"Berisha si Enveri, njeh xhaxhain ne vend te babait. Monika nxjerr vajzën" - Njerëz që tërheqin familjen në ferr

5 Prill 2023, 09:24Blog TEMA

"Berisha si Enveri, njeh xhaxhain ne vend te babait. Monika nxjerr

Nga Frrok Çupi

Në të njëjtën dite, Monika dhe Saliu tërhoqën dy ekstremet e familjeve drejt mëkatit të tyre. Të dy kishin vjedhur pronën publike prej gati 3 dekada; por vetëm njëri prej tyre ishte shpallur ‘i korruptuari i madh dhe minues i demokracisë’. Radha e Monikës erdhi kur u zbuluan fijet me financat ruse, pas më parë i shoqi ishte kapur si ikonë kontinentale e korrupsionit. Monika përdori anëtaren më të re të familjes, ndërsa Berisha xhaxhain qe nuk e mban mend njeri. Të dy fajtorë të mëdhenj po veshin këpucët e familjes. Berisha, njësoj si Enveri, njeh xhaxhain ne vend te babait, sepse e ka ngatërruar nëpër kohë. Po kështu familja Meta i ka përzierë ‘ata të shtëpisë’ nëpër allishverishe dhe krime. Dje Monika doli ‘e pikëlluar’ para publikut e tha se ‘po më ngatërrojnë vajzën 17 vjeç’. 

Por gjatë gjithë kohës vajzën herë e ka bërë ‘zonjë të parë’, herë ‘zonjë të dytë’, pa qenë ende zonjë, veçse një fëmijë. Shteti e lejoji presidentin dhe të shoqen që të përdhosin shtetin, por nuk mund ta kishte dorën deri aty sa ta ndalonte që të dhunonte edhe të bijën. Shoqatat për mbrojtjen e të miturve as u shfaqen në atë kohë. Gjithë mizoria e tyre me ligjin dhe me vlerat e shtetit është rrotulluar nëpër shahun e familjes. Tani po del në shesh pse e paskan pasur të domosdoshëm ‘incestin’ familjar për arsye kriminale. Tani kur Monika u kap në krimin e financimit nga rubla ruse dhe me transaksione të fshehta në kompani nafte në vende offshore, brenda tre minutash iu shemb gjithë ‘piramida’ e strategjisë së ferrit. Meta dhe Berisha e kishin ndërtuar ‘ferrin familjar’ me qëllim që të shpëtonin ‘bosin e familjes’ ose të paktën pasurinë e vjedhur nga gjithë familja.

Monika denoncoi ‘krimin me të bijën’, sikur mediet po e përflasin. Në fakt Monika- Meta e kishin vënë të bijën si parzmore që t’i mbronte në rolin e ‘Zonjës së Parë’. Monika ishte shpallur si ‘disidente’ dhe larguar nga familja, njësoj si Jovanka- gruaja e Josip Titos kur ishte gjallë. Gratë që shikojnë telenovela turke, e morën si ‘reale’ ndarjen e tyre. Ishte sjellje e menduar si strategjike. Në kohën kur Ilir Meta iu vinte gjoba ministrave të vet me miliona euro dhe kur u kap me ‘bllokun e zi’, Monika mori shpatën e ‘gruas së ndershme në politikë’. Monika mbajti ‘Partinë të ndershme’, ndërsa i shoqi e ndoti presidencën. Gjatë kohës, Iliri president kishte kapur për brirësh autoritetin e Presidentit dhe po e drejtonte për nga Rusia e Irani, kundër Amerikës. Edhe sikur ‘ta vrisnin në Malin me Gropa’, Meta linte pas ‘Zonjën e Parë’ ende të pabërë Zonjë; linte edhe një grua ‘në hesap të vet’. 

Në familje ishin krijuar tre fronte: Fronti anti- amerikan dhe kundër Drejtësisë i Ilirit; fronti i marrjes së rublave dhe i fshehjes së pasurisë në offshore nga Monika; dhe fronti i pafajësisë që ia kishin vënë mbi shpatulla një vajze të parritur. Piramida ra në pikën më të dobët, kur Top Channel përmendi emrin e vajzës. Këtu Monika, sulmoi ashpër Televizionin që vetëm një javë më parë ishte qëlluar me armë. Opaaa!, mbase familja Meta qëndron edhe pas këtij akti. Të dy familjet ranë njëherësh, edhe pse duket sikur Berisha ishte rrënuar më parë. Familja e tij e shpallur ‘e korruptuara e madhe’ u këput në fijen më të dobët. Në të njëjtën ditë me ‘Moskën e Monikës’. Po ç’ju desh Saliut të shpallte ‘atësinë’ si produkt të xhaxhait. Ai deklaroi se ‘xhaxhain e desha si baba’. Edhe kjo prapa saj ka disa fronte: Fronti ku Saliu nuk është përgjigjur kurrë dhe që ka lidhje me ditëlindjen e vërtetë në korrik e me dyshime mbi një atësi të pashpallur. Me sa duket këtë mister desh ta mbyllte me ‘xhaxhain e përmallshëm’. 

Fronti i dytë është devijimi i qëllimshëm prej atij Saliu që është shfaqur deri tani. Nëse lidhjet e Ilirit me Rusinë kanë nisur më vonë, lidhjet e Saliut me Beograd- Moskë janë të hershme. Kur vdiq Milica vjehërr në vitin 2005, Saliu ndodhej në Amerikë, por e la Amerikën me shpejtësinë e erës e iu gjend në varrim ‘zonjës së madhe’ zyrtare të UDB. (Dëshmia e gazetarit Mero Baze). Tamam në ditën kur u hap gjyqi kundër liderve të UÇK në Hagë, foli Saliu. Dosjet kundër çlirimtarëve janë plotësuar nga vetë e bija, Argita. Ndërsa pjesën tjetër, ‘minorene’ të familjes, Berisha e mësoi shpejt si të rrojë pa punuar, duke u zhytur në korrupsion të pakufishëm.
Familja Meta dhe Berisha…

Jemi në kohën kur edhe në vendin tonë kemi familje mafioze, si për shembull familjet e njohura kriminale njujorkeze të viteve ’30: Familja Xhenoveze, Familja kriminale Gambino, Familja Lucchese, familja kriminale Colombo, Familja Bonanno. Të gjitha kanë shkuar pas ‘Bosit’.

13 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Nese SPAK nuk do te denojne me burg te perjetshem familiet Berisha dhe Meta, me ndimen e gazetarit trim Frok Cupi dhe Mero Baze populli do te ngrihet ne nje revolucion ku do te bejme vetegjygjesi duke ju djegur prona rrembyer pasurit, dhe keto dy familje kam mendimin ti djegim ne fuurrat e gelqeres andej nga kruja. Ky eshte mendimi im,

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shteti shqiptar mafjoz, nuk eshte i rikuperueshem ngaqe janë 95% e atyre që kanë gjë në dorë të korruptuar.

      Përgjigjjuni
    2. .
      ...

      Enver Terroristi, Sali Gerdeci, ilir spiun hajduti, dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani, janë si dy pika ujit. Hajdute,vrase dhe mbeturina, Turke otomane, islamike.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gabriel

        Gazetar spiun i kapur!

        Përgjigjjuni
        1. Tuti

          Kur e pyetën Mushkën cili është Babai Mushka thoshte ja NËNA e kishte të vështirë të tregonte BABAIN Kshu edhe Enveri me Saliun e kanë të vështirë të tregojnë Baballarët

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            Gabriel, te keqen e mendjes, te te rrojne floket...

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juliani

              Po jo mor Frrok mos e krahaso Enverin me Salem se Se ju nga shkollat e Enverit dualet dhe jeni keto qe jeni , po Pse ca bani Sala u pasuri a familjerisht degjo shkaterroi vrau dhe preu ne bees njerez te mencur si puna jote dhe kaq shkollat sot merret me lek dhe me ………. Or Frrok mercer droga dhe hashashi ne shkolle. Seksi fillohet 12 vjec ca thua o Frrok Enveri kishte nje mine e nje por ama me Salem Nuk krahasohet kurre.

              Përgjigjjuni
              1. a
                aa

                E quajti spiun i Sigurimit/ Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin! Argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Laçi

                  Po çpret nga nje njeri i paftyre si çup vorri !

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maloku

                    Rri urt ti maloku i mutit

                    Përgjigjjuni
                2. S
                  Smart

                  Doli Llulla.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tata luigji

                    Fute ne bythe llullen

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lam Zagradi

                    O Frrok trapi! Po ç'ne Brrisha si Enveri, mor presh Patoku, apo s'ju rrihet juve shpellarëve pa i bërë elozhe njëri tjetrit. Po Enveri, more derdimen ishte hyjnor, ishte i dërguari i Zotit, për të shtruar e për ta bërë njeri këtë popull, për ta mbrojtur nga Brrishët, të dërguarit e Satanait për ta kthyer përsëri në origjinë, për ta shfarosur, e për ta degdisur prapa diellit...more Frrok bythkallaisuri...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje