Përrallë.
Na ishte sec na ishte! Në një mbretëri të vogël buzë detit, ku shumë gjëra ndryshonin çdo ditë por gjithçka mbetej njësoj, sundonte një Mbret i cili njihej në tërë botën e vogël ballkanike për një tipar të padiskutueshëm: ishte më i madhi nga të gjithë mbretërit rreth e rrotull. Ka që thonë se kur ai ngrihej në këmbë, hijet e pemëve lëviznin për t’i lëshuar vendin. Ka të tjerë që betohen se në ditë me mjegull, njerëzit e ngatërronin me një minare. Zogjtë, për respekt, fluturonin gjithnjë më ulët se gjatësia e tij.
Mbreti kishte një kalë, një kafshë të famshme që ishte bërë simbol i fuqisë së tij. Një kafshë që e donte me shpirt, sepse ky kalë i bindur i jepte Mbretit ndjenjën se ai sundonte jo vetëm pallatin, por edhe natyrën. Kali ishte aq besnik, sa nuk bënte asgjë që i ndalonte Mbreti, edhe kur kishte tepër uri. Ishte apo nuk ishte Mbreti pranë, ai e kishte meritën të mos hante as kumbulla dhe as dardha edhe kur Mbreti nuk e kishte mendjen.
Njerëzit thoshin se kali e njihte zërin e Mbretit aq mirë, sa kur ai fliste, kali e ulte kokën si shenjë respekti. Dhe kur Mbreti heshtte, kali rregullonte frymëmarrjen për të mos prishur qetësinë mbretërore. Bile kali merrte me mend edhe çfarë mendonte Mbreti dhe bënte gjënë e duhur edhe pa ia kërkuar.
Të gjithë mbretërit përreth, nga malet në veri tek fushat në jug, e kishin zili këtë kalë. Disa thoshin: “Sikur ta kishim dhe ne një të tillë, as truproja s’do të na duhej më.”
Mirëpo një mëngjes, ndërsa Mbreti ishte duke planifikuar mbretërinë për vitin 2030 (sepse përse të mendosh për sot, kur mund të sundosh edhe të martën e pas dhjetë vjetëve?), stallerët e pallatit u futën në dhomë duke u dridhur. Në fillim nuk flisnin dot. Më pas tentuan të flisnin, por u doli vetëm një ofshamë. Dhe më në fund, njëri prej tyre, i cili ishte më i guximshmi nga frikacakët, tha:
— Madhëri… kali… pra, kali juaj… duket se është… pak… shumë… i palëvizshëm.
Mbreti ngriti vetullën, gjë që e bënin vetëm ata që guxonin.
— Palëvizshëm? Kali im nuk është palëvizshëm. Mos është sëmurë kali im?
Por kur një vështrim në stallë ia tregoi realitetin e ftohtë (dhe pak të rëndë në nuhatje), Mbreti, në një frymë aristokratike, deklaroi:
— Të thirren doktorët!
Mbreti nuk mund të pranonte këtë fenomen të zakonshëm të botës së gjallë. Ai thirri në pallatin e tij të artë doktorë, shkrimtarë, poetë, piktorë, astrologë, këshilltarë, analistë të paguar dhe disa gazetarë oborrtarë që kishin zakon t’u flisnin qytetarëve rreth Mbretit.
Të gjithë u mblodhën rreth kalit të shtrirë: disa mbanin frymën, të tjerë mbanin hundët, disa të tretë mbanin buzëqeshjen që u kërciste nga sforcimi.
Shkrimtari i parë, mjeshtër i lavdisë, foli i pari:
— Madhëri, kali juaj është në një fazë të thellë reflektimi. Ai ndodhet në një gjendje filozofike ku trupat thjesht pushojnë për të rigjeneruar shpirtin.
Piktori më i kërkuari i pallatit, i cili gjithmonë i bënte portretet e Mbretit më të rinj, më të bukur dhe më të gjatë seç ishte në të vërtetë, tha:
— Kali juaj është një vepër arti në qetësi absolute. Me pak dritë të ngrohtë dhe një kadife blu, ai duket sikur do të niset vrap. Kjo provon se energjia e tij është këtu me ne.
Astrologu, që mbante gjithmonë një tub me yje të pikturuar, theksoi:
— Madhëri, yjet kanë folur. Kali juaj është në një tranzicion galaktik që kërkon qetësi.
Gazetari i pallatit, që kishte shkruar 57 artikuj se si gjithçka në mbretëri shkonte mrekullisht mirë, shpalli me zë kumbues:
— Këtu kemi një fenomen sa politik, aq edhe shkencor edhe letrar. Sipas të gjitha burimeve të mia, kali është në një periudhë pushimi, për t’u kthyer edhe më i fortë.
Mbreti i dëgjoi të gjithë dhe, i lehtësuar, urdhëroi:
— Ngrijeni kalin në këmbë! Rregulloni shalën! Ndezni dritat! Këndoni këngë! Rroftë kali!
Dhe njerëzit, të mësuar të shikonin teatrin e pallatit si strehë nga monotonia e përditshme, festat i kishin qejf.
Por ditët kalonin… dhe me to edhe turma filloi të rrallohej. Në fillim u larguan ata që kishin hundë të forta, pastaj ata që s’kishin fare nerva, e më në fund edhe ata që deri dje betoheshin se “çdo gjë është çështje perceptimi”.
Era e keqe e kalit u bë më e famshme se vetë Mbretëria , madje disa udhëtarë të huaj tregonin se aromën e ndjenin që nga kufiri, sikur të ishte ndonjë shenjë hyjnore për të marrë arratinë më shpejt.
Njerëzit e thjeshtë nisën të mbanin hundët me dorë nga mëngjesi deri në darkë. Fillimisht dukej si një lëvizje e vogël spontane: një grua në treg, një burrë te furrtari, një fëmijë te shatërvani. Pastaj u kthye në modë.
Të gjithë rrinin rrotull kalit me duar në hundë, sikur ishin pjesë e ndonjë festivali të çuditshëm ku çmimi i parë ishte: “Kush rri më gjatë pa u alivanosur”.
Dhe kur edhe kjo metodë dështoi, secili nisi të bëjë valixhen. Në fillim ikën disa familje drejt mbretërive fqinje ,duke pretenduar se po shkonin për “pushime të shkurtra”. Pastaj ikën edhe disa të tjerë drejt perandorive të largëta , me justifikimin se “klima u përkeqësua”.
Me kalimin e ditëve, rruga kryesore u mbush me njerëz që tërhiqnin valixhe, çanta, karroca, qentë, macet dhe kush e di çfarë tjetër, duke lënë mbretërinë më bosh se një stadium pas mbarimit te ndeshjes.
Dita-ditës mbretëria boshatisej. Njerëzit iknin me valixhe nëpër duar, ndërsa oborri vazhdonte t’i këndonte kalit të ngordhur sikur ishte ende gjallë. Në fund, në sheshet e zbrazura mbetën vetëm era e rëndë dhe zhurma e valixheve që largoheshin.
Thuhej se pothuajse gjysma e popullsisë ishte zhdukur “me shpejtësinë e erës”… edhe pse, të themi të drejtën, ishte aroma ajo që i shtyu.
Dhe kështu mbretëria mbeti me kalin e ngordhur në mes të sheshit, me oborrtarët që këndonin, dhe me një erë që nuk po largohej.
Bravo Thoma!
Sa kanë vjedhur në RTSH në kohën tënde o Tomi loqja? Apo ato nuk vinë erë!
Ku e pe ti o njeri? Pastaj ky i hengri nja 2 vjet kot fare. Paraburgim apo nuk quhet. Ne kohen e ketij une vete Tvsh shikoja ketu ne emigracion.
Thoma, me këtë paçavure të kopjuar ke ofenduar një popull të tërë. Mendoje thellë dhe ky është përfundimi që del nga hipokrizia jote tipike e sojit që i përket.
BUKUR ,,,.POR THENIA QE PO HANIN DARDHA FSHEHURAZI NUK ESHTE SE DUKETT,POR VETEM NE FANTAZINE E PROKULOQEVE TE SPAKUT. .......TANI DUKET SE PROKULOQET E SPAKUT NE BASHKEPUNIM ME NDERKOMBETARET PO MUNDOHEN TE BEJNE BALLANCEN,,,,,,PER TI MBUSHUR MENDJEN BERISHES DHE KRIMINELEVE TE TIJ SE NUK ESHTE VETEM AI QE DO DENOHET.....POR ME ARRESTIME TE PADREJTA DHE TE PABAZUARA NE PROVA (KU JANE PARATE QE KETA PERFITUAN NGA KORRUPSIONI ,PERVEC RASTIT TE KOKES,PRA MINISTRI QE ESHTE NE BURG),PROKULOQET ,PO BEJNE NJE PUC TE VERTETE NDAJ SHTETIT....NGELET PRESIDENTI QE PO I VIJNE VERDALLE SE PO PUNON JASHTE ORARIT DHE KRYEMINISTRI , QE SIPAS KUNDERSHTAREVE NDAN ME KETA PARATE.......PO KAQ SHUME PARA QE QENKAN VJEDHUR ,DIKU DUHET TE KISHTE NJE SHENJE.....PER NJEREZIT E NDERSHEM ESHTE THJESHT NJE GODITJE PER RRUGEN EVROPIANE TE SHQIPERISE.......NGA FORCA TE ERRETA NE VEND POR EDHE NE BOTE......MENDO QE JEMI KAQ AFER EUROPES DHE ATA QE E KANE NE DORE GODITEN GATI NE FINISH......
Keshtu po ndodh dhe duhet te vazhdoj edhe ne kete vend pa kuaj por te mbushur me hajdute... Te gjithe te ndershmit(po te kete)duhet te ikin dhe te lene hajdutet te vjedhin njeri tjetrin derisa te mos kete asgje per te vjedhur
Pse i shan mbreterit o Thoma.Gjysma e Europes eshte mbeteri po Jo si mbreti jone Zogu i zi....po ta duash shkon se Ka dhe pallt, shtat,para e zanat te zihet me njerezit rruges...po me kalin c'pate mos te ka goditur valle se deshe te hypje ne shale.,.te gjithe mundohen(ne pushtet sado i vogel te jete) te tregojne talent se dine te flasin,bertasin,shkruajne,kendojne e mbi te gjitha te bejne para Vella para' e keshtu eshte o Thoma kur bie nga kali vritesh Pak po u rrezove nga gomari te thyjen kockat... enderroni,enderroni,se endrrat per njerezit jane .
I filloi adeleshenca e vonuar këtij Gëllçit.
Bravo Gellci! Kjo eshte nje filozofi e thelle we s'mund ta kuptojne dot mbreterit tane qe jane lidhur me thonj e me dhembe pas pushtetit.
Bukur Thoma... Duket kopje e përrallave personifikuese, simbolizuese, krahasuese të kohrave të mesjetës. Por përsëri bukur. Kjo nuk do të thotë se dhe ti nuk ke qenë pjesë e oborrit të mbretit. Madje ti duhet të kesh qenë pjesë e agjitacion propagandës (si ai gazetar me 57 artikuj). Pra Thoma i gjithë oborri ishte I kooruptum . Edhe ti pjesë e oborrit ke qenë!
z. gellci, nuk besoj qe do gjenndej nje intelektua ose publicist qe do te shkruante nje biografi per ty z gellci. ke bere nje aupobiografi te sincerte , ke treguar ne menyren me te shkelqyer kush eshte thoma gellci, bile edhe kush do jete ne te ardhmen, ke shkruar edhe per shoket e tu edhe per familjn.nqs do organizohej nje konkurs se "kush ka bere autobiografine me te mire ndonjehere ne shqiperi, do te zije vendin e pare, vendin e pare pa me te voglin dyshim". te lumte penda. te lumte. je per tu marre shembull . edhe nje here ke bere mrekulli autobiografi. rrofsh z gellci, te na rruash sa malet, te na rruash me gjithe shoke , qe per hire te vertetes nuk i ke te pakte, je rritur midis tyre, do te te jene mirenjohes se ke shkruar edhe per ata. jam i sigurte se as edi paloka, as ben blushi. bile as sonila meche nuk do ta kishin shkrua me bukur. suksese,suksese
Bravo Thoma, por mos harro se nje nga kuajt e ngordhur te mbretit je edhe vete. Kudo nga shkon kundermon ère te qelbur hajduti.
Dhe eren e kalit te ngordhur, nuk e ndjen, vec rama, pasi qelbet ai vet, me shume se vet kali.
Kali i ngordhur i mbretit eshte reforma ne drejtesi qe lindi e vdekur dhe po vret shpresen e shqiptareve . Ajo do beje qe njerezit te ikin edhe me shume dhe po na kthen mbrapa duke sabotuar perparimin e vendit.
O Gellci, nuk ka nevoje te flasesh me gjuhen e Ezopit o burr. Demonkracia i ka keto avantazhe, fol c'te duash sot per Ramen apo dje per Berishen dhe nuk te hyn ferra ne kembe. Jemi ne kohen e Tv, te portaleve e te rrjeteve sociale ku secili fol pa dogane e pa u trembur nga hakmarrja e pushtetit prandaj mos i bje neper Hene. Problemi eshte se ne demonkraci flet e rruan voe sic thote populli. Fol e bertit sa te duash, ata lart, Mbreti dhe oborrtaret e tij ku per pak kohe beje pjese edhe ti, bejne kerdine duke vjedhur , drejtesia ben sikur i ndjek penalisht por askush nuk i kthen milionat e grabitura me ane te pushtetit, ndersa populli vuan deri edhe per buken e gojes dhe ne pamundesi per te larguar mbretin, largohet vete.
Mos i thoni bravo këtij hajduti, këtij horri që kujtoj se u bë deti kos dhe kërkonte ndere seksuale nga çdo punonjëse e TVSH. Lëre se çfarë tha Strasburgu për ty more horr, që ti përfundove në burg nuk ta ka fajin Edi Rama, po Edi Rama ka faj që të bëri drejtor more zuzar! Je kthyer te gruaja në USA? Bëji pak fysmet familjes se deri para burgut parat ti hanin fadhnoret, tani mbase çon ndonjë gjë në familje. Turp nga hiç të bën drejtor të TVSH e tani pasi bëre plotë pisllëqe na i kthehesh Edi Ramës, ti bën mirë të lash gojën kur e zë në gojë Edi Ramën pa le kjo sarkazma jote infantile… obobo të vjen për të vjellë. Do dëgjohemi e do shkruhemi sa herë të bësh ironi idiote.
1. Lindja e Pemës së Errët Në fillim të kohëve, mbretëria kish qenë e shndritshme. Ujërat rridhnin të pastra, rrugët ishin të drejta dhe njerëzit flisnin hapur. Derisa një natë, në oborrin e pallatit mbretëror, dikush fshehurazi mbolli një farë të zezë – një farë që rritej vetëm kur dikush tradhtonte popullin. Kështu lindi Bredhi i Zi. Çuditërisht, ai pemë e çuditshme lulëzonte vetëm kur thuheshin gënjeshtra të mëdha, kur firmoseshin kontrata që kushtonin sa yjet, ose kur në zyrat e mbretërisë flitej me pëshpëritje e jo me zë të lartë. 2. Mbreti i Hijes së Vet Mbretit i pëlqente pallati i tij i gjatë, aq i gjatë sa shikohej nga çdo cep i vendit. Ai thoshte: — S’ka rëndësi ç’bëj, rëndësi ka të më shihni! Ai nuk i trembej askujt, veç hijes së vet. Kur e shikonte hijen në dritë të mëngjesit, ajo herë i dukej më e gjatë, herë më e shkurtër, ndaj ai urdhëronte që dielli të përkujdesej të ndriçonte me këndin “e duhur”. Për të ruajtur pushtetin, Mbreti shpiku një art të ri: arti i fjalëve që tingëllojnë bukur, por nuk thonë kurrë asgjë. 3. Zogu Argjendor Pranë Mbretit rrinte gjithnjë një Zog i Bardhë, që s’ish më aq i bardhë. Koha, ari dhe pasuria i kishin lyer pendët në një ngjyrë argjendi të dyshimtë. Fshatarët thoshin se Zogu kishte aftësinë të dëgjonte kontrata në kilometër largësi dhe t’i kthehej Mbretit me raporte. Disa besonin se ai zog dinte të gjente thesare të humbura, por çuditërisht thesaret përfundonin gjithnjë në duart e atyre “që merrnin frymë në pallat”. Thuhej madje se Zogu Argjendor fluturonte vetëm mbi tendera, koncesione dhe linja energjie. Në fole mbante jo vezë, por dokumente. 4. Fshatarët dhe frika Populli i thjeshtë jetonte nën hijen e Bredhit të Zi. Toka nuk jepte fryte, sepse çdo korrik e hanin rrënjët e pemës. Ujërat nuk rridhnin, sepse dikush i devijonte tek pallati. Njerëzit flisnin me murmurima, se mos i dëgjonin degët e pemës që përgjonin. Një ditë një fëmijë pyeti: — Po si ka kaq shumë rrënjë kjo pemë? Plaku i fshatit iu përgjigj: — Rrënjët i krijon heshtja jonë. 5. Urtaku i Veriut Në një fshat të largët erdhi një burrë i vjetër, udhëtar i lodhur. Ai pa pemën, pa popullin e nënshtruar dhe tha: — Pemët e errëta nuk mposhten me sëpata. Ato përdorin frikën si ujë. Nëse ju heqni frikën, pemës i shteron uji. Fjalët u përhapën. Dhe filloi ndryshimi. 6. Zgjimi i Popullit Fshatarët vendosën të mos ushqenin më rrënjët e pemës. S’pranonin më të firmosnin gjëra që s’i kuptonin. S’pranonin më t’u dukej e bardhë ajo që ishte e zezë. S’besonin më në premtime që vinin çdo dy vjet si shirat e vonuar. Ata nisën të flisnin fort. Nisën të pyesnin. Nisën të kërkonin llogari. Dhe ndodhi mrekullia: pemës iu tharë një degë. 7. Tronditja e Pallatit Mbreti u alarmua. Zogu Argjendor filloi të rrihte krahët me nervozizëm. Dosjet fluturonin nëpër ajër. Në pallat u mblodhën këshilltarët: — Ç’të bëjmë? — Hapim edhe një rrugë! — Shpallim edhe një premtim! — Krijojmë edhe një narrativë të re! Por populli nuk i hëngri më ato fjalë. U mësuan të dallonin aromën e tymit. 8. Rënia e Bredhit të Zi Dhe një mëngjes të ftohtë, Bredhi i Zi ra me një krismë që u dëgjua deri në kufijtë e mbretërisë. Nga nënrrënjët e tij dolën fletë, letra, firmosje, dhe gjurmë të vjetra padrejtësish. Toka nën pemë ishte e mbuluar me lugë të mëdhenj floriri – dëshmi se pema kishte jetuar me pasuritë e popullit. Zogu Argjendor iku. Disa thonë u largua te një mbretëri tjetër që kishte nevojë për zogj të tillë. Të tjerë besojnë se u struk në ndonjë guvë, duke pritur kohëra të reja për të dalë prapë. 9. Mësimi i Fundit Kur ra pema, Mbreti në pasqyrë pa për herë të parë fytyrën e vet. Jo të hijes. Pasqyra nuk e gënjeu më. Dhe populli mësoi një të vërtetë që do të përcillej brez pas brezi: Pushteti mund të shtohet me gënjeshtra, por nuk mund të mbahet kur njerëzit fillojnë të thonë të vërtetën me zë të lartë.
**Përralla e Mbretërisë me Dy Qeveri: Njëra sundon, tjetra simulohet** Në një mbretëri të vogël, të larë nga dielli por të zënë nga hijet, ekzistonte një çudi politike që nuk gjendej në asnjë hartë tjetër të botës: shteti kishte dy qeveri. Njëra qeveriste, tjetra bënte sikur kundërshtonte. Të dyja paguheshin nga i njëjti burim: xhepat e popullit. Por këto qeveri nuk i dallonte dot kush ishte cila, sepse për çudi të botës, bashkëpunonin më shumë me njëra-tjetrën sesa me popullin. 1. Administrata — Pylli i Rryshfetit Administrata e Mbretërisë ishte një pyll i mbushur me kafshë të çuditshme: Gomarë me kostume, dhelpra me vula, arinj që hanin mjaltë nga arkat e shtetit dhe sorrat që rrinin mbi tela duke kërkuar ndonjë fletë për të zhdukur. Në këtë pyll, ligji nuk shkruhej me shkronja, por me zarf. Merita nuk mateshin me punë, por me kush të telefononte për ty. Dhe nëse nuk kishe njohje, i vetmi formular që të jepnin ishte: “Kthehu nesër”. E nesërmja natyrisht nuk vinte kurrë. Kjo ishte administrata e Mbretërisë: Jo shërbim ndaj qytetarëve, por kullë e taksës së heshtur, që paguhej nën dorë e pa faturë. Opozita supozohej të ishte ujku i malit, simbol i forcës dhe guximit. Por në këtë vend, ujku kishte filluar të hante… sallatë. Nuk gërhiste më, nuk sulmonte më, s’kollitej as për sy e faqe. Pse? Sepse dikush i furnizonte frigoriferin me mish, në mënyrë që të mos sulmonte kopeja e tij. Në mëngjese bënte deklarata të forta, në darkë dërgonte mesazhe pajtimi. Në protesta ngrinte zërin, në tavolina pingulsonte. Dhe populli, duke parë këtë shfaqje groteske, e pyeste veten: — Kush është opozita? Dhe përgjigja vinte nga mbrapa perdeve: — Ajo që ndan tortën me pushtetin. Në këtë mbretëri, opozita nuk rrëzonte qeverinë — e ushqente. Populli i thjeshtë, që duhej të ishte zot i vendit, u kthye në publik të një teatri politik të pafund. Çdo dy vite, në skenë ngjitej një shfaqje e re: “Ndryshimi po vjen!” “Llogaridhënia do të ndodhë!” “Ne do të bëjmë shtet!” E ndërsa skena ndryshonte dekor, aktorët kurrë nuk ndryshonin kostum: njëra palë vishej si engjëll para zgjedhjeve, tjetra fluturonte me sqep të artë mbi ekranet e mbretërisë. Por populli, i ulur në radhën e tretë nga fundi, e dinte tashmë fundin e shfaqjes: dritat fiken, aktorët numërojnë fitimet dhe askush nuk kujton më për çfarë duartrokitën. 4. Pushteti i Padukshëm — Fija që i lidh të gjithë Në këtë mbretëri, pushteti nuk ishte as te qeveria, as te opozita. Ishte te fijet që i lëviznin të dyja, te njerëzit pa fytyra që firmosnin në errësirë, te duar që merrnin çdo vendim që populli e mendonte se po e merrte dikush tjetër. Ata ishin mjeshtrit e vërtetë të lojës: Ushqenin administratën me privilegje, ushqenin opozitën me poste të fshehta, ushqenin qeverinë me imunitet. Vetëm popullin e mbanin me fjalë. Në këtë vend, ku administrata është e korruptuar deri në palcë, ku opozita është e blerë e ngjitur si magnet pas pushtetit, ku populli rri e pret “mrekullinë e radhës”, përralla ka një fund të vërtetë: Nuk mjafton të ndryshohet pushteti, kur i njëjti korrupsion vesh vetëm kostum tjetër. Nuk mjafton të ketë opozitë, kur opozita fle në të njëjtën krevat politik. Dhe nuk ndryshon shteti, derisa populli kupton se është ai vetë që ka më shumë fuqi se çdokush.
Tre vetë në një barkë. Shërim Zherom. Era e djathit që i tmerroi pasahjerët e trenit.
Jo vetem te Tema por kudo qe shkruhet,ne vendin tone askush nuk merret me shkrimin,per te dhene nje mendim por me autorin qe shumica sigurisht,te gjejnë çdo lloj kleçke ne biografinë rende.Edhe diku tjeter Avokati Ndreca jepte nje mendim shume te vyer per nje nen ne Reformën e Drejtesise po kush merret me te,te gjithe vetem shajne hajdut autorin edhe pse nuk ka marre asnje denim nga ndokush.Edhe me Gellçin po ashtu.Por te mos harrojmë dy gjera.Ne kohen e Gellçit RTSH ju rrit shikueshmëria dhe arriti te bente 13 kanale.Mori te gjitha eventet sportive duke i lene me gisht ne hije kanalet kombetare private dhe me sa duket kjo e demtoi se ju vune ne shpime dhe e futen ne burg.E dyta Gjykata e Strasburgut i dha lirinë dhe e quajti te gabuar burgosjen.Sot perseri RTSH eshte i varfër dhe nuk ka shikues