
Në shkrimin e tij të fundit “Të Baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës” intelektuali Fatos Lubonja justifikonte rrjeshtimin e tij në kampin Berisha-Meta si pasojë e degjenerimit të demokracisë shqiptare në një diktaturë të tipit Putin, nën qeverisjen e Edi Ramës. Sipas kësaj llogjike të gjithë ata që nuk rrjeshtohen me Berishën kundër Ramës legjitimojnë këtë të fundit dhe përjetësojnë regjimin Rama.
Pra rrëzimi i regjimit Rama, sipas Lubonjës, nënkupton dy hapa. Së pari, denoncimin e qeverisjes Rama si diktaturë e tipit putinist. Së dyti, rrjeshtimi përkrah opozitës reale të Sali Berishs dhe Ilir Metës kundër regjimit Rama. Kushdo që nuk mendon se jetojmë në diktaturë apo mendon se Berisha dhe Meta nuk përbëjnë alternativë qeverisëse janë shërbëtorë, me apo pa vetëdije, të regjimit Rama.
Kemi të bëjmë me një argument që nuk qëndron as në aspektin politik dhe as në atë intelektual. Politikisht argumenti qëndror i Lubonjës e riprodhon pafund regjimin Rama sepse eleminon rigjenerimin e një opozitë që do mund ta përmbyste atë. Nga pikpamja intelektuale argumenti nuk ka bazë sepse thotë se regjimi i Ramës, që mbahet me gjysmë të vërteta, përmbyset vetëm me gjysmë të vërtetat e opozitës Berisha-Meta. Le ti shtjellojmë me rradhë këto dy argumente.
Le të pranojmë se në Shqipëri ekziton një regjim politik si në Rusinë Putinit, në Izraelin e Netanjahut, Turqinë e Erdoganit apo në Hungarinë e Orban-it, sikurse argumenton Lubonja. Nëse pranojmë këtë premisë atëherë duhet të pranojmë se regjimi ka rrënjë të thella sikurse ndodh me putinizmin në Rusi, me orbanizmin në Hungari dhe erdoganizmin në Turqi. Sikurse argumenton vetë Lubonja, regjimi ka kapur mediat, gjygjësorin, biznesin, shoqërinë civile dhe faktorin ndërkombëtar. Pa përmendur faktin që ka edhe mbështetje të konsiderueshme në popull (si pasojë e kontrollit të mediave, klientelizmit, etj.).
Nga premisa e mësipërme rrjedhin dy konkluzione llogjike. Së pari, regjimi nuk rrëzohet brenda ditës, javës muajit apo vitit, me një apo dy protesta madhore, sic premton përditë opozita Berisha-Meta. Ai rrëzohet vetëm nëpërmjet një strategjie politike afatgjatë që gërryen legjitimitetin dhe themelet e tij në mënyrë graduale në kohë. Së dyti, rrëzimi i një regjimi me rrënjë kaq të thella kërkon një opozitë jo thjesht të rinovuar por me moralitet dhe popullaritet të lartë. Përndryshe opozita do shërbejë thjesht për të legjitimuar regjimin.
Asnjëra nga rrjedhojat e premisës së regjimit Rama nuk justifikon rrjeshtimin me opozitën Berisha-Meta. Së pari, kjo opozitë nuk ka, dhe nuk mund të ketë, një strategji afatgjatë për rrëzimin e regjimit Rama sepse nuk ka të ardhme politike. Ndaj nuk është rastësi që aksioni i saj politik është gjithmonë urgjent dhe i përqendruar tek e tashmja dhe jo e ardhmja.
Berisha dhe Meta kanë kohë që premtojnë se sot, nesër, pas një jave, apo një muaji, do i vijë fundi regjimit Rama. Ama as njëri dhe as tjetri nuk kanë një strategji afatgjatë se si do konkurojnë në zgjedhjet e vitit 2025. Kjo u pa edhe tek improvizimi për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale. Strategjia e opozitës Berisha-Meta është mbijetesa dhe jo ardhja në pushtet nesër.
Dhe kjo nuk është rastësi. Berisha dhe Meta nuk kanë të ardhme politike sepse janë ndër dy politikanët më të refuzuar nga elektorati shqiptar. Pra kemi të bëjmë me një kamp opozitar që nuk ka legjitmitetin politik dhe moral për tu ofruar si alternativë ndaj regjimit aktual. Kritikat që Berisha dhe Meta i bëjnë Ramës për autoritarizëm, korrupsion apo anti-amerikanizëm shkaktojnë të qeshura ose cinizëm tek elektorati. E thënë ndryshe opozita aktuale është opozita më e gabuar për të rrëzuar regjimin aktual.
Për të kuptuar këtë mjafton të shikojmë regjimet e Putinit, Orbanit dhe të Erdoganit që nuk janë rrëzuar edhe kur opozita përballë tyre është reformuar tërësisht. Opozita me të cilën u përball Orban në zgjedhjet e fundit ishte tërësisht e renovuar e papërlyer politikisht, kishte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe përsëri dështoi. Edhe opozita e Erdoganit në Turqi është reformuar pafundësisht dhe përsëri Erdogani ka fituar. Së fundmi, Putini është në pushtet edhe pse opozita ndaj tij është shumë më e pastër dhe legjitime se opozita jonë.
Nëse regjimi i Edi Ramës është identik me regjimin e Orbanit, Erdoganit dhe Putinit përse duhet të bjerë përballë një opozite që është shumë më pak legjitime dhe shumë më e korruptuar se opozita e regjimeve simotra? Sidomos po të kemi parasysh se opozita jonë, ndryshe nga opozita në Rusi, në Hungari, në Poloni dhe në Turqi, nuk ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Në këto kushte rrjeshtimi përkrah Berishës e Metës nuk rrëzon Ramën por zvogëlon intelektualët e rrjeshtuar përkrah tyre, sidmos kur janë të njëjtët që prej dekadash kanë denoncuar autoritarizmin e Berishës dhe korrupsionin e Metës. Idea se kritika ndaj qeverisjes Rama është legjitime vetëm nëse nuk kritikon Berishën apo Metën është absurde nga pikpamja intelektuale. Intelektuali e ka për detyrë të thotë të vërtetat e plota dhe jo gjysëm të vërtetat që mbajnë Berishën në opozitë dhe Ramën në pushtet. Si mund të rrëzosh një regjim si ky i Ramës me gjysëm të vërtetat politike që prodhon berishizmi?
Aq më tepër kur rrjeshtimi përkrah berishizmit kontaminon gjuhën dhe konceptet edhe të intelektualëve të kalibirit të Lubonjës. Berishizmi është një frymë thellësisht anti-demokratike që pasi e shpall armik kundërshtarin politik përdor cdo mjet për ta eleminiuar atë, që nga denoncimi i dhunshëm deri tek rracizmi dhe misogjenia.
Në rastin e ambasadores amerikane berishizmi e sulmoi atë në mënyrë të turpëshme duke e etikuar Kimete. Emri Kimete synonte ta bënte ambasadoren amerikane qesharake në dy aspekte, si grua (injorante) dhe si pseudo-amerikane (sepse është orientale). Është një llogjikë raciste sipas të cilës një grua aziatike me emrin oriental Kim nuk është një amerikane e vërtetë. Është e njëjta llogjikë që përdorin supremacistët e bardhë në SHBA, sipas të cilëve amerikanët e vërtetë (the real americans) nuk mund të jenë latin, zezakë apo aziatikë, por të bardhë dhe anglo-saksonë ose evropian.
Natyrisht që është shumë ti kërkosh berishistëve që të kuptojnë nuancat raciste dhe misogjene të ligjërimit berishist ndaj ambasadores amerikane. Ama është shumë pak tía kërkosh këtë një intelektuali të majtë të kalibrit të Fatos Lubonjës, i cili nën ndikimin e ligjërimit berishist bën një deklaratë që edhe ai vetë e kupton se është raciste: “Nuk do pyesim këta amerikanët që na tregojnë përralla, ca me emra latinë si Escobar e ca kinezë, se nuk dua dhe të tregohem racist” (shiko: https://shkodraneës.org/revoltohet-fatos-lubonja-merrini-per-bythe-ata-gjyqtaret-dhe-cojini-aty-ku-e-kane-vendin-ti-perzeme-keta-amerikanet-me-emra-kineze/).
Idea se dikush që e ka emrin Kim apo Escobar nuk mund të jetë amerikan i vërtetë është e trishtë sidomos kur vjen nga një intelektual i majtë shqiptar që jeton në Itali. Edhe aty ka shumë që mendojnë se dikush që quhet Fatos, Andi apo Blendi nuk mund të jenë italianë të vërtetë.
Problemi është që nëse berishizmi kontaminon gjuhën e intelektualit publik më të rëndësishëm në Shqipëri, çfarë mund të presim nga shumica e intelektualëve të tjerë që nuk janë në lartësinë e Lubonjës, qoftë në intelekt qoftë në karakter? Rrjeshtimi i tyre përkrah opozitës Berisha – Meta do na prodhojë pak më shumë berishizëm dhe shumë më pak intelektualizëm.
Ama regjimi Rama rrëzohet me intelektualizëm dhe jo me berishizëm. Analiza kritike e intelektualit të lirë mund të krijojë hapësira dhe ligjërime të reja politike përtej rrjeshtimit Rama-Berisha. Është analiza intelektuale ajo që mund të na tregojë se si dhe përse Shqipëria është nga të paktat vende në Ballkan dhe Evropë ku klasa politike nuk rinovohet. Ndaj në kontekstin aktual rrjeshtimi me Berishën, Metën apo Ramën dhe jo me të vërtetën nuk ka sens as politik dhe as intelektual, nëse duam ndryshim dhe jo thjesht rotacion politik.
Hala me Fatosin. Fatosi perfundimisht eshte cmendur. Ai do jape ahpirt me Edi Ramen ne goje ....
Edhe pa e lexuar fare shkrimin kuptohet se argumentet gjoja 'intelektuale' të Lubonjës, jo që nuk qëndrojnë gjëkundi, përkundrazi me që në bazë të tyre është një urrejtje malinje e tij për Ramën, më shumë si person sesa ndaj qeverisjes së tij, ai mbetet një sofist i sëmurë dge si i tillë i pashërueshëm. Për shkak të kësaj urrejtje, këtij irracionaliteti absurd, me argumentin se një gjysëm e vërtetë sfumohet nga gjysëm e vërteta e kundërt me të parën, dhe mu për këtë gjoja arsyetim "intelektual" ala Lubonja, të rrjeshtohesh sot me klanin Berisha-Meta, tandemin më famëkeq që na serviri tranzicioni i lodhshëm post diktatorial, është të vësh kujën. Për ta mbyllur askush që ka lexuar pesë libra në jetë, me siguri do ketë gjetur shprehjen se "gjysëm të vërtetat janë dhe gënjeshtrat më të mëdha". Tani kushdo që në këtë situatë politike absurde, që për fat të keq shqiptarët po përjetojnë, ka qejf t'i hajë gënjeshtrat e mëdha të intelektu(h)alit Fatos, nuk na mbetet gjë tjetër, veç atyre t'u urojmë që t'u bëjnë mirë ato!
Ja futi pak me lezet,prandaj ka dashur te duket edhe nje çike kavaljer duke ju referuar Ljubiçit me "intelektual i nje niveli te larte"!!!
Enver Hoxha e dinte çfarë muti ishte ky Lubonja prandaj e raci brënda. Tani leh si qën, por dallon nga qëntë e rrugëve se i kanë vënë në vesh kauçukun e verdh që tregon që ka bërë vaksinën dhe është pa dhëmb, ushqehet vetëm me të njomë.
Fatosi eshte KALIBRI INTELEKTUAL??? Me çuditet. E njoh qe gjimnazist ne Korçe kur, vetem shiste dengla gjithe diten si djali i sekretarit te komitetit te partise se rrethit. Delirant qe ne lindje...
Te jesh i obsesionuar, sic ndodh me Fatosin prej nje cerek shekulli ndaj Rames, nuk mund te kesh mendim prej intelektuali. Edhe vete e di Fatosi qe intelektuali nuk funksionon keshtu. Shkrimet e tij jane te mbushura me sofizma dhe citime te ndonje libri qe sapo e ka lexuar. Ndersa mbeshtetja e dyshes Berisha-Metaj, deshmon mjerimin e tij intelektual dhe njerezor!
Ky njeri e tregon vetë se burgu që ka bërë është shumë pak.Unë nuk jam ndonjë analist i madh por po të ishte regjim qeverisja Rama nuk do rinin dyar kryq amerikanët dhe BE-ja.Si ka mundësi që ky analist konstaon se Rama qeveris në mënyrë kriminale dhe këtë nuk e mer vesh as Amerika as Europa.Si ka mundësi që ky tullac tregon se duhet të jemi me kriminelët Berisha edhe Rama për të rëzuar Ramën dhe gjithë kryetarët e shteteve të B-E-së e vlerësojnë dhe e presin me ceremoni?Është turp i madh kur na e paraqesin këtë idiot si publicist i madh?
super shkrim
Ç'priilegj t'shonë nga la t'luhet shah , e ti cytin të ngeshëm - kalin në G 8 toren në....E si mos ti shohësh vëngër ca si ç'shomë .
Shkrime te tilla i sherbejne te gjithe shoqerise.Ne shkrim nuk analizohet personi F.Lubonja por problet dhe zgjidhjet politike te tyre. E pergezoj Autorin dhe uroj te shtohen sa me shume.
Do isha edhe me Enver Hoxhen, por kurre me tribalizmin mesjetar, antishqiptar, hajdut, kafsheror, dhe halabak te Sali Berishes, pushtetin e te cilit e qijne ne bythe kalamajte e tij. Berisha, malokeria pa din e pa iman dhe Lubonja mund ti bejne gojore Fredi Bejlerit dhe te votojne per inat te "diktatures", por une moterqir nuk behem dot! Me mire injorante se intelektuale kalibri si Berisha, Metà, Monika, Bushati dhe Lubonja
Lubonja, kur doli nga burgu i Burrelit, vetëm zhelet dhe kafkën mori me vete. Truri i mbeti aty.
Shumë mirë analiza, ama në fund djalloset fare, kur autori quan Lubonjën "... intelektualin më të madh në Shqipëri." Lubonja nuk ēshtē as intelektual i madh dhe as i majtë. Ai është një njeri që ka lexuar, lexon, gllamis e shkruan i udhëhequr jo dijet e nga logjika, siç do të ishte normale për një intelektual të vërtetë, por nga urrejtjet patologjike që e sundojnë.
Ashtu si Berishes,Likes,Mones dhe pasuesve dinake,luajale dhe injorante qe u rine pas, a ka nje njeri i afert me Tosin qe t'i thote Mjaft Tosi! Mjaft se ke shteruar! Tjeter gje ne se ata qe e paguajne ate,tosin, nuk e lejone te ike nga media! Thuajani ju lutem eshte bere i peshtire!
Kur më quan intelektual këtë trapin Lubonja ja ke futur kot o Kajsiu. Lubonja është akoma në burg me mendjen e tij, është një psikopat i nivelit të lartë që duhet të marrë mjekime sepse është me të vërtetë keq.
Shume komentues ketu me duken vertete njerez intelektuale ne mendim dhe shprehje e kjo edhe te gezon edhe te kenaq kur lexon. Si duket dhe analiza qe ka bere Kajsiu ka ndikuar qe te afrohen dhe komentojne njerez me mend. Lubonja ngelet nje ordiner qe i peshtatet mediave shqiptare te sotme; as media dhe as meadiateurs, por te detyrojne qe te nderrosh drejtim . E verteta eshte se une si larg qe jam prej shume vitesh, pothuaj nuk ndjek fare emisione televizive sepse sa shikoj fytyrat, e di çfare do thone dhe më mire shiko sport. Po ra ndonje vetetime apo termet e lexoj ketu tek Merua ne gazete. Se ne gazete lexon çfare do dhe sa do, ndersa hajde degjo Griden apo Mehillin ne tv apo Sonilen etj. Malli qe u mbaj mend dhe emrat. Ju faleminderit.
Kur do zhduket nga ekrani , se na edhte. Merzitur
Bledi ka hedhur nje premise dhe ka shtjelluar shume ide qe jane te sakt dhe te bazuara ne fakte qe i jetojme te gjithe. Lubonja hedh iluzione dhe synon te binde te tjeret. Gjithmone ky eshte toni i Lubonjes: Une di shume dhe po te mbush ty mendjen qe eshte keshtu si them une" E vetmja menyre per te justifikuar Lubonjen si intelektual eshte synimi per te mbrojtur Ramen duke sulmuar Ramen. Keta berishistet jane okay sepse aq dine. Nese Lubonja ka kete prapavije atehere kane kuptim ato qe shkruan. Dhe po qe se eshte keshtu, atehere mund te jete intelektual por nje edhe i ndershem. O zoti Lubonja! Jep mendimin tend, o burre dhe hiq dore nga kembengulja per te bindur te tjeret. sepse del edhe si mendjemadh.
Enveri ka bere shume gabime , por me te madhin qe nuk te shperbleu ty tamam si e meriton pis burre quan me te mire Saliun nga Rama si ie thuash nata me diten . Saliu vrases sinonim i te keqes per pushtet vret sa te duash ad i dridhet syri fare . Ti vuan nga inati per Ramen .
Per cudi edhe komentuesit berishiste gojendyre qe shfaqen shpesh ketu, nuk jane aktivizuar ; ose presin ndonje sinjal nga Berisha/Meta ose jane stepur nga logjika e hekurt e autorit. Urime autorit!
Tosi ka qene per lidhjen e Shqiperise me Lindjen qysh ne kohen kur ishte ne burg.
Nga inati ha kumbulla te tharta eshte nje shprehje popullore apo eshte ndryshe nuk ka rendesi Tosi gjithe mllefin e ka me Edin.Behet edhe me Hitlerin vetem kunder Edit e heq edhe nje koqe qe tja heqin Edit te dyja.O me falni ai ska allate fare e kane tredhur kur nxirte mineral me Qafen e Barit.