Donika 'e trentë'!

7 Prill 2023, 09:19Blog TEMA

Donika 'e trentë'!

Nga Kimete Berisha

Përderisa një burrë nordik nuk të ka quajtur yll, ti nuk e ke ditur që je yll, dhe siç ndodh rëndom, ylli e kupton e fundit që është yll.

Këqyr mirë se mund të mos jesh vetëm yll. Se ka 'edhe 'yll me bisht' (që i thonë, kometë).

Më afër mendsh ti je Diell, se edhe dielli është yll, bile më i vogël se krejt yjet.

Ylli nuk shkëlqen në të vërtetë...!

Yjeve ua dhanë shkëlqimin rrenat e poezisë, që në të vërtetë, në të gjitha aspektet na kanë marrë në qafë (sidomos në dashuri, që përdoret si 'mjeti' kryesor i mashtrimit).

Këqyr mos po këqyr me ta marrë shkëlqimin nordiku.

Burrat zakonisht kur duan të të mashtrojnë, shprehen të habitur e të mahnitur me 'personin tënd:

'O Zot, a është e mundur! Ku ke qenë deri tash moj', demek habitet se a është e mundur të ekzistojë një 'fenomen' si ti.

Normal ky trik është më i vjetër se Romeo.

Dhe se krejt burrat mashtrojnë njësoj, me të njëjtat fjalë, e ne e dimë, por aq shumë na pëlqen të jemi 'yje', sa që vullnetarisht pranojmë të mashtrohemi.

Prandaj, bjeri vetes mbas, herife se:

Ose nuk është normal nordiku, ose ka qëllime 'të errëta' ndaj teje (të shikon si Yll), ose ti s'je normal.

Se, të mendosh për veten që je yll, pa qenë, nuk është mirë.

Nëse një nordik tjetër të thotë që je 'vrima e zezë' e një galaktike, ti beson, me siguri, veç kryesorja vendodhja jote me qenë në kozmos, kurse shtikllat me t'u end nëpër Prishtinë.

Me t'thënë të drejtën mor yll, ti ende krehërin nuk di ta përdorësh në mënyrë profesionale.

Krejt çfarë di ti është ta mbrosh Martinin, yllin e hajnisë.

P.S. E zëvendësi i I-rë i Albin Kurtit, Besnik Bislimi më mirë po sillet kur nuk po i fshin këpucat.

Iu ka bë merak epshi i grave: pse ndodh epshi, sa është as shumë, as pak epsh - po tamam epsh.

Sot e kishte për detyrë t'i jepte fund dilemës: 'të kesh apo të mos kesh epsh', prandaj e pyeti deputeten e opozitës se 'pse ti ke kaq shumë epsh' - seksual po kuptohet, se epshi tjetër punë s'ka...

5 Komente

  1. M
    Mesuesi

    Ha, ha, ha! E madhe Kimetja! "Se epshi tjetër punë s'ka...!".

    Përgjigjjuni
    1. ÇEKIÇI

      Donika Shvarc Shvarc Shvarc është e bija e Suzanes por pa atësi Është nji mashtruse qe mundohet më mashtrime më thënë qe është e bija e Jusuf Gervalles se madh Po te ishte e bija e Jusufit nuk do ishte faqezezë më derguar dosje në Hagë per ÇLIRIMTARET gje te cilen e kan bërë edhe shqiptaret kolaboracionist lista serbe dhe UDB serbe në bashkpunim më Albin Zajednicen dhe më lopen e Mitrovices Vjosë idioten

      Përgjigjjuni
      1. b
        beqari

        Oj Kimete ,sa vjece je je e martuar e fejuar ose beqare?Ke bukuri te rralle me buze te kuqe me sy verte plote epsh dashurie.Kimete !je 30-31vjece (aq sa jam edhe une)te ta kerkoj doren per nuuuussseeee.Tani te lutem mendohu dhe me shkruaj nje leter

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir Lohja

          Kjo cike e guximshme po te shkruaj shqip,shume admiruse do te kishte ne Shqiperine ame:

          Përgjigjjuni
          1. M
            Ministre Gerdalla

            Eshte ylle i kuq me pese cepa e ritur te blloku Enverit por ylle qe nuk ndricone . Shkalla e idiotsise eshte ne infinité kjo ministre kap nivelin me te larte eshte ne konkurence me Vali Corleone perveç qe eshte e trashe por eshte dhe e keqe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje