
Pardje në mesditë po lexoja revistën “Avokatia”, numri i fundit që përgatiti shoku e miku im bashkëstudent, gazetari i njohur Ilir Dhima. E theksova “I fundit” mes një trishtimi e hidhërimi njerëzor të natyrshëm për një koleg të vjetër në profesion, që pak ditë pas botimit mbylli sytë e iku pa zhurmë në atë botë!
Një jetë të tërë bashkë, si në Televizionin Shtetëror dhe në gazetën e përditëshme “Bashkimi”. Kujtova syrrëmbushur Dodonën e rrallë, veteranen e respektuar të Bibliotekës Kombëtare, nënën e Ilirit që lindi e rriti 3 djem të mrekullueshëm e kokëplotë dhe që dhanë aq shumë në Inxhinieri, Arkeologji-Antropologji e Gazetari. Kujtova bashkëshorten e rrallë Lindita që punoi e dha jo pak në fushën e studimeve Pedagogjike. Por…kujtova edhe një shprehje xixëlluese të tij, gjatë bisedës telefonike me Llazar Veron e pikëlluar në Filadelfia: “-Mos harroni djema, ruhuni nga të pabesët pas shpine dhe sidomos nga ata që u ka hipur beu në qafë !”. Ishte një paralajmërim pakëz hokatar e i sertë i viteve ’80 të monizmit, por edhe jo pa zarar në Redaksinë ku gjallonin ca spiunë (dolën lakuriq nga shkresat zyrtare të mediatizuara gjatë Pluralizmit). Pra, Iliri ishte i saktë, jo ne që e këshillonim të tregohej më i kujdesshëm nëpër mjediset ku kuvendonte me kolegë të tjerë !...Pa mbaruar shfletimin e Revistës, në kafene te Brryli më afrohet një ish-punonjës i Ministrisë së Drejtësisë(në sektorin e mirëmbajtjes).
-O bashkëvuajtësi im, a po e dëgjon se kush flet tani në Televizor ? (Ngrita kokën dhe pashë ish- ministrin që la si gjurmë në celuloidin e dikasterit e në media një foto ku qëndron në këmbë, duke kollofitur supë nga racionet e të burgosurve.
E di ti se ai që e dekretoi për Ministër, është po ai që më kishte emëruar mua në punë e që nuk e takova dot asnjëherë. Ndërsa ky bërxhuk, servil i pandreqshëm e i pabesë, ia hodhi në koshin e plehërave firmën. Megjithëse kisha fituar edhe konkursin e organizuar nga Departamenti i Administratës Publike dhe u reklamova në 2 a 3 gazeta nëpërmjet Njoftimit zyrtar(?!). Po, ore, po, ky që sot na hiqet i përvëluar si mbrojtës e interpretues gjelkokosh i Ligjit e i Kushtetutës. Si sot, 11 vite më parë, ky mëndjelehtë e milioner tepër i dyshimtë , na hodhi në rrugë si ta kishte Ministrinë pronën e babait. O Zot, na jep fuqi të mos hapim nofullat e të na shpëtojë ndonjë sharje devollite si ajo “dërdëlliti edhe ky bishtoja,. Gjyqet kundër tij i fituam në të gjitha shkallët, morëm edhe pak para dëmshpërblyese, por këto ama nuk dolën nga xhepi i tij…
Po ligjëronte ish- ministri “kokëxhel” duke e bërë rezil Edi Ramën e Qeverinë, sepse sipas tij, po shkelte rëndë Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën. Si gjithmonë, e paska me kundërshtarët e vet politikë (jo ekonomikë). Sepse ekonominë e tij private e paska në terezi jo duke ngrënë e shitur qofte a sufllaqe, por…me rrogën e shtetit ! Prandaj vërtitet, dridhet e përdridhet nga sikleti i madh për pronat e papronësuara ligjërisht prej kolegëve të tij oligarkë. Gogësin e psherëtin pa u ndalur edhe kur bie gjumë ose kur fundoset nëpër kolltuqet luksoze në zemër të Tiranës ku vlera e metrit katror trëmb edhe pasanikët. “Tregojnë se këtij gjysmagjelit të kollarisur e flokëngjyer, i bëka edhe gjeli vezë.
E ka vjelur mirë pushtetin, me çdo Qeveri që vjen e shkon. Prandaj ka rënë jo si pula, por si gjeli në thekër !”.
-Aman, më qafsh, si u bë Ministër Drejtësie i Republikës sonë hallemadhe ?- ngacmuam e pyetëm një jurist të vjetër jo dosido, te tavolina përkrah.
Shkoni dhe pyesni 4 të vrarët e 21 janarit te trotuaret ngjitur me selinë e Qeverisë, te Kryeministria,-na e kthen aty për aty ai.-Atyre fakirëve të pafajshëm e me duart në xhepa, sa herë del ky me një jelek dopiopetë dhe me dosje të fryra pompoze e libra enciklopedikë pas kurrizit në rafte mobilerie moderne, me siguri u dridhen eshtrat atje ku prehen padrejtësisht.
Ky fjalaman leksionesh të ndryshkura, u gradua nga Doktori si Kryetar i Komisionit Parlamentar që u ngrit posaçërisht për atë njollë të përgjakur e tepër të zezë në historinë e qeverisjeve shqiptare që nga viti 1912. U krekos e u kapardis nën kapotën e PD-së, vuri firmën e vulën e turpshme mbi mashtrimet e manipulimet trashanike fantastiko-juridike, lau duart e pista milionere, hëngri nja dy pjata me “supë burgu” e qofte nga kioska pranë Librit Universitar, fërkoi barkun nga kënaqësia që nisi e mbaroi te stomaku dhe u hodh në krevatin e natës së mbarsur me plot ëndrra karrieriste.
Mirëpo, nuk kaluan shumë orë pas përpëlitjeve e dilemave në shtrat dhe Doktori i dha sihariqin: U gdhi Ministër Drejtësie ! Kjo është e vërteta, të tjerat janë broçkulla e kumbulla në shënëndre…
Ndërsa mua nuk më shqiten ende nga kujtesa sot e kësaj dite, lotët çurk të adoleshentes gjirokastrite Ana (vajza e Ziverit) po dhe ato të Arta Dades, në një ceremoni përkujtimore të paharruar. Babai i saj u këput nga plumbat që derdheshin prej bodrumeve të Kryeministrisë, nga armët e Gardës së Republikës ! Ana tani është rritur, është diplomuar Juriste. Përfytyroni pak çaste, një ballafaqim të saj në një sallë gjyqi, ballë për ballë me ish- Kryetarin e Komisionit famëzi ose me vajzën e vet… Shtatë vite më parë, unë isha skeptik, ndoshta njëlloj me ish-Presidentin, Bamir Topi, për reformën në Drejtësi. Madje, Bamiri ka bërë disa herë apel publik, duke kërkuar drejtpërdrejt “të bëhet Drejtësi për ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011”(në një intervistë a shkrim, bëri portretizimin më të plotë e të saktë të ministrit yzmeqar partiak). Skepticizmi i tij ishte real, konkret, me adresa, me emra e mbiemra. Paradokse të kohës pa kohë të maskarenjve ! Si mund të reformohej sistemi i Drejtësisë “kur njerëz që kanë mbështetur padrejtësitë e një pushteti që vrau 4 njerëz në Bulevardin e Tiranës, sot japin opinione se si do jetë Drejtësia nesër”(?!). Ja, shikoni e dëgjoni ish- ministrin kokëxhel që nuk bie gjumë e as ngrihet kur këndojnë gjelat dhe as zgjohet herët me ta. Ca kolegë të mi seriozë e pagëzojnë “gjel fushe Maliqi”. Por në të vërtetë nuk është plotësisht pupagjel, gjel deti apo gjel i egër. E as shpend i egër uji me emrin Gjelëz. Dhe as ha ndonjëherë këmbë gjelëze “sa për aperitiv”! Mos ngjan me një gjeluc mburravec e me trup të vogël, i paaftë e i pazoti si shtetar ? Le ta mbyllim me atë urtësinë shqiptare fare pak të njohur: “Trupi gjel, truri mel !”. Zakonisht përdoret e “thuhet për një njeri që e mban veten lart por e ka kokën bosh”…
Veçse në nahijen e tij i bien më shkurt : “Ishte aq i vogël, sa i binte maces me lugë!”…
Nje shkrim brilant Kristo. Ja paske cjerre masken ketij "gjysmagjelit". Nje njeri medioker dhe nje jurist i pafate. I cili nuk ka asnje vlere dhe asnje kontribut ne Jurispudencen shqiptare. e vetmja merit qe ka pasur si Jurist, ka qene ajo e vjedhjes se "Supes se te Burgosurve"
E ku pjerdh fshatari morracak,skuthi buburrec halim,nga shkrimet e Kristos. Kjo sepse veshet e tij prej rreshqanori,as e degjojne dhe as e kuptojne ate gjuhe. Karshi ketij mikrobi malinj,tipik i ketyre nahijeve,duhet te veproje drejtesia,qe fatkeqesisht eshte sozia e tij. Dhe kush ta vere ne levizje kete drejtesi,kryeveziri karrierist dhe frikacak i semure,apo turma, mender shoqeria orientale,qe vazhdon te gjerbe kafen kokeulur dhe te peshperite nga bytym-kafenet
Sherbetori i pervuajtur i nongrades Eduart Halimi i cili po te ishim taman shtet demokratik duhet ta nxirrnim per bythesh nqse punon ne nje institucion qe ka lidhje me drejtesine.
A re Xristo. Cfare lidhje kini you me Dhodhonin (Dodona). You luftuat per Italine fashiste dhe nga ana tjeter pretendoni se jini pasardhes te Pirros dhe mijera Epirote qe luftuan per te cliruar Magna Grecian nga pushtuesit Romake. Megjithese Romen e ndertuan Greket e Troas ne Dhardhanele. Po keshtu edhe per Osmanet duke mbajture Ofiqe dhe Tituj si Vezire,Pasha,Bej,Aga,Hoxhe,Dervish,Muhip etj. Tani kini Mik hajdutet e Parthenonit dhe mijera Veprave Greko-Ilyre colonizatoret Angloamerikane qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Nuk lahet mu.......i me shu........e o Xristo. Populli (popola) thote. Cfare do besh do te te bejne. Nuk kini pare gje akoma. Ketu lahen Gjynahet e "Rilindasve" Osmane te ashtuquajture Skiptare.
O Erdogani grek pse e krruan bythen me leter zmerrile. Mos u merr me keto pune se jane te thella. Ik gjej ndonje papu andej qe po i nerr bytha flake qe tia shuajme zjarrin dhe te na jete mirenjohes si shume nga shoket e tu
E ke qare Kristo. Nje figure e urryer kjo e ish ministrit Halimi, ushtar i perulur i Berishes.
Ç ‘ ma ngrove shpirtin me këtë shkrim ( analizë real- historike) , o Kristo Gazetari ! Më mirë , më ç’ koqur , më konkretisht dhe artistikisht nuk besoj se mundet të thuhet e shkruhet për këtë fytyrë servili a levantini!? Kanë filluar të flasin Intelektualët . Unë vetë i kam përjetuar keq ato kohëra të zeza, por … , vetëm pena jote di t’i përshkruaj !