Një lajm i mirë: Të gjithë e urrejnë Altin Dumanin!

5 Prill 2023, 09:28Blog TEMA

Një lajm i mirë: Të gjithë e urrejnë Altin Dumanin!

Nga Lorenc Vangjeli

Altin Dumani, drejtues i SPAK-ut është sot ndoshta njeriu më i urryer në Tiranë. E urrejnë njerëzit e maxhorancës. Mbas dhjetë vjetesh në pushtet, një paradë e palavdishme ministrash dhe ish-ministrash, deputetë apo zyrtarë të lartë, të deformuar nga ngasja e lekut, të trembur nga ajo që kanë bërë, në ankth nga ato që dinë se çfarë kanë bërë, kësaj kategorie individësh i duket se Dumani ju ka mbajtur pishën ndezur mbi gjithë kundërvajtjet penale, ju ka mbajtur shënim çdo flamur të kuq në tenderë, koncesione apo PPP dhe i ngjan se ju njeh dhe planimetrinë e tubave që aspirojnë para të pista. Një pjesë prej tyre, njerëz të vegjël dhe mediokër klasikë, që vetëm vullneti i kryeministrit dhe rrethanat i kanë ngritur aty ku nuk e mendonin as vetë, janë shënjestra e natyrshme e punës së institucionit që po shihet me tmerr në Tiranë.

Viktima të mundshme të gjahtarit ligjor, kjo pjesë urrejtësish, gjykon se urrejtja dhe përçmimi për gjahtarin nëse nuk e shmang, së paku e shtyn në kohë trokitjen në derë.
Altin Dumanin e urren edhe një çetë e hallakatur me ish-qeveritarë dhe gjithë piramida e shkërmoqur në 2013-ën, që la pas edhe varre, edhe llogari bankare me shumë zero. Paratë e paligjshme të asaj kohe, edhe pse tmerrësisht shumë, janë tërësisht të pamjaftueshme për të blerë të shkuarën dhe për të qetësuar ankthin që ajo i sjell përditshmërisë së tyre. Koncesione abuzive, privatizime kriminale, tituj pronësish në bregdet apo qoftë dhe hidrocentrale të shitur në prolog fushatash elektorale, janë më të larta edhe se minaret vetjake për të cilat mungon thesi për t’i fshehur.

Të gjithë së bashku, në maxhorancë apo në opozitë, një pjesë dërmuese e tyre që është sjellë si hajdutët profesionistë që dinë të grabisin, por jo të fshehin, përqeshin hajdutët e vegjël amatorë, por ju kanë fatin zili: së paku ata nuk janë subjekt i SPAK-ut.

I fundit që artikuloi frazat e një urrejtjeje tribale mbi SPAK-un, ishte ai që zakonisht eshte i pari. Sali Berisha shenjoi një tjetër kulm të sulmeve ciklike ndaj shefit të SPAK-ut. Dhe meqënëse në lojën e akuzave ish-kryeministri nuk njeh kufi, ai kaloi çdo kufi duke e konsideruar SPAK-un si “…mburojë e padepërtueshme e… organizatës kriminale që kryesohet nga Rama” dhe vetë Dumanin si komisar nga ata që zgjidhte ish-partia e tij komuniste.

Sondazhe të ndryshme dëshmojnë se edhe publiku është gjithmonë e më i zhgënjyer në pritshmëritë maksimale e naive që ka pasur nga struktura antikorrupsion. Qytetari shqiptar, i paduruar nga natyra dhe i ngutur nga tradita, e lidh suksesin apo dështimin e sëpatës ligjore të zotit Dumani me numrin e zyrtarëve të lartë të goditur. Për një qytetar të thjeshtë nuk ka rëndësi të provuarit e fajësisë së dikujt përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Për të mjafton të shohë sesi disa, me rrogat modeste të shtetit, por me pushtetin e pafundmë që prodhon para, shndërrohen befas në “borgjezë” që demonstrojnë e nuk fshehin luksin vanitoz të paarritshëm për ta. Shumica dërmuese e qytetarëve kërkon ndëshkim e jo drejtësi sepse ka kohë që shprehja se “Këtu lahen të gjitha!”, është kompromentuar në thelbin e saj.

Një shoqëri në depresion që përdor urrejtjen si adrenalinë, që nuk është e ardhur në këto troje, por sheh ikjen si shpëtim, modeste në shifra, por që zgjidhjen e sheh vetëm tek ndarja, e varfër për tmerr nga e shkuara, por që pasurimin me çdo mjet e sheh si qëllim të vetëm, e ka të vështirë të kuptojë mjetet e ndryshme për identifikimin e të keqes që ka drejtësia. Eshtë ky mentalitet që me SPAK-un lidh deri edhe dështimin për të mbyllur vrimën e gardhit që ndan dy vëllezër, çdonjëri prej të cilëve, beson sinqerisht se edhe ky është hesap që duhet të ndajë ky institucion. Dhe kur kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë, të dy “vëllezërit” së bashku, kujtojnë rrogat milionere që paguhen për atë grup prokurorësh. Keqkuptimi gjigant me mënyrën sesi funksion drejtësia, shpjegon edhe mërinë në rritje të tyre me institucionin. 

Një politikan, një gazetar apo edhe një qytetar i zakonshëm e sheh si pothuaj të njëjtën gjë dyshimin e krijuar me fajësinë e provuar. Për të, çdo dorë që hedh firma për para publike është kriminale dhe çdo qindarkë e fituar e ka hilen në të njëjtin vend ku dardhat kanë bishtin. Drejtësia vepron ndryshe dhe me mjete shumë më të kufizuara. Për të, dyshimi është në favor të të dyshuarit dhe si rregull, fajësia duhet provuar dhe jo hamendësuar. Ky është kufiri që me gjasa do të shkelet “nga pak e me lezet” në Tiranën e përfshirë tashmë nga histeria e populizmit juridik dhe marria e jurisprudencës popullore që jep vendime Facebook-u, shpall fajësi Instagrami dhe premton ndeshje Podkast-i.

Mbi këtë klimë urrejtjeje publike, ngrihet edhe legjenda urbane sipas të cilës, Rama “që i ka kapur të gjitha”, kontrollon edhe “komisarin” e tij. Në fakt, askush nga kritikët e tij nuk i ka bërë kompliment më të madh pushtetit të kryeministrit se ai që i njeh pushtet e kontroll edhe mbi SPAK-un. Bashkëpunëtorët e tij kurrë nuk kanë dashur gjë tjetër më shumë sesa vërtetësinë e kësaj hipoteze. Edhe pse shumë nga ta kanë provuar keqazi mërinë e shefit të tyre të madh, ata pranojnë më mirë t’i kapë ai me duar tek veshi sesa t’u trokasë dora e ligjit në derë. Vetë Rama ndoshta do ta donte një gjë të tillë edhe me kushtin që të detyrohej të binte në gjunjë në zyrën e tij dhe me duart lart të lutej: Allah, Allah, bëj që makthi i tyre të jetë i vërtetë, o Zot!

Eshtë naive të besohet në forcën hyjnore te nje institucioni të vetëm. Eshtë shprehje monumentale e pafuqisë dhe dehjes kolektive që gjykon se drejtësia në një vend ku të gjithë besojnë se janë më të ndershëm se Solomoni, mund të ndryshojë ngjyrën e qeverisjes. Ajo mund ta qortojë dhe ta ekuilibrojë atë, mund të ndëshkojë, por e ka të pamundur të japë drejtësinë e kulluar në një haur të bërë kapicë në tre dekada pandëshkueshmëri.

Vetë Altin Dumani është një krijesë atipike e tranzicionit shqiptar. Pa miq të cilëve ju detyrohet, spartan në stilin e jetës që e le pa borxhe për të larë dhe i burgosur brenda zyrës së tij bunker, me të gjitha gjasat nesër do të jetë një personazh edhe shume me i lakuar në Tiranë. Sërish i urryer, por target i dashurisë së pamundur “të viktimave” të tij. Mbetet vetëm të pritet. Shfaqja është e garantuar!

38 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Dakort, por stili spartan i jeteses nuk te ben te ditur. Dhe Dumani nuk me rezulton as i ditur, as trim e per me shume dhjaks. Meqe i bere kaq lavde pa na thuaj perse Dumani nuk ka hapur hetim per hidrocentralin e Ashtes qe denoncoi Arben Ahmetaj ne komisionin e parlamentit per inceneratoret? Beri sikur nuk e degjoi apo po pret afatin e parashkrimit qe eshte vera e ketij viti? 70 milone euro me nje dore dhe ne tave jane Ridvan Bode, Sali Berisha, Genc Ruli nga PD dhe ca mjeshtra nga PS. Lorenc ti nuk je gazetar por plere qe i kujton njerezit si veten.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Duman Llalla, është luani prej kartoni per të gënjyer popullin shqiptar, USA dhe BE. Nuk ka detyre me të lehte per një prokurori speciale në shqipëri ku edhe gurët e lumit e dinë kush është i korruptuar dhe i pasur.Është më kollaj të shkosh me biçikletë kineze në planetin mars, sesa të gjesh ndonjë prokuror të ndershëm shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pa din e pa iman

        Lorenc Vangjeli,mos eshte ky qe e zgjodhi dikur Meta ne presidence,ta vendoste poshte mullaqeve te tij dhe cfardo kakerdhie me ere qe nxirrte Meta,sofisti Vangjeli na e servirte si embelsiren e radhes.Keshtu qe ky i paturpshem,ne vendin ku paturpesia e madhe vazhdon te kete pushtet absolut nuk e ka per gje te dale perseri,dhe ti bej lavde lloje te tjera kakerdhish ere kundermonjese.

        Përgjigjjuni
        1. l
          l

          Malokët dhe fshatarët delenxhi në pushtet,do falimentonin edhe SHBAnë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daku me gunga

            Me canten ngarkuar dhe me hecjen prejmaloku me nxjerre mallin e atyre "dru me pre"

            Përgjigjjuni
          2. j
            jashte nga Spak katunaret e flliqur

            edhe ju shkerdhatat FakeAnaliste jeni i njejti Mut qe qelbet Shqiperine ,jeni e njejta Bordello ne sherbim te Krimit e Shkerdhatave Esadiste e Krimineleve te bandes se Lalzit ,jeni Dy Prostitutat me te Rrezikeshme e Bakteria Kanceroze ne trupin e Shqiperise ,( DreqesiSpak dhe Medie ) -Ju duhet te zbytheni bashke me kte Katunarun Dru me Pre dumbabistin e Spak-ut qe po i zhvasin miljonat shqiptareve dhe rrisin Pakenaqsine e ktij populli duke i sherbyer Te Keqes ne kte vend bandes se Krimineleve saleh mutaj ,ku lyeni gjuhen edhe Ju FakeAnaliste

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muco

              Ky do behet si ai llalla qe priste cdo fillim viti shtatorin per ndonje aksion.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gram

                Berisha kerkon qe neser nese merret I pandehur ne Spak, ta shes vehten si I arrestuar apo I denuar politike. Kjo eshte aresyeja qe merret me Spak, me USA, etj. Kjo eshte menyre per te mbrojtur "nderin" nongrata te 4 fishte si dhe ndonje sekuestrim alla Ahmetaj.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Zoti Dumani nuk është njeriu më i urryer, por më i dashuri i popullit në këtë moment. Është e vërtetë që populli pret ndëshkim dhe jo drejtësi siç thua ti zotrote dhe kjo ndodh se populli e bëri drejtësinë vetë në 2013 duke e shporrur sali kriminelin. Kaq ka populli në dorë o zotëri dhe tani pret ndëshkim nga ata që e kanë në dorë këtë gjë. Ti thua se jemi popull i paduruar!!!! A ka popull më të duruar se ne që kemi 30 vjet që presim?????!!!! Ne këto 30 vjet sali dhe metaj krimi kanë blerë 25% të popullit me paratë e vjedhura përfshirë ty dhe gazetarët e tjerë si puna jote. Së fundmi urrejtja popullore po shkon drejt analistëve dhe gazetarëve sahanlëpires dhe gjobaxhinj që janë bërë milionerë dhe mezi presim t'ju vijë radha për vetting. Mezi presim ndëshkimin e merituar. Kur pritëm kaq shumë, do presim dhe 40 ditë sa të mbarojnë zgjedhjet që mos i japim shansin të thonë po sulmohemi politikisht. Të zgerlaqen njëherë në këto zgjedhje e pastaj FLASIM.

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ???

                    më i dashuri i popullit në këtë moment? Shko e pyet viktimat e Gerdecit apo ata te 21 janarit se sa dashuri kane per Dumanin ...

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    KATUNDARI PA TOKE

                    Zoti VANGJELI zotin Dumani e urrejne vetem ata qe nuk kane vjedhur nuk jane marre me korrupsion dhe nuk jane ne token e xanun per fakti e vetem sepse ata mendojne se zoti Dumani nuk po ben detyren .Por ne fakt "detyren" zoti Dumani po e kryen me se miri ai po I mbron ata qe e vune ne ate detyre .Shkrim pa asnje sens turp per te tille shkrime qe mbushin vetem faqet e gazetes .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KATUNDARI PA TOKE

                      Zoti VANGJELI zotin Dumani e urrejne vetem ata qe nuk kane vjedhur nuk jane marre me korrupsion dhe nuk jane ne token e xanun per fakti e vetem sepse ata mendojne se zoti Dumani nuk po ben detyren .Por ne fakt "detyren" zoti Dumani po e kryen me se miri ai po I mbron ata qe e vune ne ate detyre .Shkrim pa asnje sens turp per te tille shkrime qe mbushin vetem faqet e gazetes .

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loku

                        Shif ca fytyre si me ken vllai i Bes Kollakut prej bubqi,

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          Avokati mbrojtese i paguar nga Dumani Ka mbajtur fjalimin e mbrojtjes ne gazeten Tema?!Retorike e bukur e Vangjelit. O,zoti Lorenc,a me jep pergjigje ,clidhje Ka mbiemrin Dumani Mes dy njerezve:-Altinit dhe Nuredinit?Vetem se Jane Dibrane?

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hana

                            ...jane edhe fis i vjeter nga Maqellara, miq me perbindeshin e Vicidolit, sali Sheqere Vuk Berisha.

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Berti

                            Disa fakte te thjeshta per te kuptuar si vepron SPAK dhe drejtuesi i tij Altin Dumani: 1. Ky institucion ka lindur me lepur ne bark. Ai krah politik qe e anatemon dhe e kercenon nuk preket (PD-PL).Ata qe i thone qe godit edhe njerezit tane nese kane shkelur ligjin (PS), arrestohen dhe denohen. 2. Sa me siper rezultatet e SPAK e Dumanit jane 12 me 0. Jane arrestuar e denuar 12 k/ bashkie, ministra e deputete nga PS dhe zero nga opozita Berisha - Meta. 3.Cfare pret Dumani kur populli ka vite dhe ne ndonje rast dekade qe kerkon denimin e krimeve monstruoze te Gerdecit, 21 janarit, Cez- Dia, privatizimi i klubit partizani, vjedhja e floririt, vrasja e Remzi Hoxhes etj ? Apo pret ti digjen afatet ligjore ? 4. Ka ardhur koha qe Dumani te deklaroje publikisht qe ka frike dhe e ka te pamundur te denoje Berishen, Meten e co. e me ndershmeri te jape DOREHEQJEN.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini

                              Spaku- kaps duhet shkrire dhe ne vend te tiden te formohet me prokuror te huaj!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gurabardhi

                                Z. Vengjeli, ju keni bërë një shkrim, trushplarës, të cilin, me siguri, edhe vetë nuk e besoni. Eshtë fyerje për lexuesët e ndreshëm dhe, sigurisht ka shumë të tillë. Dumani është një dështak i vërtetë, pa asnjë vlerë për funksionin që mbulon. Ai, për nga ndërgjegjeja dhe ana profesionale, është i njëjti me krapin e Shkodrës Arben Kraja. Madje shumë i ngjashëm me Llallën.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  PRoShi

                                  Lorenc miku im i shtrenjtë ku dhe të keqen e kthen në art. Spak është krijesa më hibride e krijuar ndonjëherë. Merri të gjithë anëtarët dhe nuk gjen kënd të bëhet bashkë dy prej një fshati. Këta janë këlyshët të Tahir që në lindje nga Berisha-Metaj-Basha-Kryemadhi. Edhe nëse dënojnë ndonjë ministër socialist ajo bëhet politikisht , me indicie , pra i paragjykuar si koleg e bashkëpuntor i Ramës. Krahu ish qeverisës para 13'-tës që shkatërroi Shqipërinë e shqiptarët rrojnë dhe mbretërojnë duke kërcënuar çdokënd dhe duke mbrojtur veten. Kështu do i shpëtojnë drejtësisë. Spak u bë një sistemi mbyllur hermetikisht që nuk ka BE dhe SHBA ti pajë në mes. Ju lumtë bytha atyre. Marrin rogat sa 3-4 fishin e k/min dhe mirë bëjnë që nuk lëvizin qimen .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dumani dhe te tjere = nje grup

                                    Dumani apo spak nje zero me xhufke,haram i pacin leket qe marin nga taksat tona

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Po Mbajn Peng nji Shtet te tere kta Katunare te fl

                                      kjo bande Malokesh Katinaresh e Fshataresh se ndyre po mbajn Peng zhvillimin e vendit dhe shoqerine Shqiptare . Kta maloke katunare si ky zv/Llalla Karjas ,jane Kanceri i cdo Insttucioni dhe c'eshte me Slkandalozja ,ate te Drejtesise e Spak - te inastaluar nga Banda e Lalzit kur ishte ne Pushtet ,duke vendosur aty , njerez Besnike te Bandes ,me Kontraten e te qenit Ushtare besnik i Mafies se Organzuar ne Politike ,nen pushtetin e Cubit te Shpelles saleh hamutin e fshatarin e ndyre xhuxhin mutaj . Pra , ky Katunare me Ftohtesi Gjapri , qe bgroh vezet e Krimit e nuk Vepron te beje Detyren per te cilen eshte ne ate Poste dhe s'ka perse te presi t'ja kujtoje Qeverria e populli shqiptare perse eshte ne ate Post ne krye te Spak , nderkohe qe vetem Hesht si gjarper _ nuk Heton Gerdecin .nuk Heton Pasurite e dyMonstrave saleh hamutan me Vila ne disa Miljoneshe ne Lalz etj si kta madje ,nuk Heton vrasjen e 21-Janarit - eshte te ulerish dhe ja rrasesh Tritolin ne bythe Katunarit qe i bo karshillik gjithe Shqiptareve ,nuk Hetojn Vrasjet VIP bere nga Banda e Lalzit ,si Biznesmenin Remzi Hoxha - Gjyqtarin Konomi (pronen e se cilit e kan zaptuar me dokeumenta Fte fallsifikuara Banda e Lalzit ) nuk Hetojne vrasjen e Bankierit Shanto _ e Deputetit PS ne rroskovec (vrare ne prit nga banda e shpellarit ) as Komunarn e Kuksit vrare po ne prite nga e njeta dore e bandes se Shpellarit , praaaaaaaaaaa per cfar rri ky Katunare i Ftoht si Gjaper ne ate Post ? Me vjel Miljonat e Taksapaguesit Shqiptare duke mos bere Detyren per te cilen Paguhet ????????? Boll shkaterruat Shqiperine Maskarenje -maloke katunare fshatare te ndyre . Jaaaaaaaaaaaaasht Institucioneve gjithe fara e Maskarades Maloko -Katunare -fshatare se na ndyte Shqiperine

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        SPAK

                                        Tragjedia Shqiptare ka dy emra! Sali-Like! Saliu dhe tjetri e kuptuan luften midis Europes plake e ndihmuar nga Rusia per interesat e gazit Rus kunder Amerkies! Shikoni se cfare ben tani Kurva plake kunder nesh! UCK ne Gjyq, Becchetti fiton ,Serbija perkedhelet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. "
                                          "BOHOTINA"

                                          Nje shkrim i poshter, i lodhshem e pa ide...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Leno

                                            Dumani ka marre 5 milion euro nga Salih Berisha dhe Ilir metaj keshtu qe mos prisni asgje nga ai

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lanabregsi

                                              O Vangjel,e di mire se je merzituer shume per aferat qe po I dalin Monikes,prandaj po i bene elozhe Dumanit,por nuk i shpeton dot hajdutet e Lalezit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Melisa

                                                Lorenc, ti shkruan për dushmanin, njerëzit të kthehen ty. Ashtu si je 50cm, ashtu dhe triblimet tuaja si frikacak dalin skifo për atë që thua për mazhorancën. Po se ke kuptuar ti që mazhoranca është pushtet, është madhore, le ta kuptojë vetë dushmani. Dushmani o njeri, e dinë të gjithë se jeniçeri kujt është, ky nuk mund të dalë nga rreshti i Llalës, zaganjorit, gjinit dhe zeqines, sepse tek meta e berisha, këta kanë ngrënë atë çorbën e prishur. SPAK është institucioni më i lartë ku strehohen ish kimplotistë të shtrembërimit në dhënien e drejtësisë mirë peshuar. Çfar do presësh nga ty lorenc dhe shum si ty, që bëjnë ndonjë bejte për belulin, dhe paguhesh njësoi si incerenatorët ku bashkë me monikën që ti i ulesh në prehër, bëni interesantin për interesanten. Ty mor lorenc, çim peka ta kalon vetëm me gjatësi, se trutë i keni njësoj. O interesanti motrës ti, rritu ca duke rritur takat, se nga trutë nuk rritesh më. Të fala krajës, dhe shkruaj ndonjë nga sukseset ta tija, se dhe ai grupi i darkës së Lalzit është.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Skenderbegasi

                                                  Nje politikan i larte ka nje qen rroje, sa here ndjen zhurma frike, ai zgjuan qenin e qeni fillon te leh. Eshte pasion dekadash servilizmi i gazetarit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Fatmiri

                                                    Kemi te drejte ta urrejme.Si Llalla,Kraja ,edhe Dumani genjejnev ne cdo 6 mujor,,se do te bejne hatane.Ne fakt nukv bejne asnje veprimv nga frika qe e kane ne palce.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gimo

                                                      U bastardi tjeter....duhet presidenti te organizoje dicka....ne vendet e tjera pesojne aksidente..semundje te renda...dhe tjetri ..qe ben punen...se kuptoj?do ngrihet populli per DREJTESI!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. e
                                                        emigranti

                                                        e kam thene qene shqiperi duhet te vije FBI-ai ose ata te gjermanise , vendet skadinave sepse shqiptaret korruptohen shpejte dhe saliu, iliri dhe politikanet shqiptare kane para leke nuk denohen

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Joakim

                                                          Gabim e thua. Ata qe e urrejne jane ata qe kane futur duart ne arke te shtetit dhe jane pakice Shumica e duan dhe do te duhet ta duan.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            TOTO

                                                            Na ngrënçë një top të madh, o Lenco bytha, me gjithë sofizmat e tua, që ju dashka kohë SPAK-ut, të vërtetoj krimin. Për Saimir Tahirin, të vetmin ministër që luftoi me mish e me shpirt, kundër kanabizimit të vëndit, nuk ju desh kohë, por edhe pse nuk ju vërtetua asnjë akuzë, nga shokët e Dumanit, përsëri krejt i pafajshëm, u dënua për ''shpërdorim detyre'' (???!!!) Ndërsa për kryebanditin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri (të vetdeklaruar me rrahje gjoksi), MALLKIM BERISHËN, ka lëshuar vetëm buzëqeshje, dhe brohoritje...Spaku e Tin Dumani kërkokan fakte?! Pse nuk ja tregon, apo kujton, ti Lenco Suma, 1997-ën, (Tinos) kur shpellari me identitet datëlindje, e gen të përfolur, vrau, dogji e poqi Shqipërinë? A nuk ishte mostra Bërrisha, kryetar shteti, ku vranë njëri-tjetrin mbi pesëmijë të pafajshëm, djalëri shqipëtare? A nuk ishte Komandant i Përgjithshëm i (ish) Ushtrisë Shqiptare, (që konsiderohej ndër ushtritë mbrojtëse më të fuqishme të planetit) ky mostër, që duke zbatuar platformat, orientimet, e ardhura nga galerat e ortodoksisë bizantine, që për shekuj, nuk është ndalur në asnjë çast në luftën, intrigat dhe sulmet; asimilimin, ndaj kombit shqiptar, jo vetëm nuk e ndaloi, por edhe me ndihmën e pushtetarëve, të mëvonshëm, deri dhe te Gërdeci, nuk do të ndalonte derisa ta shkatërronte në qelizë, duke konkretizuar atë thënien e Sllobo Milosheviçit se: ''Unë Shqipërinë e pushtoj me një skuadër gjuetarësh!''...kaq Lenco sofosi...këtu ta niste udhën SPAKU, dhe do mbytej në fakte e të vërteta, e Altin Dumani, edhe nga ata që ti pretendon se urrehet do të brohoritej e puthej, në mos nga malli, nga halli...O Lenco mavria, që kërkoni t'i shisni fëndët tuaja, si aroma lulesh në lëndina e zabele, pa vënë re se kini kohë që kini shkelur mbi fekale, edhe pse hiqeni e mbaheni si burra e mëndje firmato të ''parfumosur me aroma euroatlantike''...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. x
                                                              xhemal

                                                              Domani ...eshte ne shpirt nje salike i Vogel...ose nje dibran frikacak ne bunker..ne spak. te pakten 50 perqind Jane te brymosur me ideologjine e saliut...Pak shprese. U tret ne gropen e zeze ta salikes

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. !
                                                                !!!

                                                                Nuk e lexova shkrimin pasi vetem permendja ne te e Dumanit me ngjalle krupen! Nuk e meriton urrejtjen e shumices se shqiptareve por neverine e tyre!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  BAXHELLA

                                                                  Lorenc, ske thene asgje fjale kot se koti. Dum dumi i spakut vjen nga fshati. Nuk ke se cfare te presesh me shume prej tij. Ta dine te gjithe deri ne fund te mandatit vend numero spaku, ne stolin rezerve. Se kuptoj pse gjithe ajo zhurrme kur u zgjodh ky dum dumi? U shkul ambasada amerikane per simpatine ndaj tij. Keshtu eshte kur nderhyjne kaq shume ne punet e brendshme te huajt. Ky eshte nje gabim fatal. Pranoni pasojat tani. Vangjelo matu kur te shkruash here tjeter, nuk ke goditur ne shenje, na dhe nje pacavure.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. a
                                                                    anti anarkisti

                                                                    Anadollakët Duman i thonë TYMAJË, prandaj ky aty është caktuar nga NON GRATA për të mjegulluar ligjet dhe mei shpëtuar hajnat dhe ata dogjën Shqipërinë që nga viti 1990 e deri 2009 me ndihmën serbo rusëve - Rublove të S. Berishës dhe I. Meta me sejment e tyre.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Jimi

                                                                      Vangjeli ! I tjerre gjate dhe nuk thua as'gje ! Gjerat jane fare te thjeshta. SPAK-u nuk ka kellqe te hetoje, per t'mos thene qe ka frike nga bandat e Saliut dhe te Ilirit, jo se nuk ka fakte ! Ne kete rast SPAK me mosveprimin po luan rolin e zjarfiksit per Saliun dhe Meten. Ti po na mbush mendjen qe u dashkan edhe nja 30 vjete te tjere qe SPAK te qemtoj faktet, kur ato jane sheshit dhe i shikon cdo njeri, por per cudi vetem SPAK-u nuk i shikoka dote !?

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. k
                                                                        komentues falas

                                                                        Lorenc, me duket se elozhet qe i thure Dumanit jane ndonje gur me vlere keto dite ne duarte e tua se Dumani do ishte vertete si thua ti, kur ai gjykimi popullor te ishte bere proçes dhe vendim ne zyren e tij qe ja dha ky populli . Lorenc, gjykimi popullor nuk eshte nje hamendje por eshte nje ulurime per drejtesine, Dumanin, shoket e tij dhe Shqiperine se eshte ai popull qe hoqi dhe heq ne kurriz mekatet e llallave te dumanit qe nga plepat e durresit e deri tek Kraja e sot Dumani. Dumani nuk eshte me shpresa e atij vendi si kryezyrtar i asaj zyre qe ky popull priti kaq shume; Te kuptohemi: ky popull jam une dhe shoket e mi qe mendojne, shikojne dhe degjojne si une, se ka dhe nga ata qe shikojne, degjojne dhe veprojne si vepron kryekrimineli i Shqiperise qe Dumani nuk e di se si e shikon, me çfare sy, si e degjon, me çfare veshe dhe si e mendon me çfare mendje!! Dumani do kishte rritur shpresen e ketij populli si une vetem po te ishte futur ne ate zyre dhe ulurimen e ketij populli dhe ketij vendi, flase per pjesen time, duhej ta qetesonte duke bere DREJTESI qe ka 32 vjet padrejtesi. Le ta rrestoje edhe Edi Ramen, po e meriton ama Sali Berishen duhej ta kishte arrestuar pa hyre mire ne zyre se sa nuk i kishte provuar ne praktike te ardhurat e asaj zyre qe paguan ulurima popull. Nuk eshte lajm fare as i mire e as i keq futja e Dumanit ne ate zyre dhe ato arrestime qe jane bere: lajm do te ishte qe demokracise ne Shqiperi i doli zot qe eshte DREJTESIA. Kjo po funksionon vetem ne nje krahe, me kafene e mengjezit dhe jo me ato qe u vodhen, u hengren, u shkaterruan e u vrane per 32 vite me radhe dhe sot kerkon akoma qe te beje kerma te tjera! I shikon Dumani apo eshte pjese e tyre?! Nuk e di çfare pret Dumanio po te ishte ai burre qe e pershkruan ti! NUk e di çfare pret Dumani te arrestoj kriminelet qe shkaterruan nje popull, flase per ata qe jane si une, te shkaterroje nje Shqiperi, flase per ate pjese te Shqiperise qe me mori mua dhe atyre si une, dhe ta tregetoje ne tregje te njohura e te pa njohura! NUk ka dokumenta Dumani?! Duman jane dokumentat sheshit, krimet sheshit, viktimat ne varre e pa varre, çfare pret Dumani? Shqiperia, Lorenc Vangjeli erdhi deri ketu se sakrifikuan deri jeten shqiptaret qe nga lashtesia e deri me sot kunder armiqeve te jashtem dhe maskarenjeve te brendshem. Sot kollona per ta patur dhe bere Shqiperine nuk eshte me pushka, por ligji dhe ate ai popull ja ka deleguar Dumanit por jo ta perdor si perdor l... ne darke por ta perdore si mjet qe ruan, mbron shtetin shqiptar per detyren qe i ka ngarkuar apo deleguar ai popull dhe nuk eshte e vertete ajo qe thua ti Lorenc. Shkrova gjate me indinjaten time personale per gjendje katastrofe te drejtesise shqiptare qe nuk mbron por i kerren themelet atij shteti. Edhe ju gazetaret ku i gjeni ato kostume lluksoze, ato gravata, dhe dukeni si pashallare ne ato mbremje te gjata neper studiot e televizoreve duke pire kafe e duke derdellisur çdo nate si neper kabarete e Athines apo Romes! Pse ju nuk u pashe nje dite te organizoni ate popull qe ti zere deren Dumanit e te mos ta lere te bej as shurren dhe ta vini para pergjegjesise per detyren qe nuk po e kryen?! Jeni bere nje: e gerryet ate vend, e gerryet ate populll; e shkaterruat dhe e telendiset deri ne palce. Asnje diktature nuk e ka telendisur me shume se keto 32 vjet, ne historine e tij! Edhe une hodha ca llafe qe do ti marre era e dites e Dumani do vazhdoje sipas qejfit te tij, Kryekrimineli do vazhdoje te kerkoje pushtet, ndersa kryeqeveritari do beje punen e tij/ Ju si gazetare, vazhdoni kafene e rakine neper studio bashke me Ylli Rakipin nje bashkepuntor i ngushte i krimit shqiptar qe sot si gazetar ironizon ne qeleqet e televizoreve dhe tall bythen me shqiptaret e ndershem. Jeni nje dhe duhet veprim mbi ju, megjithese ja keni zene frymen me pseudodemokracine!

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje