Si Berisha mund t'i fshihet SPAK-ut për 21 Janarit, por jo fantazmës dhe 7 pyetjeve

16 Nëntor 2025, 08:30Blog TEMA
Si Berisha mund t'i fshihet SPAK-ut për 21 Janarit, por jo

Nga Adriatik Doçi

Kur ishim të vegjël fshiheshim për të mos bërë vaksinën. Sapo shfaqej infermierja me atë çantën e frikshme, dikush futej nën krevat, dikush hipte mbi çati, dikush fshihej pas ndonjë peme. I vetmi që shpëtonte më gjatë nga vaksina ishte një qerrata, i cili hipte në majë të plepit.

Lulzim Basha theu çdo rekord, tre vite me temperaturë dhe diarre, kur Prokuroria e thërriste për dosjen Durrës-Kukës. Fatmir Mediu, ka evituar disa seanca për Gërdecin, për shkak të angazhimeve në SHBA, pasi radhën e kaluar i kishin mbetur disa amerikanë në një metro pa bërë fotografi me ta.

Sali Berisha ka disa variante për t'u turpëruar në pleqëri, duke iu fshehur SPAK-u për të dhënë llogari për 21 Janarin, një nga krimet e tij njerëzore të pandëshkuara. Mund të bëjë letrat sikur është me diarre deri vitin tjetër. Mund të gjejë një thanë në Tiranë apo në periferi, duke hipur majë saj. Mund të hajë letrën e SPAK-ut. Por, nuk mund t'i shpëtojë kurrë fantazmës së 21 Janarit dhe disa pyetjeve;

-Kush e dha urdhërin për të hapur zjarr pasi protestuesit po shpërndaheshin?

-Kush urdhëroi fshirjen e pamjeve filmike mesnatën e 21 Janarit nga serveri i Kryeministrisë?

-Kush urdhëroi që të mos zbatoheshin urdhër-arrestet për kupolën e Gardës?

-Kush e dërgoi Lulzim Bashën tek Bamir Topi për të ndërhyrë tek Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet?

-Kush urdhëroi ngritjen e komisionit hetimor për të dubluar dhe sabotuar hetimin?

-Kush çoi njerëz natën tek familja Deda për të blerë gjakun e Hekuran Dedës dhe për t'a nxitur familjen e tij të akuzonte Edi Ramën?

-Kush urdhëroi të fshihej gazetari i plagosur dhe kush sajoi 30 alibi për vrasjet në bulevard?

7 Komente

  1. U
    USA citizen

    DUHEJ TE ISHTE SI NUK MUND TI FSHIHET....... VETEM PO TA FUSE RAMA NE CITJANE!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetēm pērleshja fizike ngelet opsion

      Po ta kishte lēn Lulin te PD, sot opozita do ishte nē pushtet, dosja Partizani nē kosh tē plehrave, dhe 21 janari as qē do flitej.Por diktatura komuniste na ka mēsuar qē tē jemi tē pushtetshēm sa tē kemi frymēn.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Circia

        Sali Berisha paska qrnë dhe frikacak, i bën punëtt me gojën e tij po me duart e të tjerëve. Tani SHQUPi ka lëshuar nëpër ekrane një fshatare të vogël, që ngjan sikur e ka bër mamaja me ndonjë kinez. Mbrëmë thoshte po jo nuk është Berisha ai që dha urdhër, komplet idiote. Atje ishte dhe Lul Basha tha mund ta ketë dhën ai urdhërin

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haaa kandidat per minister shendetsie i PPSH

          Bufi eshte frikacak , ju kerkoni qe ai te vdesi para prokurorit ........ Ky vetem burre nuk eshte , nje njeri qe i jep gruan shokut vetem qe ai ta vendose kandidat per minister shendetsie i PPSH .....ky frikacak

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Saliu

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mesuesi

              Sikur zotrote t' pergjigjesh disa pyetjeve te tjera ( Mbase Jo shtate ) , si : kush I ushqen me tendera te pjellet e Saliut ...? , Me ke I kabete marreveshjet misionari Sali per garantimin e pushtetit opozite - pozite ne duart e " PS - PD " ?! Kush e mbeshteti S. Berishen ne ate marshimin vrasetar mbi seline e PD-se ? Kush ia ktheu siglen , vulen OPOXITEN Vrasesit Sali Berisha ? ... Mund te vazhdojme , Po do shkonin gjate dhe peer me teper Njerezit qe I dine , do metziteshin ... Nese , zotrote , ua gjeni pergjigjen adekuate ketyre pyetjeve , ke gjetur edhe pergjigjen e atyre shtate pyetjeve te tua dhe perfundimisht ke kuptuar se ne keto 35 vite ty dhe te gjithe never , na eshte servirur nje teater I ndyre .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dr

                Salë! Futi ata 2 gishta në taten. U mplakëm me rrugaçërinë dhe ndyrësirën tënde!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje