Nga Dritan Hila
Pati komente dhe debate të shumta për vizitën që Rama bëri në Itali: a patëm përfitime, a nuk patëm, a përfituam më shumë ne apo Italia? Kjo mbetet për t’u diskutuar në ditët që vijnë. Unë do të them opinionin tim dhe do ta nis nga fundi: a pati përfitime Italia? Po, Italia pati përfitime, edhe pse mund t’i kishte edhe pa marrëdhënien me ne.
Shpesh ne i shohim italianët me sy nënvlerësues, sepse vuajmë nga grandomania. Ndërkohë Italia është një ndër fuqitë e mëdha ekonomike të botës, një nga shtatë vendet më të industrializuara. Ka dhënë shumë për kulturën botërore; qytetërimi perëndimor është ndërtuar mbi kulturën romake, e cila është paraardhësja e Italisë së sotme. Helenët patën momente shkëlqimi dhe filozofë të mëdhenj, por romakët janë ata që formësuan botën me sistemin e tyre juridik dhe mënyrën se si organizuan qytetet. Ata ndërtuan ujësjellës, rrugë, një rrjet prej rreth 400.000 km, që shërbente për lëvizjen e legjioneve.
Por më shumë përfitime do të ketë Shqipëria. Italia mbetet një komb i madh që edhe sot ka peshë në shkencë, art, gastronomi, modë e industri. Edhe pse industritë e dikurshme të mëdha si FIAT-i apo Oliveti, tani nuk shkëlqejnë më, Italia ruan ekselencën në shumë fusha si kamionët, industria aerospaciale, ndërtimi i anijeve e të tjera. Italia mund të bëjë pa ne; për 50 vjet të komunizmit, as nuk e dinte nëse ekzistonim. Por fati ynë ka qenë gjithmonë pozicioni mes dy qytetërimeve të mëdha romak dhe grek.
A ishte vizita me leverdi për ne? Po, sepse risolli në jetë marrëdhëniet tona me Italinë. Shumë gjeopolitikanë në Itali kanë thënë në Senat se tërheqja e tyre nga Shqipëria krijoi një vakum të mbushur nga Turqia dhe SHBA. Për t’u rikthyer si fuqi mesdhetare, Italia duhet të ketë sytë nga Ballkani, dhe porta hyrëse e Ballkanit është Shqipëria. Kjo ka shtyrë Melonin dhe Salvinin të shohin sërish drejt nesh.
Kryesorja është që u takuam dhe rizbuluam lidhjet historike, një bashkëpunim që duhet ringjallur. Kontributi më i madh i Italisë, do të jetë roli i saj si sponsor për anëtarësimin tonë në BE. Italia deri tani nuk ka sponsorizuar asnjë vend në BE, ndryshe nga Gjermania që sponsorizoi vendet baltike apo Greqia Qipron. Mund ta kishte bërë me ne, por nuk na kishte në fokus. Sot kjo ka ndryshuar për shkak të interesit personal të Melonit për projektin e Gjadrit dhe bashkëpunimit tonë.
Italia e Melonit nuk është Italia e qeverive të mëparshme. Ajo ka lidhje të forta me Trump, dhe duke qenë se SHBA kanë pasur rol vendimtar për çdo hap të madh të Shqipërisë, për shembull për anëtarësimin në NATO, ky afrim është i rëndësishëm. Fjala e Melonit në Evropë do të ketë peshë.
Italia do të ndihmojë edhe në fuqizimin e mbrojtjes civile, fushë ku ne kemi shumë mangësi. Do të na japë pajisje, teknikë, njohuri.
Pika tjetër shumë e rëndësishme është krijimi i bazës në Pashaliman për prodhimin e anijeve. Italia sot është duke prodhuar aeroplanmbajtësen e saj të tretë dhe ndërton anije të klasit të lartë për SHBA. Pra, ka industri të fuqishme detare. Për këtë arsye, preferoj italianët ndaj kompanive të tjera: sepse kemi histori bashkëpunimi ushtarak, sepse ndodhen përballë nesh, vetëm 70 milje larg, dhe sepse logjistika është shumë më praktikë. Projekti parashikon prodhimin e shtatë anijeve, me mundësi zgjerimi.
Këto janë tre pikat kryesore të marrëveshjes dhe arsyeja pse ky takim shënon një rindezje të marrëdhënieve. Të tjerë udhëheqës para Ramës u përpoqën të arrinin këtë afrimitet, por nuk ia dolën. Nano nuk ia doli, Berisha nuk ia doli; gjatë atyre viteve ne trajtoheshim si “të padëshirueshmit” e Evropës. Madje edhe kalimi i TAP-it hasi kundërshtime nga qeveria e Berluskonit, gjë që na detyroi të jepnim koncesione të mëdha.
Rama ia doli, jo vetëm për aftësinë e tij, por sepse shqiptarët sot nuk janë më ata të viteve ’90. Janë rreth 600.000 në Itali, mijëra me biznese, shumica fuqi punëtore e kualifikuar. Kjo, e kombinuar me qasjen e Melonit, krijon një moment të ri politik dhe ekonomik.
Besoj se kjo vizitë ishte një nismë e mirë dhe një takim i rëndësishëm. Nuk ishte thjesht një dalje formale për të ngrënë pica apo mozzarella, të cilat, siç thuhet shpesh me humor, sot i gatuan më mirë Tirana sesa shumë qytete të Italisë, por ishte një shkëndijë për të rindezur një dashuri të vjetër./dritare.net
Dritan servili. Sa i neveritshem je!
Cfare servilizmi ka ne keto qe ka shkruar Dritani. Te vertetat jane te dukshme si drita e diellit. Ti duhet te jesh ndonje gjitholog qe per te shtyre kafene e mengjesit merr ne dore celularin dhe shkruan idiotizma. Ishin Italianet ata qe ne vitin e larget 92 hapen dyert dhe strehuan qindra mijera Shqiptare. Ishin po ata qe derguan misionet paqeruajtese ALBA dhe PELICAN sepse qoftelargu qe ka harruar te vdese e coi popullin ne vella vrasje. Italia e ka mbeshtetur Shqiperine pa kushte ne te gjitha proceset por ty dhe disa si puna jote (Ekipit te Call Center te ngritur nga Agron Shehaj) qe komendon cdo lajm te publikuar do ti ngjisni gjithmone komente negative. P.S. Se mos me quash dhe mua "Patronazhist" meqe te ktheva pergjigje sepse sa per informacion kam nja 26 vjet qe nuk e kam shkelur ate vend.
Demokrati. Eshte Italia ajo qe na ka pushtuar. Eshte Italia ajo qe gjate pushtimit kerkonte te sillte 3 milion italian. Me qellim qe te zhdukte komplet rracen shqiptare dhe ta zevendesonte me ate italiane . Eshte Italia ajo qe i lente shqiptaret me muaj ne dyert e ambasades se saj per nje vize.Eshte Italia ajo qe mbyti familjet shqiptare ne mes te detit ne 97. Sa per pritjen qe i bene refugjateve shqiptareve ne 90 . Jane ligje nderkombetare qe nuk i shmangesh dot. Qe Italia i ka firmosur. Por e shoh ti qenke genjyer me konservat e operacionit pelikan qe binte per fukarejt shqiptare ne vitet 90 dhe me rrobat e perdorura te caritasit.
Bravo
Po pse o analisti i përdhjerë , ku e shikon ti servilizmin e Dritanit ? Ka thënë ndonjë të pa vërtetë ? Kujt do t'i bëhet servil ai , Ramës , apo Italisë ? Dritan Hila ka punën e tij private e nuk ja ka nevojën askujt .
Bravo Dritan Hila per kete shkrim brilant. Eshte me se e nevojshem per shqiperine miqesia dhe ndihma me Italine. Sot,lidhjet e ngushta dhe shume te domosdoshme,rruga drejte BE-s, perkrahjet dhe besimin qe po na jep evropa sot eshte puna e madhe,zgjuaresia e kryeminstrit ton Edi Rama. Nga kjo plasi nga inati Sali Berisha dhe horret e tij qe po i ve trungje nen rota per t'a penguar ne punen e tij. Por nuk do t'ja arrine qellimit. Rama ka krijuar lidhje te fota me te gjithe udheheqeisit e evropes dhe me SHBA-kes, kurse Saliu me partine e tij terroriste po shkon drejte humneres, eshte shkeputur nga bota,sepse nuk kane as sy te shikojne e as mend te mendojne se e keqja e tyre jane vete Saliu me deputetet injorant te PD-ke.
Ma bashkon pak edhe mafia italo - shqiptare! Hahaha.
po mo injorantet e saliut ashtu eshte as qe keni iden per asgje dhe shan vetem se mbroni saline ,rini ne mesjete ate koke kini mbani salin edhe kur te vdes mbaeni ne kra po ckusur kemi ne qe duam zhvillime i shohim gjerat me vertetesi e realitet nje bravo te madhe kryeministrit qe shikon e gjen mundesit si te bej perpara ky vend
Rofte Rama eshte kryeministri me i mire i te gjitha kohrave e ka bere shqiperine lule dhe tani po ngre pensionet
Mund te themi e te shkruajme c'fare te duam per kete dashuri te vonuar. Por do ta ndaje ne disa faza per te hyre ne thelbin e kesaj dashurija te munguar per nje shekull . Me Italine shqiptaret kane qene shume here me te lidhur se me shtetet e tjera fqinje . Burra te shquar shqiptare ,pervec perplasjeve historike ,kane qene dhe drejtues te nje Perandorije me te suksesshme ne Kontinentin Evropjane. Perandorija Romake ndryshoje bote dhe e futi ne nje spirale zhvillimi e modernizimi . Nuk do ndalem ketu mbasi historija ka fakte brilante per ta . Ajo qe ka rendesi per ne sot eshte se, pas nje shekulli ne po korigjojme gabimet e se shkuares. Zogu pati fatin me te madh per shqiparet te ngrinte ne nivele dasdhurije per kete popull vital si italjanet . Nuk ra ne dashuri me Musolinin ,kur populli shqiptare e ne vecanti Veriu i Sjqiperise, kishte lidhje shekullore me kulturen e bashkpunimin me Italine .Zogu per cudi u dashurua me serbet. Serbija nje shtet sllav , nuk kishte asnje ngjashmeri me shqiptaret ,perjashtuar disa krahina te perbashketa me myslyman . Nese Zogu nuk do ti dilte kundra Italise ,qe ne e quajme fashiste ,mardhenjet tona do te ishin shume here me mire se sot pas nje shekulli . Nuk do binim ne duarte e partise komuniste Jugoasllave e per rrejdhoje as ne kampin komuniste qe na udhehoqi pasardhsi i tij Hoxha . Me vendosjen e demokracise ,te gjithe ata qe komanduan Shqiperine ,nuk e vlesruan gjitonin tone shekullor Italine . Berisha e perdori per interesa te tij gjate kohes qe ishte Berluskonin ,as Noano e me pas Berisha nuk punuan per tu forcuar lidhjet me Italine . Rama u kujtua me vones . Si xhongler i situatave ,per te fituar kohe ne karrike, u lidh ne zonjen Meloni. Shume mire ka bere.Por kete dashuri ta perdori per interesat e popullit shqiptare, per te dale njehere e pergjithmone nga anarkija dhe gjendja politke e pa shpjegushme te krerve partiak e shteteror ,qe duan te vdesin ne fronin e tyre .Nese marvrshjet do te ndryshojne gjendjen tone ,sidomos ate ekonomike ,Rama do te kujtohet per keto te mira. Ndryshe do i vene nofken sic ja ka vene populli paraardhsve te tij . Hajduter e tradhetar te kombit .
Historia e "Dashurisë së harruar" vërteton se Italia që prej krijimit të shtetit shqiptar ka pasur vetëm qëllime ekspansioniste. Lufta I Botërore solli ushtrinë italiane të kontrollojë një pjesë të territorit shqiptar dhe të kalojë nën juridiksionin italian Vlorën dhe Sazanin si dhe rrethanat përreth. Lufta e Vlorës e vitit 1920 vërteton këtë "dashuri të harruar" dhe po ashtu dorëzimi i Sazanit vetëm në vitin 1947. Ndikimi dhe sundimi ekonomik e politik i Italisë vahdoj me regjimin fashist të Musolinit, partia simotër e Melonit, që futi de facto Shqipërinë pjesë të Perandorisë Italiane në vitin 1939. "Dashuria e tyre e harruar" u vërtetua edhe një herë në portin e Barit se si i trajtuan mijëra emigrantë shqiptarë të vuajtur, të etur e të uritur duke e përsëritur me tragjedinë e Otrantos. Kjo "dashuri e harruar" midis fashistes Meloni dhe "socialistit" Rama ka lënë gojëhapur jo vetëm të majtën italiane dhe Europën, por edhe Drejtësinë italiane e atë evropiane!!! Kjo "dashuri" është thjesht një ndërthurje interesash dhe korrupsioni!
Bravo e madhe Hila, analize e studiuar thelle. Kemi nevoje per te tilla shkrime. Faleminderit!
Shqiptaret nuk e shohin me perçmim Italine, perkundrazi. Italia e Melonit pse i shkon mbrapa Trumpit lepe peqe nuk eshte me e mire se Italia e paraardhesve te saj Trumpi eshte çvleresuar disa here nga Rama dhe ti nuk ke folur nje fjale ne mbrojtje te Trumpit kunder Rames . Kujton se nuk t’i kuptojne lexuesit servilizmat e peshtira o rob pa shtylle kurrizore.
Hila bene shkrime te persosura . Gjithmone jep mendime te pjekura ne veçanti ne diplomaci
Nuk eshte ceshtja se a ka nevoje ky me ba servilin dhe ndaj kujt. Problemi eshte se ky ish spiun dhe bire i spiunit te diktatures nuk mund te rroje pa i bere gojore pushtetit te radhes,sepse keshtu eshte mesuar,e ka ne gen te trashiguar.