrus dhe jo puntor ,qe nuk ndrishojne kurre ne kutine e votimit ? Ja dhe ti si nje tru shterpuar milet me more nga koha time 10 minuta kohe ,,,,,,

                              2. k
                                kane ndodhur pa tregohen

                                Fatos Sevo Tarifa i perzene nga Amerika ku ishte ne perfaqesine tone diplomatike ngaqe u kap ne vjedhje. Nga kjo e ka zanafillen edhe simpatia e tij per Lali Vjedhesin.

                                1. T
                                  Tirana

                                  Tarifa bën moral?! O tempora, o mores!

                                  1. D
                                    Demokrati

                                    Zoti Tarifa une per vete jam edhe me ate qe thoni Ju ,thua qe ne qoftese e zgjedhin qytetaret e Tiranes Veliajn nuk ka probleme se sa mandate ka ,eshte ajo qe thoni Ju ,por une jam i mendimit edhe per kryeministrin ,per derisa e voton shumica pse mos te rije edhe per 4 mandate a5 e 6 ,deri sa mos ta votoj shumica e Shqiptareve ,shume mire qe ke vene disa bashkiake qe kane edhe 20 vite ne qeverisje ,pse duhet te veçohet Rama psh ,zoti Rama per punet qe po bene per Shqiperine ,e them me bindjen time se edhe dy mandate te tjera Shqiptaret do i japin voten ,populli shef dhe voton ,sa do politika e poshter e opozites nxin çdo gjë

                                    1. R
                                      Respekte Z.Tarifa

                                      Fatos Tarifa qe e njoh personalisht eshte pervec te tjerave intelektual 24k.Njeri i lexuar e i mencur nga i cili ne rastin me te keq meson dicka. Sot ne rrjetet sociale shkruan lloj lloj idioti,njerez me mllefe,te pa ekuilibruar qe vetem ndyjne ambientin tone shoqeror dhe ndikojne negativisht tek edukimi i brezit te ri. Eshte fat qe te pakten kemi disa njerez te mencur qe shkruajne me autenticitet,qytetarizem e integritet. Mr.Tarifa megjithese te njoh nepermjet punes vite me pare kur ishe ambasador,dhe une nenpunes i shtetit tone,me lejoni te te them THANK YOU MAN!

                                      1. D
                                        Dani USA

                                        Fatos Tarifa je nje njeri me kembe ne toke realiste i vertet,mos shiko Lolet dhe Colet e te tjere si ata jane njerez bastarde……..

                                        1. ?
                                          ?./

                                          Hajde Lol, hidhu! 4 herë e ke postuar komentin tënd të shumëndritur! Prandaj tani merr vetëm 1 herë mundimin të shpallësh kandidaturën tënde kundër Veliajt dhe Tarifës, në të njêjtën kohë. Po ku i ke këta djem të mirë, more xhan?! Pse nuk i nxjerr emrat e tyre, që të shpëtojmë edhe ne nga Veliaj me kompani?! Apo e ke fjalën për djaloshin nga Viçidoli apo për Hajdutin me Bllok?! I shkreti ti! Edhe 10 vjet në opozitë do ngelësh duke bërê ham ham në faqen e "Temës".

                                          1. d
                                            drini

                                            Instituti i studimeve marksiste leniniste mesa duket paska qene i vetmi burim i diplomateve nenKrra Krra.

                                            1. s
                                              shqip

                                              shoku Fatos,vetem shalli i pionerit te mungon.mesa duket nuk ke makine zotrote.ne cdo skute te Tiranes paguajme parkim me pagese nderkohe qe rruget jane gjithe gropa dhe kanale.paguajme taksa te pesefishuara dhe nuk marrim sherbimin e duhur sepse 90% e tyre vidhen dhe perdoren per propagande te piset.

                                              1. L
                                                Lame Duka

                                                Jam ne nje mendje me Tarifen per cfare thote per Tiranen e veliajn. Por jam i bindur qe po aq pune sa ne Tirane jane bere edhe ne disa qytete te tjere, dhe ne krye te ketyre puneve ka qene qeveria e socialisteve prej mese dhjete vjetesh dhe kryeministri Edi Rama. Personalisht nuk shoh asnje fryme autoritariste te zoti Rama, por shoh atdhetarin, punetorin, vizionarin, e per me teper edhe fryezuesin e zotit veliaj per punet e bukura qe jane bere e po behen ne Tirane. Rama dhe PS do te qeverisin derisa votuesit ne shumice ane e kend vendit do t'u besojne, larg perrallave te Sali berishes, i cili si nje bajraktar i koheve te shkuara sajon lajme, shperndan shpifje, kurdis skema mashtrimi, majmet nga mbeshtetja e atyre te tipit Ndoka, qe prej 30 vjetesh "tundin deren e marrin rroga si politikane".

                                                1. P
                                                  Pirro

                                                  I madh je profesor. Cdo fjali 100perqind e perktyer. Ish studenti juaj, Pirro .

                                                  1. U
                                                    Urrejtesi profesionist

                                                    Shume sakte, realist , dhe ne mundesite e vendit....kjo eshte e vertete z. Tarifa. Respekt

                                                    1. F
                                                      Fatos gojorja

                                                      Te Tema jeni kush ja merr i pari ne goje kryetarit. Specie neveritese te gjithe

                                                      1. q
                                                        qytetari

                                                        Problemi nuk eshte kush nuk e kupton ( kaq di). Problemi eshte shume i thjeshte..."Kush ben sikur nuk e kupton, eshte ose servil ose bashkepunetor" Tirana ka pa dyshim ndryshime kolosale me te kaluaren, bile edhe pozitive shpesh. Por eshte e pafaleshme (dhe Veliaj eshte bashkepergjegjes) qe sot Tirana jo vetem qe eshte gati gati e pa banueshme, por qe ne te ardhmen nuk ka asnje shans per tu korigjuar pasi janer shkelur me te treja kembet, principet me themelore te urbanistikes dhe te levisjes se popullates plus eshte bere nje biznes kolosal i pa korigjueshem me zonat e mbrojtura ku aty ku ka pasur pak gjelberim jane ngritur ndertime dhe grataciela te cilat qelbin era koru[sion. Te gjitha keto jane bere jo nga "pa dija" bile me shume akoma, jane bere perpara syve te gjithe shqiptareve dhe kane mbrapa fajtore me emer dhe mbiemer te cilet duhet te turperohen perpara shqiptareve ( perfshire zotin Tarifa) dhe brezave qe do te vije

                                                        1. S
                                                          Sionisti

                                                          A paguhet Kryetari Bashkise per te punuar dhe jo per te ndenjur, por te mos na shesi per merite ate qe ka per detyre. Kryetari bashkise te na liroje HAPESIRAT PUBLIKE sepse nuk ka lene trotuar e lulishte pa i bere klube e lokale. Kryetari Bashkise te respektoje hapesirat e distancat midis pallateve e objekteve sepse u mori frymen qytetareve, nuk kalojne dot apo nuk futet dot nje mjet emergjence. Kryetari Bashkise te punpje per mirembajtjen e objekteve e pallateve jo vetem ne vijen e pare te rrugeve kryesore, por per te gjithe pallatet, sepse kam 25 vjet qe paguaj taksen e nderteses ne nje pallat 160 familje dhe nuk i eshte dhene ketij pallati nje furce boje. Nuk kemi nevoje per nje Kryetar Bashkie qe pervesh menget per te shperndare pjata se nuk e paguajme per kamarier, por te degjoj zerin e qytetareve te thjeshte, zerin e shumices dhe jo te militanteve apo te forteve te lagjeve qe zene hapesirat e tani qe vjen fushata ven nje fotografi te Erion Velise e i kthejne ne ambiente elektorale dhe per kater vjet su thot kush perse e ke zene kete hapesire publike. Popull bojkotoni keta pushtetare qe behen mbrojtes e bashkepunues te zaptuesve te te drejtave e lirive te popullit te thjeshte. Nga nje i majte qe do bojkotoj

                                                          1. R
                                                            Ricardo

                                                            Kush do te vendose bast qe Veliaj e ka 100% fitoren te sigurte dhe PS po ashtu ne 2025 ! Fjalet e sharjet e tjera jane gje pa vlere ! Ne ketu jemi me voten e ngrehur ! Hahaha !

                                                            1. E
                                                              Er

                                                              Transporti publik mizerje, uji I pa pijshem dhe me orar, tregjet skandal ,shkolla te mira dhe dhe mungese te tyre, kopshte e cerdhe si dhoma kumari, lulishte si kopshte shtepie( nuk behet fjale per parqe ,a to Jane per gradacelat),beton I gjalle, ndertime ngado pa asnji kriter, peme gjoja sa per te vjedhur ,ushqime te pakontrolluara etj ,etj ,keto z taripa Jane detyra te nje kryetari Bashkie por ti shikon a to qe te interesojne....apo Jo!?!?!Tirana eshte e pajetueshme ,me ajrin qe kalon mbi gradacela ,ma korsite e bicikletave ( gjithsejt 200 veta levizin me to ne Tirane )dhe e paariteshme me cmimet si pasoje e pasunareve te rinj me ne krye jete lali skuth hajdutin e mashtruesin e alibabes, apo Jo z tarika?!?!?! Por te realizoje te kunderten ,le te mari edge njezet mandate kushdo qofte ky kryetar Bashkie ,por ky langaraq qe vetem mashtron dhe genjen ,qe vjedh e shkateron ,duhet urgjent te shkoje prapa hekurave ,kete meriton ky bastard I tiranes se mjere ,z tarika ,apo Jo?!?!Z tarifa ,ske patur mend ndonjihere ,por si duket mosha te ka lene cyryk dhe ti paska mare dhe ato dy pare mend.Dhe e fundit njeri pytje z tarika.....a e din sa buxhet dhe sa para ka bashkia e tiranes?!?! A duhet te ishin regulluar keto te pakten ndryshe nga cjane sot?!? Por nuk mund ta beje tiranen ,Tirane nje kalama i llastuar ,njeri hajdut ordiner ,nje skuth dhe mashtrues ,qekurre mos I ardhte kryqytetit.Mos u prek o tarifa , shiko realitetin ne sy Jo me dylbi ,ke mungese shikimi , bej nje visits te mjeku.

                                                              Lini një Përgjigje