Kthimi i shërbimit ushtarak i domosdoshëm, të paktën në Shqipëri?!

9 Prill 2023, 19:10Blog TEMA

Kthimi i shërbimit ushtarak i domosdoshëm, të paktën në

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit ka pasur një intervistë të Bill Klinton, ish-presidentit të SHBA-së, aq të lidhur me ne për shkakun e Kosovës. Ai, me një ndjenjë të pafshehur faji, tregonte me keqardhje se ishte njeriu që dikur i kishte dalë garant Ukrainës se do ishte e sigurt, nëse do sakrifikonte armët bërthamore. Shpërbërja e BRSS-së e bënte Ukrainën të ishte vendi i tretë me peshën e armatimit bërthamor në botë. 30 vite më vonë kësaj garancie të munguar dhe një Rusie agresive, që e mohoi paktin, erdhën pasojat e trishta të këtij vendimi. Qindra-mijëra të vrarë, miliona të shpërngulur, miliarda dëme materiale. Një luftë që nuk di të mbarojë dhe që e ka tulatur rendin botëror, e ka shpërfillur komplet kontinentin demokratik, kurse SHBA-së po “i zbras” depot e armatimit.

Ky ishte një nga shkaqet e argumentit tonë, por më kryesori është se vende të ndryshme, qoftë dhe në NATO po e marrin në konsideratë kthimin e shërbimit ushtarak. Që do të thotë përballë një bote, ku po ribëhet rendi botëror duhet të përgatitesh për gjithçka. Të paktën, Serbia, një nga vendet tona në Ballkan, që mban fort aleancën strategjike me Rusinë, këtë e ka rreshtuar në planet afatshkurtëra. Kurse, në NATO ka gjithnjë e më shumë artikulime për kthimin e tij. Të fundit ishin letonezët, seriozisht të kërcënuar nga oreksi rus dhe pafuqia e Aleancës.

Pranë nesh, Serbia e ka në planet e veta dhe Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq e shpreh hapur nevojën që ka vendi i tij për ushtarë dhe, jo më kot, serbët po punojnë, anipse ende s’kanë konkluduar. Kosova përballë këtij realiteti nuk ka qëndruar e ulur, por ndërkohë ka sjellë idenë

e kryeministrit Kurti që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të zgjasë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. “Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil”, u shpreh Kurti, në një deklarata para zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Po Shqipëria? Që kur Shqipëria u anëtarësuam në vitin 2008, vendi ka hyrë plotësisht në atë që quhet procesi i profesionalizimit, pas një ligji nga Kuvendi i Shqipërisë për profesionalizimin e ushtrisë, pjesë e reformës së përgjithshme në fushën e mbrojtjes në bashkëpunim me SHBA-të. Deri më tani kryeministri aktual Rama e ka hedhur poshtë, por duket se në një rajon aq të tensionuar, Shqipëria nuk mund të rrijë duarkryq.

Ashtu si Shqipëria, në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2008, vendet ballkanase asokohe, kandidate për t’u anëtarësuar në NATO i paraprinë me heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe krijimin e ushtrive plotësisht profesionale. Sot, megjithë pohimet pozitive, ushtritë ballkanike janë reduktuar shumë, kurse e vetmja veprimtari e tyre luftarake ka qenë në misionet paqeruajtëse nëpër botë dhe sidomos në shërbimet civile në momentet e vështira për vendin. Është e vërtetë se në shërbime të ndryshme ushtarake të detyrueshme ka sektorë të specializuar që merren me komunitetin, me emergjencat civile dhe të tjera dhe kjo e ka ndihmuar Shqipërinë në momentet më të vështira.

Edhe pse ka shumë vende që e kanë hequr shërbimin ushtarak, një grup vendesh konservatore për të e kanë mbajtur, mes tyre dallohen Danimarka, Estonia, Finlanda, Qiproja, Greqia, Austria dhe Zvicra, të cilat jo që nuk e kanë braktisur asnjëherë shërbimin, por edhe e kanë pjesë të krenarisë kombëtare. Në një rast të tillë, Greqia i kërkonte një funksionari të lartë shqiptar të rikthehej të shlyente detyrimet ushtarake në vendin helen.

Por, viti 2014 ishte trandës, kur bota pa se deriku mund të mbaheshin premtimet e Rusisë.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia asokohe i bëri disa qeveri evropiane të rikonceptonin rifutjen e shërbimit ushtarak. Afërmendjes që Ukraina që atëherë të kishte shërbimin ushtarak dhe kjo i dha pasojat sot me rezistencën e tyre të jashtëzakonshme ndaj armatës së pamëshirë ruse. Tashmë po i bashkohen dhe vende të tjera nga veriu i kontinentit, kurse në Ballkan duket se është domosdoshmëri me turbullirat e përhershme. Por larg të tjerave, shërbimi ushtrak ka një mision të madh për ushqimin shpirtëror dhe përgatitjen e të rinjve, jeta e të cilëve tashmë rrjesh në një kotësi të madhe, që e sheh në diskurset në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha bjeraditen. Më shumë nga të gjitha në dashurinë hipotetike për vlerat e Shqipërisë, ku ushtria mund të jetë nga ushqyesit kryesorë. Dhe, rinia e sotme e ka të nevojshme kalimin e këtij kuti, që të formatohet në shumë aspekte por mbi të gjitha të kuptojë me kontributin e vet, detyrimet ndaj Shqipërisë. Tek e fundit, tashmë kuptohet nga të gjithë që në këtë dekadencë morali… kthimi i shërbimit ushtarak është i domosdoshëm, të paktën në Shqipëri?! (Javanews)

56 Komente

  1. G
    Goditesi

    Keta plehrat duan te kthejne sherbimin e detyruar Ushtarak qe te cojne djente Shqiptar ne luften kunder Rusise. Ne tani jemi ne Nato po kur nuk ke ushtri dhe kur nuk te sulmon njeri atehere nuk ke si con ushtar ne nje vend te larget te huaj. Tani formo ushtrine e detyruar dhe me oas deklaro qe kemi detyrimet ne Nato dhe duhet re cojme Ushtar. Ky nje olan djallezor me urdher te Amerikaneve

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtaraku

      Goditesi je komplet aut . Per vende si Shqiperia ,duhet qe Sherbimi i detyruar Ushtarake duhet ishte rivendosur me kohe ,konfront Situatave e Krizave me te cilat perballet kjo Bote , ku gjithcka ndryshon papritur dhe se sot kjo Bote mundet te perballet me gjithcka . Shqiperia e Kosova (s'e di nqs e ka ose jo sot Sherbimin e Detyrueshem Ushtarake ) duhet menjiher pa humbur Kohe te vendose Ligjin per Sherbimin e detyruar Ushtarake . Rinia shqiptare duhet te lihet rrugeve te Shqiperise e Botes ,por kontriboje per Atdheun e vet . Nepermjet Ushtrise te rinjte forcohen jovetem fizikishte por edhe ne Karaktere e behen shume me te afte se duke u sjell rrugeve e mar me droga . Ne Ushtri ajo jovetem meson taktikat Ushtarake por edhe Disiplinohet dhe nji rini e tille i duhet nji vendi Demokratike

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja kot

        Sherbimi ushtarak eshte karakteristik per sistemet autoritare dhe vendet e rrezikuara nga lufta. Aktualisht nuk ka arsye bindese per ta ngritur kete ceshtje. Jemi ne NATO, nuk jemi te kercenuar. Gjoja te kercenuar, per 50 vjet harxhuam leke per arme e qendra zjarri dhe gjithcka rezultoi kot. Mbetem fukarenj dhe ne fund oficeret lane repartet dhe armatimi u shperdorua. Leket ti perdorim per zhvillim jo per ushtri.

        Përgjigjjuni
        1. U
          U.Sh.Kombetare

          Futja kot = eshte Nofka e duhur qe mban ! _Sherbimi Ushtarak nuk ka te bej aspak me djallezine tende as me ate qe shkruan ti ,se jane karakteristik e sistemeve autoritare ,nderkohe qe ne si Shqiperi mendoj se Rrezikohemi nga Hienat rreth nesh ,per aq kohe sa nuk kemi nji Ushtri si kane edhe vendet Hinea serbo Greket reth nesh .- Jemi ne Nato - por pa Ushtri si kane edhe te gjitha vendet e Nato-s dhe se ceshtja e Ushtrise eshte ceshtje Dinjiteti i nii Kombi pa te cilen Shteti nuk qendron dot ne kembe dhe eshte ne cdo rast i Kercenuar . Shqiperia ka me shume te donosdoshem Ushtrine se sa pasurine qe mendoni ju bythpambuket e qe s'ja keni iden se cfar luhet sot ne kte Bote . Fare mir ,Shteti Shqiptare duhet ti beje kerkese Nato-s ta armatosi si gjithe vendet e Nato-s ne kembi te Miljonave qe fiton nga Natua ,ose pse jo te mari edhe me kredi si bejne gjithe shtetet etj pjestare te Nato-s, Si Kroacia si Greqia etj . Tipa si ty ,dun me ngren qofte e pi birre dhe ke nji mungese te ndjenjes Kombetare por je dhe teper naive referuar Politikave te ksaj Bote sot . Fli gjume e enderro parajsen

          Përgjigjjuni
          1. F
            Futja kot

            Ju qe qani per ushtti jeni ish oficera te kohes se merhumit. Ai u futi ne koke friken nga fqinjet dhe nga NATO, kur nato as e rrunte per shqiperine. Qe nga fundi luftes dyte boterore, ne evrope nuk kane ndryshiar kufinjte. NATO ka qene gardian i lirise dhe keshtu do te jete. Shqiperia ka problem ekonomine, jo pavarsine. Jemi vendi me i varfer ne evrope dhe kjo eshte detyra e pare. Te zhvillojme vendin. Dhe kjo ka per te ndodhur. Koha eshte e te rinjve dhe ata e ndertojne vet te ardhmen.. Koha e oficerave te dokut dhe qendrave te zjarrit ka pjerdhur.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ngritja e Ushtris Kombetare Energjente

              gjithmon je ne te njejtin Status = Ja fut kot ! Dhe ktu me pelqen sinqeriteti jot ,por jo cfar shkruan me poshte Nick Names tende . Nuk jam ishOficere ,por i Diplomuar si Ushtarak ne X vende te Natos i gatshem ne cdo kohe kur ma kerkon Atdheu te sherbej ne cdo pellembe toke ku banojet nga Shqiptare .Shqiperi -Kosove -Maqedoni -Male te Zi ne Token Shqiptare . Pra besoj ose me mir te themi ;shpresoj qe heres tjeter ,mos t'ja futesh kot Katundit ,si i thon aty

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flet kafsha

                Kujdes kur flet per diplomim ne vende te NATO-s. Ti je i pashkolle, ose ke diplome bythe, o genjeshtar. Nje injorant qe s'di te ndertosh fjalite, s'di te vendosesh germen ë dhe shenjat e pikesimit. Ik pirdhu!

                Përgjigjjuni
        2. D
          Draper dhe Çekan

          Ushtaraku , ushtria duhet bere e detyrushme vetem per te ndare kete brez spurdhjakesh nga Tik Tok -u ose mbyll tik tok te mesojne spurdhjaket cfare eshte jeta.

          Përgjigjjuni
        3. L
          Lani

          E ku ka te rinj qe t’i çosh ushtarë?! Ketu ne pleqte kemi mbetur. Dhe ne vijme po na dhare ndonje lek te rregullojme pensionin. Pastaj na keni ushtarë dhe ne vijme e luftojme me niperit tane qe bejne ushtri te greku????

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosovë

            Bota ka hyre ne nje ripercatim te gjeopolitikes. Shqiptarte duhet te forcojn Ushtrin qe te mos ju ndodh sikur me 1912 apo 1913 e 1945. Te mos flejm sepse Shkinija dhe Greqia po u erdhi rasti do ta ndryshojn gjeografin e Shqiperise. Jo te na turperojn sic ndodhi me rrethimin malazez te Shkodres e me futjen e Shkinise deri ne Shengjin e Durres. Hapni syte, mbi 20milion shqiptar ne bote duhet te gjejne rruge qe te ngritet e mbahet nje Ushtri e forte, jo per te sulmuar askend por per tu mbrojtur. Merrni shembull Israelin, atje djem e vajza u pergjigjen me shume vullnet sherbimit ushtarak per atedheun e popullin.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Operacioni Zjarri

              Qe te kthesh sherbimin e detyrueshem ushtarak do te duhej te rikthehej edhe infrastruktura e dikurshme d.m.th. repartet ushtarake si dhe mjetet topat, tanket, nendeteset etj qe i kane privatizuar e shitur me kohe per 2 leke. Mire do thoni ju edhe mund ti kthejme keto por shpirtin e atyre koheve nuk e ktheni dot me. Po ti thuash brezit te sotem te te rinjve se duhet te kryesh detyren ndaj atdheut me siguri do kujtojne se je i cmendur dhe ne fakt nuk kane shume faj po te mendosh se atdheu u eshte shitur 5 familjeve qe po grabisin cdo gje ne kete vend. Mendoni ju se do luftojne keta te rinj qe Kastarti, Mane, Frangaj, te flene te qete dhe pronat ti kene te sigurta?

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetar

                Operacioni Zjarrii ! Aresytim me vend. Ben Andoni i Statistikave.

                Përgjigjjuni
              2. R
                Raimond vlonjati

                Bravo Ben Andoni ! Sherbimi i Detyruar Ushtarak per te Rinjte duhet te futet menjeher ne veprim . Edhe te Rinjte edukohen me Dashuri ndaj Athdeut . edhe mesojne perdorimin e Armes, edhe pergatiten Fizikisht dhe ne te njejten kohe ne Ushtri, te rinjve tu mundesohet qe te mesojne dhe nje zanat qe ta kene kur te dalin ne jete civile . Keshtu qe te rinjte kur mbarojne Ushtrine jane te pregatitur per jeten e re qe kane perpara si nga ana fizike, psikologjike dhe profesionale. Ndaj sa me shpejt te futet Shebrimi i Detyruar Ushtarak per te Rinjte aq me mire eshte per RInine dhe per Shqiperine .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kalec Dega

                  Me pahir duan te ndalin rinine qe i ka pire lengun Rahmutit!lol

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Goditesi

                  Keta plehrat duan te kthejne sherbimin e detyruar Ushtarak qe te cojne djente Shqiptar ne luften kunder Rusise. Ne tani jemi ne Nato po kur nuk ke ushtri dhe kur nuk te sulmon njeri atehere nuk ke si con ushtar ne nje vend te larget te huaj. Tani formo ushtrine e detyruar dhe me oas deklaro qe kemi detyrimet ne Nato dhe duhet re cojme Ushtar. Ky nje plan djallezor me urdher te Amerikaneve

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    Ik more bq komunist muti

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Km

                    Jemi ne Prag te luftes se trete boterore.Hapi i pare rregullimi i legjislacionit per nje Ushtri te madhe,Jo Ushtri mercenaresh rrogetare.Lufta nuk do te thote vetem drejte frontit Rus.Lufte do te zhvillohet Edhe ne thellesi te prapavijes .AQ me teper ne Shqiptaret,serbet menjane ,greket menjane Mire hapesieen ajrore do na e "mbroje "greku.Po territorin?Do hyje agimi i arte(Edhe ATA Jane te NATES.)Lumsi ne.Paranojat e Enverit i luftuam,i shkaterruam.Po ato te SHaBAnit qe do na mbroje ,si do tia bejme?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrant

                      Shum e drejt sherbimi i detyrushem por do kisha deshir qe te paret te coheshin femijet e politikaneve pastaj te gjyqtatevr dhe prekurorve pastaj atyre qe kane perfituar nga pasuria kombetare Pastaj ca te mbes te vene femijet e atyre qe ven mbrapa politikaneve neper mitingje

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tigri

                        Fiks

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qytetar

                          Emigrant ! Te pershendes !

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          Eshte sot nji veprim Emergjent i Shqiptareve

                          Shqiptaret nuk mundet te jen ala sot ata qe kan qen ne epoken e Zogut te Kurves ,qe sdinin te Organizoheshin e merrnion masat e duhura vs Situatave te ngaterruara qe kercenon Paqen ne Bote . Shqiptaret nuk mundet te jen sot ata ,qe shikojme ne Emisjonet e ndryshme Dokumentare mbi te kaluaren qe mbasi i lane ne meshir te fatit ,mbas ikjes se Turqise nga teritoret Shqiptare , u ben Preh e Hienave Serbo-Grek qe rrethonin Shqiptaret ,ku Masakroheshin si njerez pa zot ,si me qen nji popull skllav i paDinjitet . Jane Dokumentare qe te ngren gjakun me shpejtesi lart dhe bejne te ndizesh flak nga ajo qe shikojme se cfar kane bere Hienat rreth nesh me popullin e paroganizuar e paUshtri te paarmatosur Shqiptare , Masakra ,debime te popullsisse ,pastrime etnike si pasoje sot shume Teritore tona Shqiptare ,i kan rrembyer Hienat serbo Greke ,sigurishte jo pa ndihmen e Europes e Rusise . Pra qe ne Shqiptaret mos te bejme Idiotin e Historia mops te perseritet , duke i thirrut pak Mendjes ,qe serbi e greku mos te vij ne shtepite tona e Theri prindwerit grate nanat e femijet tona , duhet te Krijojme menjiher Stradegjite tona ,qe ne cdo rast ,Familjet e Atdhdeu jone ,te jet i mbrojtur nga nji USHTRI SHQIPTARE ! _Ata qe na e hoqen Ushgtrine e shkaterruan Ushtrine apo hoqen Ligjin e Sherbimit te Detyrueshem Ushtarake dhe e kundershtojne _ duan ta fshijne Shqiptaret nga Harta e Ballkanit dhe Europes ,jane bijt e Bushtrave Antishqiptare . Ose beni menjihere nji Ushtri Shqiptare e armatosuni sa te mundeni ,ose _ do pereseritet Historia e Massakrave te Shteteve Shkerdhata qe na rrethojne

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tata luigji

                            Per shqiperin duhet te kthehet me patjeter dhe tu tregohet kesaj rinie te cthurur qe e ka mendjen per te vjdhe dhe grabitur, jo 6 muaj por tre vjet dhe kryesisht ne kohe dimri dhe vetem ne veri te shqipeis. Jane kot vetm vjedhin dhe vrasin.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              DmJ

                              Dhe kjo eshte arsyeja primare pse duhet te kthehet Sherbimi i Detyrueshem ushtarak. Pertej perrallave me lufte.Kemi nje brez te ri 18-25 vjec qe se ka haberin cdo te thote rregull respekt dhe bindje. Shumica jane parazite qe nese spunojne dhe nuk punojne se shembull kane te fortet dhe vipat e instagramit e BB.

                              Përgjigjjuni
                            2. 1
                              1001

                              Po me ligjin e blerjes se detyrimit ushtarak cdo behet ?? Do hiqet ?? Te hiqet qe te kete kuptim sherbimi i detyrushem ushtarak , perkundrazi detyrimi i sherbimit ushtarak behet vetem per arsye ekonomike ....te zhvasin familje shqiptare qe kane djemte e tyre per sherbim .... Hiqeni ate ligj , hiqeni dhe ushtrine profesionale , u mbush ushtria profesionale me pabuksa , langaraqe dhe te pakualifikuar e te pa stervitur ....eshte koha qe sherbimi ushtarak dhe ushtria te mari formen e dikurshme ....ushtri e regullt e mobilizuar dhe e armatosur ....kane shtete te tjera potente dhe te forta sherbim te detyrushem ushtarak , ne me sa duket jemi me perpara .... E beri Sali qelbesire ushtrine si kaposhi nje thele ...ku kush do serb dhe grek kercenonin Shqiperine me aneksim , ju kujtohen deklaratat e Miloshevicit ?? Qe Shqiperine e mar me gjuhetara , apo berjen gati dhe zhvendosjen ne Jug te ushtrise helene per nderhyrje ne 1997-ten .....armatosuni ndyresira , armatosuni se kane ardhur kohe shume te keqia .....nuk shikoni se cpo heqin ukrahinasit ?? Apo jenei qeruar nga hajdutlleqet dhe pasuria e vjedhur ???

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                Sic goditi SaliHu ne cdo qelize vendin, ne emrion te gjithckaje goditi dhe ushtrine. Apsolutisht dakort me Andonin.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astriti

                                  ngadale ngadale do na duhet te kthejme sherbimin ushtarak .dhe duhet te themi ....enveri kishte te drejte .ngadale ngadale duhet te forcojme mbrojtjen . te kthejme ne te perdorshem bunkeret .dhe duhet te themi ....enveri beri mire qe i beri se muhd te na duhen per te shpetuar koken .ngadale ngadale duhet te kuptojme se paqja seshte e pafundme se betejat mund te jene ne prag prandaj duhet te pergatitemi .....se xhaxhi keshtu na thoshte ..se ballkani eshte fuci baruti thoshte xhaxhi jo thame ne pas 90 =tes eshte fuci birre dhe vere , por tani e shohim qe qenka baroti sic na thoshte xhaxhi .shkaterum gjithcka pa e kuptuar se po shkateronim veten tone .menduam se po vraponim drej lirise por vone e kuptuam se ishte mirazh ...menduam se liria e fjales paskish qene gjithcka por vone e kuptuam se te bertasesh ne shpelle ku nuk te degjon njeri nuk ka piken e vleres .e keshtu me rradhe pasi kemi prere degen ku rrinim te mundohemi qe pema te na fale nje dege te re me shpresen qe mos ta presim perseri

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shoku i skënderbegasit.

                                    Për të mbështetur idenë e Ben Andonit për rolin e Ushtrisë në edukimin e brezit të ri, do tu thosha lexuesvetë lexojnë faqet e skënderbegasve gjatë këtyre ditëve që ishte përvjetori i Shkollës së tyre. Përtej politizimit , do të shihni se ç’do të thotë edukim atdhetar, por edhe forcim karakteri dhe fizik, për të cilat të rinjtë e sotëm kanë aq nevojë. Jo çdo përvojë e asaj kohe duhet mallkuar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mendimi im

                                      Ne balle te luftes do vihen padyshim deputetet me shkolle te mesme, çunat e biznesmeneve te medhenj, ndertuesit me dhe pa leje, shfrytezuesit e pasurive tona minerare, trafikantet e droges dhe te njerezve, menaxheret e rrjeteve sociale per partite. Ketyre u shkon edhe pushka ne krah, edhe fasulja ne tubin e skapamentos. Te tjeret do tu hipin anijeve dhe do marrin rrugen qe moren arbereshet dikur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Myslimani.

                                        O ben andoni mallkuar qofsh. Co femijet e tu po deshe. Jo tanet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Myslimani

                                          Edhe ti çofsh mallkuar!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. V
                                          Vranakonti

                                          Shqipera sot eshte me bythen zbuluar. Amerikanet na komandojn qe t'a mbajm bythen drejte. Vendi yne ka nje ushtri simbolike,13 mije vete,vetem te pastrojn pleherat,te pastrojne bregdetin,te shkaterroi parcelat e doges se per mbrojte nuk behet fjale fare. Nje agresion i mundshem ushtarak,nga ndonje krize nderkombetare,shqiperia dorezohet pakushte. Ushtrine e shkaterroi agjeni i UDB jugosllave Sali Berisha.Kjo eshte fatkeqesi. Sherbimi i detyrueshem ushtark eshte shume i mire dhe i domosdoshem,sepse ka nevoje vendi yne,por ajo eshte nje shkolle,apo nje universitet per djalin i cili edukohet jo vetem ne perdorimin e armes luftarake,por edukohet me nje moral te larte,edukate dhe nje mirekuptim te drejte ndaj punes. Sherbimi i detyrueshem ushtarak eshte shume i veshtire te realizohet,se te rinjet nuk i binden qeverise, iken jashte shtetit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. U
                                            Ushtrine Shqiptare e kundershtojne antiAlb

                                            Nuk ka vend fare per ta diskutuar kte gje. Ne kushtet e Krizave te gjithaeneshme te ksaj Bote ,qe ska siguri ne asgje e per asgje , duhet qe Shqiptaret ta shikojne krijimin e nji Ushtrie Moderrne ne kuptimin e asj te Natos si shtetet e Natos ,te D o m o s do s h m e ! Pa Ushtri s'ka Komb .Pa ushtri s'ka shtet . Pa ushtri ben Armikun trim dhe automatikishte nxit ate te sulmoje . Nqs gjithe Shtetet e Natos kane Ushtri Moderrne atehere duhet qe edhe ne Shqiptaret te kemi nji Ushtri Moderrne si te gjithe . Detyrimi i sherbimit Ushtarake per shqiptaret eshte ceshtje Ekzistence Kombetare jo Lluks ,kur dijme se kemi kunder gjithcka rreth nesh dhe sepse jemi nji vend me nji popullsi shume me te vogel ne krahasim me Ushtrite e vendeve te tjera . Pra jemi te detyruar te kemi nji Sherbim te detyruar Ushtarake qe ti pergjigjemi Raportit te zhdrejte qe kemi me vendet me nji numer te madhe Ushtrie sa gjithe populli jone dhe kane Armatime Moderrne . Ne te tilla kushte , eshte Emergjente nji Sherbim i detyrueshem Ushtarake dhe ktu .s'ka vend aspak per mendime Ndryshe nqs je Shqiptare . _ Problemi eshte se , Drejtuesit e shtetit Shqiptare nuk njohin aspak Ushtrine e cdo te thote Ushtri per nji vend ,sepse nuk e kan ne gjake Ushtrine ose mashtriohen nga Diplomacia e Djallit ,qe pasi e c'armatosi Shqiperine me Veglen e tij te dal nga Shpella ,mbasi na e vuri ne krye te Shtetit , e la Shqiperine pa nder ,nudo para Hienave , ne nji Raport te njejte si ne epoken e Zogut , kur shqiptaret u masakruan nga Armiqete tane Shekullore te aramtosur nga Europa duke kryer spastrime etnike ,masakra e gjenocide ,kunder popullit Shqiptare . Qe sot ,ne kte Shekull ,mbas kaq gabimecve Historike ne te bejme te Njetin Gabim fatal ,si dikur e rrijme te c'aramtosur ,kjo eshte ne shume se Turp por Vetvrasje Kombetare ! Shpresoj qe KM jone te tregohet me pragmatiste vs Sistuatave sot ne Bote e mos ngeli peng naive i Diplomacive se Djallit ." I Zoti e nxjerr Gomarin nga balta " Nuk drejtohet Ushtria me pelesher e Fake Minsitri . Sot Shqipetaret duhet te krijojne Sradegjite e tyre ,per ti bere balle cdo Lufte Boterore (Nato le te mbroj bythet e grave te politikaneve ,Un si shqiptare dua qe Atdheun tim ta mbroje vet Dinjitoze si te paret tane jo si krimb zvarranik .Mblidhni mende e veproni pa humbur kohe e mos pirdhni asnji cfar eshte e mire per Shtetin Shqiptare .Boll me !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Erdogan

                                              Sa per “Agrisivitetin” e Rusise kjo u vertetua me perpjekjen e Angloamerikaneve te shkeputjes se Ukraine’s Rusise. Imagjinoni you se per 15 dite te marre Rusia Krimene? A nuk ja dhuroi Bashkirmi Sovjetike Ukraine’s nga Hrushovi? Perse you ankoheni per Camet e Islamizuar te Thesprotise nga pushtuesit Osmane? Sa per funksionarin “Shqiptarin” e larte qe Greqia po e kerkon te shlyeje Detyrimin Ushtarake Greqia e edukon qe do Mbroje Epirin e Kastriotit dhe te Pirros nga Turqia dhe Turkoallvania.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mbresa

                                                KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                                                Përgjigjjuni
                                              2. S
                                                Shqiperia Etnike

                                                Eshte thjeshte e pamundur. Shqiperia eshte nje nga vendet me te falimentuara te planetit, qe ka vlere mizerjen Absolute me nje borxh te frikshem, varroses. Kur flitet per nje ushtri te rregullt me sherbim te detyrueshem ushtarak, paraprakisht ndertohet doktrina, teknika luftarake, kuadri ushtarak- inxhinjerik i specializuar dhe sovranizmi teknologjik. Me pas infrastruktura ushtarake qe perfshin baza, reparte, qendra stervitore, poligone, fjetore, mensa, klasa, depo armatimi, rrjete spitalore, kuadrin mjekesor ushtarak, infrastrukture vendstrehimi per familjen e ushtarakeve, shtepite e ushtarakeve, parqet e transportit ushtarak, logjistika e furnizimit me nafte, ushqim, transport,veshmbathje, pjese kembimi, etj, etj. Ne fund pikat e grumbullimit dhe mobilizimi i detyrueshem. Ne kushtet e sotme flasim per investime me miljarda dollare, pasi gjithcka eshte shkaterruar dhe kanibalizuar egersisht nga kafsheria berishiste, kanibalizim qe vazhdon ende me qeverine Rama me bazat e mbetura detare. Pastaj Shqiperise dukshem i eshte mohuar dhe ndaluar cdo e drejte vetmbrojtese apo formim ushtrie, nga Greqia, NATO dhe vete Amerika. Pak a shume mohimi i ushtrise shqiptare duket nje klauzole e fshehte per aderimin ne NATO, midis Greqise, klases se shitur politike shqiptare dhe gjithe NATOs qe i jep sovranitet absolut mbi Shqiperine. Nese ne nje te neserme NATO pushon se egzistuari, Shqiperia ngelet legjitimisht nen Greqine dhe Italine qe sot gezojne sovranitetin mbi qiejt, detin dhe nje pjese te rendesishme te territorit shqiptar, plus nje ligj grek lufte aktiv, si thike ne gerrmazin e Shqiperise, qe ka mbeshtetjen ne heshtje te gjithe BEse dhe Amerikes. Nuk mund te luftojme pa qene ne gjendje te mendojme me pare, biles as koken tone!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rrofte Ushtris Shqiptare!

                                                  Shqiptarte duhet te ndertojne nje ushtri moderne dhe te forte, sic e ka Isrelli Nje ushtri e forte do ti detyroj komshijt te na respektojn si shqiptar kudo qe jemi, dhe i mundesojn shtetit shqiptar zhvillim e dinjitet. Keshtu jo vetem do te nderpriteshin lakmit e komshijve se nga Shqiperia mund te grabiten toka e dete, por edhe shqiptarte qe jetojn ne trojet e tyre ne shtetet fqinje do te respektoheshin si shqiptar per ashtu sic jane.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Leo

                                                    Jo me kot Letonia e beri sherbimin ushtarak te detyrushem Situatat e sotme nderkombetare na e detyrojne kete

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      E keqja qendron gjihtmone ne Qeverite tona !

                                                      Asnjiher ne nuk kemi pasur Qeverri (pervec epokes Komuniste ) qe perfaqsonin denjesishte interesat e Shqiperise . Ne kte katraure apokaliptike FakeDemokracie , armiqte tane shfrytezuan Naivitetiin e Fakeshtetit mbetur mbas ikjes se E.H dhe e hsndruan Shqiperine ne nji vend Mesjetare duke na shkaterruar ne gjthcka jovetem ne Ushtri ! E njejta gje ,madje shume shume me e keqja mundet te na ndodhe sot mne kushte te tilla paUshtri e paSiguri .Nqs shtepia s'ka Burr qe ti dali Zot , vjen i huaji e te rremben e shpatallon gjithcka ke brenda ,te pambrojtur dhe ne shqiptaret e njohim me mire se asnji popull tjeter kte Te Mete ! _ Problemi eshte ala sot ,se edhe pse Bijt e Kurvave Esadiste qe Bota na solli ne Pushtet dikur e na shkaterruan gjithcka nuk jane me ne Pushtet ne Shqiperi ,edhe nga kjo Palo Qeverri qe kemi sot , s'kemi asnji lidhje si popull me Pushtat Pordhacet e Madheshtise prej Politikani ,qe neve si popull s'na perfaqsojne ne asnji aspekt .Pra Qeverria jone nuk perfaqson ate qe na ineterson neve si popull si shqiptare ,por Politikat e te Huajve ne Shqiperi ,prandaj ne mbetemi permanent te rrezikuar si Shtet e Komb .Shteti Shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Ksove nuk pefqason Interesat Kombetare . Te rrish st pa Ushtri eshte njelloj se te jesh Nudo brenda nji dhome rrethuar me karuca ne duar

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        JNE KATUNDAR PA ATDHE

                                                        Vranakont : Shqiperia dorezohet pa kushte thonj ju .E keni gabim zoti kapiten i Skenderbeut .Shqiperia pa kushte eshte dorezuar qysh me 1991 .Sot Shqiperia copertone pa kushte.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Velo partizani

                                                          Sherbimi ushtarak ne Shqiperi eshte nje domosdoshmeri absolute. Per keta qe kane frike se do ju shkojne femijet ushtare, nje pyetje kam. Më mire tju përdhunoje serbi fëmijet apo tju vriten ne lufte kunder tyre ? Pyesni kosovaret per kete, se ata e kane te fresket.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Leshi bumes kadaif

                                                            Kerkojinini llogari njehere atyre që shkaterruan ushtrine, që shkaterruan dhe shiten gjithe armatimet duke filluarne te gjitha lloje det , toke dhe ajer dhe pastaj mendonim per ushtri Kombetare te detyruar se sipas llogarive është vjellur dhe shkaterruar nje vlere monetare e armatimit shqipetar prej 130 miliardesh dollare

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vezhguesi

                                                              Sherbimi ushtarak duhet te kthehet urgjent jo vetem per meshkujt, por edhe per femrat sikurse e ka Izraeli. Ne jemi vendi i vogel dhe nuk kemi mjaftueshem njerez per perjashtuar femrat. Sa per ate qe na mbron NATO, ky thjesht eshte nje Iluzion. Greqia dhe Italia jane ne NATO. Besoni ju se Italianet dhe Greket do vriten per ne ne rast te nje agresioni nga Ruso sllavet? Harrojeni. Duhet patjeter te rrisim fuqine mbrojtese ne keto kohe te paparashikueshme..OK. Amerikanet mund te na japin ca arme ne rast lufte, por kurresesi ushtare. Prandaj duhet te kemi ushtrine tone, ndryshe ne cdo kohe rrezikohemi dhe vazhdimisht shantazhohemi nga vendet armiqesore rreth nesh. Sa per ata qe shajne ushtrine tone te komunizmit ose nuk e njohin realitetin e asaj kohe ose jane keqdashesh. Ne ate kohe nuk mund ta shantazhinte kush Shqiperine , jo me ti kerkonin copa nga deti...

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shane Myrtaj

                                                                Per mendimin tim per sa i perket fushes ushtarake dhe mbrojtjes duhet te mbeshtetemi tek Turqia qe eshte Aleati me i sinqerte dhe pa kushte i Shqiperise.Turqia ka nje ushtri te forte e pregatitur shume mire prandaj nuk i frikesohet askujt.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Miri

                                                                  Sherbimi i detyrushem duhet patjeter, jo qe jemi te rrezikuar por qe kemi rini dhe shoqeri te degjeneruar, edukate familjare te deshtuar. Sherbimi ushtarake eshte shkolle disiplinore dhe te behet i detyrushem pa dallim gjinie qe rinia te shkeputen nga interneti, ekranet dhe viplläku qe ka kapluar shqiperine.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. s
                                                                    shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

                                                                    Sherbimi i detyrueshem ushtarak nese do tentohet sic enderron ky Benko Andonaqi ne kete vend ku perdite familje te tera po ikin per t'ju larguar kesaj Xhungle me emrin Rilindje eshte vetem nje shashke tymuese e ngjashme me ate "Shendetesine falas" te premtuar aq solemnisht.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. e
                                                                      eli-tiv

                                                                      ...me ne fund nje mendje racionale....sherbim i detyrushem per djem e vajza...per vec te tjerave do te jete moment edukimi per rinjte ...e te duan vendin e tyre..ju vetem te rinjte qe banojne ne Shqiperi...por edhe femijet e emigranteve qe nuk bejne ushtri ne shtetet ku banojne..

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. U
                                                                        Ushtari

                                                                        E keni gabim, RININE e kemi te forte, shkojne ne palestra bejne stervitje. Pyesni saliun, a eshte dakort ai, shifni car do thote, ai i di mire keto gjera, saken se beni ne koken tuaj.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. R
                                                                          Rroftë Shqipëria!

                                                                          Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Shqipëri është nevojë dhe domosdoshmëri e kohës! Iluzionet avulluan, të shkelim me këmbë në tokë!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Phoenix

                                                                            Ata qe promovojne luftra, konflikte dhe ushtrira, ju rente te femijet e tyre e c'fare kane me te dashur vdekja e shkaterrimi. Zoti i mallkofte me 10 breza!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. s
                                                                              spata

                                                                              Beni ka te drejte, por zogu ka fluturuar dhe do jete shume problematike nje ligj i detyrueshem. Autoriteti dhe ndjenja kombetare ka rene shume dhe askush nuk mendon me qe kombi yne te jete ne unitet mendimi e sakrifice . Politkat e ndjekura e kane fshire nga geni ate pathos si nje nga vyrtytet qe i kishte mbetur shqiptarit . Mendoj se disa hapa paraprake duhen ndermar ( eksperimentale ). Te filloje me programe brenda strukturave te sistemit arsimor .Te futen elementet e pare te kultures dhe specialitetit luftarak . Jo me detyrim qe nota te jete percaktuese per ta . Kohe zgjatja te mos cenoje ne teresi programin arsimor.Kjo praktike do te nxjerr ne pahe se kush jane te afte e te besueshem qe me programe suplementare te jene kontigjente rezerve ne raste te situatave e nevojave te vendit. Me e rendesishmja te jene kushtet ne te cilat duhen mobilizuar kontoigjentet. Koha e qendrimit dhe stimujt material qe vihen ne dispozicjon . Jo te gjithe djemte e vajzat plotesojne kushtet per te vazhduar studimet pasuniversitare . Pikerishte me keto kontigjente mund te arrihet dicka si baze per te terhequr e rekrutuar per sherbimet ushtarake .Ka plot eksperienca qe duhen pare me ate sy qe i shkon sot mentalitetit te shqiptarve . Nuk besoje se keto realizohen me nje te keputur .Djemte e vajzat sot jane me plot aspirata qe se kane ne vemendje nje gje te tille. Emigrimi eshte kanceri qe do ti bluaj nga brenda brezat nese nuk dalim me nje platforme te re parandaluese e stimuluese .Ka shume faktore qe kane palosur njera tjetern e po i bejne shume here me te veshtira prespektivat e vendit . Kjo klase politke ka deshtuar .Te gjitha vendet e lluksit e te pagave te majme i marrin djemt ,vajzat ,niprit e mbesat te politikanve ,oligarkve dhe patronazhistve .Terorite qe po aplikohen sot ,se ke do bejme K/Bashkiak , kujt do ti japim vendin neper Abasada ,neper Ministri ,administrate ,ne kullat e vrojtimit ajrore dhe ku derdhet paraja ,jane cfaqet e kancerit qe po i grryen ato qe i duhen nje shteti serjoz e nje popullit te lumtur e atdhedashur .Jo podhcaste te bejne politkanet e drejtuesit e kupoles politke ,por edhe sikur ne thesarin e shtetit ti derdhin para e grabitura shqiptaret nuk i genjen me portale : Pirdh te cfryesh pak . Jo ti trefishoje pagat, por dhe ti derdhi si lum fondet , askush nuk e kthen fytyren nga vendi qe i lindi .Te frenosh kete shthurje kombetare eshte Aja qe duhet te behet . Te fillosh te ndryshosh raportet eshte puna me e veshtire qe do te haje kohe .

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. s
                                                                                sokratz

                                                                                E kemi mire organizimin dhe sherbimin profesionist aktual! Na duhet sherbimi rezerve! Kjo duhet te sanksionohet me ligj dhe te filloje zbatimi i tij gradualisht ne perputhje me mundesite ekonomike dhe resurset ne dispozicion. Qeveria duhet te mbeshtete modernizimin e FA me mjete dhe armatime moderne! Kthimi ne sherbimin e detyrueshem ushtarak eshte nje mendim dhe zgjidhje pa vlere dhe jo rezultative!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. e
                                                                                  emigranti

                                                                                  Deri tani megjithe avancimin teknologjik e armeve luftarake, eshte vertetuar se forca dhe mendja e njeriut eshte percaktuese ne nje lufte te mundshme. Prandaj ne kushtet e Shqiperise dhe Kosoves, te rrethuara nga vende qe kane pretendime territoriale ndaj nesh te armatosura gjer ne dhembe, me sherbim te detyrueshem ( Greqia ), ne kushtet e nje bote te trazuar nga luftrat aktuale qe mund te cojne ne zgjerim te konflikteve, eshte imperative futja e sherbimit te detyrueshem ushtarak.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. I
                                                                                    Ish student i Fakultetit te Inxhinjerise UNiversit

                                                                                    Djali I’m mbaroi gjimnaz dhe universitet ne Austri, gjeti Pune te mire dhe morri nenshtetsine austriake. Kete muaj e kane thirur te shkoje ushtar per 9 muaj, si detyrim qe ka cdo qytetar ate. Une mbarova universitetin ne 1973, bera 6 muaj ushtri pas shkolles. Nuk me gjeti gje, perkundrazi mesova shume gjera, u bera me i mire. Them se i Ben mire te rinjve dhe vendit. Nderime

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. I
                                                                                      Ish ushtaraku

                                                                                      Nje shtet pa ushtri eshte si nje shtepi pa derë!...

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. B
                                                                                        Ben STATISTIKA

                                                                                        Ben Andon je konsultuar me Lezhenden Bërishe para se te arrish ne kete konkluzion !?

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. e
                                                                                          emer?!

                                                                                          Ore, jeni në terezi sa lehtë e thoni të çojmë rininë shqiptare në luftë??? Po t'iu interesonte kaq shumë për atdheun, do ta kishit bërë këtë vend tamam dhe nuk do të lejonit kurrë të kthehet si është kthyer sot, meqë paskeni dashuri kaq të madhe. Meqë doni kaq shumë luftë dhe mendoni se duhet investuar atje, atëherë shkoni vetë, se rinia po lufton për një jetë më të mirë me çfarë di dhe mundet vetë, sepse brezat paraardhës i lanë në baltë. Nuk bënë asgjë që t'i siguronin një jetë më të mirë në atdheun e tyre të dashur. Dhe mos kini mendimin se të rinjtë nuk e duan Shqipërinë; e duan me gjithë shpirt, por nuk duan njerëzit që vetëm ankohen para televizorit dhe presin mrekulli nga brezi i ri.

                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                          Lini një Përgjigje