Zhvillimet e hetimeve të kryera nga SPAK ndaj ministres Belinda Balluku, e akuzuar për pabarazi në një tender prej 190 milionë eurosh dhe e dyshuar për të njëjtiën vepër penale në një tender të dytë prej 20 milionësh, po ngrejnë një debat juridik dhe politik të ngjashëm me atë të cilin kemi asistuar pas masave të sigurisë të marra ndaj Sali Berishës.
GjKKO, me kërkesë të Prokurorisë Antikorrupsion, ka miratuar këtë herë ndaj Ballukut dy masa sigurie shumë të rënda: pezullimin nga funksioni si ministre dhe zv.kryeministre, si dhe ndalimin e largimit nga vendi me bllokimin e pasaportës së saj. Edhe pse me rolet e ndërruara në krahasim me debatin e ngritur nga berishistët, analistët mbështetës të Ballukut akuzojnë “Republikën e prokurorëve” për tejkalim të kompetencave të tyre, duke marrë ndaj saj masa kufizuese që, sipas tyre, do të kërkonin autorizimin e Parlamentit. Të njëjtin mendim, me sa duket, e ka edhe vetë Belinda Balluku, e cila thuhet se ka folur për këtë çështje në një mbledhje të gjatë me Edi Ramën, ku ka marrë pjesë si ekspert edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Vërejtja nuk është pa bazë, sepse, njësoj si me Berishën, edhe këtë herë në fakt SPAK po i pengon Belinda Ballukut lirinë e qarkullimit dhe mbi të gjitha po ia ndalon ushtrimin e funksioneve të saj qeveritare. Por, nëse për kufizimin e lirisë të një deputeti, ligji kërkon autorizimin e Parlamentit, për pezullimin nga funksioni zyrtar nuk kërkohet asnjë autorizim. Një boshllëk i dukshëm ligjor që duhet plotësuar, por deri atëherë ky boshllëk nuk ia ndalon SPAK-ut të drejtën ta shfrytëzojë. Gjykata Kushtetuese, ndërkohë, është shprehur për ankesën e Berishës, i cili kishte kundërshtuar mungesën e kërkesës së Parlamentit, por Gjykata e kishte konsideruar sjelljen e SPAK-ut plotësisht legjitime.
Çështja pra është objekt i një debati juridik, por fjala e fundit i takon në çdo rast një gjykate tjetër. Mënyra e vetme që ka Belinda Balluku të heqë dy masat e sigurisë është pikërisht ndjekja e rrugës juridike të parashikuar nga ligji, duke filluar nga ankimi në Apel, dhe më pas në Gjykatën e Lartë, e madje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Një proces që parashikohet të jetë i gjatë dhe me rezultate të pasigurta. Ndërkohë, çfarë ndodh?
Pezullimi nga funksionet e saj zyrtare mbetet në fuqi deri sa një gjykatë të thotë të kundërtën, por Kushtetuta parashikon që figura e zëvendëskryeministrit është pjesë integrale e qeverisë, dhe për këtë arsye ai post duhet të plotësohet. SPAK ka vendosur që për momentin nuk mund të jetë Belinda Balluku ajo që e ushtron këtë funksion, dhe ky nuk është aspak ndonjë puç institucional, siç kanë tentuar të argumentojnë disa prej mbështetësve të saj: vendimi i gjykatës nuk godet funksionin institucional, por personin që e mban atë. Ministria nuk është institucionalisht personi i ministrit.
Deri tani qëndrimi i Edi Ramës ka qenë i qartë përballë ndërhyrjeve të drejtësisë edhe duke lejuar arrestimin: Partia Socialiste dhe ai vetë nuk do t’i kundërviheshin kurrë vendimit të një gjykate. Rama e ka treguar koherencën e tij qysh kur dha autorizimin e kërkuar kundër Saimir Tahirit, të cilin madje e kishte mbrojtur publikisht, dhe pastaj për Ilir Beqajn e kështu me radhë për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, deri te rasti i Erjon Veliajt: megjithëse fillimisht kundërshtoi ashpërsinë e vendimit për arrestimin e tij, më pas zgjodhi rrugën e heshtjes dhe pra të pranimit.
Nëse standardi nuk ndryshon, pranimi i vendimit të SPAK-ut ndaj Belinda Ballukut do të thotë detyrimisht ta zëvendësosh si zëvendëskryeministre dhe si ministre pasi ajo u pezullua nga kjo detyrë. Një zëvendësim që mund të jetë edhe i përkohshëm, në pritje që drejtësia të sqarojë përgjegjësitë e saj. Deri tani kjo ende nuk ka ndodhur. Por nuk ka ndodhur as gjesti që jo vetëm do t’i zgjidhte Edi Ramës sikletin e kuptueshëm për të zëvendësuar bashkëpunëtoren e tij më të afërt, por që do të shërbente edhe për të konfirmuar në mënyrë politikisht koherente respektin dhe besimin ndaj drejtësisë, të ritheksuar mijëra herë kur drejtësia kishte goditur figura të tjera politike: pra dorëheqja. Belinda Balluku duhet të jepte dorëheqjen që ditën kur u shpall e pandehur, dhe aq më tepër sot, kur është pezulluar nga detyra e saj — madje edhe me një akuzë të re — duke krijuar edhe një boshllëk të rëndë institucional.
E lirë nga roli zyrtar, Belinda Balluku do të ishte padyshim e lirë të mbrohej në mënyrën më të mirë të mundshme, pa krijuar siklete për shumicën që i ka dhënë besim dhe pa asnjë pengesë për të provuar pafajësinë e saj. Nëse kjo do të ndodhë — dhe ne duam ta besojmë — atëherë do të jetë e drejtë që atë ditë Edi Rama ta rikthejë në çdo funksion të saj. Por deri atëherë ajo ka detyrimin të tërhiqet.
Pse ta japi qe te qeshi maloku po fajin e ka rama merja hiqja nga puna grun kunatat kalamajt gjith farefisin dhe shife ti pastaj gjyqtarin e kurves .
Hidhi nje sy kalendarit. Jemi ne prag te vitit 2026 dhe ti keshillon akoma metodo komuniste berishiste. Si mund te pretendoje Rama te na fusi ne Evrope duke perndjekur e diskriminuar familjaret e gjykatesve apo kritikeve a kundershtareve komuniste. Rames pastaj as nuk I behet vone fare, se gatti e ka furrikun me bimba e pula per ta zevendesuar Ballukun. Ka gati edhe retoriken per te justifikuar veten dhe kurrizin e vet
Fresku je shume i sakt.
Problemi është që këta prokurorë vetëm akuzojnë dhe çështja merr vite të gjykohet. Sikur kanë qëllimin të sabotojnë organet e shtetit dhe jo luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo vjen erë Shqupi.
Carlo, me vjen keq, por me duket se paske gelltitur ndonje luge me çorbe te prishur.
Qarte zoti Bolino. Kuptova se prej sot, emerime dhe shkarkimet ne qeveri duhet ti beje Spaku I Argites, ndersaa Rama te pres si kopan banditet e Saliu per ti vene hekurat. Zgjohu Edi se keta bjellogardiste e duan ndryshe.
Vala,plotësisht dakod me ti.Saliu ja ka dalë ti vë në kontroll spakun dhe gjkko,për të çmontuar hap pas hapi qeverin Rama.Spak sot është e keqja më e madhe e shqiptaris.
Idiot total. Saliu dhe Rama nuk kontrollojne me as te fortet, as te korruptuarit e as drejtesine e re. Te dy mbrohen nga burgu si e sa munden. Artikulli i Karlos eshte Analiza me e drejte dhe e sakte qe eshte shkruar deri me sot!
"vendimi i gjykatës nuk godet funksionin institucional, por personin që e mban atë. Ministria nuk është institucionalisht personi i ministrit." Meqe Veliaj u fut ne qeli padrejtesisht hajde bejme nje padrejtesi tjeter por 2 padrejtesi nuk bejne 1 te drejt Carlo. Belinda do apo nuk do ti dhe SPAK eshte person i zgjedhur me vote sipas kodit zgjedhor dhe perjashtohet (lexo ligjin) nga neni i pezullimit te detyres. Per me teper ti e di shume mire qe Balluku nuk merret me tendera, ja ndalon ligji dhe se prokurimet kane nje ligj te vecante per komisionet. Balluku nuk duhet te ishte fare subjekt hetimi. E fundit perse SPAK nuk kerkoi heqjen e imunitetit si ne rastin e Saliut? Perse nuk ka akuze per korrupsion ndaj Ballukut? Gjykata nuk mund te pezulloj nga detyra si "mase sigurie" nje zevendes kryeminister sepse pushteti ekzekutiv eshte i pavarur dhe duhet te marre vendimet e veta te pavarura. E fundit, ku ke degjuar ne bote qe "mase sigurie" ndaj nje qeveritare ne detyre te jet pezullimi ? Nese jep nje rast te kerkoj te falur.
Ama, kur perserisni ne kor keto sllogane, me keq se dikur citatet e Maos, shtoni edhe jr gje te vogel: Balluku nuk eshte zgjedhur zv/kryeministre. Pike Balluku edhte zgjedhur te jete deputate.Pike Spaku nuk e leviz, shkarkon, heq, terheq, shtyn apo pengon Ballukun nga poltrona e Parlamentit. PIKE. Balluku si zevendese e Rames edhte caktuar/eneruar nga Rama. Jo nga populli. Dhe eshte miratuar nga Presidenti i Republikes. Keshtu qe mos na cani me koken me kete papagallitjen si nxenes medreseje qe eshte zgjedhur a votare. Mos harroni se ministrat per marrjen e detyres nuk I detyron njeri me zor, dhe edhe si deputate jane betuar te respektojne kushtetuten e Shqiperi se si dhe ligjet ne fusi. Kjo grua nuk e ka bere dhe tashme e kemi pare ashiqare. Por mjafton vetem gjuha e saj e ulet, e ndyre ne komunikim me vartes apo punonjes te amministrate shteterore, per ta bere ate te padenje per postin e kryeministrit. Rama vetem per kete duhet t ia kishte treguar vendin menhehere kesaj prepotenteje te felliqur.
O Kujtese te pelqen gruaja Belinda Balluku ty apo mua eshte e zgjedhur me vote sipas ligjit elektoral dhe eshte "mase sigurimi" pezullim nga detyra. Ligji thote kur je i/e zgjedhur perjashtohesh nga kjo "mase sigurimi". Nese ti nuk di te kuptosh ligjin tjeter gje, injoranca nuk eshte argument.
O Karlo spaku eshte kethyer ne nje pistolete politike...te merrkurren u thirr Saliu ne skapin e tij te enjten erdhi radha e listes berishes.. u thirr zvkryrministria te jete radtesi?? spak ka nje grup militantesh te betuar te salizmit si ideollogji e urrejtjes,e perbaltjes, hakmarrjes ,percarjes,e ndarjes veri jug..e kuptoj per Ty eshte cudi po salizmit nga nxjerre nga thellesia e historise te popullit tone tere veset e llumin dhe i ka vene e po' i zbaton ne praktike,e dyta ne vime nga diktatura e nje pjese e shoqerise do ti shikoj bijte e komunisteve pas hekurave edhe me keq kjo e fundit eshte reale ,ndersa nga ana tjeter qe jane shumica shfrytezojne voten pa' pasur nevoje per istrumenta te tjere..kjo ndarje eshte ne tere hierarkine e drejtesise e gjithe pushtet e tjera ,ne administrate,polici,arsim,kultures,shoqata,mjetet e informimit...une jam i bindur se edhe forca te treta jashte shqiperise nuk e duan PS ne pushtet,e mundohen me mekanizma Jo demokratike te nderrojne pushtetet.. qofsha i gabuar por mendoj se skemi pare gje akoma....
O milet spaku dhe gjkko …luajnë një lojë të pistë kundra institucionit shtet dhe poullit shqiotarë.Të njëjtë politik,udhëheq edhe albin kurthi në Kosovë dhe vlen në Maqedoni.Një dreq i madhë është futur në lojë?
Karleto. Po devijon nga rruga e Zotit, bashkë me TV tënde që fton përnatë banditët e Saliut si “opiniomista”.
bolin gjakdhjeri gerku arrixhinji i ka kapur paniku ...e ndjen shume mire se po ju vjen fundi .....
Ky PELICELI,aplikon nje AVISO DI GARANZIA, si ne ITALI me S.BERLUSKONIN kur drejtonte G20 ne 94 .SOT mbas kaq vitesh edhe në vendin e tij është domosdoshmëri reforma në inGIUSTIZIA ITALIANE
Jo Carlo, të japë zgjidhje Gjykata kushtetuese për vendimin që ka diktuar SPAK, GJKO, dhe pasi të mbahet edhe qëndrim për këta derdimenët e drejtësisë që gatuajnë përshesh e hanë vetëm corbë, pastaj Belinda të japë dorheqjen
Ore ju komuniste se socialiste nuk.jeni. Dhe pse ju.vodhi ju rropi te gjalle kjo me.gjithe ramen e qeverine tuaj,perseri I doni ne pushtet. Skeni faj,ju kane rrahur qe kelysha,prandaj jeni te nenshtruar. Thoshit ather siken maloku pa rene nga kali.. Po kjo kucka ska cip te jap doreheqjen vete..rama e shume te tjere ne qeveri. Ca flas une,ju zgjodhet zegjinene ne parliament ...doni dhe europe ju. Me.ket mendje as afrika sju pranon
Ja dhe Car bolja italian e ka kuptuar se me Belen nen sqetull Rama eshte i djegur...por kete nuk po duan ta kuptojne Car bolet shqiptar qe i bejne fresk rrotull!
O Carlo, po pse duhet te jape doreheqjen Belina, kur emrimet i ben prokurori me gjykatesin dhe jo kryeministri? Ne asnje menyre. Kur ti heqin pasaporten Saliut qe po pregatitet per azil ne Venezuele, atehere po.
KarLo BoleIno ka hallin e Veliajt dhe prandaj flet keshtu per Belinden. Ka inate te madhe me Ramen si KorLo edhe Mero pse Veliaj nuk u mbrojt se ky hajdut Veliaj jepte leje ndertimi per KarLo dhe Mero.
JA KE FUT ZOTI BOLINO! Belinda Balluku dhe gjithë masat ndaj saj tani janë NUL nëse ankimohen sepse shkalla e parë te ha mutin. Vetem nje vendimi i formë së prere i cili merret vetëm nga gjykata e Apelit mund ta pezulloi dhe t'i marri pasaportën. Ka vdekur komunizmi me gjykata popullore. Por Rama dëgjon injorantin Ulsi dhe bie viktim e këshillave të tij
Me kete shkrim me duket sikur Carlo Bolino kerkon te mare me te mire Berishen,sepse ai de shan perdite me liber shpie ! SPAK i cili duket ashiqare qe po ben lojen e Salehut, mund te hape cdo muaj hetim per cilindo minister me dencime si te Nesti Angonit, ndersa Rama vetem pse keta sherbetore te pa cipe te Salehut kane filluar nje hetim,u dashka t'i shkarkoje me radhe derisa ti vije radha e tij !! Lepiu sa te duash Carlo kot e ke,sepse Mul Noka prape kur te dale ne foltoren e parlamentit do te thote : Vari Kar lon,duke treguar gishtin e mezit nga salla !!!
Jam kurioz të di, nëse votohet sot për Belindën , me këto probleme që I kanë dalë nga përgjimet, a do të fitonte apo jo ? Sepse nëse fiton do të thotë se e do populli dhe nuk mund të pezullohet nga njerëz të pa zgjedhur nga populli. Atëherë nëse flasim për demokraci, prokurorët dhe gjykatësit duhet të zgjidhen nga populli. Përndryshe popullin nuk e pjerdh kush.
Edhe Bolino qe kishim besim se eshte socialist i thekur po na flet si Berisha.A nuk e kupton valle ky gazetar se i gjithe ky mal me akuza nga SPAK per bashkepunetotet me te ngushte te KM eshte loje e Berishes per te diskretituar qeverisjen e PS si qeveri hajdute. Pse z.Bolino qe hiqet si kundershtar i Berishes dhe fans i Rames nuk ngre pyetjen se pse SPAK ne gjithe keto vite nuk ka gjetur fakte te korrupsionit te ministrave te Berishes e ti coje prapa hekurave. Sic po duket puna, Berisha po ben me anen e SPAK ate qe nuk mundi ta beje me PD -ne e tij, ta njerre KM dhe qeverisjen e tij si nje qeveri hajnash e hajneshash qe po i bejne gjemen Shqiperise.