Përse nuk përfiton PD nga goditjet që merr qeveria?

20 Nëntor 2025, 12:12Blog Nga Namir Lapardhaja

Masa e GJKKO-së ndaj zëvendëskryeministres Balluku, që ka të bëjë me pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, është, në vetvete, proporcionale, për shkakun se ajo ka të drejtën të prezumohet e pafajshme dhe duhet të përballet me drejtësinë pa mburojën e pushtetit. Ky zhvillim i ri  e fut atë në një listë të gjatë zyrtarësh të mazhorancës që janë ndeshur me SPAK-un: Tahiri, Beqaj, Ahmetaj, Veliaj e të tjerë.

Në çdo vend normal, një sërë goditjesh të tilla ndaj qeverisë do t’i jepnin opozitës frymëmarrje politike. Vetëm në Shqipëri ndodh e kundërta, ku mazhoranca goditet, ndërsa opozita në çdo përballje del edhe më keq.

Arsyeja është se, sa herë drejtësia vepron ndaj pushtetit, PD-ja zgjedh të sulmojë drejtësinë. Në vend që ta lexojë realitetin me syze objective, ajo vijon me akuza për “drejtësi të kapur”, duke i dhënë mazhorancës justifikimin perfekt, i cili, për hir të së vërtetës, rezulton edhe i vërtetë: “Ne i nënshtrohemi drejtësisë, opozita jo”.

Arsyeja se përse e bën një gjë të tillë opozita lidhet vetëm me fatin personal të Sali Berishës. Me një lider që vetë ka përballë drejtësinë, PD-ja nuk ka liri veprimi: ajo nuk mund të pranojë se SPAK-u po godet korrupsionin, sepse do të rrëzonte narrativën me të cilën mbron vetë Berishën. Kështu që kemi një PD që është shndërruar në peng të halleve të një njeriu, që nuk e lejon të shndërrohet në zë të interest publik.

Nga ana tjetër, njerëzit shohin që SPAK po godet majtas dhe djathtas, ndërkohë që për PD dhe opozitën një gjë e tillë funksionon me dy standarde: kur goditet qeveria, ata ose heshtin, ose krijojnë alibi të luftës së brendshme brenda llojit, ndërkkohë kur goditen eksponentë të opozitës fillojnë akuzat që drejtësia është nën komandën e Edi Ramës.

Është kjo paqartësi e PD dhe opozitës ajo që e bën të mos përfitojë dhe të mos t’I shndërrojë goditjet e pushtetit në përfitim electoral.

Në këto kushte, opozita që të fitojë dhe të vijë në pushtet e ka mjaft të lehtë rrugën: mjafton të ndahet prej Berishës, ta lërë në fatin e tij personal dhe penal, ndërsa vetë, nëse e arrin një gjë të tillë, nuk do ta ketë të largët ditën e ardhjes në pushtet. Çdo përpjekje tjetër, është e kotë. Sikur edhe Edi Rama të merret i pandehur nga GJKKO, sërish opozita nuk ka për t’i fituar kurrë zgjedhjet.

 

13 Komente

  1. F
    Fiqiriu

    O xhanani i lapardhave, sot nuk duhet diskutuar fare se çfarë duhet të bëjë opozita sepse problemi kryesor ngelet gjithmonë duke u nisur nga fjalët e tua: Në çdo vend normal, një sërë goditjesh të tilla ndaj qeverisë do t’i jepnin… , do ti jepnin kryeministrit detyrën morale të dorëhiqet! Pastaj se ćfarë duhet të bëjë opozita apo mazhoranca është çeshtje më vete. Po ti je bërë mjeshtër në rolin e “shejtan budallajit”

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant 97

      Nuk e duam doreheqien e Palloshit sa kohe Berisha kontrollon opoziten. Kjo eshte nyja e problemit i dashur koke trashur.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti U S A

      Pyetje qe e kapegjigjen brenda , sepse nese keta jane hajdute keta te pd jane jo vetm hajduta po edhe kriminela vrases te bartes te te gjitha te keqiave me te zeza . Kur vjedhin keta te ps qe jo vetem Spaku ekziston po edhe Rama nuk i mbron , mendo c'fare kane bere ata te Saliut qe nuk i leshonte e nuk e pirdhte fare po fare drejtesine sepse nen hyqmin e krimineli Sali u super pasuruan minisra , prokurore e gjukates . Edhe sikur te donte dikush qe te hapte gyken Sali i kishte te gatsheme strukturat inxirrnin per gjah e nuk arrinte te dilete asgje . Pse si mendoni ju kot ivquan qendrestare madheshtore dhe i veshi me imunitet tere besniket maloku Sali . Vetem nese i shkohet deri ne fund 21 Janarit dhe Gerdcit do te dalin miliardat e Saliur e tere taborit te tij .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Pa diskutim që ke të drejtë. Por çështja te pd nuk është vetëm saliu siç thotë autori i shkrimit, por edhe ata që i kanë mbetur janë si ai. Pd nuk vjen kurrë më në pushtet. Koha për tu shkrirë.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti U S A

        Pyetje qe e kapegjigjen brenda , sepse nese keta jane hajdute keta te pd jane jo vetm hajduta po edhe kriminela vrases te bartes te te gjitha te keqiave me te zeza . Kur vjedhin keta te ps qe jo vetem Spaku ekziston po edhe Rama nuk i mbron , mendo c'fare kane bere ata te Saliut qe nuk i leshonte e nuk e pirdhte fare po fare drejtesine sepse nen hyqmin e krimineli Sali u super pasuruan minisra , prokurore e gjukates . Edhe sikur te donte dikush qe te hapte gyken Sali i kishte te gatsheme strukturat inxirrnin per gjah e nuk arrinte te dilete asgje . Pse si mendoni ju kot ivquan qendrestare madheshtore dhe i veshi me imunitet tere besniket maloku Sali . Vetem nese i shkohet deri ne fund 21 Janarit dhe Gerdcit do te dalin miliardat e Saliur e tere taborit te tij .

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXX

          Pergjigjja: Se opozita nuk ndahet dot nga Saliu.

          Përgjigjjuni
          1. Mesuesi

            Sepse Taborri Berishist nuk eshte PD ( kete emer e ka rrembyer me dhune ) dhe , me kryesorja , nuk eshte dhe nuk mund te jete OPOZITE , sepse , si gjysma e Partise se Punes , eshte ne pushtet . Ketij teatri maskarenjesh , ketij tranzicioni plackitesish ( pushtetaret e te dy kraheve e nisen dhe Po e bitisin pushteterimin e tyre ne gare me njeri-tjetrin si kusare ...) , atje Pertej oqeanit sikur ia Kane gjetur balsamin , SPAKUN . KY lloj arsyetimi I ngjan bombules se oksigjenit per per kete race kusaresh ...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              P.D = lesh me qime. Flamur nok, Agron Gjekmark, Gaz Bardhi, Tritani, Edi Palok, Albana Voksh Bledi Nallbat. Ah t qifsha moj sheg, ke te qi me pare.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lamil jamal

                Je djal i mire ,deri ketu te tjerat i di vete o shoku Lapardhaja

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une

                  Nuk eshte PD ajo tani eshte kthyer ne PE DE,misioni i vetem eshte qe te mbroje interesat personale te nje germadhe qe po mban peng gjithe opoziten Shqiptare,sigurisht dhe me shqipot qe nuk heqin dor nga gjella e vjeter!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lulurrushi

                    O La pordha , rrembeni luget se u be deti kos , mos ferkoni duart para kohe.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haredini nga katundishta

                      Ky dokobeu qe bene te tilla komente per Lapardhan eshte shum gabim

                      Përgjigjjuni
                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Nuk ka ide. Nuk ka program. Ka vetem shpifje. "Babalizem". 1Mbron nje buf, qe nuk i duhet as deqit. Mjafton te mos u cenohet perbindshi qe nuk ka lene gje pa bere kunder vendit dhe ata jane ne rregull. I ka bere rehat ata qe ka nga mbrapa monstra. Ai qe fshiu serverat e beri depudet. Injoranti Gjunkshi qe firmosi per "Partizanin" u be Shef i Shtabit te Pergjithshem e me pas depudet. Mos harroni kur PD ka qene ne pushtet çdo gje e ka bere 1000 here me keq se goditjet qe po i behen PS.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje