Nga Alban Daci
Shqipëria në përgjithësi dhe e djathta në veçanti kanë personalitete të jashtëzakonshme me nivel të lartë publik e profesional, por ata për fat të keq nuk janë e nuk kanë si të jetë pjesë e Alban Daci te bunkerizuar!
Mjafton të shikosh kush janë folësit, kush janë deputet që përfaqësojnë për fat të keq logon e PD për të kuptuar pse nuk mund të jetë alternativë dhe pse nuk i fiton dhe nuk mund t'i fitojë zgjedhjet!
Nuk duhet shkencë e madhe për të kuptuar pse ka përfunduar kështu PD, sepse mjafton të shikojmë e të dëgjojmë ata që e përfaqësojnë!
Nuk merremi me Opozitën, sepse e kemi më këtë të fundit! Merremi me të fundit, sepse kjo duhet të jetë shpresa e vetme për një të ardhme më të mirë!
Dikush mendon se duhet të merremi me Pozitën! Kjo në fakt është e kotë dhe nuk na sjellë asgjë të re! Është sikur të kritikonin shqiptarët Enver Hoxhën ose Ramiz Alinë pse nuk hapnin sistemin dhe pse nuk e demokratizonin atë, kur në fakt e kishin shkrua në Kushtetutë "Diktatura e Proletariatit".
Të gjithë e dinin se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk mund të ishin ndryshe e nuk mund të tjetërsoheshin! Shpresa e vetme e shqiptarëve në fillim të viteve '90 ishte ngritja e qytetarëve për më shumë liri dhe kjo ndodhi! E dini pse ndodhi? Sepse, atëherë kishte shpresë se diçka më e mirë do të vinte pasi e keqja kishte arritur maksimumin!
Pse nuk ndodh tani? Sepse, kjo Opozitë e provuar disa herë, për fat të keq nuk ngjallë shpresë!
Mungesa e shpresës dhe zhgënjimi i madh dhe i vazhdueshëm i ka bërë qytetarët të pafuqishëm ndaj politikës dhe për fat të keq kanë ndjekur rrugën e braktisjes dhe të largimit!
Duhet të merremi me Opozitën derisa ajo të kthehet në lartësinë e misionit të saj të vërtetë për të qenë alternativë qeverisëse!
Koha duket sikur ka kaluar me shpejtësi dhe ndoshta ata të lindur pas vitit 2000 as nuk i kujtojnë protestat e dimrit 1998! Ishin kohë të vështira, Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit në darkë nuk kishte drita, nuk kishte ndriçim në rrugë e as zbukurime për festat, rrugët ishin me baltë e gropa, shqiptarët ishin të veshur në shumicë me rroba të përdorura, por çdo mbrëmje PD e asaj kohë niste marshimin nga qendra drejt Kryeministrisë! Thirrjet ishin monotone dhe të përdorura: "Nano ik"; "Liri Demokraci" , "Sali Berisha, Sali Berisha"!
Nuk e di pse më ngjau protesta e sotme atë atmosferë që unë e kam përjetuar si adoleshent! Në fakt që atëherë mendoja si të largohesha nga Shqipëria e bashkë me mua u larguan në vazhdimësi shumë të tjerë edhe në kohën kur Berisha erdhi në pushtet dhe kur tha se do të largohej nga pushteti!
Më erdhën në mendje protestat e mbrëmjeve të ftohta e pa drita të dimrit 1998, sepse nga kronikat që pashë kuptova se në shesh ishin shumica e atyre që e shoqëronin në atë kohë Berishën, sigurisht tani më të moshuar, të lodhur e të veshur përsëri me rroba të përdorura! Koha për t'a dukej sikur s'ka lëvizur, sepse në psikozë e tyre jetojnë në të njëjtin dimension me ato të vitit 1998 me dallimin se atëherë ishte i nderi Nano dhe sot përballë kanë Ramën dhe ndërkohë në t'a e krah tyre është gjithmonë Berisha edhe pse më ca vite më shumë e me situata të tjera! Atëherë Berisha konsiderohej hero, sepse i kishte mbijetuar '97 e kishte moralin e lartë për të vazhduar betejën e tij! Ndërsa sot shumica nuk e din se çfarë betejë reale ka dhe për çfarë po e bën!
Çfarë zhgënjimi e shoqëruan e mbështeten atë me varfëri, erdhi në pushtet, iku e tani përsëri do të rikthehet por ata janë përsëri në varfëri! Sigurisht duke përjashtuar ata që janë rrethi i tij i ngushtë që përfituan sa deshën dhe u shpërblyen me pushtet dhe privilegje!
Aq origjinal dhe të pandryshuar në kohë mu dukën protestuesit sonte sa jam i sigurt që nëse i pyet çfarë viti presin të festojnë do të përgjigjen se: Po presim Vitin e Ri 1998! Koha për t'a siç duket është ndaluar mes iluzioneve, nostalgjisë dhe dëshpërimit të kthyer në monotoni!
keti zotris ika ngel ora ne 1998 shiko perpara bano te bejme ndonje dicka te hajrit akoma me ditet e veshtira