Sfidat e Vlora Hysenit në SHISH

4 Prill 2023, 10:03Blog TEMA

Sfidat e Vlora Hysenit në SHISH

Nga Muhamed Veliu

Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida.

SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual te ligjit që daton nga viti 1998 e me pak ndryshime ndër vite.

Ky ligj duhet përshtatur me sfidat e kohës.

Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë vend anëtar i NATO-S e patur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina.

Ndryshimi ligjit duhet ti japë më shumë kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën e mbledhjes të informacionit por edhe në aspekte të mënyrës operacionale.

Megjithëse janë dy drejtori te ndara, zbulimi dhe kundra zbulimi reformimi SHISH duhet të prekë edhe këtë aspekt e ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar çështjeve të brendshme dhe BND për ato të jashtme.

Apo modelit të ngjashëm të inteligjencës angleze MI5 shërbimi brendshëm dhe MI6 ai i jashtëm.

Më kryesorja dhënia punonjësve të SHISH fuqi akoma edhe më të mëdha kur vjen puna në anën operacionale.

Sikurse paga të paktën të njëjtat me agjencinë e inteligjencës të Kosovës drejtuar me parë nga Zonja Hyseni.

Është një paradoks shumë i madh.

Agjencia për Inteligjencë e Kosovës u ngrit me ndihmën e SHISH, oficerët e të cilit  sot e kanë pagën 60.000 lekë në muaj një inspektor i thjeshtë,  ndërsa homologët e tyre në Kosovë marrin 2.500 euro në muaj.

Burime të mija në atë institucion më thotë se nepotizmi është një gangrenë prej shume vitesh dhe duhet te zhbëhet.

Zonja Hyseni duhet ti japë fund kulturës të mos ndëshkimit penal për oficerë të SHISH të cilët përfshihem në korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve me të cilat paguhen bashkëpunëtorët, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, siç është rasti disa zyrtarëve  të një drejtorie ne Juglindje të vendit.

Zonja Hyseni duhet ti japë fund fshehjes së problemeve nga Drejtoria e Sigurisë së Personelit dhe çuarjen për ndjekje penale të korruptuarve e jo të mjaftohet thjesht me largimin e butë të tyre nga SHISH, siç ka ndodhur rëndomë ndër-vite.

Sikurse duhet të zbatojë disa vendime gjykate të pazbatuara nga paraardhësit e saj për rikthim në punë të shumë oficerëve të ndershëm e të dedikuar të larguar për arsye politike.

Apo oficerë të tjerë të larguar me dorëheqje për arsye të keq-menaxhimit të institucionit, krahinizmit dhe kushteve të punës.

Bëhet fjalë për njerëz me ekspertizë në fushën e sigurisë kombëtare ndër vite.

Zonja Hyseni duhet të rishikojë vendimin e çarmatimit të punonjësve te SHISH pasi sot vetëm drejtorët e drejtorive dhe kryetarët e degëve mbajnë armë.

Mbase Shqipëria është vend unikal në botë ku oficerët e një shërbimi inteligjent përballen në terren me lloj lloj subjektesh por janë te pa-armatosur.

Në të njëjtën kohë SHISH duhet të ketë nën kontroll ish punonjësit, ku punësohen pas largimit, në cilat vende udhëtojnë dhe me çfarë aktivitete përfshihen.

Rasti i çuar ne SPAK vitin e shkuar, i disa ish oficerëve të SHISH kthyer në mbledhës dhe tregtarë informacionesh është mjaftueshëm alarmant.

Vlora Hyseni  vihet në krye të shërbimit inteligjent shqiptar me synimin e një reforme të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Reforma sipas mendimit tim duhet te synoje disa aspekte.

Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale që do të thotë se agjentët e SHISH nuk duhet të pengohen  të vijojnë një çështje të caktuar sidomos kur kanë subjekte të lidhura me politikën.

Duhet të marrin fund raportet e oficerëve të caktuar me politiken dhe penalizmi i tyre për bashkëpunimin me politikanë të caktuar majtas dhe djathtas.

Çështja e fundit ka të bëjë me kontrollin parlamentar të shërbimeve, një debat botëror për masën e kontrollit të shërbimeve sekrete.

Për mendimin tim krye-sfida e Vlora Hysenit do të jetë shfarosja e segmentizimit politik brenda në SHISH.

Po citoj një shprehje te Markus Wolf, ish drejtues i lartë i shërbimeve sekrete gjermano-lindore me nofkën "Njeriu pa Fytyrë" pasi deri në vitin 1987 nuk kishte asnjë foto të tij.

Ai thotë:

"Shërbimet inteligjente janë shprehje e rendimentit të politikës ose politik.

Një klasë politike e korruptuar sjell edhe shërbime sekrete të korruptuara".

PS: Ky shkrim shpreh pikëpamjet e mija personale për këtë çështje dhe jo të institucionit ku unë punoj.

14 Komente

  1. A
    Andreas

    Te gjithe me xhaketa te ngushta ne supe!!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Vlora duhet të bëjë maksimumin për gjetjen e autorëve të zhdukjes së Remzi Hoxhës.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropoja

      Vlora nuk ka shkop magjik t'i zgjidhe gjithe keto çeshtje ose sfida.Prej me shume se 30 vitesh sa drejtore kane kaluar dhe nje pjese e tyre jam i sigurte qe ishin me te afte se Vlora. Problemi qendron te sistemi komplet i kalbur ne çdo hallke te institucioneve ne albanistan.Vlora te ishte aq e afte do kish vazhduar te beje shurren ne kosove jo ne Tirane por ramiç si kodosh qe eshte e halabak ben eksperimente e nuk i ha palla per shtet as qytetaret shqip foles.Shume eksperte te kesaj fushe e kane kundershtuar emerimin e zonjes ne krye te shish.Nejse rama gjej shesh bej per shesh.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Depolizimi ne radhe te pare, mjaft i domosdoshem. Keta nuk mund te jene tifoze te politikes. Turp sic eshte vepruar. Keshtu e mbolli politika qe ne 1992 dhe vazhdon...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Po si do behej ndryshe do zbatohej urdheri i liderit tone te madh ,pacexhiu i presidences tregoi dhe njehere qe eshte nje njeri bythlepires dhe pa karakter ,ne fakt eshte ne SPAK bashke me xhacken

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Ti zotri mos e vrit mendjen se shiku sot esht vetem per te fituar nje rrog se sekrete ky vend nuk ka qe nga viti 90t, shikun ton e kan drejtuar agjent te UDBs si kazidede me shok , kjo si do qe te jet me keq nuk ka çfar ben , ne jemi shtet i shkref nga te kater anet , sekretet e kti vendi i rraportojn politikanet dhe deputetet neper ambasadat e huaja ne tiran , vetem per nje te drejt studimi ose vizit tek doktori , pse e vuan kaq shum o njeri , vlora hyseni vetem per emrin e meriton ate post , se sa per te vjedhur dhe abuzuar ne vjedhim te ter si popull nen drejtimin e politikanve dhe deputetve , ktu esht ber muti mullar.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              duke lënë mënjanë shqipërinë,se askujt nuk i ha palla,sidomos nga politika dh enga pjesa më e madhe që përbën popullin 4 këmbësh,por të paktën për"Ligji aktual nuk perkon me sfidat aktuale te Shqiperise vend antar i NATOS",NATO!!nuk e di a ka nënshtetëisnë shqiptare kjo goca(gjeni në agjenturë),por dhe nëse e ka,ka nënshtetësinë e një shteti që nuk është në NATO,atë kosovare!! paradokset shqiptare janë VK sa dhe pasi ja ke VK,nuk e kupton kush!!një herë e një kohë kishi vishon me shtetësi shqiptare dhe kanadeze(NATO),më pas atë të elidonit,shqiptare dhe greke(NATO),tashti kemi këtë gocën gjeniale me nënshtetësi kosovare(jo NATO)!!ndyrësira që ka kapur karrigen e parë shqiptare di të luaj bukur me folklorin shqiptar,pavarsisht se pëlqen muzikën rrok e pop perëndimore!!folklori shqiptar i sjell"mbështetje",duke marrë kalamaj,dhe ndonjë gërdallë(shkëlzen maliqi e ai suroi)jashtë kufijve administrativ,pavarsisht se janë thjeshtë kukulla pa asnjë lloj bagazhi a përvoje në atë drejtim!! o gjeni u ynë,bëje ushtrinë me gra dhe agjenturën gjithashtu,sepse do të të japin një medalje gines për shëndrimin e shqipërisë në republikën e amazonave!!se "nës do të bësh punë,vendos një grua"!që të thotë peqe lepe!!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Urime per Zonjen Vlora Hyseni ! Nje gje desha ti them zonjes , po me Spiunat e Sebise qe jane keshilltare te Rames 2 Shqiptare te Kosoves 1- Shkelzen Maliqi kushku i Mefmet Elezit te Tropjes dhe 2- Baton Haxhiu edhe ky i Kosoves Keshilltare i Rames ,?????!!! C'do besh me keta 2 Spiuna prane Kryeministrit? .....

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eda

                  I bie qe do e kete vene zonjen me rekomandimin e tyre...i mban per këshilltarë.

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kanushi

                  O Met o loqe. Redaktoje nje cike shkrimin te duket sikur e ke shkruar ti. E ke nxjerre copy paste sic ta ka derguar ai karabushi qe ishte i komanduar.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Carsten Holler

                    Po per cfare sfide e keni fjalen ? Ata te gjithe jane impotente. Kendojne me korin e grave. Mos harroni qe qeveris Rilindja. Dhe po qe se nuk e ke dyqanin mbrapa te pantallonave nuk pranohesh ne administrate. Dyqanin mbrapa dhe llape mishtore te gjate dhe te lenget. Sfide thote merobazetari !!

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      b gonxhe

                      Biroja politike si foto e viteve ;70

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        emigranti

                        ajo duhet te filloje nga 92 ,94 e me radhe ne qoftese duhet be je shqiperine ose jo te behet si arben kraja , adriatik llalla tani dumani

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trotski

                          Urime Zonjes Vlora Hyseni .Pune te Mbare per te miren e Kombit Shqiptar

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje